Cfare te vizitoni

 

1.Kalaja e Kanines 

Kalaja e Kaninës është një monument i trashëgimisë kulturore në Kaninë, Rrethi i Vlorës, në qarkun e VlorësShqipëri . Ky monument është i llojit “Arkeologji”, i miratuar me numër “Nr.95 Dt. 1.10.1948“.

Kalaja e Kaninës ndodhet 6 km larg nga qyteti i Vlorës. Kjo kala është përmendur që në shekullin IV. Megjithatë aty janë zbuluar gjurmë që prej periudhës ilire. Mendohet se është ndërtuar që në shek III. Gjurmë të mëpasme janë ato të periudhave bizantine, veneciane dhe turke. Kalaja është rindërtuar nga Justiniani në shek V dhe meremetuar nga sulltan Sulejmani më 1531. Kalaja ngrihet në majë të një kodre me lartësi 380 metra mbi nivelin e detit. Ajo ka një sipërfaqe prej 3.6 hektarësh. Prej këndej hapet një pamje mjaft e bukur drejt Vlorës dhe gjirit të saj.

Ne mesin e gjirit te Vlores, male te larta i afrohen se tepermi bregut duke e ndare ate ne dy pjese. Ne kete zone, paksa e terhequr ne thellesi, ngrihet nje koder 379 m e larte, ne te cilen gjenden rrenojat e nje qyteti te vjeter, atij te Kanines. Po ketu lugina e Lumit te Vlores shtyhet deri ne rreze te kodres duke e lehtesuar teper lidhjen e zones bregdetare me hinterlandin. Faktor me rendesi ky, pasi me ne jug malet fitojne lartesi te madhe, ndersa me ne veri largesia midis bregdetit me luginen e Lumit te Vlores rritet mjaft shpejt. Keto jane dhe kushtet qe percaktojne rendesine strategjike te Kanines, si ndaj kalimit nga pjesa jugore ne ate veriore (dhe ne te kundert), po ashtu dhe ndaj lidhjes se treves se Lumit te Vlores me Gjirin e Vlores. Nga ana tjeter kodrat perreth saj krijojne kushte te mira per zhvillimin e blegtorise, ndersa ne lindje gjenden troje mjaft te gjera dhe te pershtatshme per bujqesi, duke plotesuar keshtu krahas pozites strategjike dhe ate ekonomike.

Kushtet e mesiperme ndikuan ne kete vend, qysh ne periudhen antike, te linde nje qender e fortifikuar, jeta e se ciles zgjat thuajse pa nderprerje deri ne shekullin e kaluar. Natyrisht, roli i kesaj qendre nuk ka qene kurdohere i njejte, keshtu ajo ka pasur rol te dores se pare ose ka qene ne varesi te qendrave te tjera ne funksion te kushteve ekonomiko-shoqerore te periudhave perkatese. Perveç kushteve strategjike dhe ekonomike vendi ploteson dhe kerkesa te tjera te nevojshme per ngritjen e nje qendre te fortifikuar: mundesine e komunikimit, pranine e ujit te pijshem, nxjerrjen e gurit te ndertimit si dhe mbrojtje natyrale.

Qyteti i Fortifikuar i Kanines eshte ngritur aty nga shekulli i IV p.e. sone. Ne te gjithe sistemin fortifikues dallojme disa faza ndertimi qe shtrihen ne dy periudha, ne periudhen antike si dhe ne ate te periudhes mesjetare.

Ne antikitet kemi mbeturinat e murit ilir, gjurmet e te cilit u zbuluan ne te gjitha anet e keshtjelles. Ne murin ilir kemi te perdorur sistemin “izodomik katror“.

Ne antikitetin e vone kemi rindertim ne muret rrethus te keshtjelles. Ketu kemi te bejme me nje mur te ndertuar me tekniken “opus mixtum“.flori

Periudha e mesjetes si ajo e hershme e me tej, perfaqesohet me rindertimet dhe meremetimet e murit rrethus. Ne fazat e mesjetes muri eshte ndertuar kryesisht prej guresh mesatar te papunuar dhe blloqe antike te riperdorura te lidhur me llaç gelqere. Ne muret rrethus te periudhes mesjetare kemi perforcime me kulla, me trajta te ndryshme.

Veç rrethimit te fortifikimit, ne territorin e brendshem te keshtjelles ne te gjitha pikat, u zbuluan mure ndertesash, qe ndonese te demtuara, na lejojne te kapim gjurm te planimetrive dhe te krijojme nje ide mbi trajten e banesave te kesaj qendre ne lashtesi. Ne territorin brenda keshtjelles gjenden te zbuluara dhe elemente te tjere ndertimor, si rruge me kalldrëm, kanale e strera.

 

2.Kalaja e Gjon Bocarit

Kalaja e Gjon Bocarit është një monument i trashëgimisë kulturore në Tragjas, Rrethi i Vlorës, në qarkun e VlorësShqipëri. Ky monument është i llojit “Arkitekture”, i miratuar me numër “NR. 6, DT, 15. 01. 1963“.

Kalaja e Gjon Boçarit është ndërtuar në një kodër dominuese mbi fushën e DukatitTragjasit dhe fshatit Radhimë, duke kontrolluar bregdetin dhe rrugët që të çojnë drejt qafës së Llogarasë dhe asaj të Shën Gjergjit. Kjo kështjellë formohet nga një katërkëndësh kënddrejtë (30xl8 m), me dy kulla poligonale në qoshen veriore dhe lindore, ndërsa hyrja e vetme, ndodhet në mesin e njërës nga brinjët e ngushta të katërkëndëshit. Kurtinat kanë një trashësi prej 1,80 m dhe po aq është edhe gjerësia e mureve të kullave. Gjithashtu e barabartë është edhe lartësia e tyre. Lartësia e mureve, deri në shtegun e rojes, arrin 4 m, ndërsa parapeti, i ruajtur vetëm si gjurmë, kishte një gjerësi prej 0,54 m. në shtegun e rojes të çonin nga dy palë shkallë të ndërtuara brenda trashësisë së mureve veriperëndimore dhe juglindore.[3]

Kullat janë krejtësisht të hapura nga ana e brendshme e fortifikimit, duke qenë kështu më tepër një vazhdim i mureve rrethuese. Muret e tyre, në pjesën e poshtme, përshkohen nga frëngji për armë zjarri, të mbuluara me rrasa horizontale guri. Ndërsa trashësia e plotë e kurtinave përshkohet vetëm prej dy frëngjish të vendosura në të dyja anët e portës. Arkeologu austriak Carl Patsch në vitin 1904 përshkruan keshtjellën dhe rrenojat e zgjeruara të ndertesave ne veri te saj. Ai mendon se garnizoni që qëndronte në këtë kala, ka ndenjur ne çadra ose ndërtime druri të lehta.

