Menaxhimi i Pronave

stema_100


Drejtoria e pronave publike dhe menaxhimit të aseteve

Detyra e kësaj drejtorie është të  kryej procedurat e transferimit  të pronës shtetërore nga pushteti qëndror në pronësi të Bashkisë Vlorë, si edhe të kryej procedura për përpilimin e akteve për aktorët vendim marrës mbi menaxhimin e aseteve vendore. Gjithashtu kjo drejtori kryen procedurat ligjore të shpronësimit të pasurive pronë private që preken nga projektet e infrastrukturës të Bashkisë Vlorë si dhe menaxhimin e pyjeve, kullotave dhe tokave bujqësore brenda territorit të saj.

Drejtori i Drejtorisë së Aseteve dhe Pronave Publike

  1. Është nëpunës civil dhe organizon dhe menaxhon punën e Drejtorisë për të gjitha cështjet që lidhen me administrimin e pronave të paluajtshme të Bashkisë Vlorë.
  2. Koordinon punën me drejtoritë dhe sektorët e tjerë të Bashkisë.
  3. Organizion punën për trajtimin e ankesave dhe kërkesave të qytetarëve.
  4. Respekton afatet ligjore dhe procedurat administrative në trajtimin e ankesave dhe kërkesave të qytetarëve.
  5. Harton planin mujor të Drejtorisë (brenda datës 28 të muajit)
  6. Raporton për punën mujore të kryer nga Drejtoria (brenda datës 5 te çdo muaji pasardhës)
  7. I jep informacion Kryetarit të Bashkisë mbi proceset gjyqësore ku Bashkia e Vlorës është palë, i detajuar si më poshtë:
  • – Gjykata e Shkallës së Parë – objekti, pozicioni, faza e gjykimit, pretendimet, e Bashkisë së Vlorës, të tjera.
  • – Gjykata e Apelit – objekti, pozicioni, faza e gjykimit, pretendimet, e Bashkisë së Vlorës, të tjera.
  • – Gjykata e Lartë – objekti, pozicioni, faza e gjykimit, pretendimet, e Bashkisë së Vlorës, të tjera.
  1. Sipas problematikës ditore ndan detyrat për specialistët dhe i pasqyron ato në librin e detyrave dhe të lëvizjes së personelit.
  2. Siguron bashkëpunimin me Drejtoritë e tjera brenda bashkisë, në ushtrimin e funksioneve dhe kryerjen e detyrave.
  3. Bën vlerësimin mbi ligjshmërinë e materialeve, relacionet dhe projekt –vendimet, që kalojnë për miratim në mbledhjen e rradhës së Këshillit Bashkiak (5-7 ditë para afatit të dorëzimit të materialeve në Sekretarinë e Këshillit Bashkiak)
  4. Siguron interpretimin e akteve ligjore në fuqi, mbi bazën e kërkesës së drejtorisë përkatëse, ose strukturës përkatëse në Bashki.
  5. Bën propozime për ndryshime të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi me projekt ligje, projekt-vendime për cështjet e administrimit të pronave të qeverisjes vendore.
  6. Mban rregjistrin e akteve nënligjore të organeve të Bashkisë, për menaxhimin e pronave të Bashkisë si dhe regjistrin e kontratave për pronat në pronësi ose administrim të Bashkisë Vlorë etj.
  7. Koordinon punën për hartimin brenda afateve të përcaktuara dhe zbatimin e ligjit në kontratat, aktmarrëveshjet, memorandumet e mirëkuptimit etj. ku Bashkia është palë.
  8. Organizon hartimin e propozimeve për projekt -ligjet, projekt-aktet që vijnë për mendim në Bashkinë e Vlores.