Takim Publik: Llogaridhënia për zbatimin e buxhetit për vitin 2018

45054099_10155786494522541_5458667957339029504_o
45088662_10155786494202541_1475646859056775168_o
45093844_10155786493347541_3230794745034833920_o
45158387_10155786493422541_725007285771829248_o
45174520_10155786493942541_7977832740785487872_o

U organizua ne Orikum dhe Dukat takimi publik ku tema e takimit ishte llogaridhënia për zbatimin e buxhetit për vitin 2018 si dhe vazhdimi i Buxhetimit me pjesëmarrje të komunitetit për vitin 2019
Ne ketë takim te organizuar nga kryetari i Bashkisë z. Dritan Leli së bashku më përfaqësues të Bashkisë Vlore morën pjese banoret e Orikumit dhe Dukatit si dhe zonave përreth . U diskutua rreth ecurisë se investimeve te kryera gjata vitit 2018 si dhe problematikave ne ketë zone.
U trajtuan disa nga investimet qe janë duke u zbatuar ne kete zone si, Rikonstruksion i shkollës “Balil Pelari”, Ndertim i nje sistemi te ri per furnizimin me uje per fshatrat brenda njesise administrative Orikum , perkatesisht Dukat, Tragjas, Jonufer dhe Radhime, Kullimi dhe Ujitja ku jane pastruar rreth 20 km kanale dhe jane spostuar me shume se 20 mije metra kub inerte, ndriçimi etj.

Banoret paraqiten kërkesat e tyre për buxhetin e vitit 2019. Te gjitha keto kërkesa do te prioritizohen dhe do te merren ne konsiderate dhe parashikohen ne hartimin e buxhetit 2019.

You may also like...