KENDI BE
Kendi i BE – Bashkia Vlorë (vlora.gov.al)
Fabiola Deliaj
Koordinatore për Cështjet e BE-së në Bashkine Vlorë
email : deliaj.fabiola@gmail.com
Orari i Punës i Administratës së Bashkisë:
E Hënë – E Premte
08:00 – 16:00
Proçesi i integrimit evropian është sfida dhe prioriteti kryesor për Shqipërinë, ku pa dyshim një rol të rëndësishëm në këtë proces luan edhe qeverisja vendore.
Mjetet me të cilin BE mbështet Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit janë programet e BE-së. Përfitimi i fondeve të BE-së në nivel vendor varet edhe nga angazhimi i njësive vendore.
Ngritja e Këndit të BE-së Vlorë:
Në kuadër të projektit “Bashkitë për në Evropë”, financuar nga Bashkimi Evropian, është ngritur dhe funksionin Këndi i BE-së pranë Bashkisë Vlorë.
Këndi i BE-së, në 61 bashkitë në vend do të shërbejë si pikë ndërlidhjeje me BE-në për të informuar qytetarët dhe punonjësit e bashkisë mbi BE-në, politikat dhe programet e saj.
Funksioni i këndit të BE-së:
Koordinim të brendshëm për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave, trainim për politikat e BE-së dhe aksesi në fondet IPA.
Kanal komunikimi ndërmjet komunitetit, Qeverisë dhe BE-së për çështjet e BE-së në interes të komunitetit.
Një qendër informimi e bashkisë ku publiku të mund të marrë informacion për çështjet, Programet e BE-së, etj
Organizim eventesh për çështjet e BE-së/Ditët e BE,së Ditët Kombëtare të Vendeve Anëtare, etj.
Për më shumë informacion për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian klikoni më poshtë:
Marrëdhëniet e Shqipëri-BE
Marrëdhëniet e vendit tonë me Bashkimin Evropian, bazuar në objektivin kombëtar të integrimit në BE, janë strategjike dhe prioritare të politikës sonë të jashtme. Interesi parësor i Shqipërisë në raport me BE-në është anëtarësimi në BE në të ardhmen.
http://integrimi-ne-be.punetejashtme.gov.al/anetaresimi-ne-be/historiku/
Negociatat për anëtarësim
http://integrimi-ne-be.punetejashtme.gov.al/negociatat/
Plani Kombëtar i Integrimit
Plani Kombëtar i Integrimit Evropian (PKIE) është një dokument i qeverisë shqiptare, i cili përgatitet në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ai përfshin aktet ligjore të parashikuara për t’u miratuar nga institucionet shqiptare për një periudhë 3-vjeçare. Këto akte përafrojnë direktiva dhe rregullore të BE-së si dhe standardet më të mira evropiane dhe ndërkombëtare. Aktet ligjore të parashikuara për përafrim janë të ndara në 33 kapituj të “acquis”, ku secili kapitull trajton një fushë të caktuar të politikës së BE-së.
PLANI-KOMBËTAR-PËR-INTEGRIMIN-EVROPIAN_Final.pdf (punetejashtme.gov.al)
Bashkia në proçeset e integrimit evropian
https://vlora.gov.al/bashkia-ne-procesee-e-intefrimit-evropian/
Bashkia Vlorë në kuadër të proçesit të vlerësimit të përformancës në bashkëpunim me Agjencinë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme realizon proçesin e përvitshëm të vlerësimit të përformancës në drejtim të përmbushjes së detyrimeve në kuadër të kritereve politike, ekomonike dhe standarteve që lidhen me proçeset e qeverisjes vendore në lidhje me integrimin evropian, si dhe aftësinë për të marrë përsipër detyrimet e anëtarësimit.
