Kendi i BE

Kendi i BE Bashkia Vlorë

  1. Fabiola Deliaj
    Koordinatore për Cështjet e BE-së në Bashkine Vlorë
  2. email : deliaj.fabiola@gmail.com
  3. Orari i Punës i Administratës së Bashkisë:
    E Hënë – E Premte
    08:00 – 16:00

 

Bashkia Vlorë tashmë është pjesë e Projektit  “Bashkitë për Evropën ” të finacuar nga Bashkimi Evropian. Ky projekt vjen si rezultat i Marrësheshjes së Bashkëpunimit të nënshkruar më 05.12.2016 ndërmjet Ministrisë së Integrimit Evropian, Ministrisë së Cështjeve Vendore, Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë dhe Shoqatës për Autonominë Vendore dhe ka për qëllim forcimin e kapaciteteve të bashkive për çështjet e BE-së si dhe për të përhapur tek qytetarët shqiptarë dhe administrata vendore informacionin dhe njohuritë në lidhje me BE-në, në politikat dhe programet e saj.

 Aktivitet e Bashkisë Vlorë në kuadër të procesit të Integrimit Europian

Konferenca Shkencore “BE në Bashkinë time Mësojmë së bashku mbi Bashkimin EvropianFëmijët dhe EvropaClean&CheaperAktivitet në kuadër të Ditëve Evropiane të Trashëgimisë KulturoreKampi i Demokracisë VendoreOrët e hapura në Bashki në kuadër të Javës së EvropësNata e Kinemasë VeroreKonferenca Rinore “Europe to you(th)To catch the BrusselsOret informuese dhe Kreative mbi BE-në në shkollat e qytetitBashkëpunimet me Organizatat e Shoqërisë Civile në VlorëWorkshop mbi Punësimin e të rinjëveDita Ndërkombëtare e Rinisë – Koncert festiv në Shëtiroren buzë detitMbrojtja e konsumatorit dhe Siguria Ushqimore Youth Municipality Summer tour

Konferenca Shkencore “BE në Bashkinë time”

sfida, mundësi, zhvillim.”- aktiviteti i parë i Këndit të BE-së, realizuar më 11 Janar 2018

.

“Mësojmë së bashku mbi Bashkimin Evropian’ , ishte aktiviteti i zhvilluar më date 8 maj, në kuadër të Javës së Evropës, nga Këndi i BE-së në Bashkinë Vlorë , Drejtorisë Arsimore Rajonale dhe angazhimit të shkollave 9 – Vjeçare të qytetit. Aktiviteti nisi me Himnin e Evropës , një konkurs me njohuri mbi historinë e BE-së , poezi, postera e lojëra zbavitëse .Shkollat pjeswmarrwse u vlerwsuan mw çertifikatw pjeswmarrjeje. #EUweekAlbania.

Përgjatë muajit mars 2018, Këndi i BE-së në Bashkinë Vlorë nisi aktivitetet dhe orët informuese  në Kopshtet e qytetit. Qëllimi i këtyre aktiviteteve ishte që fëmijët të njihen me njohuritë elementare mbi Bashkimin Evropian,simbolet dhe të drejtat e tyre . Këto aktivitete kanë nisuar falë një bashkëpunimi shumë të mirë edhe me Drejtorinë Arsimore Rajonale Vlorë.

Me rastin e Javës Evropiane të Lëvizshmërisë ,Këndi i BE-së në bashkëpunim me SEEP dhe AutoYOU organizuan një paradë me makina 100% elektrike  “Clean&Cheaper” ,në shëtitoren buzë detit. Për kureshtarët u mundësua edhe Test Drive me makinat elektrike. Ky aktivitet promovoi përdorimin e mjeteve të transportit me energji të pastër dhe ekonomike me synim për një qytet më të shëndetshëm për qytetarët.

Në kuadër të ditëve  Evropiane të Trashëgiminsë Kulturore dhe  vitit 2018 te shpallur si Viti I Trashëgimisë Kulturore nga Ministra e Arsimit, Këndi I BE-së në Bashkinë Vlorë në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Trashëgiminsë Kulturore dhe Drejtorinë Arsimore Rajonale Vlorë, zhvilluan më datë  24 Shtator,  një aktivitet të larmishëm pranë Sheshit të Flamurit dhe mureve të Aulonës së Vjetër.  Në këtë aktivitet morën pjesë nxënës të disa shkollave 9-vjecare të qytetit por edhe qytetarë të shumtë. Qëllimi i aktivitetit ishte informimi dhe  edukimi  i nxënësve dhe qytetarëve mbi ruajtjen, vlerësimin dhe njohjen  e vlerave të  trashëgimisë kulturore të qarkut të vlorës.

