Mekanizmat Monitorues dhe te Kontrollit

Plani Strategjik 2019-2021

KARTA E AUDITIMIT TË BRENDSHËMPlani Strategjik 2019-2021 dhe Plani Vjetor 2019 i Njesise se Auditimit te Brendshem Raportimi i veprimtarisë së Njësisë së Auditimit të Brendshëm, Bashkia Vlorë (Për vitin 2018) STANDARDET NDËRKOMBËTARE PËR PRAKTIKAT PROFESIONALE TË
AUDITIMIT TË BRENDSHËM

KARTA E AUDITIMIT TË BRENDSHËM

  • Statusi organizativ i njësise së auditimit të brendshëm
  • Qëllimi, misioni dhe objekti i punës
  • Pavarësia dhe objektiviteti
  • Roli dhe përgjegjësia e njësisë së auditimit të brendshëm, të drejtuesit dhe audituesve të saj dhe mënyra si realizohen ato
  • Autoriteti i auditimit të brendshëm
  • Kufizimet e auditimit të brendshëm
  • Përgjegjshmëria, linjat e raportimit te drejtesit të njësisë, menyrat dhe format e raportimit
  • Standardet e praktikave të auditimit

Karta e Auditimit te Brendshëm është dokumenti që përshkruan qëllimin, autoritetin dhe përgjegjësitë e auditimit të brendshëm të përcaktuara në standartet ndërkombetare për praktikat profesionale të kësaj veprimtarie. Karta formalizon dhe pozicionon veprimtarinë e auditimit të brendshëm si njësi brenda Bashkisë Vlorë dhe specifikon qëllimin e aktiviteteve te auditimit të brendshëm. Ky dokument luan rol të rëndësishëm në përmbushjen e objektivave të veprimtarisë audituese.

  • Statusi organizativ i njësise së auditimit të brendshëm

Njësia e Auditimit të Brendshëm është e përbërë nga përgjegjësi dhe  dy inspektorë auditimi. Kjo njësi ka varësi direkte nga Kryetari i Bashkisë.

  • Qëllimi, misioni dhe objekti i punës

Qëllimi:  

Auditimi i brendshëm është një veprimtari e pavarur që jep siguri objektive dhe ofron këshillim për menaxhimin e projektuar për të shtuar vlerën e për të përmirësuar veprimtarinë e Bashkisë. Auditimi i brendshëm ndihmon bashkinë Vlorë për të arritur objektivat, nëpërmjet një veprimtarie të disiplinuar dhe sistematike, për të vlerësuar e përmirësuar frytshmërinë e menaxhimit të riskut, si dhe proceset e kontrollit e të qeverisjes.

Misioni:

Kryerja e çdo angazhim auditimit në përputhje me aktet ligjore nënligjore në fuqi, standardet ndërkombëtare të auditimit të brendshëm të pranuara dhe shpallura nga Ministri i Financave, të planit të konsoliduar strategjik e vjetor të veprimtarisë së auditimit të brendshëm në bashkinë Vlorë. Auditimi i brendshëm duhet të asistojë të gjitha nivelet e menaxhimit në kryerjen efektive të përgjegjësive të tyre, nëpërmjet analizave të pavarura, vlerësimeve, këshillimeve dhe rekomandimeve, lidhur me veprimet e ekzaminuara.

Objekti i punës:

Veprimtaria e auditimit të brendshëm do të kryhet duke respektuar përkufizimin e auditimit të brendshëm, Kodin e Etikës, Standardet Ndërkombëtare për Praktikat Profesionale të Auditimit të Brendshëm të publikuara nga Instituti i Audituesve të Brendshëm (IIA) dhe të pranuara për t’u zbatuar në Republikën e Shqipërisë.

Veprimtaria e auditimit të brendshëm do t’i përmbahet edhe politikave, procedurave metodave të auditimit, si pjesë e manualit Standard të auditimit të brendshëm.

Objekti i punës se njësisë së auditimit është  kryerja e angazhimit të auditimit  në të gjitha drejtoritë e Bashkisë Vlorë dhe subjekteve në varësi.

  • Identifikimi i risqeve dhe menaxhimi i tyre në mënyrën e duhur.
  • Sigurimi që informacioni financiar, menaxherial dhe operacional të jetë i saktë, i besueshëm dhe në kohë.
  • Veprimet e punonjësve të jenë në përputhje me politikat, standardet, procedurat dhe ligjet e rregulloret e zbatueshme.
  • Burimet të sigurohen me ekonomicitet, përdoren me efiçencë dhe mbrohen në mënyrë adekuate.
  • Cilësia dhe përmirësimi i vazhdueshëm janë integruar në procesin e kontrollit të brendshëm;
  • Çështjet e rëndësishme legjislative ose rregullatore që kanë ndikim në njësi të pranohen dhe adresohen siç duhet.

 

  • Pavarësia dhe objektiviteti

Veprimtaria e auditimit të brendshëm duhet të jetë e lirë nga ndërhyrjet në lidhje me çështjet e zgjedhjes së auditimit, fushëveprimin, procedurat, frekuencën, kohën, apo përmbajtjen e raportit, të cilat lejojnë mbajtjen e një qëndrimi të nevojshëm të pavarur dhe objektiv. Audituesit e brendshëm nuk do të kenë përgjegjësi të drejtpërdrejtë operacionale apo autoritet mbi ndonjë nga aktivitetet e audituara. Ata nuk do të jenë përgjegjës për zhvillimin apo implementimin e detajuar të sistemeve të reja, por mund të japin këshillime Audituesit e brendshëm do të shfaqin nivelin më të lartë të objektivitetit profesional në grumbullimin, vlerësimin, dhe komunikimin e informacionit në lidhje me aktivitetin ose procesin, që janë duke u shqyrtuar. Audituesit e brendshëm duhet të bëjnë vlerësim të balancuar të të gjitha sistemeve/fushave që auditohen dhe nuk ndikohen nga interesat e tyre, ose nga të tjerët në formimin e gjykimeve Drejtuesi i njësisë së auditimit, do t’i konfirmojë komitetit të auditimit, të paktën çdo vit, pavarësinë organizative të veprimtarisë së auditimit të brendshëm.

 

  • Roli dhe përgjegjësia e njësisë së auditimit të brendshëm, të drejtuesit dhe audituesve të saj dhe mënyra si realizohen ato

 

Drejtuesi i njësisë së auditimit të brendshëm eshte përgjegjës për:

  1. a) Organizimin e angazhimeve të auditimit të brendshëm, sipas standardeve dhe metodologjisë së miratuar në përputhje me ligjin;
  2. b) Hartimin e Kartës së Auditimit, akteve të tjera specifike për fusha të veçanta të auditimit të brendshëm, në zbatim të këtij ligji dhe akteve të tjera në zbatim të tij, si dhe dërgimin e tyre për informacion në strukturën përgjegjëse për harmonizimin e auditimit të brendshëm;
  3. c) Hartimin dhe zbatimin e planit strategjik e vjetor për veprimtarinë e auditimit të brendshëm dhe dërgimin për informacion në strukturën përgjegjëse për harmonizimin e auditimit të brendshëm, pas miratimit nga titullari i njësisë publike;

ç) Përgatitjen e raportit vjetor, i cili i dërgohet strukturës përgjegjëse për harmonizimin e auditimit të brendshëm dhe përmban të dhënat e mëposhtme, por nuk kufizohet vetëm në to:

  • Angazhimet e auditimit, të kryer gjatë periudhës së raportuarl
  • Shmangiet nga plani, arsyet dhe argumentet përkatëse.
  • Vlerësimin e sistemeve të kontrollit brenda njësisë publike dhe për rekomandimet për përmirësim; Veprimet e ndërmarra nga titullari i njësisë publike për zbatimin e rekomandimeve, si dhe çdo rekomandim të pazbatuar.
  1. d) Raportimin menjëherë në formë të shkruar tek titullari i njësisë publike dhe te Ministri i Financave, i cili ka në varësi strukturën e inspektimit financiar publik, kur zbulon parregullsi apo veprime, që në vlerësimin e njësisë së auditimit përbëjnë vepër penale.

 

Përgjegjësitë e audituesve të brendshëm janë:                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                           

  1. a) Të njohin, të respektojnë dhe të ushtrojnë veprimtarinë audituese në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi, si dhe me standardet ndërkombëtare, të pranuara, të auditimit të brendshëm;
  2. b) Të ushtrojnë funksionet e tyre në mënyrë objektive dhe me profesionalizëm;
  3. c) Të veprojnë në përputhje me kërkesat e përcaktuara në Kodin e Etikës, Kartën e Auditimit dhe rregullat për konfidencialitetin për audituesin e brendshëm;

ç) të kryejnë auditime në mënyrë të pavarur, duke u udhëhequr nga interesi publik, për të forcuar besimin në ndershmërinë, paanësinë dhe efektivitetin e shërbimit;

  1. d) të ruajnë konfidencialitetin e të dhënave, fakteve apo rasteve të gjetura gjatë kryerjes së auditimit apo të lidhur me të, si dhe të ruajnë dokumentet për çdo angazhim auditimi të kryer, bazuar në detyrimet, që rrjedhin nga ligjet në fuqi për të drejtat e përdorimit dhe të arkivimit të informacionit zyrtar;
  2. dh) të përditësojnë rregullisht njohuritë dhe aftësitë e tyre profesionale, në mënyrë që t’i përdorin ato me efikasitet dhe për të garantuar cilësinë e shërbimit;
  3. e) të japin rekomandime për njësinë e audituar për përmirësimin e veprimtarisë, efektivitetin e sistemit të kontrollit të brendshëm, si dhe për masat që duhen ndërmarrë në rastet e konstatimit të dëmeve ekonomike e financiare për zhdëmtimin e tyre dhe për të ulur mundësinë e përsëritjes;

ë) të raportojnë menjëherë te drejtuesi i njësisë së auditimit kur zbulohen parregullsi apo veprime, që në vlerësimin e audituesve të brendshëm përbëjnë vepër penale.

 

  • Autoriteti i auditimit të brendshëm

Drejtuesi i njësisë dhe stafi i auditimit janë të autorizuar, për të patur akses të plotë, të lirë dhe të pakufizuar tek të gjitha funksionet, regjistrat, pronat dhe personeli për kryerjen e çdo angazhim auditimi me përgjegjësi në ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave dhe informacionit. Të gjithë punonjësve, pjesë e njësive publike duhet t’u kërkohet bashkëpunim për të ndihmuar njësinë e auditimit të brendshëm në përmbushjen e misionit, rolit dhe përgjegjësive të saj. Veprimtaria e auditimit të brendshëm do të ketë akses të lirë dhe të pakufizuar edhe tek Bordet.

 

  • Kufizimet e auditimit të brendshëm

Drejtuesi i njësisë dhe stafi i auditimit nuk janë të autorizuar :

  1. a) Të kryejnë detyra operative për njësinë ose institucionet e varësisë të saj;
  2. b) Të mbajnë një mandat politik apo të jenë zgjedhur në funksione drejtuese në strukturat e partive politike;
  3. c) të krijojnë ose miratojnë transaksione të llogarisë, etj., që janë jashtë Njësisë së Auditimit të Brendshëm;
  4. d) Të drejtojnë veprimtaritë e punonjësve, që nuk janë punësuar nga Njësia e Auditimit të Brendshëm, përveçse kur këta punonjës janë caktuar në grupet e auditimit sipas nevojës, ose në ndonjë mënyrë tjetër për të ndihmuar audituesit e brendshëm.

 

  • Përgjegjshmëria, linjat e raportimit te drejtesit të njësisë, menyrat dhe format e raportimit

 

Drejtuesi i njësisë së auditimit do të raportojë tek Kryetai i Bashkisë i cili do të miratojë:

  1. a) Kartën e auditimit të brendshëm;
  2. b) Planet e auditimit të brendshëm vjetor dhe strategjik.
  3. c) Buxhetin dhe burimet e auditimit;
  4. d) Performancën e veprimtarisë së njësisë së auditimit të brendshëm dhe çështje të tjera;
  5. f) Kryerjen e veprimeve me natyrë investiguese, mbi veprimtaritë e rëndësishme brenda Bashkisë të dyshuara për mashtrim.

Drejtuesi i Njësisë së Auditimit të Brendshëm në përmbushjen e detyrave të veta, është përgjegjës përpara menaxhimit që :

  • Të japë vlerësime vjetore mbi përshtatshmërinë dhe efektivitetin e kontrollit të brendshëm dhe menaxhimit të risqeve te rendesishem, dhe për objektin e dokumentuar të punës audituese.
  • Të raportojë rregullisht për dobësitë thelbësore të identifikuara nga auditimi, së bashku me rekomandime për përmirësimin e mjedisit të kontrollit të brendshëm.
  • Të informojë periodikisht menaxhimin e lartë mbi gjendjen dhe rezultatet e planit vjetor të auditimit dhe mjaftueshmërinë e burimeve të Njësisë së Auditimit të Brendshëm.
  • Të raportojë për rezultatet e shërbimit këshillimor dhe konsulencës për menaxhimin e lartë, si një nga detyrat e tij të ngarkuara me ligj.
  • Të koordinojë dhe mbikëqyrë funksionet e tjera të kontrollit dhe ato monitoruese (menaxhimin e riskut, përputhshmërinë, sigurinë, ligjshmërinë, etikën, mjedisin, auditimin e jashtëm).

Drejtuesi i njësisë së auditimit të brendshëm pas konsultimit me Kryetarin e Bashkisë çdo vit, do t’i paraqesë menaxhimit të lartë një plan auditimi të brendshëm për shqyrtim dhe miratim. Plani i auditimit të brendshëm jep një informacion mbi punën që do të kryejë njësia e auditimit gjatë një viti, dhe përfshin kërkesat për buxhetin dhe burimet që do të përdoren gjatë vitit të ardhshëm kalendarik. Drejtuesi i njësisë së auditimit do të komunikojë ndikimin e kufizimeve të burimeve, si dhe ndryshimet e rëndësishme të planit tek Kryetari i Bashkisë. Plani i auditimit të brendshëm do të zhvillohet në bazë të prioriteteve, duke përdorur metodologji që bazohet në vlerësimin e riskut, duke përfshirë edhe kontributin e menaxhimit të lartë. Drejtuesi i njësisë së auditimit, do të shqyrtojë dhe rregullojë planin, sipas nevojës, në përgjigje të ndryshimeve të aktivitetit të njësisë, rreziqeve, operacioneve, programeve, sistemeve, dhe kontrolleve. Çdo devijim i rëndësishëm nga plani i aprovuar i auditimit të brendshëm do t’i komunikohet Kryetarit të Bashkisë përmes veprimtarisë raportuese

 

Raportimi

Një raport i shkruar do të përgatitet dhe lëshohet nga drejtuesi i njësisë së auditimit në përfundim të auditimeve dhe rezultatet e tij do të shpërndahen në funksion të qëllimit. Raporti i auditimit të brendshëm mund të përfshijë përgjigjet dhe veprimet korrigjuese të ndërmarra nga menaxhimi ose që do të merren në lidhje me gjetjet dhe rekomandimet specifike, dhe janë konfidencialë për palët e treta që nuk përfshihen në raport. Veprimtaria e auditimit të brendshëm do të jetë përgjegjëse për të gjitha gjetjet e angazhimit dhe zbatimin e rekomandimeve. Drejtuesi i njësisë së auditimit do të raportojë periodikisht tek Kryetari i Bashkisë mbi veprimtarinë e njësisë së auditimit të brendshëm qëllimin, autoritetin, përgjegjësitë, si dhe performancën e saj. Raportimi do të përfshijë ekspozimet ndaj rreziqeve dhe çështjeve të kontrollit, duke përfshirë edhe rreziqet e mashtrimit, çështjet e qeverisjes, si dhe çështje të tjera të nevojshme apo të kërkuara nga titullari i njësisë dhe komiteti i auditimit.

 

Sigurimi i cilësisë

Veprimtaria e auditimit të brendshëm do të mbajë një program të sigurimit të cilësisë dhe përmirësimit që mbulon të gjitha aspektet e aktivitetit të auditimit të brendshëm. Programi do të përfshijë një vlerësim të përputhshmërisë të veprimtarisë së auditimit të brendshëm me Përkufizimin e Auditimit të Brendshëm, Standardet dhe Kodin e Etikës. Programi gjithashtu vlerëson efikasitetin dhe efektivitetin e aktivitetit të auditimit të brendshëm dhe identifikon mundësitë për përmirësim. Drejtuesi i njësisë së auditimit të brendshëm do të komunikojë me Kryetarin e Bashkise  lidhur me implementimin dhe sigurimin e cilësisë dhe programit të përmirësimit, duke përfshirë rezultatet e vlerësimet e vazhdueshme të brendshme dhe vlerësime të jashtme, të cilat duhet të kryhen të paktën në çdo 5 vjet.