https://mapping-bpe.al/goDataAnalyze/online.aspx
Klikoni mbi raportet për më shumë informacion:
Bashkitë në proçesin e Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian-Raporti i vlerësimit për vitin 2021
file:///C:/Users/User/Downloads/Raporti%20shqip%20interactive%20FINAL.pdf
Bashkitë në proçesin e Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian-Raporti i vlerësimit për vitin 2020
file:///C:/Users/User/Downloads/2020%20Maping%20Report%20ALB_1.pdf
Bashkitë në proçesin e Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian-Raporti i vlerësimit për vitin 2019
file:///C:/Users/User/Downloads/Bashkite%20ne%20Procesin%20e%20Integrimit%20AL_0_0.pdf
Bashkitë në proçesin e Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian-Raporti i vlerësimit për vitin 2018
PROJEKTET DHE BASHKËPUNIMET:
THE PROJECTS IMPLEMENTED AND CURRENTLY UNDER IMPLEMENTATION ARE AS FOLLOWING:
- Project name: BlueMed Plus ”Capitalization by transferring to the new Med territories the blue med multidisciplinary model for the sustainable and responsible coastal tourism development”
Programme: INTERREG IPA CBC Italy-Albania-Montenegro
Implementation period: June 2021-june 2022
The Overall Objective/ Description/ Responsibility: The main objective of the BlueMed PLUS project is to “transfer” the Roadmap and Action Plan to the new territorial Med “makers” – Municipality of Vlora
- Project name: EFFECTS – Effective Planning of schools buildings for Environment and ClimaTe changeS
Programme: INTERREG IPA II CBC Italy-Albania-Montenegro
Implementation period: 01.09.2020-28.02.2022 (18 months)
The Overall Objective/ Description/ Responsibility: EFFECTS Project main objective, aiming to promote innovative practices and tools to reduce carbon emission and to improve energy efficiency in public sector. Project would like to improve not only the local environment but also the CB capacity for sustain energy efficiency action plans. Moreover, the Programme highlighted the need to work on buildings with a specific focus on energy self-sufficiency of (public) buildings and the maximization of heat-energy savings.
3. Project name: CO-CLEAN –CO-Designed And Implementation Of Local Sustainable Energy Action
Programme: INTERREG IPA II CBC ITALY-ALBANIA-MONTENEGRO 2014-2020
Implementation period: 01.01.2020-30.06.2021 (18 months)
The Overall Objective/ Description/ Responsibility: Promoting innovative practices and tools to reduce carbon emission and to improve energy efficiency in public sector. The overall objective of the project is to increase energy efficiency and the use of renewable energies in the program area through the implementation of concrete actions, training and awareness-raising activities.
The specific objectives of the project are:
-Generate a positive change in the behaviour of citizens and stakeholders on the sustainable use of energy sources and on issues of CO2 growth and climate change;
-Increase, in public sector, levels of energy efficiency and the use of renewable energy through the implementation of actions aimed at improving the knowledge of public employees and local energy expertise on energy efficiency and energy efficiency technologies;
-Reduce know-how disparities among project partners and the creation of a permanent network to promote the exchange of good practices, data and information on energy efficiency.
- Project name: SU-MO Sustainable Mobility in the Port Cities of the Southern Adriatic Area
Programme: INTERREG IPA CBC Italy-Albania-Montenegro
Implementation period: 01.01.2020-30.06.2021 (18 month)
The Overall Objective/ Description/ Responsibility: SUMO projects aims to support the development of innovative and sustainable applications for transport support in the involved city ports area. Particularly, this main goal achieved through the improvement of the sustainable transports connections and means in order to enhance the processing of tourists and travellers reaching tourists destinations but also inhabitants. Particularly several sustainable, efficient, multimodal and quality cross border transport connections will be realised such as: 1) the “green” transport connection means inside the inner and medium Port of Brindisi through the electric motorboat; 2) the hybrid bus means that will be used in the Port area of Bar; 3) the cycle path starting from the port of Vlore; 4) Variable message panels (Traffic and Environmental Monitoring system). SUMO is connected also with a tourism policy aiming change behaviours and attitudes of the tourists and locals towards new transportation and travelling solutions.
