Plani vjetor per procesin e vendimmarrjes me pjesemarrje

KONSULTIM PUBLIK PËR MIRATIMIN E FASHËS ORARE TË HEDHJES SË MBETJEVE NGA QYTETARË DHE BIZNESET NË TERRITORIN E BASHKISË VLORË.

Propozuesi i projektaktit: Kryetare e Bashkisë.

Qëllimi:  Ky bashkëbisedim me banorët dhe grupet e synuara te interesit të Bashkisë Vlorë ka si qëllim vëmendjen që i jepet nevojave të komunitetit në lidhje me depozitimin e mbetjeve në qytetin e Vlorës. Qëllimi i kësaj dëgjese është përcaktimi i orareve të përshtatshme për depozitimin e mbetjeve, përmirësimimin e pastërtisë dhe higjienës në qytet si dhe reduktimin e ndotjes dhe menaxhimin më efikas të mbetjeve urbane.

Nëpërmjet tij synohet mbledhja e sugjerimeve të komunitetit lidhur me miratimin e fashës orare të hedhjes së mbetjeve nga qytetarë dhe bizneset në territorin e Bashkisë Vlorë. Pjesëmarrja juaj është e rëndësishme për të ndërtuar një qytet më të pastër dhe më të jetueshëm.

Kalendari i konsultimit: Konsultimi me komunitetin do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të

Kulturës “Labëria” në datë 13.05.2026, ora 11:00.

Gjithashtu, nga data e publikimit në faqen web të bashkisë dhe në shpalljen publike në ambientet e jashtme, gjithë grupet e interesit dhe qytetarët janë të lutur që gjithë sygjerimet e tyre janë të mirëpritura deri më datë 12 maj 2026, në adresat e emaileve:

aurora.kamberaj@vlora.gov.al – Koordinatore për Njoftim dhe Konsultim launela.dautaj@vlora.gov.al – Sekretare e Këshillit Bashkiak

Pjesëmarrës:

– Nga ana e Bashkisë: Kryetar i Bashkisë, Këshilltarët e Këshillit Bashkiak, Sekretar i Këshillit

Bashkiak, Koordinatori për Njoftimin dhe Konsultimin Publik, drejtues/punonjës të administratës, Administratorët e Njësive Administrative.

– Nga komuniteti: Banorët e Bashkisë Vlorë, anëtarët e shoqërisë civile, anëtarë të biznesit, grupe te ndryshme interesi etj.

Forma e konsultimit: Takim në terren.

Relacioni shoqërues, në lidhje me cështjen që konsultohet.

 

Qëllimi i këshillimit publik Në zbatim të kuadrit ligjor për konsultimin publik dhe në funksion të përmirësimit të menaxhimit të mbetjeve urbane, Bashkia  Vlorë  organizon  dëgjesë  publike  për  miratimin  e fashës së orareve për hedhjen e mbetjeve nga qytetarët dhe bizneset.
  Konsultimi publik në tërren synon konsultimin për miratimin e fashës orare të hedhjes së mbetjeve nga qytetarë dhe bizneset në territorin e Bashkisë Vlorë, në bashkëpunim me komunitetin për rezultate më të qëndrueshme dhe afatgjata.

Mbetjet urbane janë një sfidë që kërkon bashkëpunim mes institucioneve dhe komunitetit, për të siguruar një mjedis më të pastër   dhe   një   jetë   më   të   shëndetshme   për   të   gjithë.

Përshkrimi i çështjes. Ky propozim ka për qëllim të sigurojnë grumbullimin dhe depozitimin e mbetjeve në mënyrë të kontrolluar, duke përdorur qese të mbyllura ose kosha të dedikuar brenda territorit të aktivitetit të tyre, për të siguruar një mjedis më të pastër dhe një jetë më të shëndetshme për të gjithë. Po ashtu, është shumë e rëndësishme ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe përfshirja e tyre aktive në këtë proces.
Kontaktet dhe afatet e Komentet dhe rekomandimet tuaja jepen në adresat e emailit të sekretarisë së Këshillit Bashkiak dhe Koordinatorit për Konsultimin me Publikun, BRENDA DATËS 12 maj 2026, në adresat e emaileve:

aurora.kamberaj@vlora.gov.al – Koordinatore për Njoftim dhe Konsultim Publik.

