Aktivitete

  1. Turi 81 Çiklistik Kombëtar : Një Spektakël Unik në Qytetin e Vlorës

Nga data 22 deri më 24 maj, qyteti I Vlorës do të jetë pritës I Turit Kombëtar të Çiklizmit, një ngjarje e vecantë që këtë vit do të ketë një ndryshim interesant-qëndrimi I aktivitetit për 2 ditë në Vlorë! Kjo do të jetë një mundësi e rrallë të për të ndjekur dhe festuar pasionin për çiklizmin në një atmosferë miksimi mes atletëve të njohur dhe amatorëve të çiklizmit. Të dy ditët në një atmosferë miksimi mes atletëve të njohur dhe amatorëve të çiklizimit. Të dy ditët e shtojmë në këtë tur do të sjellin një spektakël të vecantë , duke përfshirë garat e mountain-bike për fëmijët dhe gara për amaroret e çiklizmit në qytet. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të pasur një përvojë të mrekullueshmë dhe për të përmirësuar lidhjet sportive ndërmjet komunitetit dhe çiklistëve të huaj.

-Data e realizimit të aktivitetit : 22-24 Maj

 

  1. “Beachvolley, Sporti që Kthehet në Traditë në Qytetin e Vlorës”

Sporti I Beachvolley është një aktraksion I jashtëzakonshëm për qytetet bregdetare në të gjithë botën, dhe me titullin” Vlora European City of Sport 2024” , Bashkia e Vlorës synon ta kthejë këtë sport në një traditë të përhershme për qytetin gjatë sezonit turistik. Në vitin e shpalljes së tij si qytet sporti I vitit 2024, Vlora do të mirëpres Ballkaniadën e Beach Volley në qershor 2024. Përgjatë turneut të organizuar në rërën e qyetit , do të ketë demonstrime nga grupe lokale, duke ofruar mundësinë për regjistrim dhe pjesëmarrje në gara për një titull amator. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për komunitetin lokal të shfaqë pasionin për sportin dhe për të përkrahur zhvillimin e një tradite sportive në qytetin e tyre.

Me këtë nismë, Bashkia e Vlorës synon të nxisë aktivitetin spportiv amator dhe të krijojë një ambient të përshtstshëm për të gjithë ata që duan të anagazhohen në këtë sport.

-Data e realizimit të aktivitetit : Qershor 2024

 

  1. “Steka e Artë”

Nisma e re e Bashkisë së Vlorës për Sportin e Bilardos.

Bashkia Vlorës sjell për herë të parë një ngjarje të vecantë, njohur si “ Steka e Artë”. Ky aktivitet është një hap I rëndësishëm në zhvillimin e sportit të bilardos në qytetin tonë.

Një stadium me kapacitet prej një mijë vende do të presë me kënaqësi publikun vlonjat dhe ata të huaj që ndopdhen në Vlorë për të kaluar momente argëtuese në një aktivittet me përmasa ndërkombëtare në fushën e bilardos. Bilardistët më të mirë të rajonit dhe më gjerë do të përformojnë në qytetin tonë me synimin për të fituar titullin presitgjoz të këtij eventi.

 

Me këtë nismë, Bashkia e Vlorës thellon angazhimin e saj për promovimin e sportit dhe krijimin e një atmosfere të përshtatshme për dashamirësit e këtij sporti emocionues.

-Data e realizmit të aktivitetit : Qershor 2024

 

 

  1. “ Street Basket, Risia e Sportit për Sezonin 2024 në Qytetin Tonë”

Bashkia e qytetit synon të krijojë një platformë të vecantë për zhvillimin e street basket , duke sjellë një eksperiencë të re dhe përfshirë të gjithë dashamirësit e basketbollit. Këtë sezon, street basket do të jetë një alternativë atraktive për të rinjtë dhe të gjithë ata që duan të ndjehen pjesë e një sporti dinamik dhe tërheqës. Me trasmetimin e këtij show basketbollistik, Bashkia e qytetit dëshiron të inkurajojë pjesëmarrjen aktive dhe të krijojë një atmosferë të këndëshme për të gjithë ata që do të përfshihen në këtë aventurë sportive ne rrugët e qytetit tonë.

-Data e realizimit të aktivitetit : Qershor 2024

 

 

  1. Vlora Run 2024

Në datën 21 prill 2024, në qytetin e Vlorës do të organizohet Maratona e Vrapit “ Vlora Run 2024”. Kjo ngjarje do të shënojë një ndryshim të rëndësishëm, pasi për herë të parë maratona e Vlorës do të jetë pjesë e kalendarit botëror të maratonave .

