Kërkesë për informacion

Kërkesë për informacion

Për të bërë një kërkesë për informacion tek Bashkia Vlorë, ju lutemi:

  1. Kërkesa për informim duhet të përmbajë:
    a) emrin dhe mbiemrin e kërkuesit;
    b) adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni;
    c) përshkrimin e informacionit që kërkohet;
    ç) formatin në të cilin preferohet informacioni;
    d) çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar.
  2. www.vlora.gov.al /  Vlorë, 9401 / email : informacioni@vlora.gov.al
  3. Shkarkoni këtu formularin-tip: KËRKESE PËR INFORMACION
  4. Autoriteti publik trajton kërkesën për informim, duke parashtruar informacionin e kërkuar sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të saj, përveç rasteve kur ligji i posaçëm parashikon ndryshe.a. Kur autoriteti publik që merr kërkesën për informim ia dërgon atë një autoriteti tjetër, ai kthen përgjigje jo më vonë se 15 ditë pune nga dita e mbërritjes së kërkesës në autoritetin e parë.b. Afati i parashikuar në pikat 1 dhe 2, të këtij neni, mund të zgjatet me jo më shumë se 5 ditë pune për një nga shkaqet e mëposhtme:

    -nevoja për të kërkuar dhe shqyrtuar dokumente të shumta e voluminoze;
    -nevoja për t’i shtrirë kërkimet në zyra dhe mjedise që janë fizikisht të ndara nga zyra qendrore e autoritetit;
    -`nevoja për t’u konsultuar me autoritete të tjera publike përpara marrjes së një vendimi për plotësimin ose jo të kërkesës.
    Vendimi për zgjatjen e afatit i njoftohet menjëherë kërkuesit.

    c. Në çdo rast, mostrajtimi i kërkesës për informim brenda afateve të sipërpërmendura do të konsiderohet refuzim. Dispozitat e këtij neni zbatohen edhe për njohjen me informacionin arkivor të çdo lloji.

  5. Ankimi administrativ pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale bëhet brenda 30 ditëve pune nga dita kur:
    a) ankuesi ka marrë njoftim për refuzimin e informacionit;
    b) ka kaluar afati i parashikuar në këtë ligj për dhënien e informacionit.
  6. Çdo person, kur çmon se i janë shkelur të drejtat e parashikuara nga ky ligj, ka të drejtë të ankohet në rrugë administrative pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në përputhje me këtë ligj dhe Kodin e Procedurave Administrative. / Email : info@idp.al

Shkarko formularin e ankimimit.

Informacioni i dhënë më parë

1. Autoriteti publik bën të mundur që informacioni, i cili i është dhënë të paktën një herë një kërkuesi, të bëhet i disponueshëm në mënyrën më praktike të mundshme për të gjithë personat e tjerë që mund ta kërkojnë në të ardhmen.
2. Kërkesat për informim për informacione të regjistruara në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve plotësohen jo më vonë se 3 ditë pune nga momenti i paraqitjes së kërkesës.