Expected Results are:
- a) Widening of the network on smart – sustainable mobility through the development of the Territorial and cross-border guide lines;
- b) Increasing of citizen’s awareness about smart and green mobility;
c)increasing of the transnational coordination among countries in the development and implementation of integrated traveller transport systems, reducing existing disparities and creating the opportunity to implement smart solutions to the identified challenges in the field of tourists and inhabitants transport features;
- d) Improving of regional tourists transport system, thus promoting also the overall economic development of the Region and favoring the connections between the involved regions and national/EU networks.
5. Project name: Local youth action plans
Programme: National Youth Congress and Friedrich Ebert Stiftung Tirana
Implementation period: 2019-2021
The Overall Objective/ Description/ Responsibility; Drafting a local action plan in employment, identification of areas of actions and problems at the local level, data processing.
Lead Partner: Vlora Municipality
- Project name: GREAT SUN – Greece and Albania Towards Sustainability
Programme: Cross –Border cooperation programme 2014-2020
Implementation period: April 2018-April 2020
The Overall Objective/ Description/ Responsibility: Demonstration of projects in selected three public buildings, using environmental friendly and energy efficiency building technologies, with immediate multiplication of the results due to the estimate decrease of their annual primary consumption by 50%. The demonstration projects will be also accessible to people with disabilities. The achieved results strands:
- Demonstration of projects in selected three public buildings, using environmentally friendly and energy efficiency building technologies, with immediate multiplication of the results due to the estimate decrease of their annual primary consumption by 50%. The demonstration projects will be also accessible to people with disabilities
- increase of the participants in thematic energy awareness actions through the thematic workshops’ organization (on-site training) and the open-door events (retrofitted buildings’ site visits)
- Multidimensional contribution to the goals of Greece and Albania towards 2020. Specifically, for the Greek region, energy policies will be initialized in view of the new programming period (2014-2020), through the specialization of the “Europe 2020” strategy and future cohesion policy
- demonstration of energy efficiency interventions (materials, technologies and techniques) in three public buildings in the CB area
- exchange of thematic knowledge on energy efficiency and construction techniques
- knowledge expansion concerning the use of high-end technological tools in energy projects
- Project name: CRISCO: Crossroad Of Regions – Fostering Involvement Of All Citizens In Local Life To Improve Social Cohesion
Programme: EUROPE FOR CITIZENS
Implementation period: 01.09.2017-31.08.2019 (24 month)
The Overall Objective/ Description/ Responsibility: Project objectives: This goal will be achieved by building a thematic network of cosmopolitan European cities (each of which will: Creating a balanced local panel of stakeholders (based on the following dimensions: 1/3 of citizens or civic organizations, 1/3 of non-profit organizations and civil society and 1/3 of experts, officials and local authorities) to experiment and review integration initiatives, so that: Share their local experience with the rest of the network, especially at the 4 transnational thematic meetings held in Bassano, Strasbourg, Vejle and Etterbeek in order to: Gain experience and share common findings and recommendations with a wider audience at European level to contribute to the Europe for Citizens Program.
- Project name: Invalor 101 – A network for joint valorisation of material flows in tourist areas
Programme: Cross–Border Cooperation Programme INTERREG Balkan–Mediterranean 2014-2020
Implementation period: 18 months
The Overall Objective/ Description/ Responsibility: A. manage the glass waste with an eco-friendly, resource efficient, innovative solution which has not been utilized in any other municipality in Europe. Large increase of the glass waste recycling and up-cycling potential and public awareness will take place, owing to an innovative solution for EU standards.