Kundrejt zakonit , ky event ka kaluar në një process vlerësimi dhe është zyrtarisht e njohur nga kalendarët ndërkombëtar të maratonave. Pritet që ky ndryshim të sjellë vrapues nga e gjithë bota në qytetin tonë, duke krijuar një atmosferë ndërkombëtare dhe duke bërë që Vlora të bëhet qendër e vëmendjes së dashamirësve të vrapimit.

Ky hap pozitiv do të ndikojë në promovimin e sportit në qytetin tonë dhe do të krijojë një mundësi të jashtëzakonshme për të shfaqur bukurinë dhe potencialet turistike të Vlorës.

Bashkia e Vlorës inkurajon pjesëmarrjen aktive të komunitetit.

-Data e realizimit të aktivitetit : Prill 2024

 

 

 

 

  1. Vlora Hiking

Për gjatë gjithë sezonit turistik, në bashkëpunim me shoqata të ndryshme sportive dhe të hiking në qytet, do të kemi një program orientimi për turistët dhe qytetarët vlonjat të apasionuar me sportin e hiking. Kjo nismë synon të inkurajojë vizitën e turistëve dhe banorëve të qytetit tonë ne majat më të larta, duke shpërndarë njohuritë mbi bukuritë natyrore të Vlorës.

Me këtë bashkëpunim, synojmë të krijojmë një atmosfrë pozitive dhe të nxisim pjesëmarrjen në aktivitete sportive dhe turistike.

Bashkia e Vlorës është e vendosur të mbështesë këtë projekt dhe të përdorë të gjitha burimet për të siguruar një eksperiencë të pa harrueshme për të gjithë ata që do të marrin pjesë në këtë aventurë.

-Data e realizmit të aktivitetit: Gjatë sezonit 2024

 

7.Festivali I Sportit

Në qytetin e Vlorës, festivali sportive për vitin 2024 shënon një kthesë të madhe duke sjellë një shoë të vërtetë sportive gjatë gjithë sezonit  turistik. Ngjarjet e përfshira në këtë festival përfshijnë:

  • Albanian Open me Parashutista dhe Paragliding : Festivali fillohet me “ Albanian Open”, një shfaqje e jashtëzakonshme në qiellin e Vlorës, me parashutista dhe dashamirës të sportit paragliding.
  • Lorja të Ndryshme në Ujë: Përjetoni emocionin e lojrave në ujë, dukë përfshirë aktivitete të frymëzuar nga pasioni për detin dhe aventurën.
  • Maratona e Notit në Brigjet e Qytetit: Maratona e notit në brigjet e qytetit është një aktivitet I certifikuar nga Federata e Notit Shqipëtar, duke sjellë një sfide sportive në mjedisin bregdetar.
  • Aktivitetet të Lojrave Popullore me Shfaqje Muzikore: Përfshirja e të rinjëve dhe turistëve në një javë të aktiviteteve të lojrave popullore shoqërohet nga një shfaqje muzikore, duke krijuar një atmosferë festive dhe argëtuese.
  • Kampionati I Parë Sportiv për Njerëzit me Ndryshe: Kmpionati sportive është një hap I rëndësishëm drejt përfshirjes dhe promovimit të sportit për njerëzit me aftësi të kufizuara, duke ndihmuar në krijimin e një mjedisi të barabartë dhe inkurajues për të gjithë.

Ky festival shpërblen pasionin për sportin, bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen  të gjithë komunitetit lokal dhe vizitorëve të qytetit të Vlorës.

-Data e realizimit të aktivitetit : Gjatë vitit

 

 

 

Mountain Bike Kanina

 

 

Aktiviteti Mountain Bike Kanina  2024  do te zhvillohet diten e shtunë, datë 27.04.2024.

Ky aktivitet  do të startojë në orën 16:00 në Kalanë e Kaninës dhe do të zgjasë përreth 1 orë e 40 minuta i gjithë cirkuiti.

Pas garës do të zhvillohet ceremonia e ndarjes së cmimeve për fituesit.

Duke pritur perëndimin e diellit do të organizohet edhe një party me DJ për te argetuar garuesit ,gjithe dashamiresit e sportit te ciklizmit dhe qytetaret vlonjate por jo vetem .

 

Me këtë nismë, Bashkia e Vlorës thellon angazhimin e saj për promovimin e sportit dhe krijimin e një atmosfere të përshtatshme për dashamirësit e këtij sporti emocionues.

-Data e realizmit të aktivitetit : 27 prill 2024

 

Ju faleminderit!