KRYETARI I BASHKISË VLORË

Ermal Dredha është një diplomat dhe politikan shqiptar me përvojë. Ai ka shërbyer si Drejtor i Protokollit të shtetit, Konsull italian në Bari dhe vitet e fundit si Ambasador i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Me kualifikime post universitare në vende të ndryshme të botës, ai flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe atë italiane. Në prill të vitit 2023, ai u përzgjodh si kandidat i Partisë Socialiste të Shqipërisë për kryetar në Bashkinë e Vlorës. Ermali rrjedh nga një familje intelektualësh vlonjatë, është i martuar dhe baba i dy vajzave.

Jeta dhe arsimimi

Ermal Dredha lindi më 15 tetor 1977 në Shqipëri. Ai ndoqi arsimin e lartë në Universitetin e Tiranës, Shqipëri, ku u diplomua në studimet Bachelor për Gjuhën Italiane/Anglisht nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ndërmjet viteve 1996 dhe 2000. Në vitin 2000, ai gjithashtu mori një certifikatë nga Instituti i Teknologjisë së Informacionit në Tiranë, Shqipëri. Dredha vazhdoi të zhvillonte aftësitë e tij gjuhësore dhe ekspertizën profesionale përmes një kursi profesional për gjuhën angleze në Toronto, Kanada në vitin 2003, si dhe një diplomë nga Ministria e Jashtme Japoneze në Osaka, Japoni, me fokus në gjuhën, historinë dhe kulturën japoneze në vitet 2004-2005. Ai gjithashtu ndoqi një kurs të veçantë për Menaxhimin e Ngjarjeve të Mëdha nga Shkolla Europiane e Ekonomisë në Londër, Mbretëria e Bashkuar, në vitet 2006-2007.

Karriera

Ermal Dredha filloi karrierën e tij profesionale në vitin 1999 si përkthyes për gazetarët italianë në Tiranë, Shqipëri gjatë krizës së Kosovës. Në vitin 2000, ai mori rolin e asistentit dhe menaxherit të përgjithshëm të arkivit kompjuterik në Bashkëpunimin Italian në Tiranë, ku ishte përgjegjës për zbatimit e projekteve të infrastrukturës së furnizimit me ujë në Shqipëri.

Dredha u bashkua me Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë në vitin 2002, duke shërbyer si asistent personal i Zv. Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme deri në vitin 2003.

Më pas, ai u bë drejtues i sektorit në Departamentin e Teknologjisë së Informacionit, MPJ në vitin 2004, dhe më vonë në Departamentin e Protokollit Shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ) nga shtatori 2004.

Në dhjetor 2010, ai u emërua si Drejtues i Seksionit Ceremonial (Protokoll Shtetëror) në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Dredha vazhdoi të përparonte në karrierën e tij diplomatike, duke u bërë Drejtor i Protokollit Shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme nga shkurti 2011 deri në nëntor 2013. Në Nëntor 2013 deri në Nëntor 2016 ai shërbeu si Konsull i Përgjithshëm i Ambasadës së Shqipërisë në Bari, Itali.

Prej majit 2016 deri në mars 2023, ai ka shërbyer si Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Leave a Reply