Nga elementët arkitektonikë kalaja përkon me rrethimet e manastireve shqiptare të ndërtuara në gjysmën e dytë të shekullit të XVII, dhe duhet studiuar akoma nëse ka pasur ndonjë ndërtim në kohën e Ali Pasha Tepelenës, pasi nuk rezulton që të ketë elementë tipikë të ndërtimeve nga ky i fundit.

 

3.Kalaja e Porto Palermos

Kalaja e Porto Palermos është një monument i trashëgimisë kulturore e ndërtuar në një gadishull midis Himarës dhe Qeparoit, Rrethi i Vlorës, në qarkun e VlorësShqipëri

Kalaja e vogël është e vendosur në një pozicion mjaft të bukur në një gadishull në gjirin e vogël tektonik të Porto Palermos (në antikitet e njohur si gjiri i Panormes). Kalaja ndodhet jo larg fshatit të Qeparose dhe ka formë trekëndore. Përmasat e saj janë 150 m x 400 m. Lartësia e mureve arrin në 20 m.

Kalaja e Porto Palermos ndodhet në gjirin me të njëjtin emër në bregun e detit Jon në Shqipërinë e jugut. Kalaja ndodhet mbi një ishull rreth 30 m larg bregut ku rripi i ngushtë ujor midis bregut dhe ishullit është mbushur me dhe e gurë për të realizuar një lidhje tokësore me të.

Kalaja ka formë planimetrike trekëndore me tre bastione të fuqishme nëpër qoshet. Hyrja ndodhet në mesin e murit jugor. Nga ana e detit, midis dy bastioneve një sipërfaqe në formë trapezi është rrethuar me mure të pajisura me frëngji. Pjesa tjetër e kështjellës përbëhet nga një numër i madh ambientesh të mbuluara me qemerë të cilat përfundojnë në pjesën e sipërme me një tarracë të përbashkët. Ambientet shërbenin për strehimin e garnizonit, ndërsa njeri prej tyre shërbente si burg.

Kalaja është shume me e vjetër se Ali Pashaj, ai e ka restauruar, e ka pasur ne kontroll këtë pike dhe vetëm si vizitor ka qene aty, nuk ka jetuar kurrë aty. Kishën (Shën Nikolla) nuk e ka bere ai ka qene atje, dhe gjelbërimi nuk është gjithëvjeçar ne dimër thahet.

 

4.Gjurmet e Kalase se Vlores

Kalaja e Skelës është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Vlorës, në qarkun e VlorësShqipëri  Kalaja është ndërtuar nga Sulejmani i Madhërishëm në vitin 1531. Kalaja ka qënë rreth 4 kilometra larg nga qyteti. Kështjella e Skelës ka ekzistuar e plotë dhe e mirëmbajtur deri në fillim të shekullit XX. Për fat të keq ajo u shkatërrua në vitin 1906, gurët e mureve të saj u përdorën si material për të ndërtuar rrugën Vlorë-Skelë. Në vitin 1978, gjatë punimeve për hapjen e themeleve për ndërtimin e Pallatit të Sportit në Vlorë, punëtorët hasën në gjurmët e mureve të kalasë shumëshekullore. Megjithatë, gjurmët u mbuluan dhe, ato çka kishin mbetur nga kështjella, humbën nën themelet dhe muret e pallatit të sportit Flamurtari

Historianit turk Evlia Çelebiu ka dëshmuar se kalaja kishte formë tetë-këndore, 15 metra e lartë dhe gjatësinë e një brinje e kishte 90 metra, largësinë mes dy këndeve e kishte 205 metra dhe rrethohej nga një kanal 9 metra i gjerë, që e lidhte atë me detin.

Nga një studim më i detajuar rezulton se historia e këtij objekti është edhe më e hershme. Sipas historianëve vlonjatë, pararendësja e tij është e ashtuquajtura “Kështjella veneciane”. Vlora e mesjetës shtrihej përgjatë Skelës së sotme, pranë kështjellës tetë-këndore të rrënuar. Ajo përkon me kështjellën “Castrum Avellonen” e kohës së mesme, të shekullit XIII dhe kishte prejardhje bizantine. Madje, këtu historianët zbulojnë një fakt interesant, që lidhet me një dokument të 7 shtatorit të vitit 1284, kur, Mbreti Karl Anzhu, lavdëron kështjellarët e Vlorës për kujdesin që kishin treguar për mbrojtjen e kështjellës. Në këto kushte, saktësohet se në vitin 1466, Vlora ishte e kërcënuar prej flotës evropiane dhe për këtë arsye, turqit forcuan kështjellën e dikurshme Kështjellën veneciane. Osmanët e mbajtën atë qendër, si pikë detare me rëndësi për të mbrojtur kufijtë perëndimorë të perandorisë nga çdo kërcënim apo sulm që mund të vinte

 

5.Gjurme te reja te qytetit antik Orik

Arkeologë shqiptarë dhe zviceranë kanë zbuluar së fundi gjurmë të një muri 2400 vjeçar në qytezën antike të Orikut, një qendër e rëndësishme në atë periudhë që ndër të tjera ka shërbyer edhe si port kryesor për rajonin e Vlorës.
Prej një muaji, qyteza antike rreth 25 kilometra në jug të Vlorës, është bërë arenë kërkimesh për një mision të përbashkët shqiptaro- zvicerian, që drejtohet nga arkeologët Vasil Bereti e prof. Jean Paul Descoeudres. Në përbërje të këtij misioni janë 11 studiues e studentë të Universitetit të Gjenevës dhe 10 punonjës shqiptarë.

“Gjatë gërmimeve u ndeshën gjurmë të murit që përkon me shekujt IV- III para Krishtit, apo të periudhave të mëvonshme të Justinianit”, tha Berati, duke shtuar se “gjatë punës u ndeshëm me një material të pasur arkeologji, si dhe zbuluam amfora që u përkasin periudhave më të hershme, shekujve VI dhe V para Krishtit, dhe kanë shërbyer për transport vaji ose vere.
Ndërtimi i jashtëm i murit vazhdon me tre radhë dhe vende- vende paraqitet i dëmtuar. Qeramika e pasur, ku dominojnë amforat, një pjesë e të cilave u zbuluan në gërmimet e një viti më parë, krijon mundësi për një perceptim më të gjerë e të plotë të përcaktimit të hershmërisë së qytetit antik të Orikut.

 

6.Fshati rrenoje i Tragjasit te vjeter

Fshati rrënojë i Tragjasit të Vjetër është një monument i trashëgimisë kulturore në Tragjas, Rrethi i Vlorës, në qarkun e VlorësShqipëri . Ky monument është i llojit “Arkitekture”, i miratuar me numër “NR, 2854, Dt, 08. 08. 1980/NR.814,Dt, 25. 10. 1980.“.

