THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE DHE KULTURORE
BASHKIA VLORË
Bashkia Vlorë – Së bashku për një qytet më të gjallëruar dhe inovativ!
THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE DHE KULTURORE
Subjekti: “Festimet e 28 dhe 29 Nëntorit”
Fondi limit –14,300,000 (Katërmbëdhjetë milionë e treqind mijë) Lekë me TVSH
Procedura– Zarf i mbyllur
Bashkia Vlorë shpall thirrjen për aplikime për realizimin e projekteve artistike dhe kulturore në kuadër të aktiviteteve “Festimet e 28 dhe 29 Nëntorit”, në funksion të organizimit të festimeve për 114-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, mund të jenë: Persona Juridikë si OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a, Sh.p.k, Persona fizikë. Aktivitetet për “Festat e Nëntorit 2026” do të zhvillohen në datat 27, 28 dhe 29 nëntor 2026, në hapësirat kryesore publike të qytetit të Vlorës, përmes një programi të larmishëm aktivitetesh kulturore, artistike dhe festive, të organizuara gjatë ditës dhe në orët e mbrëmjes. Koncepti i përgjithshëm i festimeve synon të ndërthurë vlerat historike dhe simbolikën e Pavarësisë me traditën folklorike, krijimtarinë artistike, duke krijuar një atmosferë festive për qytetarët dhe vizitorët.
Programi do të nisë me paradën festive, ku fëmijë, të rinj dhe grupe artistike, të veshur me kostume tradicionale, që përfaqësojnë treva të ndryshme shqiptare, do të parakalojnë me flamuj kombëtarë, duke prezantuar larminë e kostumeve popullore, simboleve dhe traditave që karakterizojnë trevat e ndryshme shqiptare. Programi artistik do të vijojë me pjesëmarrjen e grupeve folklorike dhe ansambleve nga treva të ndryshme shqiptare, të cilët do të interpretojnë këngë tradicionale dhe valle karakteristike, duke prezantuar traditat muzikore dhe koreografike të trashëgimisë kombëtare shqiptare.
Programi do të përfshijë gjithashtu aktivitete të dedikuara për fëmijët dhe familjet, përmes krijimit të një hapësire tematike të dekoruar me elemente simbolike të Festave të Nëntorit, ku do të mundësohen fotografi dhe ndërveprime argëtuese. Krahas këtyre hapësirave, do të organizohen veprimtari krijuese dhe edukative që nxisin imagjinatën, bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen e fëmijëve. Një nga komponentët kryesorë të aktivitetit do të jenë koncertet festive të datave 28 dhe 29 nëntor, të cilat do të sjellin në skenë këngëtarë dhe artistë të njohur shqiptarë, me një program muzikor të ndërtuar posaçërisht për atmosferën e festave kombëtare. interpretimeve live, repertorit të këngëve të njohura shqiptare dhe muzikës bashkëkohore, koncertet do të ofrojnë një program artistik me interpretime dhe performanca të ndryshme, të përshtatura për publikun e gjerë.
Realizimi i mbrëmjeve festive do të mbështetet në një koncept të veçantë skenografik, të frymëzuar nga simbolet kombëtare, ku elementet LED, ndriçimi artistik dhe efektet vizuale do të ndërthuren në mënyrë harmonike me programin muzikor, duke krijuar një atmosferë festive.
Gjithashtu, hapësirat publike ku do të zhvillohen aktivitetet do të dekorohen me elemente festive që pasqyrojnë simbolet dhe identitetin kombëtar. Projekti synon të përcjellë vlerat historike dhe kombëtare të Pavarësisë, të promovojë traditat dhe trashëgiminë kulturore shqiptare, të nxisë pjesëmarrjen e qytetarëve në dhe të krijojë mundësi për angazhimin e fëmijëve, të rinjve, artistëve dhe grupeve artistike. Organizimi i këtij programi pritet të ndikojë në gjallërimin e jetës kulturore të qytetit, në rritjen e numrit të vizitorëve dhe në nxitjen e aktivitetit ekonomik gjatë ditëve të festimeve. Ky projekt përfshin një program të detajuar aktivitetesh, plan organizimi dhe menaxhimi, si dhe promovim për të garantuar pjesëmarrje sa më të gjerë të publikut.
Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë propozimet e tyre në zarf të mbyllur brenda afateve të përcaktuara, duke respektuar kriteret dhe udhëzimet e përcaktuara nga Bashkia Vlorë.
