Klubi shumesportesh Flamurtari

Historiku
Formimi dhe veprimtaria e shoqerise sportive “Vlora” e ka zanafillen nga fillimet e shek.XX, rreth vitit 1911. Një i ri vlonjat, Theodhori Arapi, arriti të grumbulloje 32 lojra popullore me karaktere të ndryshme duke zene vendin e parë ne konkursin që u zhvillua ne Boston Mass të Sh.B.A.

Por mbetemi ne sporte të vecanta deri pas krijimit të shoqerisë “Vlora” më 27.03.1923 me kryetar Milto Korcanin.

Aktivitet zyrtare, si Kampionati Kombetar, filluan ne vitet 1929-1930.

Ciklizmi: prej vitit 1916 deri ne 1921 pati një rritje të dukshme si ne masivizim dhe organizimin e aktiviteteve. Data 21.05.1921 është fiksuar si organizimi i aktivitetit ciklistik ne qytetin e Vlores. Ne këtë aktivitet dallohet Novruz Nivica, Spiro Stavro, Salo Metushi. Ne vitin 1925 u organizua rrethi parë kombetar ciklistik. Vlora perfaqesohet nga ciklisti Novruz Nivica. Kampionati i parë Ballkanik u zhvillua ne Greqi me 1928 ku vlonjati Novruz Nivica shpallet nën kampion i Ballkanit. Ne vazhdim të viteve 1937-1940 shohim disa sportiste të talentuar si Thoma Puka, Gori Risilia, Cecen Shana, Qemal Meli, Mimi Risilia, etj. Me vone, ne vitet 1966 ne xhiron e madhe të Shqiperise, (Kapionati Kombetar) i riu i talentuar 15 vjecar Piro Driza shpallet nenkampioni i vendit, pas te mirenjohurit Bilal Agalliu. Për t’u permendur jane Muharrem Ahmeti dhe Kastriot Mezini, të cilet u shpallen Kampion Kombetar dhe u futen ne eliten e ciklizmit shqiptar.

Atletika: Gara e para sportive ne qytetin e Vlores shenohet me 08.04.1923, ku kane dale shumë talente, kampion e rekordmene, të cilet krijuan të ardhmen e Atletikes ne Vlorë. Me 26.06.1929 Vlora merr pjese ne Kampionatin e parë zyrtar të atletikes ku rekordmeni i parë është Ymer Sharra, duke u pasuar dhe nga shokë të tjerë si: Vasil Konomi, Ilia Gjergji, Filip Makoci, Hamit Batja. Por ai që hyri ne majat e histories se atletikes është Minella Anastasiadhi si atlet kombetar, kampion kombetar, Mjeshter i sportit, mbajtes i Medaljes se Arte dhene nga Ministria e Kultures Rinise dhe Sporteve. Një ndihme të shquar si sportist, organizator, trajner ka dhene Mjeshtri i Sportit, Mbajtesi i Medaljes se Artë Koço Dhrami aktiviteti i te cilit shtrihet prej viteve 1931 deri 1972. Ne Vlorë kane dale perhere kampion e rekordmenë si: Aleks Ruci, Meleq Arapi, Skender Kokalari, Vasil Rafti, Pirro Janina, Gezim Meçani, Krenar Meçani i cili shpallet kampion ballkanik ne Ballkaniaden e zhvilluar ne Greqi. Për t’u permendur është dhe Kampioni Kombetar i hedhjes se shtizes Kastriot Malaj. Dhe vajzat vlonjate kane dhene kontributin e tyre dhe për tu permendur është Elvira Petriti, Vita Muco, etj. Por figura me e madhe si për “Flamurtarin”, eshtu dhe per kombetaren është e mirenjohura, Mjeshtrja e sportit Xhulieta Muco.