The achieved results strands:
- manage the glass waste with an eco-friendly, resource efficient, innovative solution which has not been utilized in any other municipality in Europe
- large increase of the glass waste recycling and up-cycling potential and public awareness will take place, owing to an innovative solution for EU standards
- the promotion of the Invalor Network in Europe through participation in conferences and exhibitions, during & after the project; thus, the level of public information on the benefits of separate glass collection will significantly increase
- the demonstration of an innovative technology in pilot scale for building materials production, which will utilize a high-volume waste, i.e. glass waste
- reduction of highly touristic periods tests in local waste management systems, owing to better knowledge and more efficient management practices
- Project name: I-alarms – Ionian-Adriatic Monitoring System
Programme: Cross–Border Cooperation Programme 2014-2020
Implementation period: (June 2018-2020)
The Overall Objective/ Description/ Responsibility/results: The achieved results strands:
- increased beneficiaries’ capacity to ensure proper natural hazard risk management in the regional section of the call
- integrated web-based scalable-flexible-interoperable information and communication tool. Tools necessary for the operational support of the above targets (firefighting)
- set up and implement training programs for intervention and coordination teams
- contribute to the information of the public in view of increasing the level of self-protection of the European citizens
- collect and disseminate validated emergency information
- Project name: Matra Project
Programme: with the support of the Dutch Ministry of Foreign Affairs and the COC Netherlands Organization
Implementation period: 2018-2020
The Overall Objective/ Description/ Responsibility: To fight discrimination and protect the rights of the LGBTI community in Albania. Support for Drafting a local action plan on LGBTI people, identification of areas of actions and problems at the local level, data processing and organizing the activities.
- Project name: Star Street Art Europe for citizens
Programme: Network of towns/ Europe for Citizens
Implementation period: 01/11/2019 – 30/06/2022
The Overall Objective/ Description/ Responsibility: Description: In the last years, the increase of migration fluxes made Europe more and more intercultural and multi-ethnic. As a consequence, cities changed their urbanization and profile, suburbs increased generating fragmentation and marginalization. Furthermore, the situation of crisis of the past years (f.e. financial crisis of 2008 or the refugee crisis), exacerbates this urban stratification and opposition between areas, producing stigmatization and socio-spatial exclusion.
The project intends to create a network of towns with a common strategy to promote social inclusion and decrease marginalization by rehabilitation of depressed and abandoned areas of European cities through street art.
The project involves participants from 14 countries: Albania, Bosnia and Herzegovina, Czech Republic, France, Italy, *Kosovo, Latvia, Portugal, Poland, Romania, Serbia, Slovenia, Germany and the Netherlands.
Objectives:
- tackling the regeneration of depressed and abandoned areas of European cities, by using the power of community street art in order to generate local identity, social inclusion and active citizenship;
- Building a strong network of towns, committed to exchange positive results of using the street art as a way to involve communities and regenerate public spaces, by creating a multiplier impact.
- Project name: Marginal resilience: the circular economy model for the enhancement of territorial vocational
Programme: AGENZIA ITALIANA PER LA COOPERAZIONE ALLO SVILUPPO
Implementation period: 36 month (2020-2023)
The Overall Objective/ Description/ Responsibility: Promote development-oriented policies that support local productive activities, the creation of decent jobs, entrepreneurship, creativity and innovation, and encourage the formalization and growth of small-medium enterprises, also through access to financial services.
- Project name: ROMACTED- Promoting good governance and Roma empowerment on local level
Programme: Joint Programme of the European Union and the Council of Europe
Implementation period: 2020-2022
The overall objective: Promotion good governance and Empowerment of the Roma and Egyptian minority in the Municipality of Vlora, which aims at building the political will and the commitment of sustainable local policies to improve democratic governance and the empowerment of Roma and Egyptian communities in the municipality of Vlora, Albania, as wrll as in the six cities targeted in the country. Drafting Local Action Plan; Anti-Covid Initiative; Vocational Training for young people from the Community.
ReLOaD3

BASHKIA VLORË NË PARTNERITET ME PROGRAMIN ReLOaD3 SHPALL
THIRRJEN E PARË PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR DORËZIMIN E PROJEKT PROPOZIMEVE NË PROGRAMIN RAJONAL PËR DEMOKRACINË VENDORE NË BALLKANIN PERËNDIMOR 3
(ReLOaD3)
Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 (ReLOaD3) është një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe e zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (PNUD). Ky program është vazhdim i nismës së mbështetur më parë – ReLOaD1 dhe ReLOaD2 të zbatuar në periudhën tetë vjeçare 2017-2024 .Faza e tretë e programit ka filluar më 1 Shkurt 2025 dhe gjatë katër viteve të ardhshme do të zbatohet në: Bosnje-Hercegovina, Kosovë* , Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Shqipëri.
