Transparenca

stema_100

Kjo faqe e qasjes ndaj informacionit publik përmban udhëzime, procedura dhe dokumentacionin e përgjithshëm që krijon, mban dhe përpunon Bashkia Vlorë, si autoritet publik, informacion që ofrohet pa kërkesë nga publiku dhe i vihet atij në dispozicion pa pagesë, ndërtuar sipas përcaktimeve të Ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”.

Informacioni i paraqitur në këtë faqe, mund të kërkohet edhe zyrtarisht nga çdo shtetas me anë të një kërkese me shkrim sipas mënyrës dhe standarteve të përcaktuara nga ligji nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”. Megjithatë, kjo nuk është një listë të plotë të burimeve të informacionit të mbajtura nga Bashkia Vlorë.

Programi i Transperencës i Bashkisë Vlorë është miratuar me Vendimin Nr.129 të Këshillit të Bashkisë Vlorë, datë 06.12.2018, të cilin të plotë mund ta gjeni duke klikuar:

Hyrje ne programin e Transparences

VENDIM Nr. 129 Datë,6.12. 2018 “Për Miratimin e Programit të Transparencës të Bashkisë Vlorë”

PROGRAMI I TRANSPARENCËS

Shënim:Kërkuesi i dokumenteve duhet të paguajë të gjitha shpenzimet administrative për riprodhimin, apo përgatitjen e dokumenteve të kërkuara, në përputhje me tarifat e miratuara nga Këshilli i Bashkisë Vlorë.

Mekanizmat dhe procedurat e ndjekura nga ana e Bashkisë Vlorë