Drejtoria e Informacionit dhe Marrëdhënieve me Publikun

 

stema_100


Drejtoria e Informacionit dhe Marrëdhënieve me Publikun

Misioni i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun është realizimi i një komunikimi të hapur dhe transparent me publikun e gjerë, duke i dhënë kështu institucionit te Bashkisë dimensionin real informues i cili do të shkojë paralel me punën që zhvillohet në qytet.

Drejtori i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun

  1. Është punonjës civil.
  2. Organizon punën në Drejtori, harton rregulloren e brendshme të Drejtorisë.
  3. Cakton detyrat për secilin specialist duke bërë një ndarje efikase të punës dhe kërkon realizimin e tyre.
  4. Mundëson kontakte të qytetarëve me titullarët, drejtorët, përgjegjësit e sektorëve dhe specialistët e Bashkisë.
  5. Nxjerr statistika periodike për letrat drejtuar Kryetarit të Bashkisë, N/Kryetarëve, Kryetarit të Këshillit Bashkiak, Drejtorive.
  6. Harton relacione periodike (javore dhe mujore) drejtuar Kryetarit, në lidhje me letrat që i adresohen Kryetarit të Bashkisë, titullarëve të tjerë si dhe drejtorive të Bashkisë së Vlorës.
  7. Mbikqyr dokumentimin në librin e protokollit të të gjithë korrespondencës të ardhur dhe të dalë.
  8. Seleksionon dhe të arkivon letrat të cilat nuk kanë lidhje me Bashkinë e Vlorës.
  9. Përgatit raporte periodike mbi numrin dhe llojin e çështjeve me të cilat merren specialistët e Marrëdhënieve me Publikun, në mënyrë që të krijojnë terrenin për të nxjerrë dhe analizuar përmirësimet në shërbimet e Bashkisë, diversitetin e ankesave të qytetarëve, si dhe përgjigjen ndaj tyre.
  10. Koordinon dhe të bashkërendon punën me drejtoritë dhe sektorët për oraret e pritjes së popullit.
  11. Sqaron, informon dhe orienton qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe me anë te korespondencës.
  12. Mbledh informacione (me anë të korespondencës) për çdo njoftim, projekt apo veprimtari të sektorëve te Bashkisë, të cilat nevojiten per t’iu servirur qytetarëve, institucioneve të ndryshme që operojnë me Bashkinë e Vlores, komunitetit të biznesit etj.
  13. Komunikon me eprorët për problemet e ndryshme që lindin gjatë punës dhe raporton për punën e përditshme.
  14. Nxit punonjësit për të punuar me efektivitet dhe përgjegjësi.
  15. Bashkërendon punën me struktura të tjera të Bashkisë për të bërë të mundur mbledhjen e informacionit, përgatitjen e deklaratave apo njoftimeve zyrtare, në funksion të konferencave të shtypit të iniciuara nga Kryetari i Bashkisë.

Shpërndan materialet informative në të gjithë institucionet kryesore shtetërore dhe i vë ato në dispozicion të qytetarëve dhe grupeve të interest.