SHPALLJE PËR SHPREHJE INTERESI Për marrjen me qira të ambienteve për zhvillimin e përkohshëm të veprimtarisë së institucioneve publike të arsimit parashkollor gjatë periudhës së rikonstruksionit

SHPALLJE PËR SHPREHJE INTERESI

Për marrjen me qira të ambienteve për zhvillimin e përkohshëm të veprimtarisë së institucioneve publike të arsimit parashkollor gjatë periudhës së rikonstruksionit

Bashkia Vlorë fton të gjithë personat fizikë dhe juridikë, pronarë ose administratorë të pasurive të paluajtshme dhe subjektet e interesuara të paraqesin shprehie interesi për dhënien me qira të ambienteve të përshtatshme për zhvillimin e aktivitetit të institucioneve publike të arsimit parashkollor, të cilat do të rikonstruktohen.

Baza ligjore

  • Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë;
  • Ligji nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i ndryshuar;
  • Ligji nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Ligji nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Ligji nr. 68/2017 “Për Financat e Vetëqeverisjes Vendore”;
  • VKM nr. 469, datë 29.07.2015, “Për miratimin e rregullave për procedurat e dhënies me qira, enfiteozë ose kontrata të tjera të pasurisë shtetërore”, e ndryshuar, ;
  • Ligji nr. 162/2020 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar, në rastet kur procedura e marrjes me qira realizohet nëpërmjet procedurave të parashikuara nga legjislacioni në fuqi;

si dhe akte të tjera nënligjore në zbatim të legjislacionit të mësipërm dhe çdo dispozitë tjetër ligjore në fuqi.

Objekti i shpalljes

Bashkia Vlorë synon të marrë me qira ambiente për funksionimin e përkohshëm të institucioneve të mëposhtme:

Institucioni Lloji i shërbimit Rajoni Kapaciteti
Kopshti Nr. 1 Kopsht pa ushqim 5 55
Kopshti Nr. 9 Kopsht me ushqim 3 165
Çerdhja Nr. 15 Çerdhe 3 29

 

Kërkesa për marrjen me qira të ambienteve bëhet për të garantuar vijimësinë e pandërprerë të shërbimit arsimor dhe të kujdesit ndaj fëmijëve gjatë periudhës së rikonstruksionit të godinave ekzistuese. Afati i pritshëm i qirasë është si më poshtë:

 

  • Kopshti Nr. 1 – afat qiraje 3 (tre) muaj;
  • Kopshti Nr. 9 – afati do të përcaktohet në vijim,
  • Çerdhja Nr. 15 – afat qiraje 4 (katër) muaj.

 

 

 

Kërkesat minimale për ambientet

  • të jenë të vendosura brenda territorit administrativ të Bashkisë Vlorë, në rajonin e përcaktuar për secilin institucion;
  • të jenë të pajisura me dokumentacion të rregullt pronësie;
  • të kenë akses të sigurt për fëmijët dhe personelin;
  • të plotësojnë kushtet higjieno-sanitare dhe teknike sipas legjislacionit në fuqi;
  • të disponojnë ambiente mësimore të përshtatshme, nyje sanitare, oborr ose hapësirë rekreative;
  • për Kopshtin Nr. 9, të disponojnë edhe ambiente për përgatitjen dhe shpërndarjen e ushqimit (kuzhinë dhe mensë), ose ambiente të përshtatshme për ofrimin e shërbimit të drekës;
  • për Çerdhen Nr. 15, të plotësojnë standardet për kujdesin ndaj fëmijëve të grupmoshës 0–3 vjeç.

 

Dokumentacioni që duhet të paraqitet

  • kërkesa për shprehje interesi;
  • dokumenti i identifikimit ose ekstrakti i regjistrimit të subjektit;
  • dokumentacioni që provon pronësinë ose të drejtën e disponimit të objektit;
  • planimetria e godinës;
  • fotografi të ambienteve;
  • oferta financiare me vlerën e qirasë mujore;
  • deklaratë se objekti është i lirë për përdorim gjatë periudhës së kontratës;
  • çdo dokument tjetër që vërteton përmbushjen e kushteve të kërkuara.

 

Afati dhe mënyra e shprehjes sё interesit

Dokumentet mund tё dorёzohen me postё ose fizikisht pranё zyrёs sё One Stop brenda datës 14.08.2026.

Adresa: Sheshi “4 Heronjtё” me mbishkrimin:

“Shprehje Interesi për marrjen me qira të ambienteve për institucionet publike të arsimit parashkollor”

You may also like...