 

  • Standardet e praktikave të auditimit

Drejtuesi i Njësisë së Auditimit të Brendshëm dhe stafi i kësaj Njësie në cdo kohë duhet ti referohet Ligjit Nr.115 , datë 22.10.2015  “Për Auditimin e Brendshëm në Sektorin Publik” Urdhërit Nr.100, datë 25.10.2016  “Miratimi i manualit të auditimit të brendshëm“,  Kodit të Etikes dhe  Standarteve Nderkombetare për praktikën profesionale të auditimit të brendshëm.

 

  • Qëllimi i planit strategjik dhe misioni i NJAB
  • Qëllimi i planit strategjik
  • Misioni i NJAB
  • Organizimi i NjAB dhe Kuadri Ligjor
  • Organizimi i NjAB
  • Kuadri Ligjor
  • Objektivat strategjike
  • Identifikimi i Subjekteve
  • Identifikimi i fushave/sistemeve prioritare
  • Identifikimi dhe vlerësimi i risqeve
  • Kufizimet e auditimit
  • Prioritetet per vitet 1+2

 

PLANI VJETOR I NJESISE SE AUDITIMIT TE BRENDSHEM

 

  • Zhvillimet aktuale ne NJAB
  • Prioritetet per vitin 2019
  • Objektivat kryesore të AB për vitin 2019
  • Programimi i llojeve te angazhimit
  • Planifikimi i kostos per vitin 2019
  • Planifikimi i burimeve per vitin 2019
  • Planifikimi i nevojave të stafit për trajnim
  • Sigurimi i brendshem i cilesise

 

ðQëllimi i planit strategjik dhe misioni i NJAB

 

Qëllimi i planit strategjik

Qëllimi i planit strategjik eshte të përcaktojë drejtimet në të cilat do të zhvillohet veprimtaria e auditimit të brendshëm gjatë periudhës 2019-2021, kohën dhe burimet e nevojshme për realizimin e objektivave duke u bazuar në analizën e riskut për fushat/sistemet të cilat mbulon ky funksion. Ky plan do të fokusohet në ato sisteme dhe fusha ku objekti i veprimtarisë së cilësuar më sipër ka të ngjarë të mos ndodhë në përputhje me përcaktimet ligjore e nënligjore në fuqi. Mbulimi me auditim i sistemeve apo fushave në bazë strukture do të gjenerojë të dhëna përdorimi i të cilave do të shërbejë në përmirësimin e strukturave në lidhje me sistemet e kontrollit të brendshëm, bazës ligjore e udhëzimeve shtesë të ndryshme duke bërë të mundur arritjen e objektivave të institucinit.

Misioni i NJAB

Misioni i auditimit të brendshëm është të japë siguri të arsyeshme për titullarin e njësisë së sektorit publik, në mënyrë të pavarur dhe objektive, si dhe këshilla për përmirësimin e veprimtarisë dhe efektivitetin e sistemit të kontrollit të brendshëm në njësinë e sektorit publik.

Ai ndihmon Njësinë të përmbushë objektivat e veta duke ofruar konsulence për vlerësimin dhe përmirësimin e efektivitetit të proceseve të menaxhimit te riskut, kontrollit dhe qeverisjes.

 

ðOrganizimi i NjAB dhe Kuadri Ligjor

Organizimi i NjAB

Në strukturën e Bashkisë Vlorë, Njësia e AB është e krijuar si njësi më vete dhe i raporton direkt Kryetarit të Bashkisë.

Pavarësia funksionale është e garantuar sipas ligjit dhe rregullave në fuqi në fushën e auditimit të brendshëm në sek­torin publik. Kjo njësi nuk merr pjesë në asnjë veprimtari tjetër brenda sistemit, me përjashtim të dhënies së këshillave për menaxhimin.

Njësia e Auditimit të Brendshëm ka në strukturë 3 punonjës nga të cilët një përgjegjes dhe dy auditues. Struktura mund të pësojë ndryshime në vartësi të politikave të Bashkisë Vlorë ose të qeverisë për ristrukturimin e administratës publike, pa ndikuar në cënimin e standarteve ndërkombëtare të pranuara në fushën e Auditimit të Brendshëm.

 

Kuadri Ligjor

Njësia e Auditimit të Brendshëm, në Bashkine Vlorë e ushtronë veprimtarinë e saj  audituese në mbështetje të  kërkesave të përcaktuara në zbatim të  Ligjit Nr.114 datë 22.10.2015 “Për Auditimin e Brendshëm ne sektorin publik”, urdhërit të Ministrit të Financave nr.100, dt. 25.10.2016 “Per  miratimin e manualit të Auditimit të Brendshëm në Sektorin Publik”. Ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”. Kuadri ligjor i auditimit te brendshem plotësohet me praktikat profesionale ndërkombëtare, të cilat përmbajnë Standardet Ndërkombëtare të Auditimit të Brendshëm.

 

ðObjektivat strategjike

  • Objektivi kyesor i NJAB eshte te ndihmoj titullarin e institucionit në arritjen e qëllimeve dhe objektivave duke përmirësuar sistemet dhe shërbimet e njësisë;
  • Të përdorë një metodologji Auditimi që përputhet me standardet e pranuara ndërkombëtare të Auditimit dhe praktikave më të mira te NJQHAB/MF.
  • Te vleresoj kontrollet e brendshme të ngritura në Bashki, sa janë të përshtatshme të parandalojnë gabimet, abuzimet, shpenzimet e tepërta, të zbulojnë devijimet ndërmjet normave dhe realitetit, të përmiresojnë situatën ekzistuese

Te vlerësoj nëse mënyrat e mbajtjes së kontrollit janë efektive, parashikuese të gabimeve, sigurojnë nevojshmëri efektive për burimet dhe ndihmojnë për arritjen e objektivave të caktuara për objektet që auditohen.

  • Të përgatisë raporte për titullarin  ne lidhje  funksionimin e sistemeve te konrollit te brendshem dhe te japi rekomandime për përmirësimin e tyre
  • Të zhvillojë dhe motivojë stafin profesional.

 

ðIdentifikimi i Subjekteve

Subjektet për tu audituar

1.Qendra e Kulturës

2.Qendra e Kulturës (Teatri Petro Marko)

3.Klubi Shumësportësh “Flamurtari

4.Shtëpia e Foshnjës (fondet e alokuara nga Bashkia)

5.Qendra e Zhvillimt PAK (fondet e alokuara nga Bashkia)

6.Ndërmarrja e Shërbimeve Publike

7.Parku Urban (subvencionet)

Bashikia Vlore

  • Drejtoria e Finance Buxhetit dhe Kontabilitetit
  • Drejtoria e Taksave dhe Tarifave vendore
  • Drejtoria e Burimeve Njerëzore
  • Drejtoria e Infrastrukturës dhe Zbatimit të Projekteve
  • Drejtoria e Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit
  • Drejtoria Ndihmes dhe Sherbimit Social
  • Drejtoria Shendetit Publik dhe Mbrojtjes se Konsumatorit
  • Drejtoria e Pronave Publike dhe Menaxhimit te  Aseteve
  • Drejtoria Juridike
  • Drejtoria e Emergjencave Civile
  • Inspektorati I Mbrojtjes se Territorit

Gjithashtu me Reformën Territoriale ne Bashkine Vlore janë transferuar funksionet e mëposhtme:

Arsimi parashkollor/punonjësit jomësimoir

Arsimi i mesëm punonjës jomësimor

Sektori i pyjeve dhe kullotave

Sektori  rrugëve rurale

Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi  (MZSH)

I gjithë fondi për funksionimin e ketyre njesive vjen nga pushteti qendror. (Per vitin 2018, Ligji 130/2016 “Per Buxhetin 2018”).

Në planin strategjik 2019 – 2021 dhe Planin Vjetor 2019 këto njësi nuk janë planifikuar për tu audituar.

 

ðIdentifikimi i fushave/sistemeve prioritare

Ne njesite e varesise se Bashkise Vlore (si me poshte listuar),

Qendra e Kulturës

Qendra e Kulturës (Teatri “Petro Marko”)

Klubi Shumësportesh “Flamurtari

Shtëpia e Foshnjës

Qendra e Zhvillimt PAK

Ndërmarrja e Shërbimeve Publike

Parku Urban

dhe në Drejtori të Bashkisë

  • Drejtoria e Finance Buxhetit dhe Kontabilitetit
  • Drejtoria e Taksave dhe Tarifave vendore
  • Drejtoria e Burimeve Njerëzore
  • Drejtoria e Infrastrukturës dhe Zbatimit te Projekteve
  • Drejtoria e Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit
  • Drejtoria Ndihmës dhe Shërbimit Social
  • Drejtoria Shëndetit Publik dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
  • Drejtoria e Pronave Publike dhe Menaxhimit të Aseteve
  • Drejtoria Juridike
  • Drejtoria e Emergjencave Civile
  • Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit

do te kryen angazhime auditimi ne te gjitha sistemet e evidentuara, si më poshtë

  • Sistemet Menaxhimit te Burimeve Njerezore
  • Sistemi i programimit dhe zbatimit të buxhetit
  • Sisitemi i pagesave
  • Sistemi i prokurimeve
  • Sistemi i kontabilitetit dhe raportimit financiar
  • Sistemit të Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit
  • Mjedisi i kontrollit
  • Menaxhimi i rriskut
  • Aktivitetet e kontrollit

 

ðIdentifikimi dhe vlerësimi i risqeve

Duke ushtruar gjykimin tonë janë përcaktuar fushat të cilat kërkojnë vëmendjen e auditimit. Vlerësimi i riskut është bërë mbi bazën e analizës së faktorëve të cilët kanë mundësinë më të madhe për të shkaktuar një ngjarje të papritur që mund të ketë ndikim në arritjen e objektivave të organizatës dhe natyrisht duke i dhënë prioritet gjithashtu dhe fushave të cilat kanë mundësinë më të lartë për të patur një ndikim negativ nga ndodhja e kësaj ngjarjeje. Më pas janë analizuar sistemet dhe fushat për nga rëndësia, materialiteti, ndryshimi që sjell ekzistenca e faktorit negativ.

Ne identifikimin dhe vlerësimin e riskut do te kemi parasysh vlresimin e regjistrave te rriskut te hartuar per cdo sistem.

 

Ne njesite e varesise se bashkise Vlore ku jane identifikuar sistemet vleresimi i riskut si me poshte:

S i s t e m e t

 

Mundesia e ndodhjes Impakti Risku total
1 Sistemet Menaxhimit te Burimeve Njerezore                       

mesem

 

mesem

 

mesem

a. Mospërputhja e kërkesave të vendit të punës me aftësitë dhe eksperiencën e stafi qe sjell nje staf te pa kualifikuar. ulet mesem ulet
b.

 

Nevoja  për trajnimin dhe zhvillimin

profesional të stafit dhe mungesa e strategjive në këtë drejtim

mesem larte mesem
2 Sistemi i programimit dhe zbatimit të buxhetit

 

mesem larte mesem
a. Mosplanifikimi i sakte i  zerave te vecante ulet mesem mesem
b. Mosrealizimi i te ardhurave mesem larte mesem
3 Sistemi i kontabilitetit dhe raportimit financiar

 

mesem mesem mesem
a. Saktesia e pasqyrave financiare mesem mesem mesem
b. Mungesa e iformatizimit të kontabilitetit larte mesem mesem
c. Rakordimet me sistemin e thesarit ulet ulet ulet
4 Sisitemi i pagesave

 

ulet ulet ulet
a. Mos-saktesia ne llogaritjene pagaveve dhe kontributeve ulet ulet ulet
b. Perdorimimi i fondiit te vecante ulet ulet ulet
c. Logaritja e oreve shtese ulet mesem mesem
5 Sistemi i Prokurimeve ulet mesem mesem
a. Sistemi proçedurial ulet mesem mesem
b. Dokumentimi i procesit ulet ulet ulet
II Sistemit të Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit

 

1. Mjedisi i kontrollit lart mesem mesem
a. Mospeputhja e anes profesionale me vendin e punës lart mesem mesem
b. Cenimi i pavaresise se nenpunesve dhe punonjesve larte mesem mesem
c. Mos promovimi dhe stimulimi i personelit në mënyrën e duhur mesem ulet ulet
2 Menaxhimi i rriskut mesem mesem mesem
a. Mos vendosja e qartë e objektivave ne  subjektet e  vartese mesem mesem mesem
b. Mos identifikimi, njohja, analiza, trajtimi  i rriskut në lidhje me objektivat lart mesem mesem
3 Aktivitetet e kontrollit lart msem mesem
a. Përcaktimi i politikave të qarta për përmbushjen e sigurt të objektivave. lart mesem mesem
  Adresimi i rriskut në lidhje me arritjen e objektivave të përcaktuara lart mesem mesem

 

 

ðKufizimet e auditimit

Ekzistojnë faktorë që ndikojnë në realizimin dhe kufizimin e funksionit të auditimit të

brendshëm duke qenë se kjo veprimtari është në proces të vazhdueshëm ndryshimi.

Nje nder kufizimet kryesore eshte veshtiresia ne ndërgjegjësimin e drejtuesve të subjekteve qe auditohen, për rëndësinë dhe rolin e auditimit te brendshëm si konsulencë dhe mbështetje për vlerësimin dhe përmirësimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm dhe arritjen e objektivave.

 

ðPrioritetet per vitet 1 + 2

Prioritet e Njësisë së Auditimit të Brendshëm për vitet në vijim do të jenë:

Kryerja e auditimeve në sistemet kryesore dhe me risk të lartë në institucion

Rritja e cilësisë së punës audituese për dhënien e rezultateve që shtojnë vlerë ne institucion

Zhvillimi i vazhdushem profesional i audituesve.

 

PLANI VJETOR I NJESISE SE AUDITIMIT TE BRENDSHEM

 

ðZhvillimet aktuale ne NJAB

Duke u bazuar ne programin vjetor te punes dhe planin strategjik, per 9 mujorin e pare te vitit jane audituar:

  1. Klubi Shumësportesh Flamurtari

Drejtoria e infrastruktures dhe Zbatimit te Projekteve

  1. Firma ne Sipermarrje e Gjelberimit ”Duka”
  2. Drejtoria e Burimeve Njerëzore
  3. Ndërmarrja e Shërbimeve Publike
  4. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit

 

Krahas problematikes se ngritur vihet re se per gjetjet e konstatuara nga audituesit eshte percaktuar plotesisht pergjegjesia. Percaktimi i pergjegjesive ka sjelle efekt pozitiv dhe ne dhenien e propozimeve per uljen e pasojave të mangesive dhe shkeljeve te konstatuara. Angazhimi paresor per njesine e auditit mbeten auditimet e plota dhe me tej sipas nevojes së subjekteve të audituara kryerja e auditimeve tematike, duke shmangur ne maksimumin e mundshm nderhyrjet e paargumentuara ne planet e auditimit. Gjithashtu, kostatohet se një vleresim me real i rikut do te ndikonte pozitivisht për uljen e ndjeshme të shmangieve ne plan. Ne perfundim te misioneve te auditimit, per permiresimin e punes ne cdo institucion vartes ne baze te problematikave jane lene rekomandimet perkatese,  te cilat jane pranuar nga drejtuesit e institucioneve.

 

ðPrioritetet per vitin 2019

Prioritete e Njesise se Audititimit te Brendshem per vitin 2019 do te jene:

  • Vlerësimi i sistemeve të menaxhimit financiar dhe kontrollit si element i veçantë për një Kontroll të Brendshëm Financiar Publik i aftë shtuar vlere ne cdo subjektin e audituar.
  • Kryerja e auditimeve në sistemet kryesore dhe me risk të lartë, rritja e cilësisë së punës audituese për dhënien e rezultateve që shtojnë vlerë;
  • Ngritja dhe zhvillimi profesional i burimeve njerëzore, për aftësimin e tyre në ushtrimin e funksioneve, detyrave dhe përgjegjësive të ngarkuara.

 

ðObjektivat kryesore të AB për vitin 2019

Objektivat kryesorë të cilat synon të arrijë auditimi i brendshëm gjatë vitit në vijim janë:

  • Auditim i subjekteve ashtu siç është parashikuar në planin strategjik.
  • Realizimi 100% i planit vjetor te punes per vitin 2019.
  • Realizimi i veprimtarisë së AB me efiçensë, efektivitet dhe ekonomi për ti shtuar vlerë njësive publike, duke marrë në konsiderate risqet me të cilat përballen subjektet, mjedisin e jashtëm ku ato veprojnë, kuadrin ligjor dhe rregulator, performancat e mëparshme dhe sistemet e kontrollit të brendshëm.
  • Realizimi i trajnimeve dhe ngritja e nivelit profesional të AB në sektorin publik.

