REPUBLIKA E SHQIPËRISË
BASHKIA VLORE
KESHILLI
RREGULLORE PER NGRITJEN E KESHILLAVE DHE NDERMJETESVE KOMUNITARE
Miratuar më 31 mars 2016 nga KB
Me miratimin e ligjit 139/2015 “Per veteqeverisjen vendore”jane futur nene dhe koncepte te reja si ato qe kane te bejne me keshillat dhe drejtuesit komunitare ne lagje te cilat shtrojne nevojen e disa shtesave apo ndryshimeve ne Rregulloren e Brendshme te Keshillit te Bashkise.
Bashkelidhur po ju paraqesim strukturen dhe funksionin e ketyre keshillave komunitare ne lagje.
Struktura komunitare e Bashkise Vlore do te kete ne perberjen e saj:
-Asamblene Rajonale( e cila perbehet dhe zgjidhet nga anetaret e keshillave komunitare te lagjeve brenda nje rajoni.)
-Keshillin komunitar te Lagjes ( i cili perbehet nga anetaret e zgjedhur brenda nje lagje.)
-Nderlidhesin komunitar te Rajonit ( i cili zgjidhet nga ansambleja rajonale)
–Nderlidhesin komunitar te Lagjes ( i cili zgjidhet nga keshilli komunitar i lagjes)
Ne qytet do te ngrihen 6 keshilla komunitare mbi baze rajonesh si me poshte:
-keshilli komunitar i rajonit 1 i cili perfshin lagjen “Partizani”,”15 Tetori”,”4 Heronjte”,”Hajro Çakerri
-keshilli komunitar i rajonit 2 i cili perfshin lagjen “i.Buletini”,”Pavaresia e R 2,”10 Korriku”,”Uji i Ftohte”
-keshilli komunitar i rajonit 3 i cili perfshin lagjen “Pavaresia R3”,”Rilindja”,”Lef Sallata”,”29 Nentori”,”Deshmoret”dhe “28 Nentori”
-keshilli komunitar i rajonit 4 i cili perfshin lagjen “1Maji”,”Qeriba Deri”,”24 Maji”dhe “Bashkimi”
-keshilli komunitar i rajonit 5 i cili perfshin lagjen “Lirim”,”Osman Haxhiu”,”Kushtrimi”,”11 Janari”,”28 Nentori”
-keshilli komunitar i rajonit 6 ne Orikum.
Perfshin keto lagje :” 1 MAJI”, “10 KORRIKU”,”QENDER ORIKUM”,”XHENJO”,”PORTATIVET”,”4 DHJETORI
-keshilli komunitar i rajonit zgjidhet me konsensus me propozime direkte nga asambleja e keshillave komunitare te lagjeve brenda nje rajoni
-nga perberja e keshillave komunitare te rajoneve zgjidhen me konsensus nderlidhesit komunitare rajonale .
-numri perberes i keshillit komunitar te rajonit do te jete prej 5 anetaresh
– keshillat komunitare te rajonit dhe nderlidhesat e tyre detyrimisht duhet te jene me arsim te larte. Do te ishte me me interes per komunitetin qe ne perberje te tyre te kete inxhinjer,arkitekt,specialiste te mjedisit,punonjes social,juriste etj etj
-Keshillat dhe nderlidhesat komunitare prej 5 anetaresh do te ngrihen njekohesisht edhe ne lagje.Keto keshilla se bashku me keshillat komunitare rajonale do te ngrihen mbi bazen e iniciatives qytetare dhe organizohen mbi baza vullnetare.
Neni1.
-Lagjja organizohet dhe drejtohet nga keshilli dhe nderlidhesi komunitar.
-keshillat komunitare ne perberje te tyre kane banore te lagjes te cilet organizohen mbi baza vullnetare dhe mundesisht te jene nga shoqeria civile.
-keshillat komunitare organizohen dhe kryejne veprimtarine e tyre brenda nje mandati te qeverisjes vendore.
-organizimi i tyre behet me iniciative te lire brenda lagjeve por jo me vone se 3 muaj nga konstituimi i keshillit te bashkise.
-keshillat komunitare te çdo lagjeje zgjedhin me konsensus nderlidhesin komunitare. Ne rast se nuk bien dakort ata i nenshtrohen votimit te fshehte mbi bazen e propozimeve te bera.
-keshillat komunitare si rregull mblidhen çdo muaj me kerkese te nderlidhesit te keshillit komunitar te lagjes ose me kerkese te 2 anetareve te keshillit .
