Bashkia dhe Shoqeria Civile

Shkarko Dokumentin . Kliko ketu

Të Dhëna për O.J.F, Përfaqësuesit e Medias, Biznesit.

  • Me Qendrën Psiko-Sociale Vatra, Bashkia ofron asistencë dhe shërbime viktimave të trafikut dhe dhunës në familje, permes nje Akt Marrëveshje, me një zë të caktuar në buxhetin e bashkise prej 20 vitesh. Nje nga organizatat me te cilen bashkepunon dhe mbeshtet prej vitesh  eshte Qendra Psiko – Sociale ” Vatra” nje nder organizatat me aktive ne rrethin e Vlores ne mbeshtetje te viktimave te trafikimit dhe dhunes me baze gjinore.por dhe rritjes se informimit dhe ndergjegjesimit  te komunitetit lidhur me keto fenomene.  Kjo organizate punon ngushtesisht me strukturat sociale prane Bashkise per te ofruar strehim, asistence psikologjike, mjeksore, ligjore etj duke krijuar per viktimat e dhunes dhe trafikimit mundesine e rimekembjes dhe ri-integrimit te tyre ne jeten sociale. Rreth 220 gra, vajza e femije mbrohen cdo vit nga kjo organizate  . Stafi i perkushtuar i kesaj organizate pergjigjet gjate 24 oreve ne ndihme te atyre qe kane nevoje per mbrojtje e siguri.
  • Me Qendrën Aulona ka një kontratë për dhënie ambjentesh falas kësaj organizate, e cila ofron shërbime shëndetësore për gratë dhe të rinjtë, falas ose/dhe me pagesë të reduktuar.
  • Me Qendrën Rinore Vlorë,qysh prej 2013 ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi dhe është përgatitur / aprovuar me vendim të Këshillit Bashkiak “Plani i Veprimit për Rininë 2013-2015“ si dhe janë alokuar cdo vit fonde për këtë dokument.
  • Prej 2019 prej Marrëveshjes së bashkëpunimit me TPA center dhe Kongresin Rinor Kombëtarë, me financim nga Fondacioni Gjerman , jane përgatitur Plani Vendor për Rininë dhe Master Plani i Punësimit për të Rinjtë- dy dokumente tejet të rëndësishme për të cilat Bashkia ka mundësuar punësimin e një specialisti për cështjet rinore në bashki dhe së shpejt do të krijojë një strukturë (sektori i rinisë).
  • Me 2020, përmes Marreveshjes se Bashkepunimit me Biznes Albania eshte vene ne zbatim Set-lab Tour Laboratori i Turizmit, përmes bashkëfinancimit të bashkisë dhe Biznes e vendim të Këshillit Bashkiak NR.75 date 05.10.2020 albania, me qëllim: Stimulimi i punësimit të të rinjëve në sektorin e turizmit përmes moduleve dhe praktikave të trajnimit në ambjentet e Laboratorit te turizmit.
  • Marrëveshje Bashkëpunim me “Me komunitetin për Ndryshim” në kuadër të fuqizimit të të rinjëve për të mundësuar më shume akses në jetën sociale dhe ekonomike të qytetit të cilët të kenë mundësinë të advokojnë për drejtësinë sociale. Kjo marrëveshje lë të hapur munëdësinë për grante nga institucioni i bashkisë apo mundësi për aplikime të ndryshme me mbështejte financiare (bashkëfinancim) nga ana e bashkisë.

 

Te dhena , Perfaqesuesit e Biznesit : Marre nga faqja zyrtare e Dhomes se Tregtise Vlore
Adresa: Pallati i Kultures Laberia, kati i I-re, Vlore-Albania
Tel/Fax: +355 33 225-737 / 222-111
e-mail: ccivlore@gmail.com
  • NISMA ADVOKUESE , LOBUESE DHE MONITORUESE NGA SHOQERIA CIVILE
https://popnetwork.al/kontrata-sociale-vlore-permbushja-e-prioriteteve-viti-i-pare-i-monitorimit/
  • Buxhetimi me Pjesëmarrje

Qendra Rinore e Vlorës prej vitesh po advokon dhe lobon me Bashkinë e Vlorës për përmirësimin e procesit të Buxhetimit të Konsultuar dhe me Pjesëmarrje. Në kuadër të kësaj nisme janë mbledhur prioritetet qytetare përmes takimeve dhe votimit elekronik të cilat janë përfshirë edhe në buxhetin vendor të bashkisë Vlorë.

https://buxhetipjesemarrje.info/wp-content/uploads/2021/02/Gjetje-nga-Raporti-i-Vleresimit-ne-Bashkine-Vlore.pdf

https://buxhetipjesemarrje.info/wp-content/uploads/2021/02/Raport-mbi-prioritetet-e-qytetareve-Bashkia-Vlore.pdf

  • Raport për Buxhetimin me Pjesëmarrje:

https://buxhetipjesemarrje.info/wp-content/uploads/2021/02/Raport-Vleresimi-i-Procesit-te-BP.pdf

 

  • Udhëzues për Buxhetimin me Pjesëmarrje

https://buxhetipjesemarrje.info/wp-content/uploads/2021/02/Udhezues-per-Buxhetimin-me-Pjesemarrje-Instrumenti-1.pdf

https://buxhetipjesemarrje.info/wp-content/uploads/2021/02/Udhezues-per-Buxhetimin-me-Pjesemarrje-Instrumenti-2.pdf