Ky program, me një buxhet 13.39 milionë USD financohet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet Instrumentit për Asistencën e Para-Aderimit III (IPA III) dhe bashkë-financohet nga njësitë e qeverisjes vendore (Bashkitë) dhe PNUD. Buxheti i miratuar për ndërhyrjen në Shqipëri është 1.45 milionë USD. Projekti zgjat 48 muaj (1 Shkurt 2025 – 31 Janar 2029). Qëllimi i përgjithshëm i programit është forcimi i demokracive pjesëmarrëse dhe i procesit të integrimit në BE në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të përshpejtuar të rajonit. ReLOaD3 synon fuqizimin e shoqërisë civile për t’u angazhuar në mënyrë aktive në vendimmarrje dhe mbikëqyrjen qytetare, ndërsa nxit qeveritë të krijojnë një mjedis mbështetës politik, ligjor dhe financiar për shoqërinë civile.
Objektivi specifik i Programit është të forcojë bashkëpunimin midis qeverisjes vendore dhe organizatave të shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor duke kontribuar në krijimin e një mjedisi më të favorshëm për OSHC-të, të mbështetur nga financimi publik transparent, një kuadër ligjor mbështetës dhe nga rritja e angazhimit qytetar në hartimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave. Duke qenë në fazën përfundimtare, ReLOaD3 synon të kapitalizojë dhe të zgjerojë rezultatet, si dhe të sigurojë qëndrueshmërinë e praktikave të mira të prezantuara gjatë zbatimit të tij. Programi ReLOaD3 do të forcojë kapacitetet e qeverisjes vendore dhe të OSHC-ve për t’u angazhuar në partneritete produktive dhe për të kontribuar në angazhimin qytetar, përmirësimin e planifikimit vendor dhe ofrimin e shërbimeve.
Programi ReLOaD3 do të mbështesë shtatë bashki partnere me një qasje holistike duke filluar nga rritja e kapaciteteve të stafit të bashkisë për ciklin e menaxhimit të projekteve dhe metodologjisë LOD, grant, asistencë teknike gjatë shpalljes dhe zbatimit të thirrjeve publike, asistencë teknike gjatë zbatimit të thirrjeve publike të pavarura si edhe për fuqizimin e angazhimit qytetar në territorin e saj.
Për sa më sipër, Bashkia Vlorë dhe programi ReLOaD3 fton të gjitha OSHC-të në Shqipëri që të paraqesin projekt-propozime që janë në përputhje me objektivat zhvillimor dhe prioritetet e Bashkisë si më poshtë:
1. Turizmi dhe trashëgimia kulturore
2. Rinia dhe Inovacioni Social
3. Mbrojtja e kafshëve dhe mjedisi
Shembuj ndërhyrjesh që mund të mbështeten projekt propozimet sipas secilit prioritet:
Prioriteti 1: Turizmi dhe trashëgimi kulturore
- Promovimi i turizmit të qëndrueshëm, me fokus në mbrojtjen e mjedisit, menaxhimin e destinacionit dhe rritjen e ndërgjegjësimit komunitar për zonat e mbrojtura.
- Diversifikimi i ofertës turistike dhe zhvillimi i turizmit gjithëvjetor, përmes produkteve të integruara që lidhin detin, malin, turizmin kulturor, sportiv dhe natyror.
- Zhvillimi i platformave digjitale, aplikacioneve dhe hartave interaktive, që përmirësojnë aksesin në informacion dhe përvojën turistike në territorin e Bashkisë Vlorë si dhe pasqyrojnë potencialin e territorit në kulturë, art, sport, trashëgimi historike, turizëm detar dhe malor.
- Promovimi dhe interpretimi i trashëgimisë kulturore dhe historike, përmes projekteve komunitare dhe bashkëpunimeve me aktorë lokalë.