Në ditën e tretë të “Kampe të demokracisë vendore” , që u zhvillua në Vlorë, në kuadër të #JavaDemokraciseVendore2018 e Leviz Albania, Znj. Fabiola Deliaj, koordinatore lokale e Projektit “ Bashkitë për Evropën “ dhe Këshilltare për Marrëdhëniet me Publikun pranë Bashkisë Vlorë, diskutoi me pjesëmarrësit mundësitë e përfshirjes së të rinjve në vendimmarrjen dhe politikëberjen lokale. Gjatë prezantimit të saj, znj. Deliaj foli edhe për rolin e Këndit të BE-së në Bashki, si një nga zyrat që do të jetë në funksion të të rinjve të qytetit. Kampi i Vlorës është i treti aktivitet i këtij lloji që Partnerët Shqipëri në kuadër të Leviz Albania po zhvillon në disa rajone të vendit. Kampi u zhvillua në datat 8, 9 dhe 10 Maj në ambjentet e hotel “ Pavarësia “ Vlorë.

Pëgjatë gjithë javës së evropës, Bashkia Vlorë ka mirëpritur në ambjentet e veta , nxënës të shkollave 9- vjeçare, gjimnazeve dhe studentëbtë qytetit. Pasi kanë vizituar Këndin e BE-së dhe janë njohur me funksionet e tij, nxënësit dhe studentët kanë zhvilluar bashkëbisedime me Koordinatoren lokale mbi politika të ndryshme të BE-së, që prekin edhe grupmoshat e tyre. Shumë shkolla të qytetit zgjodhën të njohin më nga afër Bashkinë e qytetit dhe Kendin e BE-së, duke krijuar kështu një risi në këtë institucion.

 

Në kuadër të javës së Evropës 2018, Delegacioni i Bashkimit Evropian nē Shqipëri në bashkëpunim me Europe house dhe Bashkinë Vlorë organizuan natën e kinemasë evropiane në Vlorë. Ishte një mbrëmje ndryshe në qytetin e Vlorës dhe qytetarët shprehën vlerësime pozitive për këtë aktivitet.

Këndi i BE-së në Bashkinë Vlorë në bashkëpunim me Kolegjin Universitar “Pavarësia Vlorë” organizuan, më datë 11 Maj, Konferencën e Parë Rinore: Europe to You (th)/ Perceptime të rinjsh. Ky organizim vjen në kuadër të Javës së Europës dhe bëri bashkë të rinjtë dhe Europën, në një forum diskutimesh.

 

Me iniciativën e Këndit të BE-së në Bashkinë Vlorë, u zhvillua sot, një konkurs më klasat e pesta të shkollës “ 28 Nëntori” , me temë “ To catch the Brussels”. Nën kujdesin e vecantë të mësueses kujdestare,  nxënësit shpalosën njohuritë e tyre mbi Bashkimin Evropian. Aktiviteti nisi me himnin e evropës për të vazhduar më pas me pyetje rreth historisë,  kuriozitete, pazëll e lojëra zbavitëse.

Me date 11 prill, Kendi i BE-se ne Bashkine Vlore ne bashkepunim me Qendren Rinore Vlore organizuan nje takim ne ambjentet e Bashkise per te diskutuar mbi sherbimet qe duhet te ofroje me mire ky institucion per te rinjte ne kuader te procesit te integrimit. Te rinjte sollen  disa ide  inovatore te cilat do ti percillen Kryetarit te Bashkise me ane te koordinatorit lokal.

Ne bashkepunim me Shoqaten Per Edukim dhe Trashegimi Kulturore zhvilloi me studente te ciklit te dyte te studimeve te Universitetin ‘Ismail Qemali ‘ Vlore ëorkshopin me teme “ Mundesi punesimi ne Bruksel – referuar nje eksperience personale”. Ky Workshop evidentoi avantazhet qe ka nje aplikim pune sipas standarteve evropiane , mundesite e pafundme qe ofrojne vendet e BE-se dhe jo emigrimin ilegal.

Këndi i BE-së në bashkepunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Europe House dhe EU Hub organizuan dy aktivitete në kuadër të ditëve të parashikuara në kalendarin e Bashkimit Evropian. Aktiviteti i parë trajtoi “ Të rejat që sjell procesi i integrimit evropian në çështjet e mbrojtjes së konsumatorit”, ku pjesë e këtij debati ishin drejtues institucionesh , shoqëri civile, pedagogë dhe studentë. Aktiviteti i dytë , i fikusuar tek te rinjtë, Master Class “ Si të shkruajmë një plan biznesi për një sipermarrje te suksesshme” erdhi në formën e një bashkëbisedimi mes trajnerësh profesionistë dhe të rinjëve të interesuar.

Youth Summer Municipality Tour është një nismë e  pesë bashkive :Fier, Roskovec, Patos, Vlorë dhe Himarë, e  financuar nga delegacioni i BE në Shqipëri. Ky edicion që starton në  4 korrik dhe zgjat tre ditë, organizohet nga Këndi i BE në Bashkinë time, pjesë e projektit të BE, Bashkitë për në Europë. Një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë  nga mosha 17- 25 vjeç nga Bashkitë Vlorë, Himarë, Fier, Patos Roskovec, që dëshirojnë të mësojnë më shumë mbi hapat e integrimit të Shqiperisë në BE, mbi mundësitë që ofron  Bashkia dhe BE për të rinjtë. Shkëmbime eksperiencash, vizita turistike dhe agëtim mes të rinjëve nga qytete të ndryshme.