 

ðProgramimi i llojeve te angazhimit

Gjate vitit 2019 jane planifikuar te kryhen 9 angazhime auditimi. Nga keto 4 jane  auditime kombinuara dhe 5 auditime te perputhshmerise. Subjektet qe do te auditohen jane si me poshte:

Qendra e Kultures Teatri Petro Marko

Shtepia e Foshnjes (fondi i alokuar nga Bashkia)

Qendra e zhvillimit PAK(fondi i alokuar nga Bashkia)

Bashkia Vlore

  • Drejtoria e Taksave dhe Tarifave vendore
  • Drejtoria e Infrastruktures dhe Zbatimit te Projekteve
  • Drejtoria e Kontrollit dhe Zhvillimit te Territorit
  • Drejtoria e Pronave Publike dhe Menaxhimit te Aseteve
  • Drejtoria Ndihmes dhe Sherbimit Social
  • Emergjencat civile

 

 

ðPlanifikimi i Kostos për vitin 2019

Nr BUXHETI I PLANIFIKUAR
Treguesit e Kostos së  Burimeve Njerëzore të NJAB Plani                        
  1 2
1 Buxheti Gjithsej 2.328.000
2 Paga dhe Sig.Shoqërore 2.172.000
3 Shpenzime Udhëtimi & Dieta 156.000
4 Të tjera
5 Numri i Punonjësve 3
6 Kosto për Person  (1/5) 728.000

 

Pjesën më të madhe të kostos së auditimit e zënë shpenzimet për paga dhe sig.shoqërore. Nuk eshte planikikuar ansje fond per nevojave të tjera qe lidhen me proceset e auditimit

 

ðPlanifikimi i burimeve për vitin 2019

 

Planifikimi vjetor i buxhetit dhe shpërndarja e burimeve të NJAB  për vitin 2019

Nr BURIMET E PLANIFIKUARA
Shpërndarja e Burimeve Njerëzore të NJAB Ditë                              për             tregues Përllogaritja e burimeve
  1 2 3
1 Koha maksimale e vlefshme 780 52 jave*5dite*3 persona
2 Pushime Vjetore 60 20 dite*3persona
3 Dite pushimi (Festa Zyrtare) 51 17 dite* 3 persona
4 Pushime për arsye shëndetësore 30 10 dite*3persona
5 Angazhime  në trajnime 24 8 dite *3 persona
6 Angazhime në mbledhje/takime 9 3 dite* 3 persona
7 Rezerva të Planifikuara (të papritura) 15 5 dite * 3 persona
TOTALI 591 197

 

  • Planifikimi i nevojave të stafit për trajnim

Për të arritur një punë sa më efikase stafi i angazhuar me punën audituese duhet të zotërojë

aftësitë, kompetencat dhe nivelin e caktuar, të gjitha këto të nevojshme për përmbushjen e

detyrave me cilësi të lartë. Ky profesion kërkon që secili prej audituesve të zotërojë një nivel të caktuar të njohurive profesionale që mund të kryejë sa më mirë funksionin e tij.

Nr TEMATIKA E IDENTIFIKUAR PËR TRAJNIM Pjesëmarrës në trajnim Periudha                                            (gjatë vitit)                                       Kohezgjatja e trajnimit                (në ditë)
a. 1 2 3 4
1 Ndryshimet e reja te Standarteve Nderkombetare 3 3 mujorin e dyte 1 dite
2 Percaktimi i mases se kampionit ne fusha te caktura bazuar ne vleresimin e riskut 3 3 mujorin e dyte 1 dite
3

 

Implementimi dhe zhvillimi i proceduarave të auditimit për të ngrit mundësin për të zbuluar mashtrimin, duke përfshirë mbledhjen e të dhënave 3

 

3 mujorin e

dyte

1 dite

 

  • Sigurimi i brendshem i cilesise

Vlerësimet e brendshme janë një element shumë i rëndësishëm i cili siguron monitorimin dhe ]bikqyrjen e punës së audituesve në vijimësi. Mbështetur në burimet dhe stafin qe ka në dispozicion, pergjegjesi i Njësisë të Auditimit të Brendshëm do te ndertoj grupin e punes duke u bazuar ne njohuritë dhe aftësitë profesionale të cdo punonjesi te cilat jane nevojshme për të ushtruar detyrat dhe përgjegjësitë që funksioni i auditimit të realizohet në përputhje me praktikat profesionale dhe standardet ndërkombëtare të auditimit të pranuara.

Vleresimi periodik ne menyre objektive i realizimit te angazhimeve te auditimit, pasqyruar ne formulart perkates ndihmojne ne sigurimin e brendshem te cilesise.

Trajnimet e vijueshme profesionale ndikjne pozitivisht ne rrtjen e cilesise se auditimeve.

.Përmbledhje Ekzekutive

  1. Baza Ligjore

III. Organizimi

  • Misioni i auditimit të brendshëm
  • Organizimi i NJAB
  1. Rezultatet e Veprimtarisë së Auditimit të Brendshëm
  • Analiza e programeve të auditimit për periudhën raportuese.
  • Analiza e misioneve të auditimit, objektivave te auditimeve
  • Fushat me risk të lartë dhe trajtimi i tyre.
  • Gjetjet kryesore sipas sistemeve
  • Vlerësimi i sistemeve të kontrollit të brendshëm.
  • Ceshtjet e derguara per investigim
  1. Rekomandimet.
  • Rekomandimet e propozuara.
  • Përgjigjja dhe reagimet e menaxhimit.
  1. Monitorimi i Sistemit dhe Sigurimi i Cilësisë.

VII. Analiza e Kapaciteteve Audituese

  • Probleme të konstatuara në lidhje me funksionimin e NjAB
  • Kapacitetet audituese
  • Zhvillimi i aftësive dhe ngritja nivelit profesional të audituesve
  • Analiza e kostos dhe shpërndarja e burimeve

VIII. Konkluzione

  • Konluzione mbi problematikën e punës audituese.
  • Prioritetet për vitin e ardhshëm

 

 

 

 

 

 

 

  • Përmbledhje Ekzekutive

Njësia e Auditimit të Brendshëm, ushtron veprimtarinë e saj bazuar në Ligjin Nr.114 datë  22.10.2015 “Për Auditimin e Brendshëm ne sektorin publik”, urdhërine Ministrit të Financave nr. 100, dt. 25.10.2016 “Per miratimin e manualit te auditimit te brendshemne sektorin publik, Kodin e  Etikës dhe Kartës së Auditimit të Brendshëm Publik, Ligjin 139/2015 “Për vetqeverisjen vendore”. Njësia e Auditimit të Brendshëm është organizuar në nivel sektori  me strukturë 1 pergjegjes dhe 2 inspektorë.  Të gjithë audituesit e miratuar në strukturë janë të çertifikuar. Janë zbatuar detyrimet e përcaktuara në dhe Plani Vjetor i Auditimit 2018 dhe Planin Strategjik të Auditimit të Brendshëm 2018-2020; NJAB ka ushtruar veprimtarinë e saj në përputhje me standardet, procedurat dhe etapat e auditimit të përcaktuara në Manualin e Auditimit të Brendshem.

Ky raport komunikon rezultatet e veprimtarisë së auditimit të brendshëm. Trajton problemet më të rëndësishme të identifikuara dhe të trajtuara, tregon ecurinë drejt përmirësimeve të vazhdueshme dhe veprimeve, si dhe sfidat dhe përpjekjet e pandërprera për të siguruar pajtueshmërinë me kuadrin legjislativ të parashikuar ne aktivitetin ekonomik e financiar te institucionit

Ky raport paraqet përgjegjshmërinë e realizimit te programit të auditimit per kete periudhe. Ai trajton menaxhimin e burimeve, treguesit dhe matësit e performancës dhe shkallën e pajtueshmërisë me standartet profesionale te auditimit.

Njësia e Auditimit të Brendshëm, nga 9 auditime të planifikuar për evadim, ka realizuar 7 auditime. Per vitin 2018 eshte planifikuar te auditohet Shtepia e Foshnjes. Ky angazhim auditimin nuk u kryen  per shkak se ky institucion ishte subjekt auditimi nga Ministria e Shendetësisë dhe Shërbimit Social ne periudhen qe ishin planifkikuar per tu audituar nga Njesia e Auditimit te Brendshem. Drejtoria e Financës Buxhetit dhe Kontabilitetit ka qene pjese e auditimit me subjekt Analiza e situatës së institucionit lidhur me detyrimet e prapambetura.

Nga auditimet e ushtruara gjatë kësaj periudhe janë dhene rekomandime per permiresimin ne vazhdimesi te punes. Gjatë vitit 2018 janë lënë gjithsej 54 rekomandime.

  1. Baza ligjore

Njësia e Auditimit të Brendshëm, në Bashkine Vlorë e bazon veprimtarinë e saj audituese në përputhje me:

Ligjin nr. 114/2015“Për Auditimin e Brendshëm në sektorin publik”,

Urdhërin e Ministrit të Financave nr.100, datë 25.10.2016 “Për miratimin e manualit të auditimit të brendshëm në sektorin publik”.

Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

Kartën e Auditimit të Brendshëm

Kuadri ligjor i auditimit te brendshëm plotësohet me praktikat profesionale ndërkombëtare, të cilat përmbajnë Standardet Ndërkombëtare të Auditimit të Brendshëm.

 

III. Organizimi

  • Misioni i auditimit te brendshëm

Misioni i auditimit të brendshëm është të japë siguri të arsyeshme për titullarin e njësisë së sektorit publik, në mënyrë të pavarur dhe objektive, si dhe këshilla për përmirësimin e veprimtarisë dhe efektivitetin e sistemit të kontrollit të brendshëm në njësinë e sektorit publik.

Auditimi i brendshëm ndihmon njësinë publike për të arritur objektivat, nëpërmjet një veprimtarie të disiplinuar dhe sistematike, për të vlerësuar e përmirësuar frytshmërinë e menaxhimit të riskut, si dhe proceset e kontrollit e të qeverisjes.

 

  • Organizimi i NJAB

Në strukturën e Bashkisë Vlorë, Njësia  e Auditimit te Brendshëm është e krijuar si njësi më vete dhe i raporton Kryetarit të Bashkisë.

Pavarësia funksionale është e garantuar sipas ligjit dhe rregullave në fuqi në fushën e auditimit të brendshëm në sek­torin publik. Kjo njësi nuk merr pjesë në asnjë veprimtari tjetër brenda sistemit, me përjashtim të dhënies së këshillave për menaxhimin.

Njësia e Auditimit të Brendshëm ka në strukturë 3 punonjës përgjegjësi dhe dy inspektor auditimi. Struktura mund të ndryshoj në vartësi të politikave të Bashkisë Vlorë ose të qeverisë për ristrukturimin e administratës publike, pa ndikuar në cënimin e standarteve ndërkombëtare të pranuara në fushën e Auditimit të Brendshëm. Organigrama paraqitet si më poshtë:

 

 

 

 

  1. Rezultatet e veprimtarise se auditivit te brendshem
  • Analiza e programeve të auditimit per periudhen raportuese

Në hartimin e programit vjetor të Auditimit të Brendshëm, miratuar nga kryetari i Bashkise dhe Programit Strategjik për vitet 2018 – 2020 ”, është marr parasysh që të përfshihen subjekte të cilët mbartin risk të lartë, si dhe janë marrë parasysh të dhënat e përcuara nga menaxhimi i lartë. Bazuar ne planin vjetor 2018 jane parashikuar 9 auditime. Llogaritja për numrin e misioneve të auditimit është  bërë duke pasur parasysh strukturën me burimet njerëzore e përbërë nga 3 punonjës. Janë realizuar 7 auditime. Gjatë vitit 2018  jane lene gjithesej 54 rekomandime

 

 

 

 

  • Analiza e misioneve te auditimit per vitin 2018

Veprimtaria audituese eshte bazuar ne vleresimine pershtatshmerisë dhe efektivitetin  e sistemeve të kontrollit duke u fokusuar kryesisht në:

  • Identifikimin, vlerësimin dhe menaxhimin e riskut nga titullari i njësisë publike
  • Përputhshmërinë e veprimtarisë së njësisë publike me kuadrin regullator
  • Besueshmerinë dhe gjithëperfshirjen e informacionit financiar dhe operacional
  • Kryerjen e veprimtarisë së njësisë publike me ekonomi, efektivitet dhe eficencë
  • Dhënien e rekomandimeve për përmirësimin e veprimtarisë dhe efektivitetin e sistemit të kontrollit të brendshëm të njësisë publike.

Duke u bazuar në  programin vjetor të auditimit dhe planin strategjik janë audituar:

  1. Klubi Shumësportësh ”Flamurtari”
  2. Qendra e kulturës
  3. Ndërmarrja e Shërbimeve Publike

Drejtoria e infrastruktures dhe Zbatimit te Projekteve

  1. Firma ne Sipermarrje Duka
  2. Drejtoria Burimeve Njerëzore
  3. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit
  4. Analiza e situatës së institucionit lidhur me detyrimet e prapambetura

 

Për vitin 2018 në tremujorin e fundit të vitit është planifikuar të auditohet Shtëpia e Foshnjes. Ky angazhim auditimin nuk u krye  per shkak se ky institucion ishte subjekt auditimi nga ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social në tremujorin që ishte planifikuar për tu audituar nga Njësia e Auditimit të Brendshëm. Drejtoria e Financës Buxhetit dhe Kontabilitetit ka qënë pjesë e auditimit me subjekt Analiza e situatës së institucionit lidhur me detyrimet e prapambetura.

 

Analiza e situatës së institucionit lidhur me detyrimet e prapambetura

Gjate auditimit te detyrimeve te prapambetura te krijuara nga Bashkia dhe institucionet e varesise konstatuam se nuk ka nje regjister te mirefillte per evidentimin e detyrimeve te prapambetura dhe arsyen perse keto detyrime nuk jane shlyer brenda afateve kohore te percaktuara ne ligj.Gjithashtu as ne buxhetin e vitit 2018 nuk kishte nje ze te vecante per shlyerjen e detyrimeve te prapambetura te Bashkise dhe institucioneve te varesise. Kjo do te ishte e realizueshme duke ndertuar paraprakisht nje plan masash mbi shlyerjen e detyrimeve te prapambetura nga Drejtoria e finance buxhetit dhe kontabilitetit.

Totai i detyrimeve te mbetura deri në datë 30.09.2018 është 332.927.347 lekë.  Nga ana e Bashkisë Vlorë dhe institucioneve të saj të varesisë janë nisur në mënyrë të rregullt raportimet periodike tre mujore  në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë lidhur me detyrimet e prapambetura .

 

 

Ne perfundim te angazhimeve te auditimit per permiresimin e punes ne cdo institucion vartes ne baze te problematikave jane lene rekomandimet perkatese, te cilat jane pranuar nga drejtuesit e institucioneve.

Krahas problematikes se ngritur vihet re se per gjetjet e konstatuara nga audituesit është percaktuar pergjegjesia. Ky fakt konsiderohet si nje tregues pozitiv i performances së auditimit të brendshem dhe tregon se rezultatet e punes janë shtrire pertej konstatimit te gjetjeve.

Percaktimi i pergjegjesive ka sjelle efekt pozitiv dhe ne dhenien e propozimeve per uljen e pasojave të mangesive dhe shkeljeve te konstatuara.

Gjatë vitit 2018, një drejtim mjaft i rëndësishëm i veprimtarisë së auditimit te Brendshem ka qenë vlerësimi dhe zbatimi i standarteve të auditimit. Proceset e auditimit të realizuara janë karakterizuar me :

  • njohjen paraprake të natyrës sësubjektit që auditohet,
  • përcaktimin e drejtimeve dhe çeshtjeve që do të mbulojë auditimi,
  • vlerësimin e riskut të mjedisit të përgjithshëm të kontrollit, vlerësimin e riskut për fushat dhe sistemet dhe materialiteti,
  • transparencën dhe metodën e ballafaqimit me personat përgjegjës.
  • objektiviteti dhe paanësianë vlerësim,
  • përgatitjen e dokumentacionit të auditimit dhe masave rekomanduese

 

Janë dhene rekomandime:

Per permirësimin e proceseve të implementimit te politikave, kuadrit ligjor e procedurial te brendshem e te jashtem që drejton veprimtarine e subjekteve.

Per permiresimin e sistemit të menaxhimit financiar me qellim qe te sigurohet perdorimi me efektivitet, ekonomi dhe efiçencë i fondeve publike

Sikurse percaktohet dhe ne misionin e auditimit te brendshem, objektivi strategjik i tij eshte dhenia e rekomandimeve per permiresimin e sistemit dhe shtimin e vleres se subjektit.