Baza ligjore:
- Ligji Nr. 139/2015 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”;
- Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 1173, datë 06.11.2009 “Për përcaktimin e rregullave për organizimin e ngjarjeve kulturore, artistike dhe sociale nga organet e qeverisjes qëndrore dhe institucionet e tjera publike, të pavarura”;
- Vendimit të Këshillit Bashkiak Vlorë Nr. 100, datë 23.12.2025 “Për miratimin e Buxhetit të Bashkisë Vlorë për vitin 2026”;
- Vendimit të Këshillit Bashkiak Vlorë Nr. 67, datë 28.05.2026 “Për disa shtesa dhe ndryshime në VKB Nr. 100, datë 23.12.2025 për Buxhetin e Bashkisë për vitin 2026”, i ndryshuar”.
Më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit dhe kriteret e përzgjedhjes:
Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, mund të jenë: Persona Juridikë si: OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a; Sh.p.k; Persona fizikë.
Afati Kohor
Afati i dorëzimit: 13.11.2026- 19.11.2026
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim duhet të jetë i dorëzuar në zarf të mbyllur:
- Kërkesa për mbështetje
Drejtuar Bashkisë Vlorë.2. Formulari i aplikimit (Shkarko)
3. Projekt propozimi
Përshkrim i detajuar i projektit i hartuar sipas pikave të përcaktuara në formularin e aplikimit.4. Preventivi për Bashkinë Vlorë (Shkarko)
Zërat e këtij preventivi i paraqiten Komisionit të Bashkisë Vlorë për aprovim. - Dokumentacioni që kërkohet nga aplikantët për projekte kulturore-artistike.
Aplikantët duhet të jenë shqiptarë ose me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë kohës së aplikimit dhe zbatimit të projektit.
*Shënim: Dokumentet duhet të jenë të firmosura (dhe të vulosura kur janë me nipt) nga aplikanti në zarf të mbyllur.
TERMAT E REFERENCËS (ToR)
Thirrje për Projekt-Propozime për aktivitetin “Festimet e 28 dhe 29 Nëntorit”.
Përshkrimi i Projektit
Top of Form
Në kuadër të Festimeve të 28 dhe 29 Nëntorit 2026, Bashkia Vlorë shpall thirrjen për aplikime për realizimin e projekteve artistike dhe kulturore, me synim kthimin e qytetit në një nga qendrat kryesore të festimeve. Festat e Nëntorit synojnë të forcojnë rolin e Vlorës si qyteti i Pavarësisë dhe si vendi kryesor ku këto data marrin rëndësi të veçantë kombëtare. Festimet do të zhvillohen në datat 27, 28 dhe 29 nëntor 2026, në hapësirat kryesore publike të qytetit të Vlorës, me aktivitete të shpërndara gjatë ditës dhe program festiv në mbrëmje. Në këtë kuadër parashikohen parada festive me fëmijë, të rinj dhe grupe artistike të veshura me kostume tradicionale shqiptare, të cilët përfaqësojnë trevat e ndryshme të vendit përmes veshjeve dhe simboleve të identitetit kombëtar. Kjo paradë është një mënyrë për të ruajtur traditën, duke përfshirë brezat e rinj në festimet zyrtare të qytetit. Programi artistik do të përfshijë performanca të grupeve folklorike, dhe ansambleve nga treva të ndryshme shqiptare me kostume popullore, të cilët do të prezantojnë këngë, valle dhe motive muzikore tradicionale, duke krijuar një atmosferë gjithëpërfshirëse. Programi do të vijojë me koncerte festive në datat 28 dhe 29 nëntor, me pjesëmarrjen e këngëtarëve dhe artistëve të njohur shqiptarë, performanca muzikore, si dhe interpretime që ndërthurin muzikën tradicionale me atë bashkëkohore. në një program të ndërtuar posaçërisht për festimet e Pavarësisë dhe për atmosferën festive të qytetit të Vlorës. Gjithashtu do të organizohen veprimtari të dedikuara për fëmijët dhe familjet, nëpërmjet krijimit të hapësirave tematike të dekoruara me simbole kombëtare, këndeve fotografike, aktiviteteve edukative. Koncepti i përgjithshëm i festimeve do të mbështetet në një skenografi të frymëzuar nga simbolet kombëtare, e ndërthurur me elemente LED, ndriçim artistik, efekte vizuale dhe efekte piroteknike skenike, të sinkronizuara me performancat muzikore Nëpërmjet këtij programi synohet të forcohet lidhja e komunitetit me historinë dhe identitetin kombëtar, të ruhen e të promovohen traditat folklorike dhe vlerat e trashëgimisë kulturore, si dhe të krijohen mundësi për përfshirjen e brezave të rinj në veprimtari me karakter artistik, dhe edukativ. Njëkohësisht, zhvillimi i aktiviteteve në hapësirat publike dhe