Prioritet 2: Fuqizimi i Rinisë, Kreativiteti Digjital dhe Inovacioni Social
- Fuqizimi i pjesëmarrjes së të rinjve në jetën publike përmes organizimit të forumeve konsultative dhe aktiviteteve ndërvepruese me të rinjtë; Mbështetje teknike për funksionimin e KVR Vlorë dhe hartimit i planit lokal tё veprimit pёr tё rinjtё 2026- 2031
- Nxitja e vullnetarizmit dhe angazhimit komunitar përmes projekteve komunitare të ideuara dhe zbatuara nga të rinjtë si dhe fushata ndërgjegjësimi për çështje sociale dhe mjedisore
- Mirëqenia dhe përfshirja sociale e të rinjve përmes aktivitete sensibilizuese për shëndetin mendor dhe programeve sportive, kulturore dhe sociale për përfshirje aktive
Prioriteti 3: Mbrojtja e kafshëve dhe përmirësimi i cilësisë së mjedist
- Mbrojtja e kafshëve përmes aktiviteteve dhe fushatave që synojnë ndërgjegjësimin për mbrojtjen e kafshëve të rrugës dhe nismave mbështetwse për qendër pritëse si dhe forcimi i infrastrukturës veterinare.
- Përmirësimi i cilësisë së mjedisit përmes aktiviteteve dhe fushatave që synojnë ndërgjegjësimin për reduktimin e ndotjes nga zhurmat, cilësisë së ajrit dhe ujit në zonat bregdetare.
Shuma e fondeve për projektet e miratuara do të jetë nga 1.000.000 Lekë deri 2.500.000 Lekë.
OShC-të mund të dorëzojnë më shumë se një projekt propozim nëse shuma totale nuk tejkalon shumën prej 7.000.000 Lekë gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit ReLOaD3 (Shkurt 2025 – Janar 2029).
Bashkia rezervon të drejtën të mos i alokojë të gjitha fondet që ka në dispozicion në rast se projekt-propozimet e paraqitura nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara. Kohëzgjatja e secilit projekt duhet të zgjasë nga 6 deri në 10 muaj. Projektet e përzgjedhura do të zbatohen në periudhën nga muaji Qershor 2026 deri në muajin Mars 2027.
PËRSHTATSHMËRIA/PRANUESHMËRIA:
Pjesëmarrja në këtë thirrje publike është e hapur, në baza të barabarta, për të gjitha OShC-të e regjistruara zyrtarisht (shoqata/organizata apo fondacion) në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi në Shqipëri. Të gjitha organizatat e shoqërisë civile të interesuara mund të gjejnë informacion të hollësishëm rreth kushteve për aplikim si dhe për kriteret për financimin e projekteve në Udhëzimin për Aplikantë (Shtojca 6), pjesë përbërëse e dokumentacionit të thirrjes publike.
DOKUMENTACIONI:
Dokumentacioni i aplikimit për thirrjen publike të Bashkisë Vlorë do të jetë i disponueshëm nga data 1 Prill 2026, pas dërgimit të një kërkese me e-mail në adresën info@vlora.gov.al ku duhet të citoni emrin e organizatës së interesuar; ose duke u paraqitur personalisht në Zyrën e Bashkëqeverisjes (Sheshi 4 Heronjtë, Bashkia Vlorë). Të gjitha informacionet e nevojshme, si dhe një version elektronik i paketës së aplikimit mund të gjendet edhe në website zyrtare të Bashkisë (https://vlora.gov.al/) si dhe në website e UNDP (https://www.undp.org/albania).
Sesionet informuese (ditët e hapura për më shumë informacion)
Lidhur me këtë thirrje, për OShC-të e interesuara për të aplikuar në këtë thirrje do të mbahen Sesione informuese në Bashkinë Vlorë me datën 8 Prill 2026 në ora 10:00 te Pallati i Kulturës “Labëria”, salla e mbledhjeve kati i 2- të.
