SHPALLJE PËR MARRJE AMBIENTI ME QIRA PËR NGRITJEN E STREHËZËS PËR KAFSHËT ENDACAKE
SHPALLJE PËR MARRJE AMBIENTI ME QIRA PËR NGRITJEN E STREHËZËS
PËR KAFSHËT ENDACAKE
Bazuar në Vendimin Nr. 46, datë 20.04.2026 me Nr.7224/1 prot., datë 22.04.2026 të Këshillit
Bashkiak Vlorë “Për Krijimin e Strehëzës për Kafshët Endacake dhe për miratimin e akteve dhe
procedurave administrative të cilat shërbejnë në funksion të veprimtarisë së saj në territorin e
Bashkisë Vlorë”, Ligjit nr. 139/2015 për “Vetqeverisjen Vendore”, Ligjit nr. 10465,
datë 29.09.2011 “Për Shërbimin Veterinar në Republiken e Shqipërisë”, VKM nr. 475, datë
30.07.2021 “Për bashkëpunimin e Vetqeverisjes Vendore me shërbimin veterinar”, VKM Nr.
373, datë 05.06.2024, “Për disa ndryshime në vendim Nr. 283, datë 1.4.2015 “Për përcaktimin e
tipave, rregullave, kritereve dhe procedurave për ndërtimin e objekteve për prodhimin, ruajtjen
dhe përpunimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale, në tokë bujqësore”, Bashkia Vlorë
shpall thirrjen për marrje ambienti me qira nga subjekte ose individë, për ngritjen dhe
funksionimin e një strehëze për kafshët endacake.
Ambienti duhet të plotësojë këto kritere:
1. Të respektohen distancat minimale të mëposhtme:
a. 10 (dhjetë) metra nga kufijtë e pronës;
b. 400 (katërqind) metra nga zonat e banuara;
c. 50 (pesëdhjetë) metra nga banesa më e afërt, e veçuar nga qendra urbane.
2. Ndërtesa të jetë në një kat të vetëm, lartësi maksimale 6 (gjashtë) metra në ulluk dhe jo
më shumë se 12 (dymbëdhjetë) metra në kulm;
3. Të ketë dokumentacion të rregullt pronësie.
4. Të jetë jo më pak se 900 m² (ndërtesë + truall), e rrethuar dhe me akses në rrugë.
5. Të ketë sipërfaqe ndërtimi mbi 500 m².
Procesi i aplikimit fillon nga data 05.05.2026 deri në 20.05.2026, aplikimet dorëzohen pranë:
Bashkia Vlorë.
Pas përfundimit të afatit të aplikimeve, do të kryhen verifikimet përkatëse mbi dokumentacionin,
vendndodhjen dhe përmbushjen e kritereve të sipërcituara.






