Akte per te cilet eshte e detyrueshme zhvillimi i konsultimit publik

Aktet për të cilat është i detyrueshëm zhvillimi i konsultimit publik

Ligji “Për njoftimin dhe konsultimin publik” rregullon procesin e njoftimit dhe të konsultimit publik të projektligjeve, projekt-dokumenteve strategjike kombëtare dhe vendore, si dhe politikave me interes të lartë publik. Të detyrueshme për konsultim janë:
-buxheti dhe ndryshimet e tij (programet buxhetore afatmesme dhe projektbuxhetet vjetore)
-taksat e tarifat vendore
-tjetërsimi ose dhënia në përdorim të pronave të tretëve
-rregullorja e brendshme e funksionimit të këshillit të bashkisë
-normat, standardet dhe kriteret për rregullimin dhe disiplinimin e funksioneve të këshillit të bashkisë që i janë dhënë atij me ligj, si dhe për mbrojtjen e garantimin e interesit publik.