Tarifa per dhenien e informacionit (nesa ka)

Tarifa për dhënien e informacionit

Shërbimet administrative që ofrohen nga Bashkia Vlorë , janë pa pagesë. Përjashtim bëjnë rastet kur me ligj apo me VKB, është përcaktuar tarifë për një shërbim të caktuar.
Dhënia e informacionit është pa pagesë.

Informacioni i kërkuar në rrugë elektronike i jepet çdo qytetari, gjithashtu pa pagesë.

Kur, qytetari kërkon dokumentacion nga arkivi njësuar me origjinalin, tarifa është 1000 lekë (VKB nr.109, datë 27.11.2019, “ PËR MIRATIMIN E TAKSAVE DHE TARIFAVE VENDORE NË TERRITORIN E BASHKISË VLORË “

Mënyra e kryerjes së pagesës

Pagesa deri në vlerën 1000 lekë të reja kryhet pranë arkës ( Qendrës Ekonomike)  pranë Bashkisë  Vlorë . Për pagesat mbi vlerën e përcaktuar mund të drejtoheni pranë bankave të nivelit të dytë.

Kostoja e shërbimit (Tarifa per dhenien e Informacionit )

1. Shërbimet e administratës publike janë pa pagesë. Dhënia e informacionit mund të bëhet kundrejt një tarife, të përcaktuar më parë dhe të bërë publike nga autoriteti publik në faqen e tij të internetit dhe në mjediset e pritjes së publikut. Tarifa është kostoja e riprodhimit të informacionit të kërkuar dhe, kur është rasti, e dërgimit të tij. Informacioni i kërkuar në rrugë elektronike jepet falas.

2. Kostoja e riprodhimit nuk mund të jetë më e lartë se kostoja reale e materialit, mbi të
cilin riprodhohet informacioni. Kostoja e dërgimit nuk mund të jetë më e lartë se kostoja
mesatare e të njëjtit shërbim në treg.

3. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
shqyrton periodikisht, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, tarifat e bëra publike nga
autoritetet publike dhe, sipas rastit, urdhëron ndryshimin e tyre.

4. Qytetarët e regjistruar rregullisht në skemat e ndihmës shoqërore, si dhe subjektet
përfituese, sipas ligjit nr. 10 039, datë 22.12.2008, “Për ndihmën juridike”, të ndryshuar, e
përfitojnë informacionin falas deri në një numër të caktuar faqesh për çdo kërkesë ose në
vlerën ekuivalente kur informacioni jepet në një format tjetër.

5. Ministri i Drejtësisë dhe Ministri i Financave me udhëzim të përbashkët përcaktojnë
numrin e faqeve, për të cilat informacioni përfitohet falas, sipas pikës 4, të këtij neni, si dhe
rastet e përjashtimit nga pagesa e tarifës.