Noti – Meshkuj: Deti, kjo dhurate e natyres, ka bërë që rinia e Vlores natyrshem të merret me not. Shoqata “Vlora” organizoi me 28.06.1928 një veprimtari lokale me tete pjesemarres nga Vlora, Berati etj. Nisja u be nga porti i Skeles deri ne plazhin e Ri, ku fitues doli vlonjati Sezai Agalliu. Me 23.08.1931 ne Vlorë zhvillohet Kamponati i parë Kombetar i Shqiperise, ku u dalluan Kamber Rrapushi, Vlash Syko, Spiro Zaka, Astrit Kokoshi. Pas clirimit të vendit do të dalin të tjerë notar të medhenj që hyne ne majat me te larta të notit shqiptar si te medhenjte Jani Hondro, Skardilajd Shyti e deri të Fatmir Zyka, Tomorr Bani, etj. Klubi “Flamurtari” ka nxjerre disa Mjeshtra Sporti ne sportin e notit, por mbi të gjithë qendrojne dy mjeshtrat e Merituar të Sportit, Jani Hondro dhe Skerdilaid Shyti, të cilet jane fitues të anketes “Sportistet me të mirë të Shekullit”.

Noti – femra: është një nga ekipet me të mira të notit shqiptar ku spikasnin me talentin e tyre mjeshtret: Aida Xhindi, Vasilika Bejo, Anila Isufi, etj. Ne arritjen e rezultateve te larta të ketyre kampioneve kontribuan trajnere te shquar si :Ali Kadena, Thoma Papa, Sotiraq Papa, Teki Kadena, Ilir Kreshpa, Pavllo Kisi dhe Bashkim Aliraj.

Lojrat me dore: Ne qytetin e Vlores lojrat me dore nisen te levrohen nga studentet e shkollës tregtare, nën ndikiminin e pedagogeve të tyre te apasionuart. Ne programet e kesaj shkolle luhej si basketbolli, ashtu dhe volejbolli. Këto aktivitete filluan te organizoheshin jo vetem ne kuadrin e shkollës, por edhe ndermjet shkollave dhe qyteteve të tjera. Pas clirimit, ne 1946 filloi organizimi zyrtar i sportit, i cili percaktoi hapin e rendesishem për ecurine e volejbollit.

Volejboll – meshkuj:Volejbollistët e para jane Napolon Sadiku, Pandeli Shano, Fatosh Kokoshi, Vlash Koljako, Vllasi Syko, Petraq Bani, Jazo Malaj. Pas vititt 1968 është për t’u permendur, për nivel të lartë të volejbollit vlonjat dhe atij kombetar, Mjeshtri i Merituar i Sportit, mbajtes i Medaljes se Arte, si dhe Sportist i Shekullit volejbollisti Todi Driza, si sportist e trajner. Ka edhe të tjera figura që kane dhene kontributin e tyre ne volejboll si Ymer Bogani, Pullumb Fakaj, Ylli Lulushi, Ilir Halili, Filip Moci, Vladimir Sadushi, Niko Pando, etj.

Volejboll – femra: Filloi të gjallerohet me 1948. Femrat e para që hodhen themelet e ketij sporti jane: Fejzie Fisheku, Fetie Piraniqi, Eleni Gjyli, Fotika Skrame, Ana Ndini, Rexhina Luari, etj. Me një pune kembengulese, nga viti 1961 deri ne 1965, ekipi i “Flamurtarit” femra shpallet Kampion Kombetar.

Volejbollistet që e ngriten ne një stad me të lartë ishin: Natasha Lamaj(Cipi), Drita Shakaj, Engjellushe Kapaj, Aljona Collaku, Liri Golemi, Vjollca Palla, Viti Zhupa me trajner te mirenjohurit Vllasi Syko e Thanas Strakosha.

Basketboll – femra: Ka qene ne majat e sportit vlonjat. Basketbollistet vlonjate, të drejtuara nga trajneri i tyre i apasionuar dhe shumë komunikues Petrit Stefa, kane qene për shumë vite kampione kombetare. Ne listen e shumte te ketyre sportisteve mund te permendim: Valentina Hysi, Aferdita Hasani, Muhina Kuqi, Arjana Birce, Pjereta Çika, Eleni Beli, Violeta Cala, Teuta Birce. Me loje e tyre ato jane shquar si ne aktivitete kombetare, ashtu edhe ne ato nderkombetare, duke ngritur peshe zemrat e tifozerize vlonjate dhe me gjere. Shume prej tyre mbajne tituj dhe medalje te larta te sportit, si dhe kane qene anetare te skuadres kombetare Shqiptare.

