Ibrahim Avdullahu

Ka kryer shkollën e lartë për Drejtësi ne Stamboll. Një nga themeluesit e Klubit Labëria” dhe drejtues i tij, për këtë arsye Ibrahim Avdullahu, Elmas Xhaferi,Muço Sharra, Durro Shaska dhe Ali Beqiri u kapën nga turqit, në vitin 1908, u shpunë në Stamboll dhe rrezikonin dënimin me vdekje. Kur u kthye në atdhe vazhdoi aktivitetin dhe ishte një nga njerëzit më të afërt të Ismail Qemalit Pas shpalljes së pavarësisë është Kryekatundari i Vlorës. Në mars të 1914 shkon në Francë si përfaqësues i Vlorës për tu këshilluar me Ismail Qemalin Në 1914 kryeson negociatat me rebelët për të shpëtuar Vlorën nga shkatërrimi. Kryengritësit kërkuan largimin e tij si kryetar i katundarisë. Një nga personalitetet më me influencë në Vlorë. Në vitin 1923 vuri Kandidaturën për deputet.

You may also like...