Gjithashtu, pranë Bashkisë Vlorë do të zhvillohet një trajnim mbi ciklin e menaxhimit të projektit dhe një proces mentorimi në grup për të asistuar të gjitha organizatat e interesuara në procesin e shkrimit të projekt propozimit. Trajnimi dy ditor mbi ciklin e menaxhimit të projekteve organizohet në datë 8 dhe 9 Prill 2026 për përfaqësuesit e të gjithë OshC-ve të interesuara për të aplikuar në kuadër të kësaj thirrje. Trajnimi do të fokusohet në paketën e aplikimit të kësaj thirrje, si dhe do të përmbajë njohuri të tjera më të gjera që lidhen me menaxhimin e projekteve. Aktiviteti do të organizohet tek Pallati i Kulturës “Labëria”, salla e mbledhjeve kati i 2-të. Më shumë detaje për këtë aktivitet do të jepen së shpejti nga Bashkia Vlorë nëpërmjet website/mediave sociale.
Ekspertët e ReLOaD do të ofrojnë mbështetje konkrete për OSHC-të nëpërmjet ofrimit të këshillave për shkrimin e projekt-propozimit. Ekspertët e ReLOaD do të jenë të pranishëm online, në datë 16 Prill 2026 për të organizuar sesione trajnimi specifike me organizata të cilat janë në fazën e shkrimit të projekt propozimit, në kuadër të kësaj thirrje. Më shumë informacione për këtë aktivitet do të jepen së shpejti nga Bashkia Vlorë nëpërmjet website/mediave sociale.
Pyetje rreth kësaj thirrje mund të behën përmes adresës reload.al@undp.org, duke iu referuar thirrjes publike. Pyetjet mund të dërgohen deri më 24 Prill 2026, ndërsa përgjigjet do të jepen me shkrim brenda 5 ditëve pune që nga data e pranimit të pyetjeve përkatëse. Për qëllime transparence, përgjigjet do t’u dërgohen gjithashtu të gjithë aplikantëve të mundshëm, ose do të botohen në faqen e internetit të bashkisë dhe/ose UNDP.
LISTA E SHTOJCAVE
Shtojca 7 Projekt Propozimi
Shtojca 8 Buxheti
Shtojca 9 Korniza Logjike
Shtojca 10 Plani i Aktiviteteve dhe dukshmërisë
Shtojca 11 Formulari i identifikimit administrativ
Shtojca 12 Formulari i identifikimit financiar
Shtojca 13 Deklarata për plotësimin e kritereve
Shtojca 14 Lista e kontrollit
Shtojca A Deklarata e partneritetit
Shtojca B Deklarata për shmangien e konfliktit të interesit
Shtojca C Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm
DORËZIMI I APLIKIMEVE:
Aplikimet e plotësuara (me të gjithë dokumentet mbështetëse) duhet të dorëzohen në tre (3) kopje fizike dhe një kopje elektronike (USB), të vendosura në një zarf të vulosur mbi të cilin është shkruar referenca e thirrjes publike, përmes postës zyrtare apo personalisht, gjatë ditëve të punës (e hëne – e premte), nga ora 09:00 deri ora 15:00, në adresat në vijim:
Bashkia Vlorë
Sheshi 4 Heronjtë
Vlorë, Shqipëri
Afati për dorëzimin e aplikimeve është data 4 Maj 2026. Aplikimet e dorëzuara në bashki pas këtij afati do të merren parasysh vetëm nëse vula postare tregon se data dhe koha e dërgimit ka qenë para mbylljes së afatit zyrtar. Pjesa e jashtme e zarfit duhet të përmbajë titullin e thirrjes për dorëzimin e propozimeve, ReLOaD3, emrin dhe adresën e plotë të kandidatit, emrin e plotë të projektit dhe mbishkrimin “Të mos hapet përpara hapjes zyrtare.” Formulari për regjistrimin e dokumentacionit të pranuar lëshohet nga përfaqësuesi i bashkisë. Të gjithë aplikantët që kanë paraqitur propozime, pavarësisht nëse pranohen ose jo, njoftohen me shkrim për vendimin e marrë për projekt-propozimin e tyre brenda 30 ditëve pune nga mbyllja e thirrjes publike. Rezultatet do të publikohen në faqen e internetit të bashkisë, në tabelën e njoftimeve të bashkisë, dhe/ose në faqen e internetit të UNDP-së.






