Drejtoria e sherbimeve sociale

 

 

MBROJTJA e FEMIJEVEMBROJTJA NDAJ DHUNËS NË FAMILJENDIHMA EKONOMIKE PËR FAMILJET NË NEVOJËNDIHMA EKONOMIKE PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA

Identifikimi dhe menaxhimi I rasteve te femijeve ne nevoje
Qëllimi i kësaj Njësia e Mbrojtjes se Femijeve është:
Ndihma e menjehershme dhe nxjerrja nga situate e rrezikut te femijeve

Identifikimi I nevojave dhe menaxhimi I rasteve te femijeve bazuar ne
nevojat qe ata kane
Rritja dhe ndergjegjesimi I femijeve dhe komunitetit mbi te drejtat e femijeve
dhe parandalini I rasteve te femijeve te abuzuar

Identifikimi i personave të prekur nga dhuna në familje dhe mbrojtja e tyre

Qëllimi i kësaj Njësia Kundër Dhunës në familje është:
Zvogëlimi i problemeve të dhunës në familje, rritja e Barazisë Gjinore në

Ardhja në ndihmë e të mbijetuarve të dhunës në familje duke krijuar
mundësitë për t'i larguar nga ambienti i dhunshëm.
Rritja e pozitës social-ekonomike të grave dhe vajzave në komunitet.

Kërkesë për përfitimin e ndihmës ekonomike

“Ndihmë ekonomike” nënkupton mbështetjen financiare të familjeve në nevojë.
Ndihma ekonomike, që përfitojnë familjet në nevojë, është e plotë kur mungojnë të
ardhurat krejtësisht dhe e pjesshme kur siguron te ardhurat të pamjaftueshme.
Përfitojnë ndihme ekonomike:
a. Familjet pa te ardhura ose me te ardhura te pamjaftueshme;
b. Jetimet e papune, mbi 25 vjeç;
c. Jetimet e moshës 18-25 vjeç, te cilët nuk janë te vendosur ne institucionet e

ç. Prindërit e fëmijëve te lindur trinjake e me shume, qe u përkasin familjeve ne
nevoje.
Qytetarët që trajtohen me ndihmë ekonomike duhet të dorëzojnë dokumentet për
përfitimin e saj në rajonin administrativ përkatëse nga data 1 deri në 10 të çdo muaji,
nga ora 08:00 – 16:00, të pajisur me kartë identiteti.

Dokumentacioni bazë:

  1. Deklaratën për gjendjen social-ekonomike te familjes, e cila plotësohet, nga
    kryefamiljari një here ne vit, si dhe ne rastet kur familja përfituese rikthehet
    ne skemën e ndihmës ekonomike ( deklarata e gjeneruar)
  2. Deklaratën qe plotësohet, detyrimisht, çdo muaj;
  3.  Certifikatë familjare për ndihmë ekonomike;
  4.  Dokumente të  Librezë pune ose deklarimi që nuk ka qenë asnjëherë i punësuar;(Zyra e punes)
    nevojshëm
  5. Vërtetimin si pune kërkues te papune, për te gjithë anëtaret e afte për pune te familjes, qe aplikojnë për ndihme ekonomike. Ky vërtetim lëshohet nga Zyra e Punës, çdo tre muaj;
  6. Certifikatën e pronësisë, te lëshuar nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme;

Kërkesë për përfitimin e ndihmës ekonomike nga person me aftësi të kufizuar
“Ndihmë ekonomike për person me aftësi të kufizuar” nënkupton mbështetjen
financiare të individëve me status të veçantë.
“Person me Aftësi të Kufizuar (PAK)” kuptohet individi, të cilit i është kufizuar
aftësia, si pasojë e dëmtimit fizik, shqisor, të intelektit, psikiko / mendor, të
lindura apo të fituara gjatë jetës nga aksidente, sëmundje të përkohshme apo të
përhershme, të cilat nuk vijnë nga shkaqe që lidhen me punësimin. Në
Përshkrim i Shkurtër kategorinë e personave me aftësi të kufizuara bëjnë pjesë dhe “Invalidët e
punës”, të cilët e marrin këtë status me vendim të KMCAP (Komisionit Mjekësor
të Caktimit të Aftësisë për Punë), nëse janë aksidentuar në punë ose janë të
sëmurë nga sëmundje profesionale ose sëmundje të ndryshme.
Paratetraplegjikët që kanë fituar statusin me vendim të K.M.C.A.P përfitojnë dhe
një pagesë shtesë për mbulimin e paketës së domosdoshme me materiale të
veçanta higjenosanitare.

Dokumentacioni bazë:

  1. Vendimin e KMCAP;
  2. Dokumente të nevojshëm  Kopje të dokumentit të identifikimit;
  3. Numrin e llogarisë bankare.
  4. Dokumentacioni për përfitimin e P.A.K (Aplikim për here të parë)
  5. Certifikatë e gjendjes familjare nga administrator social;
  6. Certifikatë personale me foto ;

Irena Stasa

Drejtor i Ndihmes,Sherbimit Social dhe Mbrojtjes se Konsumatorit.

Bashkia Vlore Tel : +355 33 421 222

Mobile: +355 (0) 69 52 94 051