Vlora Nder i Kombit

Presidenti i Republikës, z. Bamir Topi, dekoron qytetin e Vlorës “Nderi i Kombit”

Me Urdhrin “Nderi i Kombit”, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bamir Topi ka vlerësuar qytetin e Vlorës për vlerat tradicionale të papërsëritshme dhe qytet simbolik i Pavarësisë.
Ka qenë një ceremoni e veçantë me protagonist Presidentin Topi, i cili në ambientet e Muzeut Kombëtar të Pavarësisë në Vlorë, me dekretin nr.7573, datë 26.06.2012, ka nderuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, Vlorën, qytetin e Pavarësisë, shoqëruar me motivacionin “Për rolin historik si qytet simbol i shpalljes së pavarësisë dhe krijimit të shtetit të ri shqiptar, për meritat e veçanta në luftën për liri, pavarësi dhe çlirim, për ndjenjat e larta patriotike e liridashëse dhe kontributin e vazhdueshëm në ruajtjen e traditës dhe forcimin e identitetit kombëtar”
Image here:“Kam detyrimin institucional dhe moral për të nderuar këto figura që e meritojnë, sepse i japin vlerë gjithë Shqipërisë dhe popullit shqiptar”, shtoi mes të tjerash Presidenti i Republikës, sipas të cilit, e gjithë simbolika e Jubileut të madh të 100 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare, vjen dhe fokusohet në Vlorë.
Image here:Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika theksoi se, “Qytetarët e Vlorës dhe Vlora gjithmonë kanë ditur të ndjekin fillin kuqezi të historisë, madje më shumë se kaq, kanë ditur të qëndisin me fillin kuqezi historinë. Unë ndjehem sot i nderuar dhe i privilegjuar, zoti President, që në emër të historisë dhe të qytetarëve të Vlorës, marr sot nga ana Juaj këtë dekoratë të lartë që është simbol i atdhedashurisë, simbol i patriotizmit, simbol i heroizmit të qytetarisë vlonjate në shekuj. Zoti President, në kuadër të vitit jubilar të 100 vjetorit të Pavarësisë, ky është gjesti më i lartë dhe fisnik që Ju i keni bërë qytetarëve të Vlorës, Ju falenderoj.” Në kuadrin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekoroi gjithashtu me titullin më të lartë “Urdhërin e Flamurit Kombëtar”, Ismail Qemalin, themeluesin e shtetit të shqiptar dhe burrin e shtetit që kurorëzoi përpjekjet shumëshekullore të shqiptarëve me aktin e shpalljes së pavarësisë kombëtare, si dhe grupin e firmëtarëve të aktit të pavarësisë, me titullin e lartë “Nderi i Kombit”.
Duke shprehur nderimin dhe vlerësimin për këto figura, Presidenti Bamir Topi, nënvizoi mes të tjerash se, në mandatin e tij 5 vjeçar, “Urdhri i Flamurit”, që është Urdhri më i lartë, i jepet për herë të parë një personaliteti të tillë emblematik në historinë e Shqipërisë, themeluesit të Shtetit të Ri Shqiptar, Ismail Qemalit”. Po ashtu, ai theksoi se në procedurat e dekorimit të personaliteteve, u përfshi edhe qyteti i Vlorës, që u dekorua me Urdhrin “Nderi i Kombit”, që i jepet këtij qyteti dhe këtij populli me vlera tradicionale të papërsëritshme, qyteti simbolik i Pavarësisë. “Kam detyrimin institucional dhe moral për të nderuar këto figura që e meritojnë, sepse i japin vlerë gjithë Shqipërisë dhe popullit shqiptar”, shtoi mes të tjerash Presidenti i Republikës, sipas të cilit, e gjithë simbolika e Jubileut të madh të 100 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare, vjen dhe fokusohet në Vlorë.