Arritja e ketij objektivi percaktohet ne nje mase te madhe nga cilesia dhe zbatueshmeria e rekomandimeve, por tregon gjithashtu pergjegjesine e auditimit per te gjetur rruget me efektive per ndergjegjesimin e menaxhimit te subjekteve te audituara mbi vleren dhe perfitimet nga zbatimi i rekomandimeve. Eshte e njohur qe pergjegjesia e zbatimit te rekomandimeve rendon mbi vete drejtuesit e subjekteve të audituara, por nga ana tjeter pergjegjesia e auditimit te brendshem nuk kufizohet vetem ne dhenien por dhe në ndjekjen e zbatimit te rekomandimeve pasi dhe rezultatet e punes audituese varen ne nje mase te madhe nga ky faktor.

 

  • Fushat me risk dhe trajtimi i tyre

Në Planin Strategjik të Auditimit të Brendshëm 2018-2012 dhe Planin Vjetor të Njesise së auditimit te Brendshem të Vitit 2018, janë identifikuar dhe vlerësuar risqet kryesore për veprimtarinë e subjekteve publike. Në Ligjin për Auditimin e Brendshëm dhe Manualin e Procedurave janë përcaktuar dhe metodologjitë që përdoren për vlerësimin e riskut dhe pikërisht bazuar në këtë sistem të vlerësimit të riskut, audituesit  programojnë dhe auditimin e fushave dhe subjekteve që paraqiten me një nivel të lartë risku. Qëllimi i këtyre auditimeve nuk ishte vetëm përcaktimi i dëmit të shkaktuar apo përgjegjësive, por mbi të gjitha përmirësimi dhe parandalimi i përsëritjes së shklejeve. Gjatë ushtrimit të auditimit të brëndshëm në të gjithë aktivitetin e njësive shpenzuese është përfshirë vlerësimi dhe funksionimi i kontrollit të brendshëm, klasifikimi dhe mënyra e operimit të tij.

Nga analiza e raporteve vjetore si dhe nga intervistat e realizuara rezulton se përcaktimi i nivelit të riskut është bërë duke marrë në konsideratë faktorët e riskut të cilët në menyrë të përmbledhur do ë përgjithësohen në kategoritë e mëposhtme

  • Sasia e përdorimit të burimeve në dispozicion të institucionit të audituar
  • Zbatimi i ligjshmëerisë, politikave, procedurave
  • Arritja e objektivave dhe rezultateve të pritshme
  • Mirëadministrimi i aseteve publike
  • Mjedisi i kontrollit
  • Kërkesat e raportimit financiar
  • Ndryshimet në organizatë

 

  • Gjetjet kryesore sipas sistemeve:

Në ushtrimin e funksionit të tyre, strukturat e auditimit, kanë nxjerrë në pah hallkat më të dobëta dhe jo funksionale të sistemit, dhe ka punuar per permiresimin e tyre.  Rekomandimet jane pranuar nga titullaret e insitucioneve dhe jane percaktuar dhe afatet e realizimit te tyre. Rekomandimet e ndara sipas prioriteteve paraqiten si vijon

  • Rekomandime per permiresimin e sistemit
  • Rekomandime per permiresimin e kuadrit lidhor
  • Rekomandime te karakterit organizativ
  • Rekomandime per arketim
  • Rekomandime sipas qellimit te institucionit

 

Gjetjet e konstatuara nga strukturat e auditimit të me baze sistemi paraqiten si me poshte:

  • Sistemi i prokurimeve, blerjeve & investimeve                                8
  • Sistemi i pagesave, shpërblime, trajtime, oreve jashte orarit 2
  • Sistemi i kontabilitetit dhe rap.financiar 11
  • Sistemet e qeradhenies                                                              1
  • Sistemi i inventarizimit dhe magazina 3
  • Të ardhura dhe shpenzime 4
  • Sipas qëllimit të institucionit         2

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

  • Vleresimi i sistemit të kontrollit të brendshëm

Vlerësimi i kontrollit të brendshëm është përqëndruar tek procedurat e vendosura dhe të zbatuara për sistemin e menaxhimit të burimeve njerëzore, sistemin e pagesave, procedurat e prokurimit dhe administrimin e procesit të prokurimit, planifikimin e saktë të fondeve buxhetore.Sistemi i kontrollit të brendshëm në subjektet e auditura, vlerësohen në nivel te ulet, pasi në të shumtën e rasteve sistemi nuk është ngritur konform standarteve të kërkuara. Koncepti  i MFKB nuk është kuptuar ende nga institucionet e varësisë. Shumica e institucioneve nuk kane rregullore te detajuar qe te mbulojne aktivitetet e përditshme që lidhen me MFKB.

Sfidë e institucioneve në varësi të Bashkisë është menaxhimi i riskut, komponent kyc në MFKB. Institucionet nuk kanë procedura të dokumentuara në menaxhimin e riskut, nuk identifikojnë, analizojne, vleresojne  dhe nuk ndërmarin veprime për të menaxhuar riskun në arritjen e objektivave te tyre.

Gjatë auditimeve janë konstatuar problematika në mos zbatim të akteve ligjore e nënligjore dhe të procedurave për administrimin e vlerave materiale dhe monetare, ruajtjen e aseteve, kontabilizimin dhe regjistrimin e veprimeve në mbështetje të dokumentave mbështetës justifikues: në kryerjen e operacionave financiare mbi bazën e autorizimeve e dokumentave justifikuese jo të plota, në mos përcaktimin në mënyrë të drejtë e të saktë të detyrave, përgjegjësive dhe funksioneve të punonjësve në rregulloren e brendëshme etj

 

Ceshtjet e derguara per investigim

Njesia e auditiminte Brendshem nuk ka cuar asnje ceshtje per investigim.

 

  1. Rekomandimet
  • Rekomandimet e propozuara

Njësia auditimit të brendshem e  përqëndron një pjesë të madhe të përpjekjeve te saj në dhënien e rekomandimeve, të cilat synojnë përmirësimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm dhe veprimtarisë së subjekteve të audituara për arritjen e objektivave. Për këtë qëllim, vlerësimi i sistemeve të MFK dhe veprimtarisë subjekteve të audituar shoqërohet me dhënien e rekomandimeve, të cilat duhet të jenë të sakta, realiste dhe të zbatueshme. Gjithësej janë lënë 54 rekomandime të listuara sipas subjekteve te audituara.

 

  • Përgjigjia dhe reagimet e menaxhimit

Sikurse përcaktohet   dhe   në   misionin   e   auditimit  të brendshëm, objektivi  strategjik i  tij është dhënia e rekomandimeve për përmirësimin e sistemit dhe shtimin e vlerës së subjektit. Arritja e këtij objektivi përcaktohet në një masë të madhe nga cilësia dhe zbatueshmëria e rekomandimeve, por tregon gjithashtu përgjegjësinë e auditimit për të gjetur rrugët me efektive për ndërgjegjësimin e manaxhimit të subjekteve publike mbi vlerën dhe përfitimet nga zbatimi i rekomandimeve.

Drejtimi ka planifikuar punën për ndjekjen e rekomandimeve të auditimit me plane veprimi të konfirmuara nga titullarët e subjekteve të audituara, për tu siguruar se njësitë kanë ndërmarrë të

gjitha masat ose veprimet e duhura për zbatimin e rekomandimeve apo masave korrigjuese e  këshillave të auditimit.

Veprimtaria e njesise është përmirësuar dhe standartizuar në proceset e raportimit mbi zbatimin e

rekomandimeve nga subjektet e audituara në zbatim të Manualit të Auditimit të Brendshëm.

Respektimi i këtij standarti në formë e cilësi, si dhe respektimi i afatit të raportimit mbi zbatimin e

rekomandimeve të auditimit, mbetet  një nga detyrat kryesore e cila është  nën monitorim sistematik.

Të gjitha subjektet e audituara, i janë përgjigjur rekomandimeve të auditimit për korrigjimin e  parregullsive, duke dëshmuar se ato kanë qënë të duhurat dhe se kanë ndihmuar në përmirësimin e

menaxhimit dhe shtimin e vlerës së subjekteve publike.

Duke e vlerësuar të rëndësishëm dhe qëllim final të auditimit zbatimin e rekomandimeve, në vijim

do vijojë bashkëpunimin me njësitë e audituara, me qëllim që:

  • Rekomandimet të jenë të qarta, të plota, dhe të ndihmojnë subjektin në përmirësimin e punës dhe ndreqjen e parregullsive.
  • Rekomandimet të diskutohen dhe pranohen që gjatë fazës së përgatitjes së Projekt raportit të

auditimit, duke rënë dakord për përshfirjen e tyre në Raportin Final të auditimit.

  • Të respektohet afati ligjor i raportimit të masave të marra nga subjekti i audituar.
  • Caktimin e një zyrtari përgjegjës për ndjekjen dhe raportimin e realizimit të tyre.

 

VI- Monitorimi i sistemit dhe sigurimi i cilesise

Referuar procedurave të përcaktuara në pikën 7.1.1. Vlerësimi i brendshëm i cilësisë që kryhet nga vetë Njësia e Auditimit të Brendshëm” të Manualit të Auditimit të Brendshëm, sqarojmë se rishikimi dhe vlerësimi i cilësisë për materialet e auditimit është realizuar gjatë procesit të auditimit, nga Pergjegjesi i Auditimit të Brendshëm. Me Vendim të Kryetarit të Bashkisë Nr.129 date 11.12.2018 është miratuar programi i sigurimit të cilesisë i cili përbëhet nga 3 komponentë

  1. Monitorimi i vazhdueshëm i veprimtarisë
  2. Vetëvlerësimi periodik
  3. Reagimet e subjektit të audituar

Gjatë sigurimit të cilësisë së punës janë dhënë mendime të bazuara në profesionalizëm duke bërë që raportet e auditimit të jenë përgatitur me objektivitet dhe përgjegjshmëri. Megjithatë duhet pranuar se në drejtim të përmirësimit të cilësisë dhe të zbatimit të standarteve të auditimit, gjithnjë ka vend për përmirësim, duke patur parasysh se këto kërkesa nuk mbeten statike. Për vitin 2018 pas përfundimit të cdo procesi auditimi , nga drejtuesi i njësisë është bërë rishikimi i cilësisë duke bërë shqyrtimin e raporteve të auditimit dhe dokumentave të tjera të administruara në secilën dosje të auditimit.

VII. Analiza e kapaciteteve audituese

  • Probleme te konstatuara ne lidhje me funksionimin e NJAB

Njesia e Auditimit të Brendshëm do të vijojë të përmirësojë eficencën e punës së saj, dhe do rrisë asistencën e saj profesionale në ndihmë të përmirësimit të drejtimit dhe shtimit të vlerës së institucionit duke planifikuar për auditim fusha me risk të lart. Per problematikat e lindura eshte punuar  per gjetjen e zgjidhjeve optimale.

 

  • Kapacitetet audituese

Njësia e Auditimit të Brendshëm ka në strukturë 3 punonjës nga të cilët një përgjegjës dhe dy auditues.

Nr Emer Mbiemer

 

 

Pozicioni

Aktual

Arsimimi

 

Vjetersi ne Auditim Certifikimi si AB, (viti i cert)
1 Lirika Gavani Pergjegjese UT  Fakulteti i Ekonomise, Dega Finance Master ne kontabilitet 11

 

2011

 

2 Emona Gjonaj Inspektore U.V Fakulteti i Ekonomise dega Biznes, Master ne Administrim Publik 9

 

2013

 

3 Launela Dautaj Inspektore U.V. Fakulteti Drejtesise Dega Juridik 7 2014

 

 

  • Zhvillimi i aftesive dhe ngritja nivelit profesional te audituesve

Cdo vit perfaqsuesit e njesise se auditivit te brendshem prane Bashkise Vlore pervec trajnimeve te tjera  individuale  jane pjese e trajnimit te vijueshem te detyrushem  prej 40, organizuar nga Njesia Qendrore e Harmonizimit per Auditimin e Brendshem.

 

  • Analiza e kostos dhe shperndarja e burimeve:

Analiza e kostos

BUXHETI I PLANIFIKUAR
  Treguesit e Kostos së  Burimeve Njerëzore të NJAB Plani
1 Buxheti Gjithsej 2.180.000
2 Paga dhe Sig.Shoqërore 1.930.000
3 Shpenzime Udhëtimi & Dieta 250.000
4 Numri i Punonjësve 3
5 Kosto për Person  (1/5) 727.000

 

Pjesën më të madhe të kostos së auditimit e zënë shpenzimet për paga dhe sig.shoqërore. Nuk eshte planikikuar ansje fond per nevojave të tjera qe lidhen me proceset e auditimit. 

Shperndarja e burimeve

Përllogaritja e burimeve (ditë pune për person) për vitin 2018 jepet në tabelën e mëposhtme:

 

 

BURIMET E PLANIFIKUARA

Shpërndarja e Burimeve Njerëzore të NJAB Dite per tregues Përllogaritja e burimeve
Koha maksimale e vlefshme 780 52 jave*5dite*3 persona
Pushime Vjetore 60 20 dite*3persona
Dite pushimi (Festa Zyrtare) 42 14 dite* 3 persona
Pushime për arsye shëndetësore 30 10 dite*3persona
Angazhime  në trajnime 24 8 dite *3 persona
Angazhime në mbledhje/takime 9 3 dite* 3 persona
Rezerva të Planifikuara (të papritura) 15 5 dite * 3 persona
TOTALI 600                                 200 ditë/person

 

VIII. Konkluzione

  • Konluzione mbi problematikën e punës audituese.

Gjate punës  Auditi i Brendshem ka pasur si synim te  vlerësojë  nëse:

  • Janë respektuar ligjet dhe rregullat në fuqi.
  • Burimet janë përdorur me eficiencë dhe efikasitet.
  • Janë permbushur efektivisht objektivat e planifikuara.
  • Eshtë përftuar dhe përdorur drejtë informacioni financiar dhe operativ, për vendim-marrjen

Puna e kësaj Njësie është mbeshtetur në: analiza, rekomandime, këshilla dhe informacion.

 

  • Prioritetet per vitin e ardhshem
  • Zhvillimi i veprimtarisë audituese në përputhje me praktikat më të mira profesionale
  • Përmirësimi i sistemit të programimit dhe metodologjisë së vlerësimit të riskut sipas sistemeve, me qëllim garantimin e një eficence sa më të lartë në përputhje me fushën për auditim
  • Rritjen e cilësisë së raportimit, duke respektuar standartet në fushën e raportimit lidhur me cilësinë, qartësinë dhe dobishmërine.
  • Realizimi i veprimtarisë audituese të orjentuara nga vlerësimi i riskut dhe në shërbim të menaxhimit.
  • Ritja e nivelit të shërbimit tëauditimit duke synuar kompetencë të lartë, objektivitet maksimal dhe standarte të larta etike.
  • Hartimin e raporteve të auditimit konform standarteve, të bazuara në fakte dhe të vlefshme në ndihmë të menaxhimit për përmirësimin e punës dhe rritjen e e eficences te menaxhimit dhe të operacioneve financiare.

Hyrje në Standardet ndërkombëtare
Auditimi i brendshëm kryhet në mjedise të ndryshme ligjore dhe kulturore; brenda
organizatave madhësia, qëllimi, kompleksiteti, dhe struktura e të cilave ndryshon; dhe nga
persona brenda apo jashtë organizatës. Ndërkohë që dallimet mund të ndikojnë në praktikën e
auditimit të brendshëm në secilin mjedis, përputhshmëria me Standardet ndërkombëtare të
IAB mbi praktikën profesionale të auditimit të brendshëm është thelbësore për përmbushjen e
përgjegjësive të autorëve të brendshëm dhe për aktivitetin e auditimit të brendshëm.
Nëse auditorëve të brendshëm ose aktivitetit të auditimit të brendshëm u lejohet me ligj ose
rregullore që të mos jenë në përputhshmëri me disa pjesë të Standardeve, përputhshmëria me
pjesë pjesët e tjera të Standardeve dhe deklarimet e duhura është e nevojshme.
Nëse Standardet përdoren në lidhje me standardet e lëshuara nga organe të tjera autoritare,
letrat e auditimit të brendshëm mund të citojnë përdorimin e standardeve të tjera, atëherë kur
është e nevojshme. Në këtë rast, kur mes Standardeve dhe standardeve të tjera ekzistojnë
mospërputhje, auditorët e brendshëm dhe aktiviteti i auditimit të brendshëm duhet të jetë në
përputhshmëri me Standardet dhe mund të jenë në përputhshmëri me standardet e tjera nëse
ato janë më kufizuese.
Qëllimi i Standardeve është që të:
1. Përshkruajë parimet themelore që përfaqësojnë praktikën e auditimit të brendshëm.
2. Ofrojë një kornizë për kryerjen dhe nxitjen e një game të gjerë të auditimit të
brendshëm me njohuri në praktika.
3. Krijojë bazën për vlerësimin e kryerjes së auditimit të brendshëm
4. Nxisë proceset dhe operacionet e përmirësuara organizative
Standardet janë kërkesa të detyrueshme të bazuara në parime që përbëhen nga:
• Pasqyrat e kërkesave themelore për praktikimin profesional të auditimit të brendshëm
dhe për vlerësimin e efektivitetit të performancës, të cilat aplikohen ndërkombëtarisht
në nivelet organizative dhe individuale.
• Interpretimet, të cilat i shpjegojnë termat ose konceptet brenda një pasqyre.
Standardet përdorin terma të cilave i u është dhënë kuptim i veçantë dhe përfshihen në fjalor.
Më hollësisht, Standardet përdorin fjalën “e detyrueshme” (must)1
për të cilësuar një kërkesë
të pakushtëzuar dhe fjalën “duhet” (should) atëherë kur pritet përputhshmëria në mos, gjatë
zbatimit të gjykimit profesional, rrethanat e justifikojnë devijimin.

