THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE DHE KULTURORE

BASHKIA VLORË

Bashkia Vlorë – Së bashku për një qytet më të gjallëruar dhe inovativ!

 

THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME

APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE DHE KULTURORE

Subjekti: “Christmas Market dhe Festa e Vitit të Ri”

Fondi limit – 4,500,000 (Katër milionë e pesëqind mijë) Lekë me TVSH– Christmas Market dhe 5,500,000 (Pesë milionë e pesëqind mijë) Lekë me TVSH- Festa e Vitit të Ri.

Procedura– Zarf i mbyllur

Bashkia Vlorë shpall thirrjen për aplikime për realizimin e projekteve artistike dhe kulturore në kuadër të aktiviteteve “Christmas Market dhe Festa e Vitit të Ri”, me synim krijimin e një atmosfere festive, përmes organizimit të tregut të Krishtlindjeve dhe një programi artistik për natën e ndërrimit të viteve.

Aplikuesit për realizimin e projektit mund të jenë: Persona Juridikë, si OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a., Sh.p.k., si dhe Persona Fizikë.

Aktivitetet do të zhvillohen gjatë muajit dhjetor 2026, në hapësira të hapura publike të qytetit të Vlorës. Projekti do të përfshijë dy komponentë kryesorë: organizimin e Christmas Market, si një treg i hapur që do të ofrojë produkte vendase, ushqime tradicionale, pije të ndryshme dhe aktivitete argëtuese për qytetarët dhe vizitorët, si dhe organizimin e koncertit me rastin e ndërrimit të viteve, i cili do të kulmojë me ardhjen e Vitit të Ri 2027. Komponenti i parë i projektit do të jetë Christmas Market, një treg festiv në ambient të hapur, i konceptuar si një hapësirë e dedikuar për atmosferën dhe traditën e Krishtlindjeve. Christmas Market do të organizohet përmes vendosjes së shtëpizave prej druri, të ndriçuara dhe të dekoruara me elemente karakteristike të Krishtlindjeve, duke krijuar një mjedis tërheqës për qytetarët dhe vizitorët. Hapësirat e tregut do të organizohen në mënyrë funksionale, duke siguruar sistemimin e përshtatshëm të shtëpizave, qarkullimin e lirshëm dhe aksesueshmërinë për publikun. Gjatë gjithë periudhës së funksionimit të tregut, shtëpizat do të ofrojnë produkte vendase, ushqime tradicionale dhe pije të ndryshme, duke krijuar mundësi për prezantimin dhe promovimin e bizneseve të vogla.  Christmas Market do të shoqërohet me një program argëtues, ku do të përfshihen muzikë live, performanca artistike, animacione, aktivitete të dedikuara për fëmijët,  instalacione ndriçuese me tematikë festive, duke krijuar një atmosferë magjike që sjell në Vlorë frymën e vërtetë të Krishtlindjeve.

Komponenti i dytë i projektit do të jetë organizimi i koncertit për natën e ndërrimit të viteve në datën 31 dhjetor 2026. Programi do të kulmojë me koncertin festiv të fundvitit, ku do të performojnë këngëtarë dhe artistë të njohur shqiptarë, përmes një programi muzikor të përshtatur për këtë mbrëmje. Koncerti do të ofrojë një program artistik me interpretime dhe performanca të ndryshme, të përshtatura për publikun e gjerë.

Realizimi i koncertit do të mbështetet në një koncept të veçantë skenografik, ku ndriçimi skenik, elementet LED dhe efektet vizuale do të ndërthuren në mënyrë harmonike me programin muzikor, duke krijuar një atmosferë festive.

Organizimi i të dy komponentëve do të mbështetet në një koncept të unifikuar vizual dhe dekorativ, ku elementet tematike në hapësirat publike do të ndikojnë në krijimin e një atmosfere festive në qytet.

Njëkohësisht, përmes organizimit të programit artistik dhe dekorimit të hapësirave publike, synohet pasurimi i kalendarit të aktiviteteve të qytetit, tërheqja e vizitorëve vendas dhe të huaj, si dhe nxitja e aktivitetit ekonomik gjatë periudhës së festave të fundvitit.

 

Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë propozimet e tyre në zarf të mbyllur brenda afateve të përcaktuara, duke respektuar kriteret dhe udhëzimet e përcaktuara nga Bashkia Vlorë.