Fshati rrënojë i Tragjasit të Vjetër dhe gjetjet arkeologjike përreth tij tregojnë ekzistencën e një qendre të banuar qysh në lashtësi. Ky vendbanim i djegur tre herë dhe i shkatërruar plotësisht gjatë Luftës së Dytë Botërore, sot është një muze i hapur i lënë në harresë, një dëshmi e heshtur e së shkuarës. Megjithëse nuk banohet prej 60 vjetësh, brenda kufijve të fshatit spikatin qartë elementet përbërëse të tij: Një rrugë kryesore që e përshkon fshatin në gjithë gjatësinë e tij dhe silueta e rrënojave të banesave të dikurshme. Fshati me 300 shtëpi, shtrihet në një faqe kodrinore, sa piktoreske aq edhe strategjike. Shtëpitë janë vendosur gati ngjitur me njëra-tjetrën dhe shquhen për modelimin e gjetur, racionalizimin, përshtatjen e mirë me terrenin, lëvizjen e theksuar të vëllimeve dhe monumentalitetin. Secila prej tyre paraqet arkitekturën e vendit dhe mjeshtërinë e njerëzve të thjeshtë, që i ndërtuan.

 

7.Kalaja e treportit dhe murri antik

(Nuk ka foto)

Kalaja e Treportit dhe muri antik është një monument i trashëgimisë kulturore në Zvërnec, Rrethi i Vlorës, në qarkun e VlorësShqipëri . Ky monument është i llojit “Arkeologji”, i miratuar me numër “Nr. 1886 Dt. 10.06.1973“.

Treporti: është një rrip toke, në forme istmi që shtrihet 8 km në veriperëndim të Vlorës. Treporti: është një rrip toke shkruan në planin e zhvillimit të saj Komuna Qendër, në forme istmi që shtrihet për 8 km në veriperëndim të Vlorës, midis lagunës së Nartës në lindje dhe detit në perëndim. Relievi i këtij rripi toke krijohet nga kodrina të ulëta që shkojnë deri në 80 m. Në zona të tjera rripi i tokës është shumë i ulët dhe përbëhet nga një rërë e hollë edhe e bardhë (zona e Kavalonësnë lindje të Nartës). Në të kaluarën lidhja e lagunës së Nartës me detin realizohej nga tre hyrje nga të cilat sot funksionon vetëm një. Në pjesën me të gjerë e më të lartë të Treportit gjendet fshati i Zvërnecit, në pjesën jugore të së cilës që zgjatet drejt detit janë zbuluar mbetje të një porti antik. Komuna Qendër ka një sipërfaqe prej 12 000 ha, nga të cilat 42 km katror janë të përbëre nga pasqyra ujore e Lagunës së Nartës. Komuna Qendër ka nën administrimin e saj një vijë bregdetare prej rreth 10.5 km në detin Adriatik. Pjesa tjetër e territorit shtrihet në lartësitë e kodrave, që rrethojnë qytetin e Vlorës në pjesën verilindore dhe lindore. Komuna kufizohet në jugperëndim nga njesia administrative  Orikum dhe në veri verilindje nga komuna Novoselë.

 

8.Varri Monumental i Ismail Qemalit

Varri Monumental i Ismail Qemalit është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Vlorës, në qarkun e VlorësShqipëri [1]. Ky monument është i llojit “Arkitekture”, i miratuar me numër “Nr. 6, Dt. 15.01.1963“.

 

Tuma ne bregun e kishes, Tragjas

 9.Shpella midis fshatrave Dukat dhe Tragjas

 Mbishkrimet ne gjirin e Grames (Gramata)

Gjiri i Gramës në Gadishulli i Karaburunit i njohur si Gjiri i Grammatas , ndodhet ne rreze te shpatit perëndimor, shume te thikte tij në Orikumin e afërt. Gjiri i Grames ka sherbyer si nje vend strehimi per anijet qe gjendeshin ne veshtiresi pergjate ketij bregdeti te rrezikshem ne vështirësitë e motit. Ky gji ka shërbyer fillimisht si zonë e shfrytëzimit të gurit lokal, në gurore të medha, gjurmët e të cilave duken edhe sot në të dy shpatet.

Emri i Gramës është i lidhur në mënyrë të qartë me mbishkrimet e gdhendura që në antikitet, mbishkrimet shkëmbore kanë qenë të shumta në gjirin e Gramës, aty numërohen me shumë se 1500 mbishkrime, mbishkrimet greke janë më të lashta dhe u takojne shekujve të fundit para Krishtit, të pasuara nga disa mbishkrime latine të periudhës perandorake, para se greqishtja mesjetare të ishte mbizotëruese me mbishkrime që në të shumtën e herëve i drejtohen Jezu Krishtit.

Mbishkrimet antike në gjuhën greke u drejtohen Dioskurëve, Kastorit dhe Poluksit, që ishin hyjni pagane shpëtimtare, mbrojtëse të detarëve dhe të anijeve. Formula saktëson se autori i mbishkrimit i kërkon ndihme Dioskurëve për njerëz të ndryshëm, anëtare familjeje, bashkëudhtare, bashkëskllevër etj. Prania e emrave latinë të përkthyer në greqisht flet gjithashtu për lidhjet e ngushta midis dy brigjeve të Adriatikut dhe detit Jon, në atë shkallë sa emrat latinë gjenden edhe tek banorët e bregut lindor. Mbishkrimet mesjetare, të shkruara në greqisht, janë lutje drejtuar Jezu Krishtit, përgjithsisht me formulën ” Senjor, ndihmoje shërbëtorin tënd” . Dokumenti mesjetar më i çuditshëm, i paraqitur nga Henri Daumet, tregon se më 1369, Mbreti i Romakëve Johani i V Paleologu ka ardhur në gjirin e Gramës, gjatë një udhëtimi për në Venedik, i njohur nga deshmitë bashkohëse.

 

10.Ujesjellesi Ferunit, Dukat

Ujësjellësi Ferunit (Dukat) është një monument i trashëgimisë kulturore në Dukat, Rrethi i Vlorës, në qarkun e VlorësShqipëri . Ky monument është i llojit “Arkitekture”, i miratuar me numër “Urdhëresë, 08. 01. 1977“.

Ujësjellësi i Ferunit, ndërtuar në vitin 1888 (SHEK. XIX), shpallur monument kulture i kategorisë së parë nga një Urdhëresë e datës 08. 01. 1977 nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës, ndodhet në rrëzë të malit të Karaburunit, afër kishës së Marmiroit, pikërisht mbi përroin e Gjinarës. Ai ka kompozim simetrik, harku qëndror me dy më të vegjël anash. Gjatësia e akuaduktit shkon 21 m, gjerësia 1.90 m dhe lartësia 6 m nga niveli i ujit. Kanali i hapur sipër është 100 cm i gjerë dhe 50 cm i thellë. Ai qarkullon për ujitje ujin që vjen nga mali i Llogarasë.

 

11.Manastiri i Shen Merise, Zvernec

Kisha e Shën Mërisë së Manastirit të Zvërnecit është një kishë në fshatin e ZvërnecitVlorëShqipëri.