launela.dautaj@vlora.gov.al  – Sekretare e Këshillit Bashkiak

dërgimit të komenteve,
rekomandimeve, vërejtjeve;
Ndryshimet kryesore dhe/ose Opsionet e mundshme janë për t’u shqyrtuar nga ana e Këshillit
alternativat e mundshme për Oraret e hedhjes së mbetjeve urbane gjatë periudhës së

sezonit turistik, do të jenë si më poshtë:

Për qytetarët orari i hedhjes së mbetjeve do të jenë fashat orare:                                                                                     ora 06:00 deri në orën 10:00 ora 19:00 deri orën 23:00.

Për subjektet fizik dhe juridik, orari i hedhjes së mbetjeve do të jenë fashat orare:

ora 15:00 deri në orën 16:30 ora 23:00 deri në orën 03:00.

  Oraret e hedhjes së mbetjeve urbane jashtë sezonit turistik, do të jenë si më poshtë:
  Për familjarët orari i hedhjes së mbetjeve do të jetë në fashën:

ora 06:00 deri në orën 10:00 ora 19:00 deri në orën 22:00.

Për subjektet fizik dhe juridik, orari i hedhjes së mbetjeve do të jetë në fashën, si më poshtë:

  ora 06:00 deri në orën 09:00

ora 21:00 deri në orën 23:00.

Relacioni shoqërues, në lidhje me cështjen që konsultohet. Materialet dhe relacionet për konsultimin me publikun mund

t’i gjeni në faqen web të bashkisë https://vlora.gov.al/kalendari-i-konsultimit-publik/ https://vlora.gov.al/plani-vjetor-per-procesin-e-vendimarrjes-

me-pjesemarrje/.

  Dërgimi i sugjerimeve të komunitetit do të jetë i mundur deri në BRENDA DATËS 12 maj, në adresat e emaileve: aurora.kamberaj@vlora.gov.al – Koordinatore për Njoftim dhe Konsultim Publik.                                launela.dautaj@vlora.gov.al  – Sekretare e Këshillit Bashkiak
Shpjegim të procesit që do

ndjekë dhe veprimet qe do të ndërmarrë Këshilli për të shqyrtuar rekomandimet nga publiku deri në marrjen e vendimit

Pas mbledhjes së rekomandimeve, Këshilli i Bashkisë do të ndjekë hapat si vijon: 1. Realizimin nga ana e administratës dhe Sekretariatit të Këshillit një Përmbledhje të Rekomandimeve dhe rezultateve të plota të takimit që përfshin të gjitha mendimet dhe propozimet që do të vijnë nga komuniteti dhe bërja publike e kësaj Përmbledhje; 2. Dërgimi i kësaj Përmbledhje Rekomandimesh Kryetarit të Bashkisë, Grupit te punes, Çështjeve Juridike, Komisioni i Buxhetit, Financës dhe Taksave-Tarifave, Komisioni i Pronave Publike, Transportit dhe Trafikut Rrugor; 3. Shqyrtimi nga ana e komisioneve të mësipërme (mbledhja e komisionit është e hapur për publikun) të cdo rekomandimi dhe të opinionit të Kryetarit të Bashkisë; 4. Diskutimi dhe miratimi i aktit në seancën e hapur të Mbledhjes së Këshillit; 5. Informimi i komunitetit, për marrjen në konsideratë të rekomandimeve ose për mosmarrjen në konsideratë dhe arsyet e mosmarrjes në konsideratë të tyre; 6. Publikimi i aktit në faqen e Këshillit të Bashkisë dhe në tabelat e informimit; 7. Njoftimi i administratës për aktin e miratuar; 8. Monitorimi i zbatimit të tij.
Data e publikimit 16.04.2026

 

Për caktimin e zonave të administrimit të parkimit dhe tarifave të parkimit me pagesë

Në bazë të ligjit nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik” dhe Urdhrit nr. 89, datë 02.04.2025, bëhen publike procesverbalet e takimeve të zhvilluara në Pallatin e Kulturës “Labëria”, lidhur me:

  • Caktimin e zonave të administrimit të parkimit;

  • Përcaktimin e tarifave të shërbimit të parkimit me pagesë në territorin e Bashkisë Vlorë.