 

Baza ligjore:

  1. Ligji Nr. 139/2015 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”;
  2. Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 1173, datë 06.11.2009 “Për përcaktimin e rregullave për organizimin e ngjarjeve kulturore, artistike dhe sociale nga organet e qeverisjes qëndrore dhe institucionet e tjera publike, të pavarura”;
  3. Vendimit të Këshillit Bashkiak Vlorë Nr. 100, datë 23.12.2025 “Për miratimin e Buxhetit të Bashkisë Vlorë për vitin 2026”;

Më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit dhe kriteret e përzgjedhjes:

Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, mund të jenë: Persona Juridikë si: OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a; Sh.p.k; Persona fizikë.

Afati Kohor

Afati i dorëzimit: 24.11.2026- 02.12.2026

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim duhet të jetë i dorëzuar në zarf të mbyllur:

  1. Kërkesa për mbështetje 
    Drejtuar Bashkisë Vlorë.2. Formulari i aplikimit (Shkarko)

    3. Projekt propozimi
    Përshkrim i detajuar i projektit i hartuar sipas pikave të përcaktuara në formularin e aplikimit.

    4. Preventivi për Bashkinë Vlorë  (Shkarko)
    Zërat e këtij preventivi i paraqiten Komisionit të Bashkisë Vlorë për aprovim.

 

  1. Dokumentacioni që kërkohet nga aplikantët për projekte kulturore-artistike.

Aplikantët duhet të jenë shqiptarë ose me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë kohës së aplikimit dhe zbatimit të projektit.

*Shënim: Dokumentet duhet të jenë të firmosura (dhe të vulosura kur janë me nipt) nga aplikanti në zarf të mbyllur.

 

TERMAT E REFERENCËS (ToR)

Thirrje për Projekt-Propozime: “Christmas Market dhe Festa e Vitit të Ri”.

Përshkrimi i Projektit

Top of Form

Bashkia Vlorë organizon aktivitetin ‘Christmas Market 2026’ (Tregu i Krishtlindjeve), një aktivitet që synon të sjellë në qytet atmosferën e festave të fundvitit, në një nga hapësirat publike të qytetit. Krahas tij, më 31 dhjetor 2026 do të organizohet koncerti i fundvitit, me rastin e natës së ndërrimit të viteve, si një nga aktivitetet e kalendarit të festave të qytetit. Christmas Market do të organizohet përmes vendosjes së shtëpizave prej druri, të ndriçuara dhe të dekoruara me elemente karakteristike të Krishtlindjeve, duke krijuar një hapësirë me atmosferë festive për qytetarët dhe vizitorët. Hapësira e aktivitetit do të sistemohet në mënyrë funksionale, duke siguruar qarkullimin e lirshëm dhe aksesueshmërinë për publikun. Shtëpizat e tregut të Krishtlindjeve do të përfshijnë produkte vendase, ushqime tradicionale dhe pije të ndryshme. Për organizimin dhe funksionimin e tij do të parashikohet nga aplikanti, angazhimi i bizneseve dhe subjekteve të interesuara, kontaktimi i sponsorëve dhe krijimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit. Gjatë gjithë periudhës së zhvillimit. Christmas Market do të shoqërohet me një program argëtues, ku do të përfshihen muzikë live, performanca artistike, animacione, aktivitete të dedikuara për fëmijët, instalacione ndriçuese me tematikë festive, duke krijuar një atmosferë magjike që sjell në Vlorë frymën e vërtetë të Krishtlindjeve. Përgjatë gjithë periudhës së festave, tregu festiv do të ketë një pamje të unifikuar, të konceptuar në frymën e atmosferës festive, me hapësira të dedikuara për fotografi, duke e kthyer atë në një atraksion për turistët vendas e të huaj, si dhe për komunitetin lokal. Komponenti i dytë i projektit do të jetë organizimi i koncertit për natën e ndërrimit të viteve, më 31 dhjetor 2026. Koncerti do të zhvillohet në një hapësirë publike të qytetit dhe do të përfshijë këngëtarë dhe artistë të njohur shqiptarë, me interpretime dhe performanca muzikore të përshtatura për këtë mbrëmje. Programi do të vijojë deri në momentin e ndërrimit të viteve, duke kulmuar në mesnatë me ardhjen e Vitit të Ri 2027 me një atmosferë të gëzueshme, duke krijuar një eksperiencë të veçantë për qytetarët dhe vizitorët e qytetit të Vlorës.