Basketboll – meshkuj: fillimet e ketij sporti i ndeshim ne shkollen ekonomike te Vlores para viteve ’40. Zyrtarisht organizimi i ekipit te basketbollit “Flamurtari” nis ne vitin 1946 dhe ne 1948-49 perfaqesohet ne kategorine e I-re midis ekipve me te mira te vendit. Ndeshjet ky ekip i zhvillonte ne kendin sportiv “Spartak” i cili mbushej plot me te rinj dhe intelektuale te qytetit. Pjesetare te ekipit “Flamurtari” per vitet 1945-55 ishin: V.Papingji, V.Opingari, A.Çuçi,, P.Meksi, V.Pici, P.Papa, S.Pina, N.Dema, A.Nota, L.Ferra, Dh.Mina, V.Ndini, K.Vasili, M.Shyti, V.Kedhi, D.Sharra dhe L.Sorra. trainere te tyre ishin A.Rexhepi dhe K.Dhrami. Ne vitet 1956-70 ky sport vazhdoi te te rritej cilesisht si edhe sporte te tjera ne qytetin e Vlores, duke zhvilluar edhe disa ndeshje nderkombetare. Ne keto vite shquhen basketbolliste si: P.Resuli, E.Jakoel, L.Alemi, V.Luzaj, V.Zykaj, V.Birçe, P.Stefa etj. Brezi i III-te i ekipit te basketbollit ‘Flamurtari” i perket viteve ’70 e ne vazhdim, ku ne krye te ekipit erdhi si trainer Ilo Taska, i cili ndikoi mjaft ne rritjen e cilesise se ketij ekipi. Ky ekip i jepte tonin kampionatit kombetar te asaj kohe, ku ne perberje te tij ishin V.Papavangjeli, K.Kasmi, P.Resuli, G.Angjeli, Sh.Veliu,A.Birçe, A.Golemi, E.Idrizi, V.Birçe, P.Aliraj. Eshte per t’u theksuar ne gjithe historikun e ketij ekipi emri i Viktor Papavangjelit, i cili ishte nje sportist i nivelit europian dhe anetar i ekipit kombetar te atyre viteve.

 

Gjimnastika – meshkuj: Historia e kesaj displine e ka zanafillen ne vitet 1948 – 49 deri ne 1954 me dy vellezerit Çipi, Faruk Mezini dhe Eqerem Kushta. Keta gjimnaste kryenin demostrime ne akrobaci , kalim kali, hekur, paralele, etj. Më vone, ne saj të punes apasionante të trajnerit Eqerem Kushta, por dhe si sportist krijoi brezat e gjimnastikes ku me të spikatur jane: Ilirjan Kreshpa, Kastriot Dauti, Gani Mezini, Engjellush Gorishti, Andrea Pavli., Njazi Hamzarai. Ne vite 1970 e ne vazhdim “Flamurtari” shpallet disa herë kampion kombetar ku spikatin : Ilir Cela, Ilir Tafili, Llambro Leka, Vasil Ruci, Harallamb Babe, Zenel Zeneli, Kostaq Gerveni, etj. Por ne majat e gjimnastikes shqptare jane Gani Mezini, Ilir Cela dhe Mjeshtri i Sportit Ilir Tafili.

Gjimnastika – Femra: Kjo disipline, si dhe per meshkuj, zanafillen e ka ne vitet pas clirimit të vendit. Gjatë aktiviteteve ne vite jane për t’u permendur gjimnaste per rezultate te larta si: Marjeta Kapore, Ilirjana Kreshpa, Albana Dhima, Yllka Cela, Enkeleda Dumani, kurse si trajner i apasionuar, i cili arriti disa trofe kombetar eshte Mjeshtri i Sportit Kostaq Gerveni.

