Projekti Rikualifikimi i Qendres se fshatit Dukat

RIKONSTRUKSIONI
Layout1
Rikonstruksion
Rikonstruksion
Rikonstruksion
Rikonstruksion

Projekti “Rikaualifikimi i Qendres se fshatit Dukat”, eshte nje projekt i cili bashkefinancohet nga Agjencia Zvicerane per Zhvillim dhe Bashkepunim (SDC) dhe Agjencia Austriake per Zhvillim (ADA ) si dhe Bashkia Vlore. Vlera totale e projekti eshte perllogaritur ne 94,617 euro, nga te cilat 60,000 euro financohen nga Donatori dhe 34,617 euro nga Bashkia Vlore. Ky projekt eshte nje nga projektet fitues te financuar nga Skema Pilote Rajonale e Granteve.

Përmbledhje e projektit

Fshati Dukat është nje nga qendrat e banuara me te vjetra ne rajon. Dëshmitë e para historike mbi kete zone datojne qe ne fillimet e mijëvjeçarit te pare pas Krishtit. Me nje histori te gjate dhe tradita ta pastra dhe te ruajtura me xhelozi nder shekuj, fshati Tragjas është një dëshmi e pastër e identitetit te jugut te Shqipërisë.

Ne ditët e sotme ky fshat si te gjitha qendrat e tjera rurale te jugut te Shqipërisë ka pare nje humbje te rëndësishme te numrit te banoreve me rezultat ne braktisjen shtëpive dhe ambienteve te përbashkëta.

Një pjese e mire e banoreve janë shpërngulur ne qyetin e Vlorës apo larguar ne emigracion. Kjo lëvizje popullsie ne numra te rëndësishëm ka prekur ne mënyre te veçante fashat e reja dhe aktive te popullsisë.

Sot e kësaj dite ne rrugët e këtij fshatit shihet një ndjenje braktisje dhe humbje jo vetëm ne godina por edhe ne vlera historike e tradite te pastër shqiptare.

  1. Objektivat e projektit

Ky projekt ambicioz ka një sere objektivash ku synohen jo vetëm rivitalizimi i fshatit por edhe influencimi dhe pasurimi i aseteve turistike dhe kulturore te qytetin e Vlorës. Përkatësisht:

–   Rivitalizimi i fshatit. Nëpërmjet punimeve ndërtimore ne qendrën e tije synohet krijimi I ambienteve te përbashkëta (piacë) ku te mblidhen banoret e fshatit ne perditshmerine e tyre (ne vazhdim te tratites se lashte shqiptare te “kuvendimit te burrave”). Ky faktor do te stimuloje jetën sociale brenda fshatit dhe te përmirësoje marrëdhëniet mes tyre.

–   Restaurimi dhe evidentimi i vlerave kulturore te fshatit. Fshatit ne territorin e tije përmban disa monumente kulture si “Kulla e Haxhi Aliut” apo ish “Shkolla e Kuqe” tashme ne rrënoje. Ne projekt parashikohet restaurimi i “Shkollës se Kuqe” qe është një objekt simbol ne qendër te fshatit, dhe kthimi i saje ne një muze mbi kulturën dhe traditat e zonës. Ky projekt synon te risi fluksin e turisteve te interesuar ne kulture dhe nëpërmjet tyre përfitimet evidente ne mini bizneset e fshatit – restorante apo kafene.

Inputet ekonomike te turizmit do te kenë një impakt te rëndësishëm mbi mini bizneset fshatit dhe zhvillimin e aktiviteteve lokale si artizanati apo produktet tipike te zonës (vaji i ullirit, vera apo mjalti)

–   Rritja e turizmit kulturor ne rajonin e Vlorës. Turizmi kulturor është një aset i rëndësishëm i qytetit te Vlore për faktin është zhvillohet gjate gjithë vitit dhe efektet e tije janë te vazhduara dhe me impakt negativ te ulet mbi asetet e qytetit. Ndërsa turizmi sezonal ka një zhvillim vetëm 2 mujor ne qytet ai kulturor ka një vazhdimësi thuajse gjate gjithë vitit.

2. Interesi per projektin

–   Banoret e fshatit. Sistemimi i ambienteve te përbashkëta dhe krijimi i nje jete sociale do te kete benefite te rëndësishme mbi banoret qe kryesisht i përkasin moshave te treta. Nëpërmjet zhvillimit te bizneseve te vogla synohet edhe kthimi i një pjese te popullsisë sidomos te moshave te reja për zhvillimin e pronave te tyre. Muzeu do te barte vlera dhe veçanti te zonës e te kulturës dhe do te jete një katalizator i ndjenjës se përkatësisë dhe zhvillimit te identitetit dhe origjinës se banoreve.

–   Bizneset e vogla dhe familjare. Nga rritja e fluksit te turisteve synohet zhvillimi i produkteve lokale apo artizanale. Ne ketë fshat aktualisht gjenden produkte tipike si Vaji i ullirit, mjalti apo vera te përqendruar ne punishte te vogla familjare.

–   Turizmi ne qytetin e Vlorës. Turizmi ne Vlore ka një rendësi te madhe për ekonominë e këtij qyteti. Tashme vërehet nje konsolidimi i larte i turizmit masiv sezonal te lidhur me periudhën e verës dhe pushimeve ku ne qytet popullsia thuajse trefishohet gjate muajit gusht. Për te ndryshuar ketë trend ka disa projekte te rëndësishme per zgjerimin e kësaj periudhe dhe uljen e impaktit te kësaj popullsie shtese, si Restaurimi i Qendrës historike te Vlorës, Restaurimi i Kalasë se Kaninës, Rivlerësimi i Zonave te mbrojtura – Laguna e Nartës apo parkut Kombëtar te Llogorasë. Ky projekt po te influencoj dhe pasuroje ketë buqete mundësish ne ketë territor duke synuar edhe fasha me te larta si turizmi internacional kulturor.

3. Disa nga aktivitetet e projektit dhe rezultatet e pritshme;

Aktivitet ne projekt do te jene te lidhur ngushte me punimet qe do te kryhen. Ne sheshin e fshatit do te zhvillohet jeta social, takime dhe aktivitet turistike. Kjo do te jete një hapësire edhe ne shërbim te ekspozimit te produkteve lokale te bizneseve familjare. Ne fushën e sistemuar përkrah përroit – do te zhvillohen piknikë, shëtitje ne natyre apo takime ne natyre te hapur. Muzeu ne “Shkollën e Kuqe” do tu shërbej turisteve te interesuar ne vlerat zonës, nxënësve apo studiuesve për te pasuruar informacionin e tyre dhe ne mënyre te vacantë banoreve te fshatit si ndihme ne zhvillimin e identitetit dhe përkatësisë se tyre.

You may also like...