-thirrja e mbledhjes te keshillit komunitar te lagjes behet me njoftim me shkrim nga nderlidhesi komunitar i lagjes , me njoftim telefonik apo e-mail ku percaktohet rendi i dites,vendi i mbledhjes dhe orari i saj.
-mbledhjet e keshillit komunitar pasyrohen ne librin e procesverbaleve te mbledhjes i cili ne fund firmoset nga te gjithe anetaret pjesemarres ne mbledhje.
-keshillat komunitare vetveprojne ne lagje duke pasur marredhenie partneriteti dhe mbeshtetje per politikat e bashkise dhe keshillit te bashkise ne perputhje me interesat e komunitetit qe perfaqesojne.
-keshillat komunitare te lagjes nisur nga problematikat qe verejne ne komunitet apo te sondazheve qe kryejne bejne rekomandime per qeverisjen vendore per te lehtesuar dhe mbeshtetur punen e bashkise.
-ne korelacion me bashkine per mangesite qe reflektohen ,por kryesisht me iniciative te lire, keshillat komunitare ,ngrene opinionin qytetar per mirembajtjen dhe sistemimin e blloqeve ,per eleminimin e fenomeneve negative dhe indiferences se treguar
-monitorojne vullnetarisht kryerjen e sherbimeve si pastrimi,gjelberimi,ruajtjen e mirembajtjen e territorit,sherbimet sociale,problemet e strehimit etj duke nxitur frymen vetqeverisese per rritjen e cilesise se sherbimeve ne komunitet.Mbi baze te problematikave organizojne ballafaqime dhe llogaridhenie me strukturat e keshillit dhe te bashkise sa here qe ata deshirojne.
Neni 2
-keshilli komunitar i lagjes ne mbledhjen e pare te tij cakton me konsensus nderlidhesin komunitar te lagjes.
-ne zgjedhjet per anetare te keshillave komunitare ne lagje te zbatohet ligji per barazine gjinore.
-mbledhja e keshillit komunitar te lagjes eshte legjitime kur ne te marrin pjese me shume se gjysma e numrit te pergjithshem te tyre
-keshilltaret komunitare kryejne funksionin e tyre ne menyre vullnetare.
-nese nje anetar i ketij keshilli komunitar mungon rresht ne 3 mbledhje radhas pa arsye, ai mund te shkarkohet dhe zevendesohet nga nje anetar tjeter i komunitetit te lagjes mbi baza te vullnetare.
-keshilli komunitar i lagjes merr vendime per organizimin e veprimtarive kulturoro-artistike dhe per kryerjen e sherbimeve vullnetare te komunitetit per pastrimin,gjelberimin si dhe per evidentimin dhe zgjidhjen e problemeve te mprehta sociale ne bashkepunim me administraten e bashkise.
-keshillat komunitare bejne propozime dhe ia paraqesin keshillit per emertime rrugesh,parqesh,sheshe publike etj.
-keshilli komunitar i lagjes kur veren se nderlidhesi komunitar nuk interesohet dhe nuk zbaton detyrat per te cilat ai eshte zgjedhur e shkarkon dhe zevendeson ate.
Neni 3
-nderlidhesi komunitar caktohet ose zgjidhet me konsensus nga keshilli komunitar i lagjes.
-nderlidhesi komunitar i lagjes eshte pergjegjes per pergatitjen dhe njoftimin per mbledhje te keshillit komunitar .
-njoftimin per mbledhje nderlidhesi komunitar e ben jo me vone se 3 dite para mbledhjes.
-ai organizon dhe drejton mbledhjen e keshillit komunitar te lagjes
-nderlidhesi cakton nje anetar te keshillit komunitar te lagjes per mbajtjen ne vazhdimesi te procesverbalit te mbledhjes
-nderlidhesi komunitar i lagjes pergjigjet per ruajtjen e dokumentacionit te mbledhjes dhe librit te procesverbaleve.
-nderlidhesi organizon se bashku me keshillin komunitar te lagjes takime,konsulta dhe degjesa publike ne lagje per probleme shqetesuese te komunitetit.
-nderlidhesi programon dhe ndjek realizimin e planit mujor
-evidenton ne nje fletore te posaçme problemet dhe shqetesimet e komunitet ne fusha te ndryshme duke i bere ato prezent edhe ne bashki dhe keshillin e bashkise.
-nderlidhesi informon me shkrim brenda dates 5 te çdo muaji administraten dhe keshillin e bashkise.
