Kendi Amerikane

Këndi Amerikan në Vlorë u hap në 6 dhjetor të vitit 2004 dhe ndodhet në katin e parë të Bibliotekës “Shevqet Musaraj” të qytetit të Vlorës.  Këndi Amerikan Vlora është hapur në një partneritet të ngushtë me Bashkinë Vlorë.

Këndi Amerikan Vlora (American Corner Vlora) organizon programe të përditshme arsimore dhe kulturore për grup mosha të ndryshme. Ky Kënd gjithashtu ofron informacion për ata që dëshirojnë të studiojnë në universitetet amerikane.  Falë mbështetjes nga Vullnetarët e Korpusit të Paqes, Specialistë të Gjuhës Angleze, Alumni, stafit të ambasadës dhe vullnetarëve, Këndi ofron programe kulturore amerikane dhe mësimin e gjuhës angleze përmes disa metodave si edhe një gamë të gjerë aktivitetesh për të rinjtë.

Aktivitete të tjera në Kënd janë: Klasat e Teknologjisë dhe Inovacionit, Prezantimet/trajnimet/diskutimet/orët e bisedave (me folësit e Ambasadës, Specialistë të Gjuhës Angleze dhe vullnetarë); Klubet (Klubi i Leximit, Klubi i Fëmijëve, Klubi i Dramës, Klubi i Librit); Shfaqje filmi/ora e filmit, ekspozitë posterash; dhe aktivitete për festat amerikane dhe shqiptare.

Këndi Amerikan Vlora dhe Qendra Rinore e Vlorës organizojnë aktivitete të ndryshme mbi pjesëmarrjen qytetare dhe angazhimin e të rinjve për të përmirësuar komunitetin e tyre dhe për të promovuar vlerat e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Këndi ka një koordinatore dhe është i hapur nga e hëna deri të premten nga ora 8:00 deri në orën 15:00 dhe të shtunën deri në orën 14:00.