Për përcaktimin e kohës se ndërtimit te kësaj faltore kristiane ekzistojnë disa mendime. Njeri prej tyre studiuesi shqiptar A. Meksi argumenton se kisha i përket shek XIII-XIV. Ndërsa çifti i studiuesve austriake Helmut dhe Herta Bushhausen mendon se koha e ndërtimit i përket shek. te X.

Kurse një tjetër studiues Krauthemeri mendon se ky tip e ka marre stilin arkitektonik nga mauzoleumet romake dhe është ndërtuar larg qendrave urbane midis shekujve X-XI. Kjo ide duket interesante sepse çuditerisht brenda kishës ne naos ndodhet ne dyshemene e saj edhe një pllake varri. E shkruar ne greqishten bizantine, ajo ka shërbyer si mbulesa e një sarkofagu, i cili ose ka qene aty qysh ne fillim, ose është marre nga ndërtuesit per tu vendosur ne dyshemenë e sallës se kishës. Autori Theofan Popa duke ju referuar shënimeve te Historianes Bizantine Ana Komnena mendon se : varri duhet te këtë qene i Dukes Argjiro k**ANXHAS i cili u dërgua ne këtë rajon ne shekullin e XI nga Perandori Bizantin Aleks Komneni. Mbishkrimi i vetëm i kësaj kishe ndodhet siç e thamë edhe me sipër ne dyshemenë e Naosit ne një pllake prej guri gëlqeror. Ai ka përmasat 1,87 m x 0,67 m dhe anash është i zbukuruar me një kornize prej kapitelesh jonike. Brenda saj ndodhet mbishkrimi ne forme libri, i cili është i përkthyer nga Profesori i Universitetit te Vjenës k**l Paç, i cili e vizitoi këtë manastir ne vitin 1902 dhe arriti te përkthente këtë tekst. Ne këtë kishë është gjetur edhe një ikone e Shën Mërisë vepër e piktorit ikonograf Tërpo Zografi, i cili e nisi veprimtarine e tij ne vitin 1782, ku midis te tjerave punoi ne Shën NAum, Voskopoje, Libofshe dhe Malin e Shenjte. (Th. Popa. Piktoret mesjetare shqiptare Tirane 1961

 

12.Kisha e Marmiroit

Kisha e Marmiroit është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Vlorës, në qarkun e VlorësShqipëri

Kisha është e tipit kryq i lire me kupolë. Pjesë të tjera të saj janë edhe narteksi dhe tamburi cilindrik. Ndoshta kjo kapelë ka shërbyer si model për ndërtimin e kishës së Manastirit të Shën Mërisë së Zvërnecit. Megjithatë ajo përbëhet nga 3 hyrje të cilat i korrespondojnë drejtimeve të veriut, jugut dhe perëndimit. Në anën lindore ndodhet absida e kishës, e cila ndriçohet nga një dritare e vogël.

Mendohet se ky objekt i përkiste dikur një manastiri të vogël. Kjo tezë mbështetet në gjurmimet dhe studimet shumëvjeçare të Institutit te Monumenteve të kulturës në Tirane. Sipas studjuesit Piro Thomo karakteristike e kishave në formë kryqi me kupolë është se ato ndeshen vetëm në manastire. Ndërsa nga mbikqyrja e vendit vihet re se muret e Narteksit dhe disa të tjera rreth Kishës janë në gjendje të rrënuar. Nga to ruhen deri më sot mbeturinat e një oxhaku, një dritareje dhe disa kamare të cilat menjëherë të krijojnë idenë se ato i përkisnin dikur veçse konakëve të një manastiri.

Kisha është e ndërtuar me gurë të papunuar të marrë nga shtrati i përroit aty pranë. Për portat dhe fasadat janë përdorur gurë të punuar të cilët janë marrë nga rrënojat e Orikut antik.

Midis gurëve janë vendosur me llaç edhe copëra tullash dhe tjegullash, duke e përzier teknikën e ndërtimit. Nuk ka dyshim që kisha është ndërtuar gjatë periudhës bizantine diku rreth shekullit të XII. Në vitin 1971 kur Instituti i Monumenteve të kulturës e mori nën kujdesin e tij këtë objekt ai ndodhej në gjendje pothuajse të rrënuar. Nën drejtimin e Prof.Dr. Aleksander Meksit kisha u rindërtua përsëri në formën dhe trajtat fillestare të saj.

E gjithë treva Erikua ose siç është quatur trekëndëshi DukatTragjasRadhimë është një prej rajoneve që mbart në vetvete shumë vlera të karakterit kulturor, historik, etnografik, ekologjik, etj.

Ndërkohë që në veri të kishës ndodhet Baza ushtarake detare e Pashalimanit, laguna me të njëjtin emër dhe rrënojat e Orikut. Oriku anti jetoi gjatë shekujve VI p.k. Ai ishte një qytet që lindi si rrjedhoje e proçesit kolonizimit Grek. Përmendet si teatër i luftimeve midis Romakevë gjatë luftërave civile, si qyteti i parë që u pushtua nga Çezari. Gjatë mesjetës ai do të quhet me emrin JERIKO dhe funksionoi si qytet i vogël, i paisur dhe me një port. Në shekullin e XV kur u pushtua nga turqit ai u quajt Pashaliman dhe u shndërrua në bazën kryesore të marinës turke në perëndim të Perandorisë. Ndërkohë që disa kilometra më sipër ndodhet Dukati i ri, i lindur si rezultat i zbritjeve të banorëve nga Dukati i vjetër. Ky i fundit ndodhet në fund të luginës aty ku bashkohen malet e Çikes dhe Lungarës. Pikërisht këtu buron një përrua i rrëmbyer, i cili quhet nga vendasit Lumi i Dukatit.

Pikërisht në këtë fshat kanë mbetur disa gjurmë krishtërimi, siç është një lagje e tij dhe disa toponime. Të tilla janë Qafa e Kishës, qafa e Shën Gjergjit, trapi i Shën Ndreut, Shën Dëlli, etj. Këto emra i përkasin disa prej kishave që kishte ky fshat në qendër dhe përreth tij. Këto objekte nuk ekzistojnë më, ndoshta ato janë braktisur ashtu si dhe kisha e Marmiroit, në kohën kur treva në fjalë u islamizua në shumicën e saj, diku gjatë shekujve të fundit të pushtimit turk.

 

13.Kisha katolike, Vlore

 

14.Xhamia e muradies

 ndodhet ne qytetin e Vlorës, në aksin rrugor Vlorë-Skele, ne zonën arkeologjike (zona A sipas zonifikimit arkeologjik), në një nga qendrat e qytetit, pranë Sheshit te Flamurit [1]. Objekti është i kufizuar nga te gjitha anët me rrugë. Objekti është i veçuar dhe është i dukshëm qartë nga të gjitha anët (pa mare parasysh gjelbërimin e lartë përreth objektit).

