NJ O F T I M PËR APLIKIM PËR ÇDO SUBJEKT TË INTERESUAR, QË KËRKON TË REGJISTROHET SI PRONAR SOCIAL PRANË BASHKISË VLORË.
NJ O F T I M
PËR APLIKIM PËR ÇDO SUBJEKT TË INTERESUAR, QË KËRKON TË REGJISTROHET SI PRONAR SOCIAL PRANË BASHKISË VLORË.
Në zbatim të ligjit nr.22/2018 datë 03.05.2018 “Për strehimin social”, të ndryshuar kreu IV, neni 23,24,25,26,27, 29, 36, 37,39;
NJ O F T O H E T
- 1. Çdo subjekt publik si edhe çdo subjekt privat që investon në banesa sociale me qira ose që disponon banesa për t’i dhënë me qira, për familjet në nevojë për strehim, nëse janë të interesuar të paraqiten pranë Bashkisë Vlorë për t’u regjistruar si “pronar social”.
- Subjekti publik, ose privat fiton statusin “pronar social” kur:
a)banesa e tij plotëson kushtet teknike dhe normat e strehimit në fuqi,
b)qiraja me të cilën ofrohet banesa me qira nukështë më e lartë se qiraja mesatare në tregun e lirë,
c)nënshkruan kontratën me Bashkinë Vlorë , ku bie dakord për mënyrën e menaxhimit të banesës së tij,
ç)nënshkruan deklaratën se nuk do të refuzojë qiramarrësin për arësye që përbëjnë diskriminim,
- 3. Pronari social dhe Bashkia Vlorë në vijim do të nënshkruajnë një marrëveshje, që do të parashikojë:
- a) Afatin e marrëveshjes, i cili nuk duhet të jetë më pak se tre vjet,
- b) Masën e qirasë mujore dhe mënyrën e shlyerjes së saj,
- c) Mënyrën e administrimit të pronës dhe të marrëdhënieve me qiramarrësin,
- d) Pronari social do të mbështetet nëpërmjet financimeve për subvencionin e qirasë për familjet përfituese,
- e) Buxheti i shtetit subvencionon përqindjen e tatimit përkatës mbi kontratën e lidhur përllogari të pronarit social.