*) http://www.theiia.org/guidance/standards-and-guidance/ippf/standards/full-standards/
1
Shënim i përkthyesit – Fjala “must” dhe “should” kanë të njëjtin kuptim në gjuhën shqipe “duhet” por në gjuhën
angleze “must” përdoret kur jepet një detyrim, urdhër, kurse “should” përdoret kur jepe
INSTITUTI PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM (IIA)

2
Për të kuptuar dhe aplikuar Standardet në mënyrë korrekte, është e nevojshme që të merren
parasysh Pasqyrat dhe interpretimet e tyre si dhe gjithashtu kuptimet e veçanta nga fjalori.
Struktura e Standardeve ndahet në Standardet e atributit dhe performancës. Standardet e
atributit i adresohen vetive të organizatave dhe personave që kryejnë auditimin e brendshëm.
Standardet e performancës përshkruajnë natyrën e auditimit të brendshëm dhe ofrojnë kritere
cilësore me anë të të cilave matet performanca e këtyre shërbimeve. Standardet e atributit dhe
performancës gjithashtu ofrohen për tu zbatuar në të gjitha shërbimet e auditimit të
brendshëm.
Standardet implementuese ofrohen gjithashtu për të zgjeruar standardet e atributit dhe
performancës, duke ofruar kërkesat që aplikohen në aktivitetet e sigurimit (S) dhe të
konsulencës (K).
Shërbimet e sigurimit përfshijnë vlerësimin objektiv të auditorit të brendshëm mbi evidencat
për të ofruar një opinion ose konkluzione të pavarura në lidhje me një entitet, veprim,
funksion, proces, sistem, ose çështje tjetër. Lloji dhe fushëveprimi i angazhimit për sigurim
përcaktohen nga auditori i brendshëm. Në përgjithësi, në shërbimet e sigurimit përfshihen tre
palë: (1) personi ose grupi që përfshihen drejtpërdrejt në një entitet, veprim, funksion, proces,
sistem, ose çështje tjetër, (2) personi ose grupi që bën vlerësimin – auditori i brendshëm, dhe
(3) personi ose grupi që e përdor vlerësimin – përdoruesi.
Shërbimet konsulente kanë natyrë këshillëdhënëse dhe zakonisht kryhen sipas kërkesave të
veçanta të një klienti të angazhuar. Lloji dhe fushëveprimi i angazhimit konsulent i
nënshtrohen marrëveshjes me klientin e angazhuar. Në shërbimet konsulente zakonisht janë të
përfshirë dy palë: (1) personi ose grupi që ofron këshillën – auditori i brendshëm, dhe (2)
personi ose grupi që kërkon ose merr këshillën – klienti i angazhuar. Gjatë kryerjes së
shërbimeve konsulente auditori i brendshëm duhet të ruajë objektivitetin e tij dhe të mos marrë
përgjegjësi menaxhimi.
Rishikimi dhe hartimi i Standardeve është një proces në zhvillim. Bordi për standardet e
auditimit të brendshëm këshillime dhe diskutime përpara se ti lëshojnë Standardet. Kjo
përfshin ftesën për komente publike në të gjithë botën përmes procesit të bërjes publike të
drafteve. Të gjitha draftet për ekspozim gjenden në faqen e internetit të IAB-së si dhe i
dërgohen të gjitha institucioneve të IAB-së.
Sugjerimet dhe komentet në lidhje me Standardet mund ti dërgoni në:
The Institute of Internal Auditors
Standards and Guidance
247 Maitland Avenue
Altamonte Springs, FL 32701-4201, USA
E-mail: guidance@theiia.org
INSTITUTI PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM (IIA)

3
STANDARDET E ATRIBUTIT
1000 – Qëllimi, autoriteti, dhe përgjegjësia
Qëllimi, autoriteti dhe përgjegjësia e aktivitetit të auditimit të brendshëm duhet të përcaktohen
zyrtarisht në një statut për auditim të brendshëm, i cili të jetë në pajtueshmëri me përkufizimin
e auditimit të brendshëm, Kodin e etikës, dhe Standardet. Kryeshefi auditimit duhet të
rishikojë statutin e auditimit të brendshëm në mënyrë periodike dhe t’ia prezantojë atë stafit
menaxhues dhe bordit për aprovim.
Interpretimi:
Statuti i auditimit të brendshëm është një dokument zyrtar i cili përcakton qëllimin, autoritetin,
dhe përgjegjësinë e aktivitetit të auditimit të brendshëm. Ai përforcon pozicionin e aktivitetit
të auditimit të brendshëm brenda organizatës; autorizon qasje në shënime, në personel, dhe
pronë fizike që ka lidhje me performancën e angazhimit; si dhe përcakton fushëveprimin e
aktiviteteve të auditimit të brendshëm. Bordi mban të drejtën për aprovimin final të statutit të
auditimit të brendshëm. .
1000.A1 –Lloji i shërbimeve të sigurimit që i ofrohen organizatës duhet të përcaktohen në
statutin e auditimit të brendshëm. Nëse sigurimet i ofrohen palëve jashtë organizatës, lloji
e këtyre sigurimeve duhet të përcaktohet po ashtu në statutin e auditimit të brendshëm.
1000.C1 – Lloji i Shërbimeve konsulente duhet të përcaktohet në statutin e auditimit të
brendshëm.
1010 – Pranimi i përkufizimit të auditimit të brendshëm, Kodit të etikës dhe Standardeve
nga Statuti i auditimit të brendshëm
Statuti i auditimit të brendshëm duhet të pranojë përkufizimin e auditimit të brendshëm, Kodin
e etikës dhe Standardet. Kryeshefi i auditimit duhet të diskutojë me stafin e lartë menaxhues
dhe bordin rreth përkufizimit të auditimit të brendshëm, Kodit të etikës dhe Standardeve.
1100 – Pavarësia dhe objektiviteti
Aktiviteti i auditimit të brendshëm duhet të jetë i pavarur, dhe auditorët e brendshëm duhet të
jenë objektiv gjatë kryerjes së punës.
Interpretimi:
Pavarësia është të qenit i lirë nga kushtet që kërcënojnë mundësitë e kryerjes së një aktiviteti
të auditimit të brendshëm apo kryeshefin e auditimit që të përmbushë përgjegjësitë e auditimit
të brendshëm në një mënyrë të paanshme. Për të arritur shkallën e nevojshme të pavarësisë
për të përmbushur përgjegjësitë e auditimit të brendshëm sa më me efikasitet, kryeshefi i
auditimit ka qasje të drejtpërdrejtë dhe të pakufizuar në stafin e lartë menaxhues dhe bord.
Kjo mund të arrihet përmes një marrëdhënie të raportimit të dyfishtë. Kërcënimet që i bëhen
pavarësisë duhet të menaxhohen në nivelet individuale, funksionale, angazhuese, dhe
organizative.
Objektiviteti është një qëndrim intelektual i paanshëm që i mundëson auditorit të brendshëm të
zbatojë angazhimet e tij në një mënyrë të tillë që i bën ata të besojnë në produktin e punës së
INSTITUTI PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM (IIA)

4
tyre dhe se nuk janë bërë komprometime në cilësi. Kërcënimet që i bëhen objektivitetit duhet të
menaxhohen në nivelet individuale, funksionale, angazhuese, dhe organizative.
1110 – Pavarësia organizative
Kryeshefi i auditimit duhet të raportojë tek një nivel në kuadër të njësisë që i mundëson
aktivitetit të auditimit të brendshëm të përmbushë përgjegjësitë e veta. Kryeshefi i auditimit
duhet t’i konfirmojë bordit, të paktën një herë në vit, pavarësinë organizative të aktivitetit të
auditimit të brendshëm.
Interpretimi:
Pavarësia organizative është arritur në mënyrë efektive kur kryeshefi i auditimit raporton
funksionalisht tek bordi. Shembuj të raportimeve funksionale te bordi, që përfshijnë bordin:
• Miratimi i kartës së auditimit të brendshëm;
• Miratimi i planit të auditimit të brendshëm të bazuar në rreziqet.
• Marrja e komunikimeve nga ana e shefit ekzekutiv të auditimit mbi performancën e
veprimtarisë së auditimit të brendshëm, në lidhje me ecurinë e planit të saj dhe çështje të
tjera;
• Miratimi i vendimeve në lidhje me emërimin dhe shkarkimin e shefit ekzekutiv të auditimit
dhe,
• Bërja e hetimeve të duhura, të kërkuara nga menaxhimi dhe drejtori ekzekutiv i auditimit
për të përcaktuar nëse ka fusha të papërshtatshme ose burime të kufizuara.
1110.A1 – Aktiviteti i auditimit të brendshëm duhet të jetë i lirë nga ndërhyrjet gjatë
përcaktimit të fushëveprimit të auditimit të brendshëm, kryerjes së punës, dhe komunikimit
të rezultateve.
1111 – Bashkëveprimi i drejtpërdrejtë me bordin
Kryeshefi i auditimit duhet të komunikojë dhe bashkëveprojë në mënyrë të drejtpërdrejtë me
bordin.
1120 – Objektiviteti individual
Auditorët e brendshëm duhet që kenë një qëndrim të drejtë, të paanshëm, dhe të shmangin çdo
konflikt interesi.
Interpretimi:
Konflikti i interesit është një situatë në të cilën një auditor i brendshëm, të cilit i është dhënë
besimi, ka një interes personal ose profesional konkurrimi. Interesa të tilla ia vështirësojnë
auditorit përmbushjen e detyrave të tij/saj në mënyrë të drejtë. Konflikti i interesit ekziston
edhe nëse nuk rezulton ndonjë akt i pamoralshëm ose i gabuar. Konflikti i interesit mund të
krijojë formën e një sjellje të pahijshme e cila mund të rrezikojë besueshmërinë tek auditori i
brendshëm, aktiviteti i auditimit të brendshëm, dhe tek vet profesioni. Një konflikt interesi do
të mund të dëmtonte aftësinë e një individi për të kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tij/saj në
mënyrë objektive.
1130 – Dëmtimi i pavarësisë ose objektivitetit
Nëse pavarësia ose objektiviteti dëmtohen faktikisht ose në dukje, detajet e dëmtimit duhet
INSTITUTI PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM (IIA)

5
Interpretimi:
Dëmtimi i pavarësisë organizative dhe objektiviteti individual mund të përfshijë, por jo të
kufizohet, në konfliktin e interesit personal, ndalimi i qasje në shënime, personel, dhe prona,
si dhe kufizimet e burimeve siç është financimi.
Përcaktimi i palëve të duhura të cilat do të informohen rreth dëmtimit të pavarësisë ose
objektivitetit individual varet nga ajo çka pritet nga përgjegjësitë e aktivitetit të auditimit të
brendshëm dhe kryeshefit të auditimit ndaj stafit të lartë menaxhues dhe bordit siç përshkruhet
në statutin e auditimit të brendshëm, si dhe nga lloji i dëmtimit.
1130.A1 – Auditorët e brendshëm duhet të shmangen nga vlerësimi i veprimeve specifike
për të cilat ata kanë qenë përgjegjës më parë. Objektiviteti supozohet të dëmtohet atëherë
kur një auditor i brendshëm ofron shërbime sigurimi për një aktivitet për të cilin ky auditor
ka pasur përgjegjësi brenda një viti më parë.
1130.A2 – Angazhimet e sigurimit për funksione mbi të cilat kryeshefi i auditimit ka
përgjegjësi duhet të mbikëqyren nga një palë jashtë aktivitetit të auditimit të brendshëm.
1130.C1 – Auditorët e brendshëm mund të ofrojnë shërbime konsulente për veprime mbi të
cilat kanë qenë përgjegjës më parë.
1130.C2 – Nëse auditorëve të brendshëm i është dëmtuar pavarësia ose objektiviteti në
lidhje me shërbimet konsulente të propozuara, klienti i angazhuar duhet të njoftohet përpara
se ai të pranojë angazhimin.
1200 – Zotësia dhe kujdesi i duhur profesional
Angazhimet duhet të kruhen me zotësi dhe me kujdesin e duhur profesional.
1210 – Zotësia
Auditorët e brendshëm duhet të zotërojnë njohuri, aftësi, dhe shkathtësi të tjera që u nevojiten
për të përmbushur përgjegjësitë e tyre individuale. Aktiviteti i auditimit të brendshëm duhet të
zotërojë ose të përftojë njohuri, aftësi dhe shkathtësi të tjera që nevojiten për përmbushjen e
përgjegjësive të tij.
Interpretimi:
Njohuria, aftësitë ,dhe shkathtësitë është një term i përbashkët që i referohet zotësisë
profesionale që kërkohen nga një auditor i brendshëm për të përmbushur përgjegjësitë
profesionale. Auditorët e brendshëm inkurajohen që të demonstrojnë zotësinë e tyre duke
fituar kualifikim dhe certifikata profesionale përkatëse, siç është titulli Auditor i brendshëm i
certifikuar,, si dhe tituj të tjerë të ofruar nga Instituti i Auditorëve të brendshëm dhe
organizata të tjera profesionale përkatëse.
1210.A1 – Kryeshefit të auditimit duhet ti ofrohen këshilla dhe asistencë nëse auditorët e
brendshëm nuk kanë njohuri, aftësi, ose shkathtësi të tjera që nevojiten për përmbushjen e
të gjithë angazhimit, ose një pjese të tij.
INSTITUTI PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM (IIA)

6
1210.A2 – Auditorët e brendshëm duhet të kenë njohuri të mjaftueshme për të vlerësuar
rrezikun e mashtrimit dhe mënyrën se si menaxhohet ai nga organizata, por nuk pritet prej
tyre që ketë përvojën e një personi përgjegjësia primare e të cilit është zbulimi dhe hetimi i
mashtrimit..
1210.A3 – Auditorët e brendshëm duhet të kenë njohuri të mjaftueshme rreth rreziqeve dhe
kontrolleve kryesore në teknologjinë informative dhe në teknikat e auditimit të bazuara në
teknologji në mënyrë që të kryejnë punën që iu është caktuar. Megjithatë, jo nga të gjithë
auditorët e brendshëm pritet që të kenë profesionalizmin e një auditori të brendshëm
përgjegjësia primare e të cilit është auditimi i teknologjisë informative.
1210.C1 – Kryeshefi i auditimit duhet të refuzojë angazhimin e konsulencës ose të marrë
këshilla dhe ndihmë nëse audituesve të brendshëm u mungojnë njohuritë, aftësitë apo
kompetencat e tjera të nevojshme për kryerjen e të gjithë ose një pjese të angazhimit.
1220 – Kujdesi i duhur profesional
Auditorët e brendshëm duhet të zbatojnë kujdesin dhe aftësitë që priten ti ketë një auditor i
brendshëm mjaft i matur dhe i shkathët. Kujdesi i duhur profesional nuk nënkupton
pagabueshmëri.
1220.A1 – Auditorët e brendshëm duhet të praktikojnë kujdesin profesional duke marrë
parasysh:
• Shkallën e punës që nevojitet për të arritur objektivat e angazhimit
• Rëndësinë, ndërlikueshmërinë relative të çështjeve domethënëse të çështjeve në të
cilat aplikohen procedurat e sigurimit;
• Përshtatshmërinë dhe efikasitetin e qeverisjes, menaxhimin e rrezikut, dhe proceset
e kontrollit;
• Probabilitetin e gabimeve të rëndësishme, mashtrimeve, ose mos pajtueshmërisë
• Koston e sigurimit në lidhje me përfitimet e mundshme.
1220.A2 – Gjatë praktikimit të kujdesit të duhur profesional auditorët e brendshëm duhet të
marrin parasysh përdorimin e auditimit të bazuar në teknologji dhe teknikat e tjera për
analizimin e të dhënave.
1220.A3 – Auditorët e brendshëm duhet të jenë vigjilent ndaj rreziqeve të rëndësishme që
mund të ndikojnë në objektivat, veprimet, ose burimet. Megjithatë, vetëm procedurat e
sigurimit, edhe atëherë kur kryhen me kujdes të duhur profesional, nuk garantojnë se do të
identifikohen të gjitha rreziqet.
1220.C1 – Auditorët e brendshëm duhet të praktikojnë kujdesin e duhur profesional gjatë
angazhimit konsulent duke pasur parasysh:
• Nevojat dhe pritjet e klientit, duke përfshirë llojin, afatin, dhe komunikimin e
rezultateve të nga angazhimi;
• Ndërlikueshmërinë relative dhe vëllimin e punës që nevojitet për të arritur
objektivat e angazhimit;
• Koston e angazhimit konsulent në lidhje me përfitimet e mundshme
INSTITUTI PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM (IIA)