Ping-pong – femra: historiku i ketij sporti fillon ne vitet 1951 me kampionatin kombetar ndermjet hoqerise “Puna”. Vlora renditet ne vendin e pare nen drejtimin e traineres Fejzie Fisheku (Haxhiu). Ne vitet 1986-90 Flamurtari drejtohej nga traineri Kristaq Bitri. Ne vitet 1990-96 me marrjen e ekipit nga traineri Edmond Gjoka “Flamurtari” shpallet Kompion Kombetar per te reja dhe pas ketyre viteve ky ekip shpallet Kampion Kombetar per te rritura. Spikasi sportiste cilesore si Alma Shabani dhe Anila Selimi. Po ne keto vite ky ekip fiton disa here rresht edhe Kupen e Republikes. Nga vitet’98 deri 2005 Flamurtari arrin ne majat e Ping-pongit shqiptar e perfaqesuar nga sportistet e talentuara Anila Gjoka dhe Lindita Muço, te cilat shpallen disa here Kampione te vendit dhe perfaqesuese te kipit kombetar te Shqiperise ne aktivitete nderkombetare.

 

Boksi: Ne qytetin e Vlores merr rrugen pas vitit 1944. Kampionati i pare u zhvillua ne vitin 1947 dhe boksieret e pare ishin Babace Rexhepi, Leandro Kruta, Luan Ferra, Stefan Pina, Burhan Bute me trajner Leandro Kruta.  Burhan Bute doli ne skene si kampion i vitit 1950 – 1951. Pas vitit 1954 Toli Truja e drejtoi boksin deri ne vitin1963.  Vlora kishte shume talente, te tille si Mynyr Beqiri, Beniamin Zoga, Pajtim Dauti, Xhorxh Arapi, Ramadan Cuni, vellezerit Duro, Viron Sadiraj, Dhori Dupi, Ali Kasemi, Idai Rama, Perlat Velaj.  Idai Rama u ngjit ne majat me te larta te boksit vlonjat dhe shqiptar, duke u shpallur dy here Kampion Kombetar te “Partizani” dhe “Flamurtari”. Per cilesi te nivelit te larte, Komiteti Shteteror i Sportit Shqiptar i jep titullin e larte “Mjeshter Sporti”. Ne vitin 2003, pas vdekjes, i jepet “Medalje e Arte” – Per kontribut te vecante ne aktivitetin kombetar dhe nderkombetar.

Historia e re e Boksit filloi ne vitet 1991 – 1992. Ne vitin 1992 u zhvillua Kampionati i pare Kombetar i ketij sporti. Trajneri i pare qe zhvilloi sportin ne vitet me te veshtira ishte Perlat Velaj. Ne skene po shfaqeshin shume talente si Elton Meta, Dhimiter Metani, Arsen Doko, Ervin Ceta, Stiljano Zeqo, Genti Kamberi etj. Keta sportiste i drejtoi trajneri pasionant Gezim Zeneli. Ne vitet e ardhshme ai i drejtoi me profesionalizem ne titujt e shumte kombetar dhe drejt vendeve te nderit si perfaqesues te Ekipit kombetar te Shqiperise.

Trofete si ekip:

· Deri ne vitin 2000 ekipi “Flamurtari” shpallet Nenkampion i vendit.

· Cilesia e boksiereve po vinte duke u rritur, kjo se bashku me punen e madhe te trajnerit beri qe ekipi i Boksit te rritur te shpallet Kampion Kombetar ne Tetor te vitit 2001.

· Ne vitin 2002 ekipi kurorezon nje fitore tjeter, fitues i Kupes se Republikes.

· Ne vitin 2003 ekipi “Flamurtari “ eshte fitues i Kupes se Republikes.

· Ne vitin 2003 trajneri pasionant Perlat Velaj shpall ekipin e te rinjve te “Flamurtarit “ Kampion Kombetar.