Merr masa per afishimin e akteve te rendesishme per komunitetin ne mjedise publike te miratuara nga keshilli i bashkise
Neni 4
-Nderlidhesi komunitar ne rajon eshte nje strukture koordinimi dhe orjentimi per nderlidhesit dhe keshillat komunitare te lagjeve brenda juridiksionit te rajonit perkates. Keto struktura mund te therrasin per probleme te veçanta ne mbledhjet e tyre specialiste te shquar te fushave dhe kane te drejten e paraqitjes se P/V ne keshillin e bashkise.
-ne çdo mbledhje te keshillit komunitar te rajonit mbahet procesverbal. Me perfundimin e mbledhjes nenshkruajne te gjithe anetaret pjesemarres.Mbledhja do te quhet e vlefshme kur ne te marrin pjese me shume se gjysma e anetareve te numrit te pergjithshem qe perbejne kete keshill rajonal.
-mbi bazen e bashkepunimit me administraten dhe keshillin e bashkise nderlidhesi komunitar i rajonit mbledh çdo muaj dhe u jep orjentime nderlidhesave te lagjeve brenda rajonit perkates.
– Çdo akt normativ sidomos ato qe kane te bejne me paketen fiskale,buxhetin e bashkise,per sherbimet dhe veçanerisht per partneritetin publik-privat ,tjetersim prone etj duhet te diskutohen dhe te jepen opinione nepermjet degjesave publike qe do te organizojne nderlidhesit e rajoneve me keshillat komunitare te lagjeve.
– drejtoria e planifikimit te territorit ne bashki te pajisi nderlidhesit komunitare te rajoneve dhe lagjeve me skica te printuara mbi baze rajonesh dhe lagjesh per njohjen e kufijve dhe realizimit te detyrave te tyre funksionale.
-keshilli dhe administrata e bashkise mundesisht te gjejne ambjente pune per çdo keshill komunitar rajonal nga pronat publike qe administron bashkia per te lehtesuar punen dhe veprimtarine e tyre.
-keshilli i bashkise mund te shperbleje çdo nderlidhes ne lagje me 10% te pages se administratorit te rajonit.(kjo varet si e vendos keshilli i bashkise ne korelacion me kryetarin e bashkise)
-nderlidhesit rajonale mund te thirren per probleme te caktuara ne mbledhjet e Keshillit te Bashkise.Ne keto mbledhje nderlidhesit rajonale mund te marrin pjese dhe te ngrene probleme ne keshill edhe me iniciativen e tyre dhe keshilli i Bashkise eshte i detyruar ti degjoje.
Shenim: Keto udhezime(rregullore) per keshillat dhe ndermjetesit komunitare u miratuan ne mbledhjen e keshillit te bashkise dt 31 mars 2016
DISA DETYRA QE DALIN NGA LIGJI 139/2015 PER VETQEVERISJEN VENDORE
Neni 13 pika 2
Vendimet,urdherat dhe urdheresat me karakter normativ te organeve te VQV i nenshtrohen verifikimit te ligjshmerise nga autoriteti i percaktuar me ligj.
Neni 16 pika1,2
Organet e VQV jane te detyruara te garantojne pjesemarrjen publike ne procesin e vendimmarrjes dhe kjo sqarohet te pika 2 pra per njoftimin dhe konsultimin publik.
Neni 17 pika 3
Mbledhja e KB mund te behet e mbyllur. A Me kerkesene 1/5 se anetareve te keshillit (8 anetare) dhe B Me kerkesen e kryetarit te bashkise,por kur per kete kane votuar jo me pak se 3/5 e anetareve te keshillit (24-25 keshilltare)
Neni 18 pika 1,2,3
Keshilli i Bashkise ose Keshilli i Qarkut perpara shqyrtimit dhe miratimit te akteve zhvillon seanca keshillimi me bashkesine te cilat jane te detyrueshme sipas nenit 54:
-per komisionet e Keshillit dhe rregulloren e brendshme te tij
-kur miraton buxhetin,
-kur miraton tjetersimin ose dhenien ne perdorim te pronave te treteve
-kur miraton tarifat vendore
-kur miraton norma e standarte si dhe mbron e garanton interesin publik
Neni 19 pika 2
Organet e VQV jane te detyruara ti marrin ne shqyrtim kerkesat,ankesat apo verejtjet e popullit dhe ti kthejne pergjigje brenda afateve te percaktuara me ligj.
Neni 20 pika 1
Çdo komunitet,nepermjet perfaqesuesit te autorizuar prej tij,ose jo me pak se 1% e banoreve te bashkise ka te drejte te paraqese per vendimmarrje ne KB iniciativa qytetare per çeshtje brenda juridiksionit te bashkise.