Objekti është ndërtim i shekullit te XVI, viti 1542, është vepër e arritur e arkitekturës sonë te këtij shekulli. Xhamia e Muradies është e ndërtuar me rreshta gurësh dhe tullash qe te kujtojnë ndërtimet e kësaj kohe te arkitekt Sinanit ne Stamboll. Kjo shquhet për ndërtim te mire te mureve, për punën e rregullt te kornizave, dritareve dhe portalit te hyrjes. Dikur ka pasur një portik, nga i cili sot ruhen vetëm gjurmët në murin verior dhe bazamenti me dyshemenë. Shenjë tjetër dalluese e kësaj xhamie është tamburi dymbëdhjetëfaqësh.

Xhamia është e mbuluar me kupole. Ajo përbehet nga salla kubike qe është salla e lutjeve si dhe nga minarja. Salla ndriçohet nga dritare të vëna në tre radhe për çdo faqe. Ne pjesën jugore te sallës gjendet mihrabi. Kalimi ne tamburin dymbëdhjetëfaqësh bëhet direkt pa ndonjë ngushtim, duke formuar çatitë e vogla trekëndëshe ne qoshet. Një ngushtim i lehtë me një kornizë guri në tëre perimetrin e ndërtesës bëhet në anën e jashtme mbi rreshtin e dytë të dritareve ne nivelin e fillimit te trompave te qosheve.

Hyrja për në xhami bëhet nga ana veriore, minarja ndodhet në këndin veriperëndimor. Bazamenti i minares është një shumëfaqësh i ndërtuar me gurë te skuadruar. Muratura e minares lidhet nëpërmjet futjes se gurëve në muret e xhamisë.

Muret e xhamisë janë te ndërtuara me gurë e tulla te vendosura ne mënyre të rregullt, dy rreshta gurësh të gdhendur qe këmbehen me dy rreshta tullash. Mbi pjesën e tamburit të ndërtuar me gurë e tulla kalon një kornizë me gurë të gdhendur me mjeshtëri që tregon se duhej të ishte fundi i ndërtesës. Mirëpo, mbi të tamburi vijon me muraturë të çrregullt si shenjë e ndonjë rindërtimi në pjesën e çatisë duke mos ju përmbajtur formave të vjetra të saj. Xhamia sot kryhen po funksionin për të cilin është ndërtuar, objekt i kultit mysliman, vend lutjesh.

                                                                       

Teqeja e kanines 

 

15.Ansambli i Rruges  JUSTIN GODAR D

Rruga Muze nga viti 1912-1921 emërtohej rruga “Liria”. Ky emër ka marrë shkas nga mbërritja në këtë rrugë e delegatëve të Pavarësisë. Pwrpara se tw emwrohej me emrin “Liria”, rruga njihej me emrin si “Rruga e kafeneve”.
Në vitin 1921, me vendim të Këshillit te Bashkisë së asaj kohe, u emërtua rruga “Justin Godard”, për nder të politikanit francez me të njëjtin emër, i cili ka qenë një mik i shqiptarëve.
Çdo godinë në të dyja anët e rrugës Muze ka historinë e saj, por ajo që binte më tepër në sy për nga madhështia por edhe për nga ngjarjet interesante që e karakterizojnë, ka qenw godina e Sharrajve.
Kjo godinë është ndërtuar  nga fisi i Sharrajve në vitin 1880, dhe është prishur 100 vjet më vonë rreth viteve ’80-të. Kur kjo godinë u ndërtua për herë të parë, në fasadën e saj u montua edhe një orë diellore, që në atë kohë ishte ora e vetme e Vlorës.
Vlerat më të mëdha kjo shtëpi i merr në vitin 1912, kur u ngrit Flamuri në Vlorë, pasi në këtë shtëpi u strehuan 3 ministra; Gjithashtu në 27 Nëntor 1912, në këtë shtëpi fjeti Ismail Qemali.
Në këtë godinë në vitin 1914, u instalua komanda e kontrollit të kufijve.
Në hyrje të rrugës Muze, është edhe sot e kësaj dite një godinë njëkatëshe, e cila ka qenë libraria e parë e Vlorës, e hapur në vitin 1936 nga një grup njerëzish të kulturuar, si mësues Ibrahim Kushta, publiçisti Ibrahim Shyti, i cili njihet si fotograf i vjetër i Vlorës dhe si një sekretar i Ismail Qemalit, ku ka bërë mjaft fotografi të vjetra të Vlorës.
Në këtë rrugë nuk mund të harrojmë aspak një godinë e cila rreth viteve 20-30-të, quhej hotel “Europa”, ku më vonë rreth viteve ’60-të përfundoi si biblioteka e rinisë.
Gjithashtu rreth viteve ’20-të, ’30-të, ky hotel ishte mjaft luksoz për kohën, dhe kanë qëndruar mjaft personalitete të larta të botës, gjithashtu këtu pinin kafen paria e Vlorës dhe kryesisht bejlerët e Vlorës, ku të binin në sy 12 filxhanë floriri, posaçërisht për bejlerët. Në këtë lokal nuk mund të hynte kushdo.

Një godinë që bie në sy në këtë rrugë, ka qenë edhe shtëpia e Bezhanëve, ku ka qenw e vendosir dhe “Banka Bezhani”. Në vitet ’50-të aty ka jetuar portieri i famshëm italian, Xhakomino Bozeli.
Në godinën e Bezhanajve, për vite me radhë ka banuar edhe mjeku Vasil Dhimitri, i cili në vitet ’30-të ka qenë drejtori i spitalit shtetëror të Vlorës.

Ne kete rruge ndodhet edhe ajo qe sot vlonjatet e njohin me emrin “Godina Bombej”.

Kjo godinë, në formën e një pallati, në vitet ’20-të, u ndërtua hotel, tepër luksoz për kohën. Ka qenë pronë e Xhemil Bej Vlora dhe quhej hotel “New York”.

Më vonë mori emrin hotel “Korça”, dhe më pas hotel “Gjirokastra”, në varësi të pronarëve që e merrnin me qera ose e blinin.
Duke vazhduar me godinat në rrugën Muze “Justin Godar”, mund të flasim edhe për një godinë të madhe, e cila ka qenë pronë e Mit Stratit, pasi rreth viteve ’20,’40-të kanë banuar shumë personalitete të fushave të ndryshme, p.sh.doktor Kaçelano nga Himara, të cilit në këtë rrugë i është bërë një pritë në vitin 1943, duke e vrarë, vrasje që bëri bujë të madhe në Vlorë. Po në këtë shtëpi të madhe të Mit Stratit, ka jetuar rreth viteve ’40-të pediatri, Manxoni.
Nuk duhet harruar gjithashtu edhe mjeku i dëgjuar, doktor Llukani.