Por faktori me i rendesishem eshte se tani “ Flamurtari “ per here te pare fut ne histori shume kampione kombetar si:

ü Dhimitraq Metani 32 takime nderkombetare, 6 here Kampion Kombetar.

ü Elton Meta 29 takime nderkombetare, 5 here Kampion Kombetar.

ü Arsen Doko 42 takime nderkombetare, 8 here Kampion Kombetar,

ü Stiliano Zeqo 13 takime nderkombetare, 2 here Kampion Kombetar.

ü Ervin Ceta 11 takime nderkombetare, 1 here Kampion Kombetar.

ü Eduart Hoti 7 takime nderkombetare,  3 here Kampion Kombetar.

ü Bledar Zguro 32 takime nderkombetare, 3 here Kampion Kombetar.

ü Jeton Plaka 5 takime nderkombetare,  1 here Kampion Kombetar

ü Robert Maska  2 here Kampiom Kombetar.

ü Alket Muco 12 takime nderkombetare, 2 here Kampion Kombetar.

Keto rezultate prestigjoze jane frut i nje pune intensive te trajnerit te shquar vlonjat Z.Gezim Zeneli, duke vleresuar dhe kontributin e trajnereve veterane si Ziaudin Shaqiri, Toli Truja, Pajtim Dauti etj.

 

Pas çlirimit, ky sport mori një zhvillim të gjërë, ku më të spikaturit ishin shkodrani i mirënjohur, farmacisti Z.Alfret Ashiku, vlonjatët Astrit Sharra, Nasho Thanasi, Aristidh Duka. Deri në vitin 2000, në Vlorë dhe në Shqipëri kishte shumë talente që luanin bilardo dhe karambol, por ishin të pa organizuar si sport dhe nuk kishin një Federate që t’i drejtonte. Ai që e organizoi dhe e zyrtarizoi si Federatë është Presidenti aktual Z.Edmond Loku. Ishte eveniment i rrallë që pas shumë vitesh njihet në arenën ndërkombëtare me siglën “Federata Shqiptare e Bilardos”. Në muajin Mars të vitit 2001, në Shqipëri dhe konkretisht në Tiranë u çel Kampionati i parë i Bilardos. Klubi SH.S. “Flamurtari” u përfaqësua në ekipin e Bilardos, me krijuesin e ideatorin e këtij ekipi, trainerin pasionant z.Roland Panozaqi, i cili aktualisht është trainer i parë i ekipit Kombëtar të Shqipërisë.

Bilardo: Sporti i Bilardos, si në të gjithë Shqiperine, ka qënë i zhvilluar edhe në Vlorë qe prej viteve ‘40.

Takimi i parë u zhvillua në Vlorë më datën 7.07.2001.

Turneun “Steka e Artë” e fitoi bilardisti i ekipit të “Flamurtarit”, sportisti Fatjon Bani.

Në vitin 2002 ekipi i “Flamurtarit” shpallet Nënkampion Kombëtar.

Në vitin 2003, shpallet Kampion Kombëtar.

Në vitin 2004 shpallet Nënkampion Kombetar

Në vitin 2005 shpallet Kampion Kombëtar.

Në sportin Karambol shpallet Kampion Kombëtar Z.Artur Shehaj.

Një eveniment i rrallë është renditja e sportistit Besmir Çufa në tetë më të mirët e Europës në Kampionantin Europian zhvilluar në Vilengen, Gjermani midis 26 shteteve. Për tre sportistët cilësor të ekipit të “Flamurtarit”, bilardistët Besmir Çufe, Artur Shehaj, Fatjon Bani, traineri amerikan Z. Stiv – Lilles, Drejtori Teknik i Federatës Botërore Artistike të Bilardos, Kampion i Botës në Bilardo Gjermani Marsel Kajter, që ishin drejtuesit kryesor ne seminar, vlerësuan maksimalisht trainerin Roland Panozaqi, për nivel të lartë profesional gjatë proçesit të organizimit të stërvitjes.

 

Adresa: Pallati i Sportit “Flamurtari” Skelë -Vlorë

Tel&fax: 00355 33 421 241; cel: 0682420726