Neni 35 pika 3,4
Bashkite kane te drejte te perjashtojne nga pagimi i takses kategori te caktuara apo grupe ne nevoje ne perputhje me ligjin perkates
-Njesite e QV kane te drejte te zbatojne ose jo nje nje takse vendore.
Neni 42 pika 2
Çdo njesi e VQV miraton rregulloren e brendshme per zbatimin e legjislacionit per arkivat.
Neni 51 pika 2 dhe 3.
2.Punedhenesi detyrohet te lejoje anetarin e KB te shkeputet nga puna per te marre pjese ne mbledhjet e KB,te komisioneve te tij apo aktivitete te organizuara nga KB
3.Me kerkesen e tij keshilltari informohet dhe i vihet ne dispozicion ne çdo kohe,nga kryetari i bashkise perkatese,çdo dokumentacion i lidhur me bashkine.
Neni 53 pika2
Mbledhjet e radhes te keshillit te bashkise zhvillohen si rregull sipas percaktimit qe ka bere vet keshilli,por jo me pak se 1 here ne muaj
Neni 54
Keshilli i Bashkise miraton tjetersimin ose dhenien ne perdorim te pronave te treteve(votimi kryhet me jo me pak se 3/5 te numerit te anetareve te keshillit te bashkise)
PER KRYETARIN E BASHKISE
Neni 64 germa c
Kryetari i bashkise merr masa per pergatitjen e materialeve te mbledhjeve per KB ne perputhje me rendin e dites te percaktuar nga keshilli si dhe per problemet qe kerkon ai vet.
Neni 64 germa f.
Kryetari i bashkise vendos per emerimin ose shkarkimin e anetareve te organeve drejtuese te shoqerive tregtare ne pronesi te bashkise si dhe per drejtuesit e ndermarrjeve dhe institucioneve ne vartesi.
Neni 64 germa i.
Kryetari i bashkise kthen per rishqyrtim jo me shume se 1 here ne keshill vendime,kur veren se ato cenojne interesa te bashkise.Keshilli ne keto raste mund te miratoje te njejtin vendim,vetem me shumicen e votave,ne prani te me shume se gjysmes se te gjithe anetareve.
Neni 64 germa k.
Kryetari i bashkise emeron dhe shkarkon nepunesit vendore per barazine gjinore.
Neni 66 germa ë.
Njesite administrative propozojne sipas ligjit emertimin e rrugeve,shesheve,institucioneve dhe objekteve qe jane ne juridiksionin e saj territorial
Neni 66 germa g.
Njesite administrative i propozojne kryetarit te bashkise dhenien e titujve te nderit dhe stimujt per personat ne juridiksionin e saj territorial.
Neni 68 pika 1.
Ne qytete ne baze te iniciatives qytetare ngrihen dhe funksionojne keshillat komunitare te lagjeve.Keshillat organizohen nga banore te lagjes mbi baza vullnetare.
2-keshillat bashkiake percaktojne rregullat e pergjithshme te organizimit dhe te funksionimit te keshillave komunitare te lagjeve dhe marredheniet qe ato kane me bashkine dhe strukturat e saj.
3-Nga radhet e anetareve te keshillave komunitare zgjidhen nderlidhesit komunitare qe drejtojne dhe organizojne punen e keshillave
4-Si rregull ne çdo lagje Krijohet nje keshill komunitar. Keshilli i bashkise mund te vendosi qe ne lagje te krijohen me shume se dy keshilla komunitare ose bashkimin e keshillave te dy a me shume lagjeve.
Neni 69 pika 1.
Nderlidhesi dhe keshilli komunitar mund te mbeshtesin funksionet qeverisese te bashkise ne lagjen e tyre dhe mund te zbatojne projekte ne dobi te komunitetit.
2-Keshillat komunitare,ne baze te VKB kane te drejte te kryejne funksione dhe kompetenca qe mund tu delegohen nga keshilli.Ne kete rast,keshilli bashkiak vendos edhe per masen e financimit apo bashkefinancimit per kryerjen e funksionit apo kompetences se deleguar ,te cilat nuk mund te perdoren ne asnje rast per shperblime apo pagesa per anetaret e keshillit komunitar.
3-Nderlidhesi komunitar mund te shperblehet per punen qe kryen,sipas kritereve te percaktuara nga KB, ne perputhje me legjislacionin ne fuqi.
4-Detyrat me te hollesishme te tyre mund te percaktohen ne rregulloret dhe urdheresat e KB.