Dokumentacioni përkatës është i disponueshëm për konsultim publik.

Për miratimin e tarifës së shërbimit të karrotrecit dhe tarifave ditore të qëndrimit të automjeteve

Në bazë të ligjit nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik” dhe Urdhrit nr. 89, datë 02.04.2025 “Për Caktimin e Koordinatorit për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”, bëhen publike procesverbalet e mbajtura gjatë takimeve të zhvilluara në Pallatin e Kulturës “Labëria”, lidhur me:

  • Miratimin e tarifës së shërbimit të karrotrecit për çdo mjet;

  • Përcaktimin e tarifave ditore për qëndrimin e automjeteve në pikat e bllokimit të Policisë Bashkiake në territorin e Bashkisë Vlorë.

Procesverbalet janë të aksesueshme për publikun sipas legjislacionit në fuqi.  

 

 

 

NJOFTIM PËR KONSULTIM ME PUBLIKUN

Titulli: Konsultim publik për miratimin e tarifës së shërbimit të karrotrecit për çdo mjet, si dhe
tarifat ditore për qëndrimin e automjeteve në pikat e bllokimt të Policisë Bashkiake në territorin e
Bashkisë Vlorë.
Propozuesi i projektaktit: Kryetare e Bashkisë.
Qëllimi: Ky bashkëbisedim me banorët dhe grupet e synuara te interesit dhe ato te margjinalizuara
të Bashkisë Vlorë ka si qëllim vëmendjen që i jepet nevojave të komunitetit në lidhje me heqjen ,
transportimin, ruajtjen dhe lirimin e mjeteve te ndaluara ose te parkuara në kundërshtim me
rregullat e qarkullimit rrugor në qytetin e Vlorës. Nëpërmjet tij synohet mbledhja e sugjerimeve të
komunitetit lidhur me tarifat e shërbimit të karrotrecit për çdo mjet në territorin e Bashkisë Vlorë.
Kalendari i konsultimit: Konsultimi me komunitetin do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të
Kulturës “Labëria” në datë 20.02.2026, ora 13:30.
Gjithashtu, nga data e publikimit në faqen Web të bashkisë dhe në shpalljen publike në ambientet
e jashtme, gjithë grupet e interesit dhe qytetarët janë të lutur që gjithë sygjerimet e tyre janë të
mirëpritura deri më datë 17 shkurt 2026, në adresat e emaileve:
aurora.kamberaj@vlora.gov.al – Koordinatore për Njoftim dhe Konsultim
zerajdaut@gmail.com -Sekretar i Këshillit Bashkiak.

NJOFTIM PËR KONSULTIM ME PUBLIKUN

 

 

NJOFTIM PËR KONSULTIM ME PUBLIKUN

DATË 20.02.2026, ora 11:00

Titulli: Konsultim publik për caktimin e zonave të administrimit të parkimit dhe tarifave të
shërbimit të parkimit me pagesë në territorin e Bashkisë Vlorë.

Propozuesi i projektaktit: Kryetare e Bashkisë.

Qëllimi: Ky bashkëbisedim me banorët dhe grupet e synuara te interesit dhe ato te margjinalizuara
të Bashkisë Vlorë ka si qëllim vëmendjen që i jepet nevojave dhe dëshirave të komunitetit në lidhje
me lehtësimin e trafikut rrugor në qytetin e Vlorës. Nëpërmjet tij synohet mbledhja e sugjerimeve
të komunitetit lidhur me caktimin e zonave të administrimit të parkimit dhe tarifave të shërbimit
të parkimit me pagesë në rrugë dhe sheshe në territorin e Bashkisë Vlorë.
Kalendari i konsultimit: Konsultimi me komunitetin do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të
Kulturës “Labëria” në datë 20.02.2026, ora 11:00.
Gjithashtu, nga data e publikimit në faqen ëeb të bashkisë dhe në shpalljen publike në ambientet e
jashtme, gjithë grupet e interesit dhe qytetarët janë të lutur që gjithë sygjerimet e tyre janë të
mirëpritura deri më datë 17 shkurt 2026, në adresat e emaileve:
aurora.kamberaj@vlora.gov.al – Koordinatore për Njoftim dhe Konsultim Publik.
daut_zeraj@hotmail.com