7
1230 – Zhvillimi i vazhdueshëm profesional
Auditorët e brendshëm duhet të rrisin njohuritë, aftësitë, dhe shkathtësitë e tjera të tyre përmes
zhvillimit të vazhdueshëm profesional.
1300 – Programi për përmirësimin dhe sigurimin e cilësisë
Kryeshefi i auditimit duhet të krijojë dhe të mirëmbajë një program për përmirësimin dhe
sigurimin e cilësisë, i cili do të mbulonte të gjitha aspektet e aktivitetit të auditimit të
brendshëm.
Interpretimi:
Programi për përmirësimin dhe sigurimin e cilësisë është dizajnuar për të mundësuar
vlerësimin e përputhshmërisë së aktivitetit të auditimit të brendshëm me përkufizimin e
auditimit të brendshëm dhe me Standardet, si dhe për të vlerësuar nëse auditorët e brendshëm
e zbatojnë Kodin e etikës. Programi gjithashtu vlerëson efikasitetin dhe efektivitetin e
aktivitetit të auditimit të brendshëm dhe identifikon mundësitë për përmirësim..
1310 – Kërkesat e Programit për përmirësimin dhe sigurimin e cilësisë
Programi për përmirësimin dhe sigurimin e cilësisë duhet të përfshijë si vlerësimet e
brendshme ashtu edhe ato të jashtme.
1311 – Vlerësimet e brendshme:
Vlerësimet e brendshme duhet të përfshijnë:
• Monitorimin e vazhdueshëm të performancës së aktivitetit të auditimit të brendshëm;
• Rishikimet periodike të kryera përmes vet-vlerësimit ose nga ndonjë person tjetër
brenda organizatës që ka njohurinë e mjaftueshme mbi praktikat e auditimit të
brendshëm.
Interpretimi:
Monitorimi i vazhdueshëm është një pjesë integrale e mbikëqyrjes, rishikim, dhe matjes së
përditshme të aktivitetit të auditimit të brendshëm. Monitorimi i vazhdueshëm përfshihen në
praktikat dhe politikat e zakonshme të aktiviteti të auditimit të brendshëm dhe përdor proceset,
mjetet, dhe informacionin të konsideruara si të nevojshme për vlerësimin e përputhshmërisë
me përkufizimin e auditimit të brendshëm, Kodin e etikës, dhe Standardet.
Rishikimet periodike janë llogaritje që kryhen për të vlerësuar përputhshmërinë me
përkufizimin e auditimit të brendshëm, Kodin e etikës, dhe Standardet.
Njohuritë e mjaftueshme të praktikave të auditimit kërkojnë të paktën njohuri të të gjitha
elementeve të Kornizës ndërkombëtare të praktikave profesionale.
1312 – Vlerësimi i jashtëm
Vlerësimet e jashtme duhet të kryhen të paktën çdo 5 vjet nga një recensues i pavarur ose ekip
recensues jashtë organizatës. Kryeshefi i auditimit duhet të diskutojë me bordin për:
• Nevojën për më shumë vlerësime të jashtme; dhe
INSTITUTI PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM (IIA)

8
• Kualifikimet dhe pavarësinë e recensuesit të jashtëm, ose ekipit recensues, duke
përfshirë çdo konflikt interesi të mundshëm.
Interpretimi
Një recensues, ose ekip recensues, i kualifikuar përbëhet nga persona të cilët janë të zotë në
praktikat profesionale të auditimit të brendshëm dhe procesin e vlerësimit të jashtëm.
Vlerësimi i zotësisë së recensuesit dhe ekipit recensues është një vlerësim që merr parasysh
përvojën profesionale në auditimin e brendshëm dhe kredencialet profesionale të personave
që përzgjidhen për të bërë recensionin. Vlerësimi i kualifikimeve gjithashtu merr parasysh
përmasat dhe ndërlikueshmërinë e organizatave me të cilën recensuesit ose ekipi recensues
janë shoqëruar në lidhje me organizatën për të cilën bëhet vlerësimi i auditimit të brendshëm,
si dhe gjithashtu nevojën për njohuri të veçanta mbi një sektor, industri, ose teknikë.
Një recensues i pavarur ose ekip recensues nënkupton kur nuk ka ndonjë konflikt interesi as
real dhe as në dukje dhe të mos qenit pjesë, ose nën kontrollin, e organizatës të cilës i takon
aktiviteti i auditimit të brendshëm.
1320 – Raportimi mbi programin për përmirësimin dhe sigurimin e cilësisë
Kryeshefi i auditimit duhet t’ia komunikojë rezultatet e programit për përmirësimin dhe
sigurimin e cilësisë stafit të lartë menaxhues dhe bordit.
Interpretimi:
Mënyra, përmbajtja, dhe shpeshtësia e komunikimit të rezultateve të programit për
përmirësimin dhe sigurimin e cilësisë caktohet në diskutimet me stafin e lartë menaxhues dhe
bordin, ku dhe merren parasysh përgjegjësitë e aktivitetit të auditimit të brendshëm dhe të
kryeshefit të auditimit ashtu siç janë në përmbajtjen e statutit të auditimit të brendshëm. Për të
demonstruar përputhshmëri me përkufizimin e auditimit të brendshëm, Kodin e etikës, dhe
Standardet, rezultatet e jashtme dhe të brendshme periodike komunikohen pasi këto vlerësime
të kenë mbaruar dhe rezultatet e monitorimit të vazhdueshëm komunikohen të paktën një herë
një vit. Rezultatet përfshijnë vlerësimet e recensuesit ose ekipit recensues në lidhje me
shkallën e performancës.
1321 – Përdorimi i “është në përputhje me Standardet ndërkombëtare për praktikimin
profesional të auditimit të brendshëm ”
Kryeshefi i auditimit mund të deklarojë se aktiviteti i auditimit të brendshëm është në
përputhje me Standardet Ndërkombëtare për Praktikat Profesionale të Auditimit të Brendshëm
vetëm nëse rezultatet e sigurimit të cilësisë dhe programit të përmirësimit e mbështesin këtë
deklaratë.
Interpretimi:
Aktiviteti i auditimit të brendshëm është në përputhje me standardet, kur ai arrin rezultatet e
përshkruara në Përkufizimin e Auditimit të Brendshëm, Kodin e Etikës dhe Standardet.
Rezultatet e sigurimit të cilësisë dhe programit të përmirësimit, përfshijnë rezultatet e dy
vlerësimeve: të brendshme dhe të jashtme. Të gjitha aktivitetet e auditimit të brendshëm duhet
të jenë rezultat i vlerësimeve të brendshme. Aktivitetet e auditimit të brendshëm në ekzistencë,
të paktën një herë në pesë vjet duhet të kenë rezultatet e vlerësimeve të jashtme.
INSTITUTI PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM (IIA)

9
1322 – Njoftimi për mospërputhshmërinë
Kur mos përputhshmëria me përkufizimin e auditimit të brendshëm, Kodin e etikës, ose
Standardet, ndikon në veprimtarinë ose fushëveprimin e përgjithshëm të aktivitetit të
auditimit të brendshëm, kryeshefi i auditimit duhet të njoftojë stafin e lartë menaxhues dhe
bordin për këtë mos përputhshmëri dhe ndikimin e saj.
Standardet e Performancës
2000 – Menaxhimi i aktivitetit të auditimit të brendshëm
Kryeshefi i auditimit duhet të menaxhojë në mënyrë efektive aktivitetin e auditimit të
brendshëm për të siguruar se ai ia shton vlerën organizatës.
Interpretimi:
Aktiviteti i auditimit të brendshëm është menaxhuar në mënyrë efektive kur:
• Rezultatet e punës së aktivitetit të auditimit të brendshëm arrijnë qëllimet dhe
përgjegjësitë e përfshira në kartën auditimit të brendshëm;
• Aktiviteti i auditimit të brendshëm është në përputhje me përkufizimin e auditimin e
brendshëm dhe standardet; dhe
• Individët që janë pjesë e aktivitetit të auditimit të brendshëm demonstrojnë përputhje
me Kodin e Etikës dhe Standardet.
Aktiviteti i auditimit të brendshëm shton vlerën e organizatës (dhe palëve të interesuara të
saj), kur ai jep siguri objektive dhe të rëndësishme, dhe kontribuon në efektivitetin dhe
efikasitetin e qeverisjes, menaxhimin e rrezikut, dhe proceset e kontrollit.
2010 – Planifikimi
Për të përcaktuar prioritetet e aktivitetit të auditimit të brendshëm në pajtueshmëri me qëllimet
e organizatës, Kryeshefi i auditimit duhet të hartojë plane të bazuara në rreziqet.
Interpretimi:
Kryeshefi i auditimit është përgjegjës për hartimin e një plani të bazuar në rreziqe. Ai merr
parasysh kornizën e organizatës për menaxhimin e rrezikut, duke përfshirë këtu edhe nivelet e
rrezikut të pranueshëm të caktuar nga stafi menaxhues për aktivitete ose pjesë të ndryshme të
organizatës.
Nëse nuk ekziston ndonjë kornizë, kryeshefi i auditimit përdor vlerësimit të tij/saj të rreziqeve
pasi të jetë konsultuar me stafin e lartë menaxhues dhe bordin.
2010.A1- Plani i angazhimeve për aktivitetin e auditimit të brendshëm duhet të bazohet mbi
një vlerësim të dokumentuar të rrezikut, i ndërmarrë të paktën një herë në vit. Të dhënat
nge stafi i lartë menaxhues dhe bordi duhet të merren parasysh në këtë proces.
2010.A2- Kryeshefi i auditimit duhet të identifikojë dhe të marrë parasysh pritjet e
menaxhimit të lartë, të bordit, dhe aktorëve tjerë të interesuar për opinionet e auditimit të
brendshëm dhe konkluzionet e tjera.
INSTITUTI PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM (IIA)

10
2010.C1- Kryeshefi i auditimit duhet të marrë në konsideratë që të pranojë angazhimet
konsulente të propozuara duke u bazuar mbi mundësitë e këtij angazhimi për të përmirësuar
menaxhimin e rrezikut, shtimin e vlerës, dhe përmirësimin e veprimeve të organizatës.
Angazhimet e pranuara duhet të përfshihen në plan.
2020 – Komunikimi dhe aprovimi
Kryeshefi duhet t’ia komunikojë stafit të lartë menaxhues dhe bordit për rishikim dhe
aprovim planet dhe kërkesat burimore të aktivitetit të auditimit të brendshëm, duke përfshirë
ndryshimet e përkohshme të rëndësishme. Kryeshefi i auditimit duhet gjithashtu duhet të
komunikojë edhe ndikimin e kufizimeve në burim.
2030 – Menaxhimi i burimit
Kryeshefi i auditimit duhet të sigurojë se burimet e auditimit të brendshëm janë të duhura, të
mjaftueshme, dhe se shfrytëzohen në mënyrë efektive për të realizuar planin e aprovuar.
Interpretimi:
Termi “të duhura” i referohet përzierjes së njohurisë, aftësive, dhe shkathtësive të tjera që
nevojiten për zbatimin e planit; “të mjaftueshme” i referohet sasisë së burimeve që nevojiten
për realizimin e planit. Burimet shfrytëzohen në mënyrë efektive kur përdoren në një mënyrë
që optimizon realizimin e planit të aprovuar.
2040 – Politikat dhe procedurat
Kryeshefi i auditimit duhet të hartojë politika dhe procedura për të drejtuar aktivitetin e
auditimit të brendshëm.
Interpretimi:
Forma dhe përmbajtja e politikave dhe procedurave varen nga madhësia dhe struktura e
aktivitetit të auditimit të brendshëm dhe ndërlikueshmërisë së punës së tij.
2050 – Koordinimi
Kryeshefi i auditimit mund të ndajë informacionin dhe të koordinojë aktivitetet me ofruesit e
jashtëm dhe të brendshëm të shërbimeve të sigurimit dhe konsulencës për të siguruar
përfshirjen e duhur dhe minimizuar dyfishimin e përpjekjeve.
2060 – Raportimi tek stafi i lartë menaxhues dhe bordi
Kryeshefi i auditimit duhet ti raportojë në mënyrë periodike stafit të lartë menaxhues dhe
bordit mbi qëllimin, autoritetin, përgjegjësinë e aktivitetit të auditimit të brendshëm si dhe
performancës në lidhje me planin e tij. Raportimi duhet të përfshijë çështje të rëndësishme të
kontrollin dhe ekspozimin ndaj rrezikut, duke përfshirë rrezikun nga mashtrimi, çështje të
qeverisjes, dhe çështje të tjera të nevojshme ose të kërkuara nga stafi i lartë menaxhues dhe
bordi.
Interpretimi:
Shpeshtësia dhe përmbajtja e raportimit përcaktohen në diskutim me stafin e lartë menaxhues
dhe bordin, si dhe varen nga rëndësia e informacionit që do të komunikohet dhe nga urgjenca
e veprimeve përkatëse që duhet të merren nga stafi i lartë menaxhues dhe bordi.
INSTITUTI PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM (IIA)

11
2070- Siguruesi i shërbimit të jashtëm dhe përgjegjësia organizative për Auditim të
Brendshëm
Kur një ofrues i shërbimit të jashtëm shërben si aktivitet i auditimit të brendshëm, ofruesi
duhet të jetë i vetëdijshëm se organizata ka përgjegjësinë për mbajtjen e një veprimtarie
efektive të auditimit të brendshëm.
Interpretimi:
Kjo përgjegjësi është demonstruar përmes sigurimit të cilësisë dhe programit të përmirësimit,
të cilat vlerësojnë përputhjen me Përkufizimin e auditimin e brendshëm, Kodin e Etikës dhe
Standardet.
2100 – Natyra e punës
Aktiviteti i auditimit të brendshëm duhet të vlerësojë dhe të kontribuojë në përmirësimin e
qeverisjes, menaxhimit të rrezikut, dhe proceset e kontrollit duke përdorur një qasje
sistematike dhe të disiplinuar.
2110 – Qeverisja
Aktiviteti i auditimit të brendshëm duhet të vlerësojë dhe të bëjë rekomandimet e duhura për
përmirësimin e procesit të qeverisjes gjatë arritjes së objektivave të saj të mëposhtme:
• Nxitja e vlerave dhe etikës së duhur brenda organizatës;
• Sigurimi i llogaridhënies dhe menaxhimit efektiv të performancës organizative;
• Komunikimi i informacionit rreth rrezikut dhe kontrollit tek fushat e duhura të
organizatës
• Koordinimi i aktiviteteve dhe komunikimi i informacionit mes bordit, auditorëve të
brendshëm dhe të jashtëm dhe stafit menaxhues
2110.A1- Aktiviteti i auditimit të brendshëm duhet të vlerësojë dizajnin, zbatimin, dhe
efikasitetin e objektivave, strategjive dhe aktiviteteve të organizatës në lidhje me etikën.
2110.A2 – Aktiviteti i auditimit të brendshëm duhet të vlerësojë nëse qeverisja e
teknologjisë informative e organizatës përkrah dhe mbështet strategjitë dhe objektivat e
organizatës.
2120 – Menaxhimi i rrezikut
Aktiviteti i auditimit të brendshëm duhet të vlerësojë efikasitetin dhe të kontribuojë në
përmirësimin e proceseve të menaxhimit të rrezikut.
Interpretimi:
Përcaktimi nëse proceset e menaxhimit të rrezikut janë efektive vjen si vlerësimin që rezulton
nga vlerësimi i auditorit të brendshëm se:
• Objektivat organizative përkrahin dhe radhiten me misionin e organizatës;
• Rreziqet e rëndësishme janë identifikuar dhe vlerësuar;
• Përgjigjet e duhura ndaj rrezikut janë përzgjedhur dhe radhiten me rreziqet dhe
rreziqet e pranueshme të organizatës;
INSTITUTI PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM (IIA)

