Njoftim “Për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte, përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave dhe pagesave për nxënësit e arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike”

Njoftim

Në zbatim të VKM-së nr. 666, datë 10.10.2019 “Për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte, përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave dhe pagesave për nxënësit e arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike” të ndryshuar, Bashkia Vlorë shpall listën e plotë të aplikuesve, me dosje të plota dhe ato me mungesa në dokumentacion.

Të gjithë aplikuesit me dosje jo të plota duhet të sjellin dokumentet që mungojnë, në rast të kundërt do të humbasin të drejtën për tu trajtuar me bursë për vitin shkollor 2026-2027.

Të dhënat e plota të aplikuesve me dosje të plota dhe me mungesë në dokumentacion u janë dërguar ZVAP Vlorë-Himarë, shkollave 9-vjeҫare, shkollave të mesme të përgjithshme dhe shkollave profesionale me qëllim komunikimin e tij tek aplikuesi.

 

KUJDES!

Në zbatim të pikës 12 të VKM-së nr. 493, datë 26.06.2026, dokumentacioni plotësues duhet të dorëzohet pranë drejtorive të institucioneve arsimore.

Institucionet arsimore duhet të dorëzojnë brenda datës 04.12.2026 ora 16.00 dokumentacionet plotësuese pranë Bashkisë Vlorë me qëllim vijimin e procedurave për shqyrtimin dhe miratimin e përfitimit të bursës për vitin shkollor 2026–2027.

Ju lutemi për marrjen e masave përkatëse dhe respektimin e afatit të përcaktuar.

Faleminderit për bashkëpunimin

Lista e aplikuesve te shkollave 9 vjecare

Lista e aplikuesve te shkollave profesionale

Lista e aplikuesve te shkollave te mesme te pergjithshme

 

You may also like...