NJOFTIM PËR KONSULTIM ME PUBLIKUN

RELACION

 

 

Kalendari i konsultimit publik

Bashkia dhe Këshilli Bashkiak Vlorë

 

Baza ligiore: Ne zbatim te ligjit nr.139/2015 “Per vetqeverisjen vendore” neni 18; ligjit nr.119/2014 “Per te drejten e informimit” , ligiit nr.146/2012 “Per njoftimin dhe konsultimin publik” pika 1 dhe 2 neni 5, pika 1,2,3,4 neni 52; Rregullores e Organizimit dhe Funksionimit te Bashkise; si dhe Urdhërit nr.151 date 11.03.2025
Sqarime per projektaktin: Relacioni sqarues i projektaktit percakton arsyet e paraqitura nga propozuesi i projektaktit, te cilat ne menyre te permbledhur jane :

Miratimi i draftit te projektbuxhetit afatmesem eshte nje vendim i rendesishem qe merret nga Keshilli i Bashkise, pasi percakton fondet qe do te perdoren per te gjitha sherbimet / funksionet e ushtruara nga Bashkia dhe performancen e tyre. Keshilli i Bashkise duhet te sigurohet qe fondet publike shkojne pr permiresimin e sherbimeve
qe ofrohen nga Bashkia per komunitetin dhe adresojne nevojat e tyre, brenda kapaciteteve financuese te Bashkise. Per kete, Keshilli i Bashkise do te organizoje kete konsultim publik per te marre mendimin dhe sugjerimet e qytetarve mbi draftin e buxhetit afatmesem 2026-2028.

 

Grupet qe do te konsultohen:

Banoret e qytetit te Vlores, te njesive administrative Orikum, Qender, Novosele dhe Shushice, Shoqata e biznesit me perfaqesues nga Dhoma e Tregtise dhe Industrise, OJF dhe Media, Kryetarit e Fshatrave dhe Nderlidhesit Komunitar etj.

PROCESVERBAL KONSULTIMI PUBLIK PER PLANIN E PERGJITHSHEM VENDOR (NDRYSHIME) 2025

Nr Aktiviteti Data Vendi Ora Menyra Forma

Nr Aktiviteti Data Vendi Ora Mënyra Forma
1 Rajoni 1 11.8.2025 Bar Hallowen 17.00 Takim publik Bisedë
2 Rajoni 2 12.08.2025 Pallati i Kulturës 17.00 Takim publik Bisedë
3 Rajoni 3 13.08.2025 Pallati i Kulturës 17.00 Takim publik Bisedë
4 Rajoni 4 14.08.2025 Bar Relax Bar 17.00 Takim publik Bisedë
5 Rajoni 5 15.08.2025 Bar 8 Nëntori 17.00 Takim publik Bisedë
6 Njësia Administrative Orikum 11.08.2025 Në ambjentet e NjA 10.00 Takim publik Bisedë
7 Njësia Administrative Shushicë 12.08.2025 Në ambjentet e NjA 10.00 Takim publik Bisedë
8 Njësia Administrative Novoselë 13.08.2025 Në ambjentet e NjA 10.00 Takim publik Bisedë
9 Shoqata e  biznesit me perfaqesues 15.08.2025 Pallati i Kulturës 10.00 Takim publik Bisedë

Procesverbali Rajoni 1

Procesverbali Rajoni 2

Procesverbal Rajoni 3

Procesverbal Rajoni 4

Procesverbali Rajoni 5

Procesverbal Orikum

Procesverbali Shushice

Procesverbal Novosel

Provesverbali Qender

 

 

 

Titulli i Projektaktit : Titulli: Miratimi i buxhetit afatmesëm 2024-2026 dhe planifikimi për buxhetin e vitit 2024, bashkia Vlorë.

Propozuesi : Projektakti është propozuar nga ana e Kryetarit të Bashkisë, z. Ermal Dredha.

