Balkans Sea Fair, ura detare mes Ballkanit dhe botes
Marina Orikum mirëpret nga data 16 deri më 18 tetor 2026 edicionin e dytë të Balkans Sea Fair, panairin e industrisë detare dhe nautike në Shqipëri dhe në Ballkan. Panairi u mundëson kompanive të shfaqin produktet e tyre dhe të bëhen pjesë e rrjetit të sektorit detar. Eventi u jep mundësi bizneseve të ndërtimit të anijeve, punimit të metaleve, mekanikës, automobilave, mobilieve, elektromekanikës dhe inxhinierisë së motorrave e të impianteve të paraqesin risitë e tyre profesionistëve të sektorit. Gjithashtu ftohen investitorët, profesionistët e nautikës dhe të gjithë të interesuarit që duan të njohin nga afër zhvillimin e sektorit detar në rajon. Për çdo biznes që synon të rritet në sektorin detar, Balkans Sea Fair është vendi i duhur për të nisur.
Marina Orikum, Vlorë
16-18 tetor 2026
16-18 tetor 2026
Ju presim!