pjesëmarrja e artistëve e grupeve kulturore nga treva të ndryshme shqiptare do të ndikojë në pasurimin e jetës kulturore të qytetit dhe në forcimin e rolit të qytetit të Vlorës si destinacion i rëndësishëm i festimeve kombëtare. Këto ditë do të sjellin më shumë lëvizje, pjesëmarrje dhe vëmendje ndaj qytetit, duke e kthyer fundin e nëntorit në një periudhë aktive për komunitetin lokal. Bashkia Vlorë synon të mbështesë projekte që ndikojnë në aktivizimin e hapësirave publike, nxitjen e përfshirjes së qytetarëve në jetën kulturore të qytetit dhe promovimin e qytetit si një nga qendrat kryesore të festimeve kombëtare për Pavarësinë e Shqipërisë.Bottom of Form
Qëllimi i Projektit
Qëllimi kryesor i këtij projekti është organizimi dhe realizimi i një programi artistik, kulturor dhe festiv me rastin e 114-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në datat 27, 28 dhe 29 nëntor 2026 në qytetin e Vlorës.
Ky projekt ka për qëllim të:
- Realizojë një program të strukturuar artistik dhe kulturor, duke përfshirë koncerte me artistë dhe këngëtarë të njohur shqiptarë, performanca muzikore, interpretime folklorike, parada festive dhe veprimtari të tjera argëtuese, në përputhje me rëndësinë e festave kombëtare.
- Promovojë trashëgiminë kulturore dhe identitetin kombëtar, përmes prezantimit të këngëve, valleve, kostumeve dhe traditave folklorike të trevave të ndryshme shqiptare, duke krijuar mundësi për përfaqësimin e tyre në festimet e zhvilluara në qytet.
- Nxisë pjesëmarrjen aktive të komunitetit, veçanërisht të fëmijëve dhe të rinjve, përmes paradave festive, aktiviteteve krijuese dhe edukative, hapësirave tematike dhe veprimtarive të dedikuara për familjet, duke inkurajuar përfshirjen e grupmoshave të ndryshme.
- Aktivizojë hapësirat publike të qytetit, duke organizuar aktivitete artistike, kulturore dhe festive dhe duke krijuar mundësi për pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve dhe vizitorëve gjatë ditëve të festimeve.
- Realizojë konceptin e skenës, frymëzuar nga simbolet kombëtare, ndriçimin artistik, elementet LED, efektet vizuale dhe piroteknike skenike.
- Ndikojë në promovimin e Vlorës si qendër e festimeve kombëtare, duke tërhequr vizitorë nga qytete të ndryshme të vendit dhe duke rritur interesin për qytetin gjatë ditëve të festimeve.
- Mbështesë aktivitetin ekonomik lokal, përmes rritjes së numrit të vizitorëve dhe nxitjes së aktivitetit të bizneseve që ofrojnë shërbime në qytet gjatë periudhës së festimeve.
- Të garantojë organizimin dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve, duke siguruar kushtet teknike dhe logjistike, si dhe marrjen e masave të nevojshme për zhvillimin e tyre në mënyrë të sigurt.
- Sigurojë informimin dhe promovimin e festimeve, përmes një plani të koordinuar komunikimi dhe publikimi në kanalet mediatike dhe platformat digjitale, me qëllim njohjen e publikut me programin, oraret dhe vendndodhjet e aktiviteteve.
- Të nxisë bashkëpunimin mes institucioneve lokale, organizatorëve dhe komunitetit për të krijuar një ambient gjithëpërfshirës dhe mikpritës, që reflekton vlerat dhe identitetin e qytetit të Vlorës.
