VENDIM Nr. 28, Datë, 29.03.2021

 R E P U B L I K A  E SH Q I P Ë R I S Ë

BASHKIA VLORË

DREJTORIA JURIDIKE

Nr._______prot.                                                                          Vlorë, më_____._____ 2021

VENDIM

Nr. _____, Datë, _______2021

PËR MIRATIMIN  E VENDEVE  PUBLIKE PËR AFISHIMIN E MATERIALEVE PROPAGANDISTIKE NGA SUBJEKTET ZGJEDHORE NË FUNKSION TË ZGJEDHJEVE TË DATËS 25.04.2021  PËR KUVENDIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Bazuar në Ligjin nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, Neni 8, pika 2, neni 9.1, pika 1.1/ a dhe b , neni 64 , pika  a dhe gj , si dhe  në Ligjin nr.10019, datë 29.12.2008 ‘Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Neni 79

 

VENDOSA:

Të miratojë vendet publike për afishimin e materialeve propagandistike nga subjektet zgjedhore në funksion të zgjedhjeve të datës 25.04.2021  për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë si më poshtë :

 

  1. Për Qendrat e Votimit të Njësive Administrative dhe të fshatrave në të cilat subjektet zgjedhore kanë zyrat përkatëse në një distancë jo më shume se 5 metër largësi prej tyre .

 

  1. Pranë godinave të zyrave lokale të subjekteve zgjedhore në qytetin e Vlorës në distancë jo më shume se 5 metër largësi prej tyre .

 

  1. Pranë zyrave zgjedhore të subjekteve zgjedhorë sipas kërkesës së arsyetuar të cdo subjekti në distancë jo më shumë se 5 metër largësi .

 

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

You may also like...