Njoftim per shtyrje afati ZK 8604

                                                                             

 

______________________ _________________________

R E P U B L I K A  E  SH Q I P Ë R I S Ë

BASHKIA VLORË

NJËSIA E KOORDINIMIT TË PROÇESIT TË LEGALIZIMEVE

NJOFTIM

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe neneve 17, pika 6 dhe 69, pika 9, të ligjit nr.20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë” dhe në kuadër të përmirësimit të shërbimit ndaj qytetarëve, Bashkia Vlorë njofton se pasi është përcaktuar si zonë prioritare për vijimin e procedurave të legalizimit Zona Kadastrale 8604, Njësia e Koordinimit të Procesit të Legalizimeve do të vazhdoj të ndodhet në ambjentet e Rajonit 4 për pritjen e qytetarëve si më poshtë:

 

📍Zona Kadastrale 8604

📅 Shtyrje Afati : 30 Shtator – 31 Dhjetor

🕘 Orari i pritjes: 09:00 – 13:00

🏢 Vendndodhja: Rajoni 4

Qëllimi i këtij organizimi është ofrimi i një shërbimi më të shpejtë dhe efikas për qytetarët e kësaj zone, për çështje që lidhen me procesin e legalizimit.

Ftohen të gjithë qytetarët e zonës së sipërpërmendur të paraqiten pranë pikës së pritjes sipas orarit të përcaktuar.

You may also like...