Dorëzimet dhe Aktivitetet e Pritshme:
Aplikantët e përzgjedhur pritet të ofrojnë dhe të realizojnë aktivitetet e mëposhtme:
- Organizim i një programi artistik dhe kulturor festiv, që përfshin koncerte, performanca të artistëve të njohur shqiptarë, interpretime muzikore tradicionale dhe bashkëkohore, si dhe shfaqje nga grupe folklorike dhe ansamble nga treva të ndryshme shqiptare.
- Organizim i paradave festive, me pjesëmarrjen e fëmijëve, të rinjve dhe grupeve artistike të veshur me kostume tradicionale shqiptare, që përfaqësojnë trevat e ndryshme të vendit përmes veshjeve, simboleve dhe elementeve të identitetit kombëtar.
- Realizim i veprimtarive kulturore dhe argëtuese për fëmijët dhe familjet, përmes krijimit të hapësirave tematike të dekoruara me simbole kombëtare, këndeve fotografike dhe aktiviteteve edukative e ndërvepruese.
- Realizim i një koncepti tërësor skenografik dhe artistik, të frymëzuar nga simbolet kombëtare, duke përfshirë ndriçimin artistik, elementet LED, efektet vizuale dhe piroteknike skenike, në përputhje me karakterin e festimeve.
- Realizim i materialeve fotografike dhe audiovizive, si dhe promovim i aktiviteteve në platformat digjitale dhe kanalet e komunikimit, me qëllim informimin e publikut, rritjen e impaktit mediatik dhe promovimin e festive te qytetarët dhe vizitorët.
- Menaxhim i plotë teknik, organizativ dhe logjistik i të gjitha aktiviteteve, duke siguruar koordinimin dhe mbarëvajtjen e tyre, si dhe kushtet e nevojshme për realizimin e festimeve.
- Bashkëpunim me institucionet lokale dhe aktorët ekonomikë, për të siguruar organizimin e suksesshëm të aktiviteteve dhe përfshirjen e të gjitha grupmoshave.
Aktivitetet do të zhvillohen në hapësira publike, të hapura dhe të sigurta, që ofrojnë kushte optimale për pjesëmarrje të gjerë komunitare.
Aplikuesit e Lejuar
Të drejtë për të aplikuar kanë:
- Organizata jo fitimprurëse (OJF)
- Subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)
Afati i aplikimeve
- Afati për dorëzimin e projekt-propozimeve është 11.2026- 19.11.2026.
Kriteret e vlerësimit
| Kriteri i Vlerësimit | Përshkrimi | Pesha (%) | Pikë Maksimale |
| Pajtueshmëria Administrative | Kontrolli i plotësisë së dokumentacionit, përputhja me kriteret ligjore dhe standardet e thirrjes. | 10% | |
| Pervoja ne organizimin e ngjarjeve | Cilësia e programit, risitë organizative, përvoja e subjektit, angazhimi i komunitetit. | 30% | |
| Vlerësimi Ekonomik dhe Financiar Çmimit nga operatoret e specializuar | Efikasiteti i kostove, justifikimi i shpenzimeve, balanca mes cilësisë dhe buxhetit. | 50% | |
| Ndikimi Social, Kulturor dhe Ekonomik | Kontributi për gjallërimin e jetës kulturore, ndikimi në turizëm dhe promovimin e qytetit. | 10% | |
| Totali | – | 100% |
Për aplikantët që janë subjekte (Shoqata, Qendra, Fondacione)
- Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
- Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
- Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme, i vulosur dhe firmosur nga titullari);
- Formulari i Buxhetit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme, i vulosur dhe firmosur nga titullari);
- Dokumentat e subjektit aplikues (vendim gjykate, statut, akt-themelimi dhe Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues);
- Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
- Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-Albania;
- IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
- Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti;
- Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
- Deklarata e konfliktit të interesit;
- Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj);
- Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake).
Për aplikantët që janë subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)
- Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
- Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
- Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme, i vulosur dhe firmosur nga titullari );
- Formulari i Buxhetit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme, i vulosur dhe firmosur nga titullari);
- Dokumentat e subjektit aplikues (Ekstrakt nga QKB, Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues);
- Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
- Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-Albania;
- IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
- Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti;
- Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
- Deklarata e konfliktit të interesit;
- Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj);
- Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake).
*Të gjithë dokumentet duhet të jenë të firmosura dhe të vulosura nga drejtuesi i projektit.
*Zarfi duhet të dorëzohet i mbyllur pranë Bashkisë Vlorë.
Deklarata-e-te-Drejtes-se-Autorit
Deklarata-e-Konfliktit-te-Interesit