12
• Informacioni relevant për rrezikun është marrë dhe komunikuar në kohën e duhur
nëpër organizatë, duke i mundësuar stafit, stafit menaxhues dhe bordit që të
përmbushin përgjegjësitë e tyre.
Aktiviteti i auditimit të brendshëm mund të mbledh informacione për të mbështetur këtë
vlerësim gjatë angazhimeve të shumta. Rezultatet e këtyre angazhimeve, kur shikohen së
bashku, japin një kuptim mbi proceset e menaxhimit të rreziqeve në organizatë dhe
efektivitetin e tyre.
Proceset e menaxhimit të rrezikut monitorohen përmes aktiviteteve të vazhdueshme të
menaxhimit, vlerësimeve të ndara, ose nga të dyja së bashku.
2120.A1- Aktiviteti i auditimit të brendshëm duhet të vlerësojë ekspozimin ndaj rrezikut në
lidhje me qeverisjen, veprimet, sistemet informative të organizatës, që kanë të bëjnë me:
• Besueshmërinë dhe integritetin e informacionit operativ dhe financiar.
• Efikasitetin dhe efektivitetin e veprimeve.
• Ruajtjen e pasurive;
• Pajtueshmërinë me ligjet, rregulloret, dhe kontratat.
2120.A2 – Aktiviteti i auditimit të brendshëm duhet të vlerësojë mundësinë që një
mashtrim mund të ndodhë dhe mënyrën se si organizata e menaxhon rrezikun për
mashtrim.
2120.C1 – Gjatë angazhimeve konsulente, auditorët e brendshëm duhet të adresojnë
rrezikun në përbërje me objektivat e angazhimit dhe duhet të jetë vigjilent ndaj ekzistimit të
ndonjë rreziku tjetër të rëndësishëm.
2120.C2 – Auditorët e brendshëm duhet të përfshijnë njohurinë mbi rrezikun që e kanë
fituar gjatë angazhimeve konsulente në vlerësimin që ata i bëjnë proceseve të menaxhimit
të rrezikut të organizatës.
2120.C3 – Gjatë asistimit të stafit menaxhues për krijimin ose përmirësimin e proceseve
për menaxhimin e rrezikut, auditorët e brendshëm duhet të mënjanojnë marrjen e ndonjë
përgjegjësie menaxhimi kur faktikisht bëjnë menaxhimin e rrezikut.
2130 – Kontrolli
Aktiviteti i auditimit të brendshëm duhet të ndihmojë organizatën që të ruajë kontrollet
efektive duke vlerësuar efikasitetin dhe efektivitetin e tyre si dhe duke nxitur përmirësime të
vazhdueshme.
2130.A1- Aktiviteti i auditimit të brendshëm duhet të vlerësojë përshtatshmërinë dhe
efikasitetin e kontrolleve duke iu përgjigjur rreziqeve brenda qeverisjes, veprimeve,
sistemeve informative të organizatës, që kanë të bëjnë me:
• Besueshmërinë dhe integritetin e informacionit operativ dhe financiar.
• Efikasitetin dhe efektivitetin e veprimeve.
• Ruajtjen e pasurive;
INSTITUTI PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM (IIA)

13
• Pajtueshmërinë me ligjet, rregulloret, dhe kontratat
2130.C1 – Auditorët e brendshëm duhet ti përfshijnë njohuritë e tyre mbi kontrollin të
fituara nga angazhimet konsulente në vlerësimin që i bëjnë proceseve të kontrollit të
organizatës.
2200 – Planifikimi i angazhimit
Auditorët e brendshëm duhet të hartojnë dhe dokumentojnë një plan për çdo angazhim, duke
përfshirë edhe objektivat, fushëveprimin, qëllimin, afatet kohore, dhe ndarjen e burimeve të
angazhimit.
2201 – Çka duhet të merret parasysh gjatë planifikimit
Gjatë planifikimit të angazhimit auditorët e brendshëm duhet të marrin parasysh:
• Objektivat e aktivitetit i cili recensohet dhe mjetet me të cilat aktiviteti kontrollon
performancën e tij.
• Rreziqet e rëndësishme ndaj aktivitetit, objektivat e tij, burimet, veprimet, dhe mjetet
me të cilat ndikimi i mundshëm i rrezikut mbahet në një nivel të pranueshëm.
• Përshtatshmëria e efektivitetit të menaxhimit të rrezikut të aktivitetit dhe proceset e
kontrollit në krahasim me kornizën përkatëse të kontrollit ose modelin.
• Mundësitë për bërjen e përmirësimeve të rëndësishme në menaxhimin e rrezikut të
aktiviteti dhe proceseve të kontrollit.
2201.A1- Gjatë planifikimit të një angazhimi për palët jashtë organizatës, auditorët e
jashtëm duhet të bëjnë një dokument të shkruar mirëkuptimi rreth objektivave,
fushëveprimit, përgjegjësive përkatëse, duke përfshirë kufizimet dhe shpërndarjen e
rezultateve të angazhimit dhe qasjen në të dhënat e angazhimit.
2201.C1- Auditorët e brendshëm duhet të kenë një mirëkuptim me klientët e angazhimit
konsulent rreth objektivave, fushëveprimit, përgjegjësitë përkatëse dhe pritjet e tjera të
klientit. Për angazhimet e rëndësishme ky mirëkuptim duhet të dokumentohet.
2210 – Objektivat e angazhimit
Objektivat duhet të krijohen për çdo angazhim.
2210.A1- Auditorët e brendshëm duhet të kryejnë një vlerësim paraprak të rrezikut përkatës
në lidhje me aktivitetin të cilit i bëhet recensioni. Objektivat e angazhimit duhet të
reflektojnë rezultatet e këtij vlerësim.
2210.A2- Auditorët e brendshëm duhet të marrin parasysh probabilitetin e gabime të
rëndësishme, mashtrimeve, dhe ekspozimeve të tjera gjatë hartimit të objektivave të
angazhimit.
2210.A3- Për të vlerësuar kontrollet nevojiten kritere adekuate. Auditorët e brendshëm
duhet të konstatojnë nivelin në të cilin stafi menaxhues i ka hartuar kriteret adekuate për të
përcaktuar nëse janë arritur objektivat dhe qëllimet. Nëse janë adekuate, auditorët e
brendshëm duhet ti përdorin këto kritere në vlerësimet e tyre. Nëse nuk janë adekuate,
INSTITUTI PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM (IIA)

14
auditorët e brendshëm duhet të punojnë me stafin menaxhues për ti hartuar kriteret e duhura
për vlerësim.
2210.C1- Objektivat e angazhimit konsulent duhet të adresohen tek qeverisja, menaxhimi i
rrezikut, dhe proceset e kontrollit në atë nivel që është rënë dakord me klientin.
2210.C2- Objektivat e angazhimeve të konsulencës duhet të jenë në përputhje me vlerat,
strategjitë, dhe objektivat e organizatës.
2220 –Fushëveprimi i angazhimit
Fushëveprimi i përcaktuar duhet të jetë i mjaftueshëm në mënyrë që të plotësojë objektivat e
angazhimit.
2220.A1- Fushëveprimi i angazhimit duhet të përfshijë konsideratën ndaj sistemeve,
regjistrave, personelit, dhe pasurisë fizike relevante dhe duke përfshirë gjithashtu edhe ato
që janë nën kontrollin të palëve të treta.
2220.A2 – Nëse ndodhë një mundësi për konsultim të rëndësishëm gjatë angazhimit të
sigurimit, një marrëveshje në të shkruar duhet të arrihet sikurse tek objektivat,
fushëveprimi, përgjegjësitë përkatëse, dhe pritjet e tjera dhe rezultatet e angazhimit
konsulent duhet te komunikohen ne pajtueshmëri me standardet konsulente apo këshilluese.
2220.C1- Gjatë kryerjes së angazhimit konsulent, auditorët e brendshëm duhet që të
sigurohen se fushëveprimi i angazhimit është i mjaftueshëm në mënyrë që të adresojnë dhe
të pajtohen për objektivat. Nëse Auditorët e brendshëm zhvillojnë rezerva në lidhje me
fushëveprimin përgjatë angazhimit, këto rezerva duhet të diskutohen me klientin për të
përcaktuar se a duhet të vazhdojnë me angazhimin.
2220.C2 – Gjatë angazhimeve të konsulencës, auditët e brendshëm duhet të adresojnë
kontrollet në përputhje me objektivat e angazhimit dhe të jenë vigjilent për çështje të
rëndësishme të kontrollit.
2230 – Alokimi i burimeve të angazhimit
Auditorët e brendshëm duhet që të përcaktojnë burime të mirëfillta dhe të mjaftueshme për
arritjen e objektivave të angazhimit duke u bazuar në vlerësimin e natyrës dhe kompleksitetit
të secilit angazhim, kufizimet e kohës dhe burimet në dispozicion.
2240 – Programi i punës së angazhimit
Auditorët e brendshëm duhet të zhvillojnë dhe dokumentojnë programe të punës të cilat arrijnë
objektivat e angazhimit.
2240.A1- Programet e punës duhet të përfshijnë procedurat për identifikimin, analizimin,
vlerësimin dhe dokumentimin e informatave gjatë angazhimit. Programi i punës duhet që të
aprovohet para se të implementohet, dhe çfarëdo përshtatje duhet të aprovohet në mënyrë të
rregullt.
2240.C1 – Programet punuese për konsultimin e angazhimit mund të ndryshojë nga
përmbajtja varësisht nga natyra e angazhimit.
INSTITUTI PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM (IIA)

15
2300 – Kryerja e angazhimit
Auditorët e brendshëm duhet të identifikojnë, analizojnë, vlerësojnë dhe dokumentojnë
informata të mjaftueshme për të arritur objektivat e angazhimit.
2310 – Identifikimi i informacionit
Auditorët e brendshëm duhet të identifikojnë informata të mjaftueshme, të besueshme,
relevante dhe të dobishme për të arritur objektivat e angazhimeve.
Interpretimi:
Informatat e mjaftueshme janë faktike, adekuate, dhe bindëse duke mundësuar kështu që një
person i matur, i informuar të vinte deri te konkluzioni sikurse auditori. Informacion i
besueshëm është informacioni më i mirë i arritshëm përmes përdorimit të teknikave të duhura
të angazhimit. Informata relevante mbështet vërejtjet dhe rekomandimet e angazhimit dhe
është në përputhje me objektivat e angazhimit. Informatat e dobishme ndihmojnë organizatën
për të përmbushur qëllimet e saj.
2320 – Analizimi dhe vlerësimi
Auditorët e brendshëm duhet të bazojnë rezultatet e konkluzioneve dhe angazhimeve me
analiza dhe vlerësime të duhura.
2330 – Dokumentimi i informacioneve
Auditorët e brendshëm duhet të dokumentojnë informacionet relevante për të mbështetur
konkluzionet dhe rezultatet e angazhimit.
2330.A1- Kryeshefi i auditimit duhet të kontrollojë qasjen në regjistrat e angazhimeve.
Kryeshefi i auditimit duhet të marr miratimin apo aprovimin nga stafi i lartë menaxhues i
lartë dhe ose këshilla ligjore para se të lëshoj regjistra të tillë tek palët e jashtme, sipas
rastit.
2330.A2- Kryeshefi i auditimit duhet të zhvilloj kërkesat për mbajtjen e dosjes së
regjistrave të angazhimit, pavarësisht se nga vendi në të cilin regjistrat janë të deponuar apo
të ruajtur. Këto kërkesa duhet të mbahen në përputhje me udhëzimet e organizatës dhe çdo
kërkese përkatëse rregullatore apo kërkesave të tjera.
2330.C1- Kryeshefi i auditimit duhet të zhvillojnë politika qeverisëse mbi kujdestarinë dhe
mbajtjen e regjistrave të angazhimit, e gjithashtu edhe lirimin apo ofrimin e tyre ndaj
palëve të brendshme apo të jashtme. Këto rregullore duhet të jenë në pajtueshmëri me
udhëzimet e organizatës dhe çdo kërkese përkatëse rregullatore ose kërkesave të tjera.
2340 – Mbikëqyrja e angazhimit
Angazhimet duhet të jenë të mbikëqyrura në mënyrë të rregullt për tu siguruar se objektivat
janë arritur, është siguruar që kualiteti dhe personeli janë zhvilluar apo ngritur.
Interpretimi:
Kërkesa e nivelit të mbikëqyrjes do të varet nga profesionalizmi dhe përvoja e auditorëve të
brendshëm dhe nga kompleksiteti i angazhimit. Kryeshefi i angazhimit ka përgjegjësi të
përgjithshme për mbikëqyrjen e angazhimit, pavarësisht a është e kryer nga apo për aktivitetin
INSTITUTI PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM (IIA)

16
e auditimit të brendshëm, por mund të caktoj në mënyrë të përshtatshme anëtarë me përvojë
për aktivitete të auditimit të brendshëm për të kryer rishikimin. Evidencat e një mbikëqyrje të
duhur duhet të dokumentohet dhe të ruhet.
2400 – Komunikimi i rezultateve
Auditorët e brendshëm duhet ti komunikojnë rezultatet e angazhimit.
2410 – Kushtet e komunikimit
Komunikimet duhet të përfshijnë objektivat e angazhimit si dhe fushëveprimin e gjithashtu
edhe konkluzionet e aplikueshme, rekomandimet dhe planet e veprimit.
2410.A1- Komunikimi përfundimtar i rezultateve të angazhimit duhet që sipas nevojës të
përmbajë opinion e përgjithshëm të audituesit të brendshëm dhe/apo konkluzionet. Kur të
jepet, opinioni apo konkluzioni duhet të marrë në konsideratë pritjet e menaxhmentit të
lartë, bordit dhe palëve të tjera të interesuara dhe duhet të jetë i mbështetur nga informata të
mjaftueshme, të besueshme, relevante dhe të dobishme.
Interpretimi:
Opinionet në nivelin e angazhimit mund të jenë vlerësime, konkluzione, apo përshkrime të
tjera të rezultateve. Një angazhim i tillë mund të jetë në lidhje me kontrollin e proceseve të
veçanta, rreziqeve, apo njësive të biznesit. Formulimi i mendimeve të tilla kërkon marrjen
në konsideratë të rezultateve të angazhimit dhe rëndësinë e tyre.
2410.A2- Auditorët e brendshëm janë të inkurajuar të vërtetojnë performancë të kënaqshme
në komunikimin e angazhimit.
2410.A3- Kur të ofrohen rezultatet e angazhimit tek palët jashtë organizatës, komunikimi
duhet të përfshij kufizimin e shpërndarjes dhe përdorimit të rezultateve.
2410.C1- Komunikimi i përparimit dhe rezultateve të angazhimeve konsulente do të
ndryshojnë në formë dhe përmbajtje varësisht nga lloji i angazhimit dhe nevojat e klientit.
2420 – Kualiteti i komunikimeve
Komunikimet duhet të jenë të sakta, objektive, të qarta, koncize, konstruktive, komplete, dhe
me kohë.
Interpretimi:
Komunikimet e sakta nuk përmbajnë nga gabime dhe shtrembërime dhe janë plotësisht të
besueshme duke nënvizuar faktet. Komunikimet objektive janë të drejta, të paanshme, dhe janë
rezultate te një vlerësimi të drejtë dhe të balancuar të të gjitha fakteve dhe kushteve
relevante. Komunikimet e qarta kuptohen lehtë dhe janë logjike, duke shmangur gjuhën
teknike të panevojshme dhe ofrojnë të gjitha informatat e rëndësishme dhe relevante.
Komunikimet koncize janë deri në një masë dhe shmangin elaborimet e panevojshme, detale të
panevojshme, dhe fjalë të tepërta .Komunikimet konstruktive janë ndihmesë për klientin e
angazhuar dhe organizatën dhe udhëheqin drejt përparimit sipas nevojës. Komunikimeve
INSTITUTI PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM (IIA)