Ngjitur me godinën e mësipërme ka qenë shtëpia e Aliko Çelës, ku në vitet ’40-të ka banuar mjeku okulist nga Sardenja, Manconi.
Gjithashtu në një godinë dykatëshe që ekziston edhe në ditët e sotme, ka banuar mjeku kirurg Italian, Spinelli, në vitet ’40-të.
Në rrugën muze eshte edhe shtëpia e një personaliteti, e avokatit Avdul Kuçit. Ai përmendet si një avokat me shumë sukses e emër të mirë në jetën politike, historike e patriotike të viteve ’20 – ’40-të.
Ka qenë hartues i tekstit të ultimatumit, që Mehmet Selimi, nga Mallkeqi, i dorëzoi gjeneral Piaçentinit, në Vlorë, në Luftën e Vlorës. Avokat Avdul Kuçi, u caktua nga Mbrojtja Kombëtare, kryetar i Gjykatës Speciale, gjykatë që dënoi të gjithë bashkëpunëtorët me Italinë.
Përkarshi kësaj godine, ka qenë një farmaci e Nasho Qirjakos, ndërkohë që përmendim dhe farmacitë e doktor Fadil Kotori, Hito Rexhepit, që kanë kontribuar në Vlorë me ilaçe gjatë Luftës së Vlorës.

Me këtë rast nuk duhet lënë pa përmendur një godinë në rrugën Muze ku vlonjatët e dinë mirë se rreth viteve ‘50-’60-të ka banuar fotografi grek, Vasil Kareco, që në vitin 1864 u riatdhesua në Greqi. Në këtë shtëpi kanë jetuar pas vitit 1944, si të internuar, sipërmarrësit italianë që ndërtuan godinat më të bukura të Vlorës të viteve ’20-’40-të, Manai me të birin, inxhinierin e talentuar Ugo Manai, ku dhe sot e kësaj dite të bie në sy zyrat e kësaj shoqerie italiane TEMVA. Këta ndërtues ndërtuan edhe disa nga ndërrmarjet në Vlorë në vitet ‘30-’40-të.
Manai i ka fillimet e veta si një karrocier i luftës së parë në Vlorë dhe kur Italia  iku nga Vlora, ai përvetësoi disa karroca ushtarake dhe për këtë arsye bëri disa muaj burg për përvetësim.
Po në rrugën Muze është edhe një godinë dy katëshe me dritare nga rruga në të cilën ka banuar Marigo Posio. Marigo Posio ishte nga Korça, por i shërbeu Vlorës sikur të ishte një vlonjate e vërtet.

 

16.Rruga e Hebrejve

Zanafilla e kësaj miqësie, shtyhet tutje në shekuj dhe mendohet të ketë një histori pothuajse 600 vjeçare. Gjurmët e kësaj historie tashmë kanë mbetur në kujtesën e qytetarëve vlonjatë, që ruajnë përshtypjet më të mira për ata banorë fisnikë që u bënë pjesë e jetës së qytetit të Vlorës, deri në fillim të viteve 1990-të. Në qytetin e Vlorës jetoi një komunitet i konsoliduar hebrenjsh. Një pjesë e madhe e tyre banonin në një rrugë, që, sot është shpallur monument kulture dhe është emërtuar „Rruga e hebrenjve“. Kjo rrugë, ndodhet pranë qendrës së këtij qyteti dhe ka një gjatësi prej 46 metra dhe gjerësi 4.5 metra. Në të dy anët e saj, ngrihen banesa karakteristike dy dhe tre katëshe, të cilat janë ndërtuar në fundin e shekullit XIX dhe fillimin e shekullit XX.

Hebrejtë e parë mbërritën në Vlorë në shekullin XV

Sipas historianit, Novruz Bajrami, hebrenjtë e parë në qytetin e Vlorës, kanë ardhur në vitin 1430. Ata kanë mbërritur këtu nga Spanja. Ai thotë se, në vitin 1520, komuniteti i hebrenjve në Vlorë, ishte i përbërë nga 525 banorë, nga 4000 që kishte qyteti gjithsej. Por, për historianin Bardhosh Gaçe, mbërritja e hebrenjve në qytetin e Vlorës, është pak më e mëvonshme. Sipas tij, ajo daton me vitin 1490. Në këtë periudhë, që përkon me mbretërimin e Ferdinandit dhe të Izabelës, Spanja katolike dëboi nga territori i saj, hebrenjtë sefradikë. Një pjesë prej tyre erdhën në Ballkan dhe shumë nga ata mbërritën në Vlorë. Në vitet 1519-1520, Vlora ishte bërë edhe një lloj qendre në rajon, për hebrenjtë. Madje, në atë kohë, në këtë qytet ekzistonin 609 banesa të hebrejve, të cilët kishin ndërtuar diku pranë qendrës së sotme edhe një objekt kulti, sinagogën, që, sipas historianëve, ka ekzistuar në Vlorë, deri në Luftën e Parë Botërore, kur është shkatërruar dhe prej saj nuk ka mbetur më asnjë gjurmë.

Një valë tjetër e ardhjes së hebrenjve në qytetin e Vlorës, është regjistruar në vitin 1850. Ata mbërritën këtu, nga Janina e Preveza (Greqi). Në këtë mënyrë komuniteti i hebrenjve në Vlorë u konsolidua deri në vitet e prag dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, që shënuan edhe momentin e fundit të mbërritjes në Vlorë të hebrenjve. Ardhja e tyre lidhej me përpjekjet për t’i shpëtuar ndjekjes dhe shfarosjes nga nazistët gjermanë, që zbatonin politikën antisemite. Nuk ka shifra të sakta të numrit të atyre që kanë ardhur në Vlorë në këtë periudhë. Momentet që përjetonte vendi dhe kushtet në të cilat udhëtonin dhe strehoheshin në Vlorë, hebrenjtë e bënin të pamundur evidentimin e statistikave. Strukturat zyrtare lokale shqiptare të asaj kohe në Vlorës, sipas studjuesit Fari Shaska, nuk bashkëpunonin në këtë drejtim me autoritetet pushtuese gjermane, përkundrazi.

