Vlora, Mbretëresha e Rivierës Shqiptare

Njoftim publik për Qëndren Historike

September 26, 2018

BASHKIA VLORË

DREJTORIA JURIDIKE

Nr.8251 prot.                                                                          Vlorë, më 26.09 2018

 

Lënda:  Njoftim Publik.

 Z. Selfo Skendaj                                                                                                                                                        Vlorë

Bazuar në ligjin Nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”, neni 64, pika a dhe gj, në ligjin Nr.44/2015, datë 30.04.2015 Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë. Neni 3 pika 3, Neni 147 e në vijim Neni 162, si dhe në ligjin nr.8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të pasurisë pronë private për interes publik”, Neni 21, Neni 23, Neni 24 dhe Neni 25.

Njoftoheni se:

Me vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.368, datë 20.06.2018 “Për shpronësimin për interes publik të pasurive të paluajtëshme pronë private që preken nga realizimi i projektit “Rikualifikimi në zonën urbane pranë qëndrës së qytetit Vlorë”, “Hartimi i projektit urban, restaurim i monumenteve të kulturës në këtë zonë dhe restaurimi i objekteve të tjera në Vlorë”. Pasuria Nr. 44/258  e pretenduar nga ana juaj është shpronësuar me vlerën 1387287 leke.

Kjo pasuri do të  prishet dhe trualli do të kaloj në pronesi të Bashkisë Vlorë në funksijon të projektit të sipërcituar . Merrni masa për të larguar sendet që mund të dëmtohen gjatë prishjes së ndërtesës brenda datës 06.10.2018 .

Në se nuk i largoni brenda datës 06.10.2018  Bashkia Vlorë në bashkërendim të punës me subjektin zbatues do të largojë sendet nga objekti me procesverbal për ti lënë në ruajtje në makazinat e subjektit zbatues.

Ndërkohë për vijimin e procedurës së likujdimit ju duhet të paraqiteni pranë Bashkisë Vlorë për të depozituar dokumentacionin si më poshtë:

Kërkesë për likujdim.

Certifikatë origjinale pronësie të bashkëlidhur me kartelën e pasurive dhe hartën treguese.

Kartë indentiteti.

Numër Iban të Bankës.

Në mungesë të dokumentacionit të sipërcituar procedura e likujdimit financiar nuk mund të vazhdojë.

Ky njoftim publik afishohet në ndërtesën me nr. pasurie 44/258 në Bashkinë Vlorë , në zyrat e Rajonit Nr. 5 , si dhe në faqen zyrtare të njoftimeve të Bashkisë Vlorë.

 

                                                                                               KRYETARI

                                                                                               Dritan Leli     

Last modified: September 27, 2018

Comments are closed.