Projekte te Tjere

 

START UPSesion informimiSigurinë në internetAgrokultura

Më 13 mars ,Këndi i BE-së në bashkëpunim me Europe House ,zhvilluan  një aktivitet në kuadër të Javës Evropiane të  Sipërmarrjeve të Reja..

Java Evropiane e Sipërmarrjeve të Reja synon të tregojë mbështetjen që vihet në dispozicion të sipërmarrësve në nivel qyteti dhe rajoni. Pse është e nevojshme kjo? Diversiteti rajonal dhe krijimi i politikave vendore ende luajnë një rol të madh në formësimin e sipërmarrjeve të reja, që nga dhënia e ndihmës sipërmarrësve për të ngritur një kompani deri te ofrimi i granteve apo përjashtimi nga taksat. Për këtë arsye, kuptimi i perspektives vendore është vendimtare për mbështetjen e sipërmarrësve.

Gjatë këtij aktiviteti u ndanë histori suksesi të sipërmarrjeve të reja në Vlorë dhe u ofrua një trajnim mbi metodat e prezantimit, si dhe informacion mbi mundësitë e financimit të sipërmarrjeve të reja.

 

“Politikat e BE-së për aftësimin profesional dhe mbështetjen e të rinjëve për punësim

Sesion informimi  mbi “Politikat e BE-së për aftësimin profesional dhe mbështetjen e të rinjëve për punësim “ ishte aktiviteti i rradhës i Këndit të BE-së në Bashkinë Vlorë , në bashkëpunim më Zyrën  Rajonale të Punesimit Vlorë, Drejtorinë Rajonale të Formimit Profesional, Qendrën Rajonale Rinore , Drejtorinë Rajonale Arsimore , TPA Center dhe Kolegjin Universitar “Pavarësia ”Vlorë. Fokusi i sesionit ishte mbështetja e të rinjëve për aftësim professional dhe punësim duke i orientuar drejt profesioneve dhe profileve të shkollimit për të cilat ka nevojë qyteti i Vlorës. Një tjëtër çështje diskutimi  ishte edhe imigrimi i parregullt tek fuqia punetore dhe penalitet e mos pasjes së një kontrate pune.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Këndi i BE – së në Bashkise Vlorë startoi aktivitetet e takimet informuese edhe  në Njësitë Administrative të Bashkisë Vlorë. Ditën e premte, më datë19 prill, Këndi ishte në Orikum , në Shkollën 9 Vjeçare “Balil Pelari” , ku së bashku me Koordinatoren e BE-së në Bashkinë Vlorë znj. Fabiola Deliaj , zhvilluan një orë informuese dhe diskutimi me nxënësit lidhur me Sigurinë në internet, se sa të ndikuar janë të rinjtë nga informacioni që iu serviret.

Te rinjte theksuan rolin pozitiv që ka interneti ne informimin e tyre për materiale e kuriozitete shtesë në gjuhe të ndryshme , ndihmesen për projekte e detyra shkollore, modele inspiruese nga moshatarë të tjerë në vendet evropiane , të cilet me të vullnetarizmit kanë mundur të përmiresojnë situata në komunitetet e tyre..Ata evidentuan edhe aspekte negative si varesia nga aplikacione e lojëra të ndryshme , teë cilat shpesh here kanë sjellë fenomene si vetvrasja tek adoleshentet.

Me moton Këndi i BE-së kudo, do të vijojnë aktivitetet në  njësitë e tjera administrative

Idetë e të rinjëve për zhvillimin e bizneseve të zonës- Njësia Administrative
Novoselë, Vlorë
Këndi i BE – së në Bashkise Vlorë vijon aktivitetet e takimet informuese në Njësitë
Administrative të Bashkisë Vlorë. Ditën e matrë, më date 23 prill, Këndi ishte në Novoselë , në
Shkollën e Mesme , ku së bashku me Koordinatoren e BE-së në Bashkinë Vlorë znj. Fabiola
Deliaj , të rinjtë zhvilluan një orë informuese dhe diskutimi me fokus Agrokulturën. Njësia
Administrative Novoselë është zonë ku janë të zhvilluara bizneset e vogla familjare si restorante,
kultivime frutash dhe perimesh, por edhe biznese te ndryshme me fokus shërbimin e produkteve
bio të zonës. Të rinjtë , të ndarë në grupe , pasqyruan idetë e tyre sesi mund t’i japin zhvillim
komunitetit ku jetojnë për të gjenëruar më shumë të ardhura. Ata theksuan pozicionin gjeografik
të favorshëm të kësaj njësie administrative si daljen ne det, por edhe pranisë e lumit Vjosa,
infrastrukturën rrugore, tokën pjellore e sektorin bujqësor të zhvilluar. Duke qënë se ky aktivitet
përkoi edhe me Ditën e Tokës, të rinjtë theksuan problematikën e ndotjes si pasojë e
papërgjegjshmërisë së banorëve në disa zona , ku vet këta të fundit duhet të ndërgjegjesohen për
mjedisin që i rrethon.