17
komplete nuk duhet t’ju mungoj asgjë që është esenciale për audiencën e planifikuar dhe
përmbajnë të gjitha informatat madhore dhe relevante si dhe observimet për të mbështetur
rekomandimet dhe konkluzionet. Komunikimet me kohë janë të përshtatshme dhe ekspeditive,
varësisht nga rëndësia e përdorimit, duke i lejuar stafit të lartë menaxhues të marrë veprime
konkrete dhe të përshtatshme korrektuese.
2421 – Gabimet dhe mangësitë
Nëse komunikimet finale përmbajnë gabime dhe mangësi të rëndësishme, Kryeshefi i
auditimit duhet të korrektoj informatat për të gjitha palët të cilat kanë pranuar informatat
origjinale të komunikimit.
2430 – Përdorimi i “kryerjes së auditimit të brendshëm në pajtueshmëri me Standardet
ndërkombëtare për praktikimin profesional të auditimit të brendshëm”
Auditorët e brendshëm mund të raportojnë se angazhimet e tyre janë “kryer në pajtueshmëri
me Standardet Ndërkombëtare për praktikimin profesional të auditimit të brendshëm”, vetëm
nëse rezultatet dhe sigurimi i kualitetit si dhe programet përmirësuese mbështetin deklaratat.
2431 – Komunikimi i mos përputhjes nga angazhimi
Kur mospërputhja me përkufizimin e Auditimit të brendshëm, Kodin e Etikës apo Standardet
ndikon në një angazhim të veçantë, komunikimi i rezultateve duhet të bëjë të ditur:
• Dispozitat apo rregullat e Kodit të Etikës apo standardi(et) me të cilat nuk është arritur
përshtatshmëria e plotë;
• Arsyen (et) për mospërputhje; dhe
• Ndikimin e mospërputhjes në angazhim dhe rezultatet e komunikuara të angazhimit.
2440 – Shpërndarja e rezultateve
Kryeshefi i auditimit duhet të komunikoj rezultatet tek palët e duhura.
Interpretimi:
Kryeshefi i auditimit, apo një person i caktuar, rishikon dhe aprovon komunikimet finale të
angazhimit para se të lëshohen dhe vendoset se kujt dhe si duhet të shpërndahen.
2440.A1- Kryeshefi i auditimit është përgjegjës për komunikimin e rezultateve finale tek
palët të cilat mund të sigurojnë se rezultateve të ofruara u është dhënë konsiderata e
nevojshme.
2440.A2- Nëse nuk janë të mandatuara ndryshe me kërkesa ligjore, statusore, apo kërkesa
rregullatore, para se të lëshohen rezultatet tek palët jashtë organizatës, Kryeshefi i auditimit
duhet të:
• Vlerësojë potencialin e rrezikut ndaj organizatës;
• Konsultohet me stafin e lartë menaxhues dhe /apo konsultohet në çështjet ligjore në
pajtueshmëri; dhe
• Kontrollojë përhapjen-publikimin duke ndaluar përdorimin e rezultateve.
2440.C1- Kryeshefi i auditimit është përgjegjës për komunikimin e rezultateve finale duke
konsultuar angazhimet ndaj klientëve.
INSTITUTI PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM (IIA)

18
2440.C2- Gjatë angazhimit konsulent, qeverisja, menaxhimi i rrezikut, dhe çështjet
kontrolluese mund të identifikohen. Kudo që këto çështje janë të rëndësishme për
organizatën, ato duhet të jenë të komunikuara tek stafi i lartë menaxhues si dhe tek bordi.
2450 – Opinioni i përgjithshëm
Kur një opinion i përgjithshëm është lëshuar, ai duhet të marrë parasysh pritjet e menaxhimit
të lartë, të bordit dhe aktorëve të tjerë dhe duhet të mbështetet nga të dhëna të mjaftueshme, të
besueshme, relevante dhe të dobishme.
Interpretimi:
Komunikimi duhet të identifikojë:
• Fushëveprimin, duke përfshirë periudhën kohore të cilës i takon opinioni;
• Kufizimet e fushëveprimit;
• Shqyrtimin e të gjitha projekteve të lidhura, duke përfshirë mbështetjen në ofruesit e
tjerë të sigurisë;
• Kornizën e rreziqeve ose të kontrollit ose kriteret e tjera të përdorura si bazë për
opinionin e përgjithshëm, dhe
• Opinionin e përgjithshëm, gjykimin, apo konkluzionin e arritur.
Arsyet për një mendim të përgjithshëm të pafavorshëm duhet të deklarohen.
2500 – Procesi i monitorimit
Kryeshefi i auditimit duhet të themelojë dhe mirëmbajë një sistem të monitorimit natyrën e
rezultateve të komunikuara tek stafi i lartë menaxhues.
2500.A1- Kryeshefi i auditimit duhet të themelojë procese përcjellëse për monitorim dhe të
sigurohet se veprimet e stafit të lartë menaxhues janë implementuar në mënyrë efektive apo
që stafi i lartë menaxhues i lartë ka pranuar rrezikun për mos marrjen e veprimeve.
2500.C1- Aktiviteti i auditimit të brendshëm duhet të monitorojë natyrën e rezultateve të
konsultimit të angazhimit deri në atë masë që janë pajtuar më herët më klientin.
2600 – Zgjidhja e pranimit të rreziqeve nga stafi i lartë menaxhues
Kur Kryeshefi i auditimit beson se stafi i lartë menaxhues ka pranuar një rrezik të mbetur i cili
mundet të jetë i papranueshëm për organizatën, kryeshefi i auditimit duhet ta diskutojë këtë
çështje me stafin e lartë menaxhues. Nëse vendimi në lidhje me rrezikun e mbetur nuk
zgjidhet, kryeshefi i auditimit duhet të raportoj çështjen tek bordi për zgjedhje.
INSTITUTI PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM (IIA)

19
FJALORI
Vlerë e shtuar
Vlera ofrohet duke përmirësuar mundësitë për të arritur objektivat e organizatës, identifikimin
e përmirësimeve operacionale, dhe /apo duke zvogëluar ekspozimin ndaj rrezikut si përmes
shërbimeve të sigurimit ashtu edhe të konsultimit.
Kontrolli adekuate
Është prezent nëse stafi i lartë menaxhues ka planifikuar dhe organizuar (dizajnuar) në atë
mënyrë që ofron siguri të përshtatshme që rreziku organizativ është menaxhuar në mënyrë
efektive dhe se qëllimet dhe objektivat e organizatës do të jenë të arritshme në mënyrë efikase
dhe ekonomike.
Shërbimet Siguruese
Ekzaminimi objektiv i evidencës për qëllime të ofrimit të një vlerësimi të pavarur të
qeverisjes, menaxhimit të rrezikut dhe proceset kontrolluese për organizatën. Shembujt mund
të përfshijnë angazhime financiare, të performancës, të përshtatshmërisë, të sistemit të
sigurisë, dhe për kujdesin e duhur.
Bordi
Bordi është një organ qeverisës i organizatës, sikurse është bordi i drejtorëve, bordi i
mbikëqyrjes, kryesuesi i një agjencie apo organ legjislativ, bordi i qeverisjes apo
administratorëve të besueshëm besimit të një organizate pa qëllime fitimi, apo çfarëdo bordi
tjetër të organizatës, duke përfshirë komisionin e auditimit tek i cili Kryeshefi i auditimit
mund të raportojnë me funksion.
Statuti
Statuti i auditorit të brendshëm është një dokument formal i cili definon qëllimet e aktivitetit të
auditorit të brendshëm, autoritetin dhe përgjegjësitë. Statuti i auditorit të brendshëm themelon
pozitën e auditorit të brendshëm përbrenda organizatës; autorizon qasjen në regjistra,
personelin, dhe pasuritë fizike relevante të performancë së angazhimeve; dhe definon
fushëveprimin e aktiviteteve të auditimit të brendshëm.
Kryeshefi i Auditimit
Kryeshefi i Auditimit është pozitë e lartë përbrenda organizatës përgjegjëse për aktivitetet e
auditimit të brendshëm. Normalisht, kjo do të ishte pozita e drejtorit të auditimit të brendshëm.
Në këtë rast aty ku aktivitetet e auditorit të brendshëm janë marrë nga ofruesit e shërbimeve të
jashtme, kryeshefi i auditimit është person përgjegjës për mbikëqyrjen e kontratës së
shërbimeve dhe sigurimin e kualitetit të përgjithshëm të këtyre aktiviteteve, raporton tek stafi i
lartë menaxhues dhe tek bordi në lidhje me aktivitetet e auditimit të brendshëm, dhe të përcjell
rezultatet e angazhimit. Termet gjithashtu ofrojnë titujt-pozitat siç janë auditor gjeneral,
udhëheqës i auditimit të brendshëm, shefi i auditimit të brendshëm, dhe inspektori gjeneral.
Kodi i Etikës
Kodi i Etikës i Institutit të Auditorëve të Brendshëm (IIA-IAB) janë dispozita relevante me
profesionin dhe praktikën e auditimit të brendshëm, dhe Rregullat e Mirësjelljes që
përshkruajnë sjelljet e pritshme të auditorëve të brendshëm. Kodi i Etikës aplikohet tek të dyja
INSTITUTI PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM (IIA)

20
palët dhe entitetet që ofrojnë shërbime të auditimit të brendshëm. Qëllimi i Kodit të Etikës
është të promovojë kulturë etike në profesionin global të auditimit të brendshëm.
Përshtatshmëria
Zbatimi i rregulloreve, planeve, procedurave, ligje, direktiva, kontrata, apo kërkesa të tjera.
Konflikti i Interesit
Çfarëdo relacioni i cili nuk është, apo mund të mos jetë, në interesin më të mirë të organizatës.
Konflikti i interesit do të paragjykonte aftësitë e një individi për të kryer detyrat e tij/saj dhe
përgjegjësitë objektivisht.
Shërbimet Konsultative-Këshillues
Aktivitetet Këshilluese dhe të ndërlidhura me shërbimet e klientit, natyra dhe fushëveprimi i
së cilës që është pajtuar me klientin, janë me qëllim të ngritjes së vlerës dhe përmirësimin e
qeverisjes së organizatës, menaxhimit të rrezikut, dhe proceset e kontrollit pa auditor të
brendshëm duke supozuar përgjegjësitë e stafi i lartë menaxhues. Shembujt përfshijnë
konsulencën, këshillimin, lehtësimin dhe trajnimin.
Kontrolli
Çfarëdo aktiviteti i ndërmarrë nga stafi i lartë menaxhues, bordi, dhe palët e tjera për të
menaxhuar rrezikun dhe për ngritjen e gjasave që objektivat dhe qëllimet e themeluara do të
jenë të arritura. Planet e stafit të lartë menaxhues, organizojnë, dhe drejtojnë performancën e
veprimeve të mjaftueshme për të ofruar siguri të arsyeshme që objektivat dhe qëllimet do të
jenë të arritura.
Kontrolli i ambientit
Qëndrimi dhe veprimet e bordit dhe stafit të lartë menaxhues në lidhje me rëndësinë e
kontrollit përbrenda organizatës. Kontrolli e ambientit ofron disiplinë dhe strukturë për arritjen
e objektivave primare të sistemit të kontrollit të brendshëm. Kontrolli i hapësirës përfshinë
elementet në vijim:
• Integritet dhe vlera etike.
• Filozofinë dhe stilin operues të stafit të lartë menaxhues.
• Strukturën organizative.
• Përcaktimin e autoritetit dhe përgjegjësisë.
• Rregulloret dhe praktikat e Burimeve Njerëzore.
• Kompetencat e personelit.
Proceset i kontrollit
Politikat, procedurat, dhe aktivitetet të cilat janë pjesë e kornizës së kontrollit, të dizajnuara
për të siguruar se rreziqet janë të përmbledhura në tolerancat e rrezikut të themeluara nga
procesi i menaxhimit të rrezikut.
Angazhimi
Përcaktim special i auditimit të brendshëm, detyrë, apo rishikim i aktivitetit, siç është auditimi
i brendshëm, kontrolli i vetë-vlerësimit, ekzaminimi i mashtrimit, apo konsultim-këshillim.
Një Angazhim mund të përfshijë detyra të shumëfishta apo aktivitete të dizajnuara për arritjen
e një kompleti specifik të objektivave.
INSTITUTI PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM (IIA)

21
Objektivat e angazhimit
Deklaratë e gjerë zhvilluar nga Auditorët e brendshëm që definon qëllimin e arritjeve të
angazhimit.
Programi i punës së angazhimit
Një dokument që liston procedurat që duhet të përcillen gjatë angazhimit, të dizajnuara për të
arritur planin e angazhimit.
Ofrues i jashtëm i shërbimeve
Një person apo firmë jashtë organizatës që ka njohuri speciale, aftësi dhe përvojë në një
disiplinë të caktuar.
Mashtrim
Çfarëdo veprimi ilegal i karakterizuar nga mashtrimi, fshehja, apo shkelje e besimit. Këto akte
nuk janë të varura nga kërcënimi i dhunës apo dhunës fizike. Mashtrimet janë të kryera nga
palët dhe organizatat për të përfituar para, pasuri apo shërbime; për të shmangur pagesat apo
humbjen e shërbimeve; apo për të siguruar përfitim personal apo të biznesit.
Qeverisja
Një kombinim i proceseve dhe strukturave të implementuara nga bordi për të informuar,
drejtuar, menaxhuar, dhe monitoruar aktivitetet e organizatës drejt arritjes së objektivave të
sajë.
Dëmtimi
Dëmtimi i pavarësisë së organizatës dhe objektiviteti individual mund te përfshijë konfliktin
personal të interesave, kufizimin e fushëveprimit, ndalesat në qasjen e regjistrave, personeli,
dhe pasurive, dhe kufizimin e burimeve (fondet).
Pavarësia
Liria për kushtet të cilat kërcënojnë aftësinë e aktivitetit të auditimit të brendshëm për t’i
ushtruar përgjegjësitë e auditimit të brendshëm në një mënyrë të paanshme.
Kontrolli i Teknologjisë Informative
Kontrollet që mbështesin menaxhimin e biznesit dhe qeverisjen e gjithashtu edhe ofron
kontrolle të përgjithshme dhe teknike në lidhje me infrastrukturën e teknologjisë informative
siç janë aplikacionet, informata, infrastruktura, dhe njerëzit.
Qeverisja e Teknologjisë Informative
E përbërë prej udhëheqësisë, strukturat organizative, dhe proceset të cilat sigurojnë që
teknologjia informative e ndërmarrjes përmban dhe mbështet strategjitë e organizatës dhe
objektivat.
Aktivitetet e auditimit të brendshëm
Një departament, divizion, ekip konsulentësh, apo praktikues të tjerë të cilët ofrojnë siguri të
pavarur dhe objektiv, dhe shërbime të dizajnuara për të shtuar vlerën dhe përmirësoj operimet
e një organizate. Aktivitetet e auditimit të brendshëm ndihmon një organizatë për të arritur
objektivat e saja duke sjellë sistematikisht, qasje të disiplinuar për të vlerësuar dhe
përmirësuar efektivitet të qeverisjes, menaxhimin e rrezikut dhe proceset e kontrollit.
INSTITUTI PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM (IIA)

22
Korniza ndërkombëtare e praktikës profesionale
Korniza përmbajtjesore që organizon direktiva autoritative të lëshuara nga IIA. Direktiva
Autoritative përbëhet nga dy kategori – (1) mandatore dhe (2) fuqimisht të rekomanduara.
Duhet
Standardet përdorin fjalën “duhet” (must) për të specifikuar një kërkesë të pakushtëzuar.
Objektiviteti
Një sjellje e paanshme mentale e cila lejon auditorët e brendshëm që të kryejnë angazhimet në
atë mënyrë që ata të kenë besim të ndershëm në prodhimin e punës së tyre dhe se nuk ka pasur
komprometim të rëndësishëm të kualitetit. Objektiviteti kërkon nga auditorët e brendshëm që
paragjykimet e tyre mos të ndikojnë në çështjet e auditimit tek të tjerët.
Mbetja e rrezikut
Rreziku i mbetur pasi që stafi i lartë menaxhues ndërmerr veprime për të zvogëluar ndikimin
apo gjasat e një ngjarje të padëshirueshme, duke përfshirë aktivitetet e kontrollit në përgjigjen
ndaj rrezikut.
Rreziku
Mundësia e ndodhjes së një ndodhie e cila do të ketë ndikim në arritje e objektivave. Rreziku
matet në termet e ndikimit dhe gjasave.
Rreziku i pranueshëm
Niveli rrezikut që një organizatë është e gatshme të pranoj.
Menaxhimi i Rrezikut
Një proces për të identifikuar, vlerësuar, menaxhuar dhe kontrolluar ndodhitë apo situatat e
mundshme për të ofruar siguri të arsyeshme në lidhje me arritjen e objektivave të organizatës.
Mund
Standardet përdorimi i fjalës “mund” (should) atëherë kur pritet përputhshmëria në mos, gjatë
zbatimit të gjykimit profesional, rrethanat e justifikojnë devijimin.
Rëndësia
Rëndësia relative e një çështje përbrenda përmbajtje të së cilës është duke u konsideruar, duke
përfshirë edhe faktorët e kualitetit dhe kuantitetit, siç është magnituda, natyra, efekti, lidhja,
dhe ndikimi. Paragjykimet profesionale asistojnë Auditorët e brendshëm kur vlerësojnë
rëndësinë e çështjes përbrenda kontekstit të objektivave relevante.
Standardet
Një prononcim profesional i përmbledhur nga Bordi i Auditorëve Ndërkombëtar të Auditimit
të cilat definon kërkesat për kryerjen e nivelit të bordit të një game të gjerë të aktiviteteve të
auditimit të brendshëm, dhe vlerësimin e performancës së auditimit të brendshëm.
Teknikat e auditimit të bazuara në teknologji
Çfarëdo mjeti i automatizuar i auditimit, siç janë softuerët e gjeneralizuar të auditimit,
gjenerator të test informatave, programet e kompjuterizuara për auditim, shërbime speciale të
auditimit, dhe teknikat e auditimit të asistuar nga kompjuteri (CAATs-TAAK).