Asnjë hebre nuk ju dorëzua gjermaneve

 

17.Sahati komples 

 

Banesa e Kujtimit Hamzes  (Kanine)

 

18.Kullat e dervish Aliut

është një kullë në DukatVlorëShqipëri. Mori statusin monument kulture në vitin 1979

Kullat e Dervish Aliut Ne afersi te fshatit Dukat ndodhet nje kompleks ndertimor me vlera historike. I ndertuar ne fillim te shek. XIX ky ansambël kullash të Dervish Aliut, personazh i njohur si organizator i revoltave fshtare kunder reformave te Tanzimatit ne Shqiperi gjate viteve 1847-1848. Banesa eshte ndertuar ne token e tij nga mjeshtra të ardhur nga Janina. Ajo perfaqeson banese te tipit Kulle me tipare mbrojtese nga me te arrirat ne te gjithe Shqiperine e Jugut. Si pjese me te rendesishme te ketij ndertimi permendim kullen e vrojtimit, kullen mbrojtese, divani me kollona guri e harqe, shtepine e bukes, oden e miqve e banesa te tjera ndihmese. Ne banesen e ngritur mbi nje truall kulmor jane hapur frengji (vende ku gjuanin luftetaret) nga ku kontrollohet i gjithe territori perreth. Kjo e shnderron kete ndertim ne nje keshtjellez te fortifikuar. Kompleksi eshte shpallur monument kulture ne vitin 1979. Si te shkojme tek Kullat e Dervish Aliut? Per te vizituar kete monument kulture ndiqet rruga qe te con ne qender te Dukatit te Vjeter. Pasi arrihet ne qender te fshatit merr rrugen qe te con ne lagjen “Mazo”. Rruga qe te con deri ne qender te fshatit pershkruhet nga makina, me tej rreth 1 km ecet ne kembe

 

19.Klubi “LABERIA“

 është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Vlorës, në qarkun e VlorësShqipëri . Ky monument është i llojit “Arkitekture”, i miratuar me numër “Nr. 6, Dt. 15.01.1963“.  Në Vlorë krijohet Klubi Patriotik Kombëtar “Labëria”, në një banesë në lagjen “Muradie”.

Shumë nga anëtarët e Klubit do të ishin paria e Vlorës te cilët do të organizonin kryengritjen e armatosur të vitit 1912, duke krijuar kushtet për çlirimin e Vlorës dhe mbledhjen e Kuvendit Kombëtar nga ku do të shpallej Pavarësia.

Kryetar i nderit do të zgjidhej Ismail Bej Vlora.

Nga ky Klub do të përhapej gjuha shqipe.

Nga ky Klub do të realizohej e para shfaqje teatrale në Vlorë.

Nga ky muze punova për librin « Përse në Vlorë? » dhe për librin që e kam gati për botim « Kampionët e Vlorës 1930-1990 »

Sot, Klubi “Labëria” është Muzeu Etnografik.

Uroj që në 110 vjetor, Muzeu të mos permbytet më sa herë bie shi, të ketë ujë të pijshëm, të ketë stenda për të ruajtur veshjet e vjetra që po dëmtohen dhe investime modeste për të ruajtur trashegiminë kulturore që ndodhet aty.

 

20.Banesa e Eqerem Bej Vlores

  është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Vlorës, në qarkun e VlorësShqipëri [1]. Ky monument është i llojit “Arkitekture”, i miratuar me numër “Nr. Vendimi 654 , Dt. 09.11.2006“.

 

 

21.Shkolla e Pare Nr 1

 

 

22.Banesa e Cifutit

Banesa e Çifutit Rr.”Lef Sallata” është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Vlorës, në qarkun e VlorësShqipëri [1]. Ky monument është i llojit “Arkitekture”, i miratuar me numër “Nr. Vendimi 654 , Dt. 09.11.2006“.

 

23.Banesa e Islam Gjonit

Banesa e Islam Gjonit është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Vlorës, në qarkun e VlorësShqipëri

 

24.Banesa e Shkrimtarit Petro Marko

Banesa e shkrimtarit Petro Marko është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Vlorës, në qarkun e VlorësShqipëri

 

25.Kompleksi historik Muzeal i Pavaresise ne Vlore

Kompleksi historik muzeal i Vlorës është i ndarë në dy pjesë, Pjesa e parë që i shfaqet një vizitori të vëmëndshëm është në qendrën e sheshit historik të Flamurit. Studiuesit e shumtë kanë përkrahur idenë se aty është ngritur flamuri në ditën e pavarësisë.
1.Monumenti
Aty është vepra me dinamike, një monument punuar me bronz i njohur si Monumenti i Pavarësisë. Është një vepër artistësh ,ndërtuar në fillim të viteve 70.
2.Lulishtja
Lulishtja “I.Qemali”, është varri i patriotit I.Qemali, obelisku me luftëtarin e lirisë. Ndërtuar në vitin1932. Kanë ekzistuar disa shtëpi,por u prishën me vendim të bashkisë së Vlorë në vitin ’32,për të ndërtuar lulishten “I.Qemali”.Ka qenë një interesim i kryebashkiakut të Vlorës Ali Asllanit.
Eshtrat e plakut të Vlorës u sollën nga Kanina,ku ishte varrosur në 1919 sëbashku me dy kryeministrat e tjerë në kopshtin e teqesë së Kaninës dhe tyrben e kësaj teqeja,që është shpallur monument për kohën dhe rëndësinë e saj.

3.Shtëpia muze e Vlorajve
Shtëpia e Vlorajve, ajo që ka mbetur nga koha është vetëm 10 m nga sheshi historik I flamurit dhe është pjesë e kompleksit muzeal historik. Shtëpia e Vlorajve që së fundi njihet si shtëpia beut, nuk është në funksionimin e saj dhe a e lidhur me kompleksin muzeal ndonëse ajo është pjesë e saj. Pas marrjes së saj nga pasardhësit e kësaj familje , godina ka parë rikonstruksione por në vetvete i ka munguar qëllimi. Brenda saj nuk ka një muze të kësaj familje të shquar .Interesi i shtetit shqiptar dhe kryesisht MTKRS do të ishte që kjo ndërtesë të kthehej në një muze për Vlorajt. Fotografi vlonjate dhe studiuesi I historisë Qerim Vrioni, 3 vite më parë hapi një ekspozitë me foto të rralla .Ndërtesa dy kate ka shërbyer më së shumti si lokal kur koha është që ajo të ketë një funksion tjetër,jo vetëm atë të banimit. Muzeu i Vlorajve do të përbente pjesën më të respektuar të burrave të kësaj familje të shquar. Ajo do të vizitohej sepse është më pranë kompleksit si dhe do të kishte më tepër akses për turistët e vizitorë të cilët do të shikojnë njëherësh monumentin e pavarësisë,varrin e Ismail Qemalit dhe muzeun e Vlorajve.
Sheshi i Flamurit me monumentin e tij ende nuk kanë atë pamje dhe formë që duhet të kenë objektet muzeale si në të gjithë botën. Sheshi i Flamurit ka edhe godinën e bankës, rrugën “Justin Godart, sahatin, godinën e bashkisë, rrugën e hebrenjve etj.
Nga shtëpitë e fisit të Vlorajve, fis me degët e tij një prej tyre ishte Ismail beu, kanë ekzistuar këto shtëpi :shtëpia e Xhemil Beut,Syrja Beut,Eqrem Vlorës.
Tek shtëpia e Xhemilit,është pritur në jetë ardhja e engjëllit shqiptar Ismail Qemali.Këtë ta thonë historianët,por edhe kujtimet e E.B Vlores. Pasardhësit e Ismail Qemalit shprehet studiuesi F.Shaska, megjithëse disa banonin në Tiranë nuk u ftuan asnjë herë të merrnin pjesë në ceremonitë festive të 28 Nëntorit
4.Muzeu i Pavarësisë Kombëtare
Ndërtesa e Muzeut të Pavarësisë Kombëtare është autentike,që ruan vështrimi e asaj kohe. Materialet këtu janë të sistemuara si në kohën kur punoi qeveria e Vlorës me Kryeministër I.Qemalin.Ajo gjendet në rrugën Vlorë-Skelë,afër detit,por pamja e saj, fytyra e saj vështron nga hapësira e detit, kryesisht nga gjiri i Vlorës.
Muzetë në botë janë të rrallë ku historia e tyre dhe godinat e tyre të jenë kaq pranë detit. Historia e kësaj godine ku shërbeu qeveria e Vlorës. Eqrem bej Vlora,një pinjoll i shquar i familjes të ndritshme shqiptare e ka përshkruar në këtë mënyrë këtë vajtjen e I. Qemalit në këtë ndërtesë:”Në fund të marsit Ismail beu u kthye nga Londra,veçse nuk erdhi më për të banuar në shtëpinë e Xhemilit, por zuri në Skelë atë vilën e vogël,por shumë të këndshme të karantinës,që administrohej nga Komisioni Ndërkombëtar i Shëndetësisë…”Deri në vitin 1932 ndërtesa kishte funksionuar si muze arkeologjik. Objektet e sistemuara brenda, ishin më tepër gjetje nga gërmimet e Leon Rei në qytetin antik të Apollonisë. Historia e kësaj ndërtese përshkohet se deri në vitin 1939 vazhdoi të kryente funksionet e muzeu t arkeologjik. Në vitin 1939,pushtuesit italian e dogjën ndërtesën ku kishte qëndruar qeveria e Vlorës. Ndërtesa është rindërtua në vitin 1962 me atë stil dhe me atë pamje që kishte përpara zhuritjes, që i bëri pushtuesi në vitin 1939. Pas këtij viti, ndërtesa ka funksionuar si Muze i Pavarësisë Kombëtare. Brenda saj janë sistemuar foto, dokumente, armë, vepra arti, relikte të personaliteteve shqiptarë të periudhës së rilindjes dhe pavarësisë kombëtare.