Koncerti do të realizohet mbi bazën e një koncepti të veçantë skenografik, i cili do të përfshijë ndërtimin e skenës, vendosjen e elementeve LED, ndriçimin artistik, efektet vizuale dhe piroteknike, të sinkronizuara me performancat muzikore, duke synuar fillimin e vitit të ri me një atmosferë festive për të bashkuar qytetarët dhe vizitorët në një mbrëmje magjike. Përveç performancave muzikore, qyteti do të shndrrohet në një hapësirë festive, me dekorime simbolike të fundvitit, duke krijuar mundësi për publikun të përjetojë magjinë e festave dhe të krijojë kujtime të paharrueshme.  Këto ditë do të sjellin më shumë lëvizje, pjesëmarrje dhe vëmendje ndaj qytetit, duke e kthyer muajin dhjetor në një periudhë aktive për komunitetin lokal. Përmes këtyre aktiviteteve synohet pasurimi i kalendarit të veprimtarive kulturore të qytetit, krijimi i mundësive për zhvillimin e ekonomisë vendase dhe promovimi i qytetit të Vlorës si një destinacion tërheqës për vizitorët dhe komunitetin vendas. Bashkia Vlorë synon të zgjerojë programin e veprimtarive kulturore, të nxisë pjesëmarrjen qytetare dhe të forcojë imazhin e qytetit si destinacion festiv dhe tërheqës për vizitorët vendas dhe të huaj.

 

Qëllimi i Projektit

Qëllimi kryesor i këtij projekti është organizimi dhe realizimi i një programi kulturor, artistik dhe festiv në kuadër të festave të fundvitit, përmes zhvillimit të aktivitetit “Christmas Market 2026” (Tregu i Krishtlindjeve) dhe koncertit festiv të datës 31 dhjetor 2026, në qytetin e Vlorës.

Ky projekt ka për qëllim të:

  • Realizojë një program festiv dhe argëtues, përmes organizimit të Tregut të Krishtlindjeve me shtëpiza prej druri, të dekoruara dhe të ndriçuara, si dhe një programi artistik me muzikë live, performanca artistike, animacione dhe veprimtari të dedikuara për fëmijët dhe familjet.
  • Nxisë zhvillimin ekonomik lokal, përmes promovimit dhe përfshirjes së bizneseve vendase në aktivitetet e organizuara, duke krijuar mundësi për zgjerimin e veprimtarisë së tyre në qytet.
  • Sigurojë përfshirjen aktive të komunitetit, veçanërisht të fëmijëve dhe familjeve, përmes aktiviteteve argëtuese, instalacioneve ndriçuese dhe veprimtarive të përshtatura për grupmosha të ndryshme.
  • Aktivizojë hapësirat publike të qytetit përmes organizimit të tregut të Krishtlindjeve dhe koncertit të fundvitit, duke krijuar mundësi për pjesëmarrje dhe ndërveprim mes qytetarëve dhe vizitorëve gjatë periudhës së festave.
  • Realizojë konceptin skenografik të koncertit të fundvitit, duke përfshirë ndërtimin e skenës, ndriçimin artistik, elementet LED, efektet vizuale dhe piroteknike, të koordinuara me programin muzikor të koncertit.
  • Promovojë qytetin e Vlorës si një destinacion festiv dhe tërheqës, duke nxitur ardhjen e vizitorëve vendas dhe të huaj.
  • Sigurojë organizimin dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve, duke siguruar kushtet teknike dhe logjistike, sistemimin funksional të hapësirave dhe marrjen e masave të nevojshme për zhvillimin e tyre në mënyrë të sigurt.
  • Sigurojë informimin dhe promovimin e aktiviteteve, përmes një plani të koordinuar komunikimi dhe publikimi në kanalet mediatike dhe platformat digjitale, me qëllim njohjen e publikut me programin, oraret dhe vendndodhjet e tyre.
  • Nxisë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve lokale, bizneseve, organizatorëve dhe komunitetit, për të mundësuar realizimin e aktiviteteve dhe krijimin e një programi festiv gjithëpërfshirës për qytetarët dhe vizitorët.

Dorëzimet dhe Aktivitetet e Pritshme:

Aplikantët e përzgjedhur pritet të ofrojnë dhe të realizojnë aktivitetet e mëposhtme:

  • Organizim i “Christmas Market 2026” (Tregu i Krishtlindjeve), përmes vendosjes së shtëpizave prej druri, të ndriçuara dhe të dekoruara me elemente karakteristike të Krishtlindjeve, duke përfshirë sistemimin dhe përshtatjen e hapësirës për zhvillimin e aktivitetit.
  • Përfshirje e bizneseve dhe subjekteve të interesuara në tregun festiv, përmes krijimit të hapësirave për prezantimin e produkteve vendase.
  • Organizim i një programi argëtues, duke përfshirë muzikë live, performanca artistike, animacione, dhe veprimtari të dedikuara për fëmijët dhe familjet.
  • Krijimi i një atmosfere festive, përmes dekorimeve tematike, muzikës, performancave nga artistë dhe këngëtarë të njohur, dhe aktiviteteve interaktive që nxisin përfshirjen e komunitetit
  • Organizim dhe realizim i koncertit festiv të natës së ndërrimit të viteve, më 31 dhjetor 2026, me pjesëmarrjen e këngëtarëve dhe artistëve të njohur shqiptarë, përmes një programi muzikor të përshtatur për mbrëmjen e fundvitit dhe pritjen e Vitit të Ri 2027.
  • Realizim i konceptit skenografik dhe teknik të koncertit, duke përfshirë ndërtimin dhe pajisjen e skenës, vendosjen e elementeve LED, ndriçimin artistik, efektet vizuale dhe piroteknike, të koordinuara me performancat muzikore.
  • Realizim i materialeve fotografike dhe audiovizive, si dhe promovim i aktiviteteve në platformat digjitale dhe kanalet e komunikimit, me qëllim informimin e publikut, publikimin e programit dhe dokumentimin e veprimtarive të zhvilluara.
  • Menaxhim i plotë teknik, organizativ dhe logjistik, duke siguruar koordinimin e aktiviteteve dhe marrjen e masave të nevojshme për mbarëvajtjen dhe sigurinë e tyre.
  • Bashkëpunim me institucionet lokale, dhe bizneset vendase për të siguruar përfshirjen e tyre në realizimin e zhvillimit të programit festiv, si dhe pjesëmarrjen e qytetarëve dhe vizitorëve.
  • Monitorim dhe koordinim i vazhdueshëm i çdo aktiviteti gjatë zhvillimit të ngjarjeve, për të garantuar, siguri dhe cilësi.

Aktivitetet do të zhvillohen në hapësira publike, të hapura dhe të sigurta, që ofrojnë kushte optimale për pjesëmarrje të gjerë komunitare.

 

Aplikuesit e Lejuar  

Të drejtë për të aplikuar kanë:

  • Organizata jo fitimprurëse (OJF)
  • Subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)

Afati i aplikimeve

  • Afati për dorëzimin e projekt-propozimeve është 24.11.2026- 02.12.2026.

 

Kriteret e vlerësimit

 

Kriteri i Vlerësimit Përshkrimi Pesha (%) Pikë Maksimale
Pajtueshmëria Administrative Kontrolli i plotësisë së dokumentacionit, përputhja me kriteret ligjore dhe standardet e thirrjes. 30%
Pervoja ne organizimin e ngjarjeve Cilësia e programit, risitë organizative, përvoja e subjektit, angazhimi i komunitetit. 30%
Vlerësimi Ekonomik dhe Financiar Çmimit nga operatoret e specializuar Efikasiteti i kostove, justifikimi i shpenzimeve, balanca mes cilësisë dhe buxhetit. 30%
Ndikimi Social, Kulturor dhe Ekonomik Kontributi për gjallërimin e jetës kulturore, ndikimi në turizëm dhe promovimin e qytetit. 10%
Totali – 100%

 

Për aplikantët që janë subjekte (Shoqata, Qendra, Fondacione)

  • Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
  • Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
  • Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme, i vulosur dhe firmosur nga titullari);
  • Formulari i Buxhetit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme, i vulosur dhe firmosur nga titullari);
  • Dokumentat e subjektit aplikues (vendim gjykate, statut, akt-themelimi dhe Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues);
  • Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
  • Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-Albania;
  • IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
  • Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti;
  • Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
  • Deklarata e konfliktit të interesit;
  • Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj);
  • Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake).

Për aplikantët që janë subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)

  • Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
  • Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
  • Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme, i vulosur dhe firmosur nga titullari );
  • Formulari i Buxhetit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme, i vulosur dhe firmosur nga titullari);
  • Dokumentat e subjektit aplikues (Ekstrakt nga QKB, Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues);
  • Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
  • Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-Albania;
  • IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
  • Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti, ID;
  • Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
  • Deklarata e konfliktit të interesit;
  • Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj);
  • Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake).

*Të gjithë dokumentet duhet të jenë të firmosura dhe të vulosura nga drejtuesi i projektit.

*Zarfi duhet të dorëzohet i mbyllur pranë Bashkisë Vlorë.

Deklarata-e-Konfliktit-te-Interesit (1)

Deklarata-e-te-Drejtes-se-Autorit (1)

Formulari-i-Aplikimit (5)

Formulari-i-Projekt-Buxhetit (2)

 

You may also like...