Sqarime për projektaktin : Relacioni sqarues i projektaktit përcakton arsyet e paraqitura nga propozuesi i projektaktit, të cilat në mënyrë të përmbledhur janë :

  • Miratimi i draftit të projektbuxhetit afatmesëm është një vendim i rëndësishëm që merret nga Këshilli i Bashkisë, pasi përcakton fondet që do të përdoren për të gjitha shërbimet / funksionet e ushtruara nga Bashkia dhe performancën e tyre. Këshilli i Bashkisë duhet të sigurohet që fondet publike shkojnë për përmirësimin e shërbimeve që ofrohen nga Bashkia për komunitetin dhe adresojnë nevojat e tyre, brenda kapaciteteve financuese të Bashkisë. Për këtë, Këshilli i Bashkisë do të organizojë këtë konsultim publik për të marrë mendimin dhe sugjerimet e qytetarëve mbi draftin e buxhetit afatmesëm 2024-2026. Gjithashtu, ndryshimet e mundshme apo jo te taksave dhe tarifave në paketën fiskale janë nje element shume i rëndësishëm dhe proces i cili duhet te kalojë përmes konsultimit të gjerë në publik.
  • Grupet që do të konsultohen: Banorët e qytetit të Vlorës, të njësive administrative Orikum, Qendër, Novoselë dhe Shushicë, Shoqata e biznesit me perfaqësues nga Dhoma e tregtisë dhe industrisë, OJF dhe Media, Kryetarët e Fshatrave dhe Ndërlidhësit Komunitarë etj.

 

PROCESVERBAL KONSULTIMI PUBLIK PER PLANIN E PERGJITHSHEM VENDOR (NDRYSHIME) 2024

 

 

Nr Aktiviteti Data Vendi Ora Mënyra Forma
1 Rajoni 1 11.10.2023 Bar Hallowen 16.30 Takim publik Bisedë
2 Rajoni 2 17.10.2023 Pallati i Kulturës 16.30 Takim publik Bisedë
3 Rajoni 3 16.10.2023 Pallati i Kulturës 16.30 Takim publik Bisedë
4 Rajoni 4 12.10.2023 Bar Relax Bar 16.30 Takim publik Bisedë
5 Rajoni 5 13.10.2023 Bar 8 Nëntori 16.30 Takim publik Bisedë
6 Njësia Administrative Orikum 10.10.2023 Në ambjentet e NjA 17.00 Takim publik Bisedë
7 Njësia Administrative Shushicë 05.10.2023 Në ambjentet e NjA 17.00 Takim publik Bisedë
8 Njësia Administrative Novoselë 06.10.2023 Në ambjentet e NjA 17.00 Takim publik Bisedë
9 Njësia Administrative Qendër 09.10.2023 Në ambjentet e NjA 17.00 Takim publik Bisedë

 

 

 

 

Procesverbal rajoni 4

Proces verbal rajoni 2

Procesverbal orikum

Provesverbali Qender

Procesverbal Novosel

Procesverbali shushice

Procesverbal rajoni 3

Procesverbali rajoni 1

Procesverbali rajoni 5

 

 

 

 

Konsultimet me publikun për Programin Buxhetor Afatmesëm 2023-2025 si dhe planifikimi për Projekt buxhetin e vitit 2023 për Bashkinë Vlorë

 

Kalendari dhe agenda e takimeve në komunitet

 

Ftohen të gjithë qytetarët dhe grupet e interesuar, për të qënë pjesëmarrës në dëgjesat publike si dhe të japin komente dhe rekomandime përgjatë proçesit me qëllim përmirësimin e tij, deri në miratimin e projekt buxhetit 2023.

 

Nr. Njesia Data, ora
1 Njësia Administrative Orikum 13.09.2022 ora 10:00
2 Njësia Administrative Qendër 13.09.2022 ora 13:00
3 Njësia Administrative Novoselë 14.09.2022 ora 10:00
4 Njësia Administrative Shushicë 15.09.2022 ora 10:00
5 Rajoni 3 15.09.2022 ora 13:00
6 Rajoni 4 16.09.2022 ora 10:00
7 Rajoni 5 13.09.2022 ora 12:00
8 Rajoni 1 22.09.2022 ora 10:00
9 Rajoni 2 22.09.2022 ora 13:00

 

Shkarko Kalendarin për Programin Buxhetor Afatmesëm 2023-2025 si dhe planifikimi për Projekt buxhetin e vitit 2023 për Bashkinë Vlorë