Bujqesia

NJE LAJM I MIRE!
HAPJA E THIRRJES SË TRETË PËR APLIKIME PËR PROGRAMIN IPARD II
Shpallja e thirrjes së tretë për aplikime nga programi IPARD II për aplikimet, respektimin e kërkesave për informimin, publicitetin dhe transparencën, me qëllim garantimin e vizibilitetit dhe llogaridhënien e fondeve të BE-së.
Dorëzimi i aplikimeve fillon nga data 10 dhjetor 2020 deri në datën 25 janar 2021, sipas orarit zyrtar 08:00–16:30, çdo ditë të hënë deri të enjte, dhe 08:00–14:00, çdo të premte.
Udhëzuesi për aplikantët dhe formatet zyrtare të dokumenteve, që duhet të përdoren (formulari i aplikimit, plani biznesit) mund të shkarkohen në versionin zyrtar nga data 11 nëntor 2020 nga faqet e internetit: www.azhbr.gov.al  dhe http://www.xn--bujqsia-uya.gov.al/