5.Varri Monumental i Ismail Qemalit, vepër e skultorit Odhise Paskali
Ky varr u ndërtua në vitin 1932. Dëshmi e Draling Vlorës Ashtu si e kishte lënë amanet, Ismail Qemali u varros në Kaninë, në varrezat e familjes. Më 1932, me rastin e 20 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, me kërkesë të popullit të Vlorës dhe me Vendim të Qeverisë Mbretërore, trupi i tij u spostua në Vlorë, në qendër të qytetit aty ku është edhe sot. Varrezat e Familjes Vlora, për shkak të Teqesë dhe Tyrbes së Sinan Pashës, konsideroheshin nga banorët si një vend i shenjtë. Vendi ku ka qenë varrosur Ismail Qemali u shënua dhe deri vonë (ndoshta edhe tani) aty ka qenë një pllakatë ku shkruhej: ‘Në këtë vend, në shkurt 1919, me nderim dhe respekt të thellë populli i Vlorës vendosi për herë të parë trupin e Heroit të Popullit Ismail Qemali’.
Varri monumental është ashtu si para 70 vjetësh. Lulishtja e njohur në qendër të Vlorës. Atje ku dikur ishin sarajet e Vlorajve. Sipër është një skulpturë e artistit të mirënjohur Odise Paskali. Luftëtari i panjohur me një flamur në dorë në krahun e majtë dhe një pushkë gjysmë të ulur në dorën e djathtë. Veshja popullore shqiptare të kohës. Skulptura është në bronz
6.Banka e qeverise
Studiuesi Fahri Shaska shkruan kështu:Rilindësit e kishin domosdoshmëri themelimin e Bankës Kombëtare, këtë e shpreh Avdul Frashëri te “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do ë bëhet”. Ismail Qemali me kulturën e gjerë që kishte, me dijet e tij për shtetin dhe qeverinë i kërkoi ministrit të financave Abdi Toptani dhe Qeverisë Provizore të krijonin Bankën Kombëtare. Ky ishte vizioni i Kryetarit të qeverisë. Një shteti modern i duheshin të gjitha institucionet dhe vendosën të krijonin edhe Bankën. U ngarkua ministri Toptani për të negociuar me partner të huaj por edhe për të gjetur edhe njeriun e përshtatshëm dhe me përvojë bankare. Natyrshëm që duhej mbështetja e bankave të huaja. Nga dy shtetet më të përshtatshme që ishin pranë Shqipërisë në ato vite u zgjodh Italia dhe Austro-Hungaria. Shqiptari që do të merrej me këtë Bankë. Më i përshtatshmi u zgjodh Xhelal Sharra nga Gjirokastra, i cili kish shërbyer në Turqi si nën drejtor i një banke bujqësore. Nga ana italiane përfaqësues i Banca Commerciale Italiana ishin Pietro Fenolio e Guido Ansbaher. Përfaqësues të grupit bankar austro-hungares Ëienner Bank Verein ishin Karol Pitner dhe Oskar Pollak. Kapitali fillestar u caktua 75 milion franga. Kjo Bankë u quajt Banka e Bujqësisë dhe drejtor i saj u emërua Xhelal Sharra i cili për shkak të angazhimit serioz dhe pasionit të tij në organizimin e Bankës së parë Shtetërore, në Vlorë u njoh me emrin Xhelal Banka. Edhe pas largimit të Ismail Qemalit, drejtori u përpoq ta vazhdonte punën e nisur.
Në gazetën:” PERLINDJA E SHQIPENISE “ 5/18 shkurt 1914 ka një njoftim nga Banka e Bujqësisë —“Kërkohet një shërbëtor me 20 grosh në muaj nga administrata e Bankës së Bujqësisë. Kush e do, të vijë në zyrën e Bankës.”
Ismail Qemalit, e quajti fillimin e punës në bankë Tetor 1913 si Pavarësinë e dytë të Shqipërisë. Partnerët e huaj italian dhe austro hungarez, pas largimit të Ismail Qemalit dhe gjendjes së turbullt që u krijua, nuk plotësuan premtimet financiare dhe banka nuk vazhdoi dot aktivitetin e saj.
Xhelal Sharra (Banka). Drejtori i Bankës së Bujqësisë. Në Qeverinë e Vlorës 1913-1914.
Si intelektual dhe financier e vazhdoi aktivitetin tij në qytetin e Vlorës edhe kur Ismail Qemali dhe Qeveria nuk ishin më në Vlorë. Ai botoi një broshurë për të ndihmuar tregtarët dhe qytetarët e Vlorës, si ti kthejnë parat në valutë dhe anasjelltas, si dhe okën me kilogram. (oka ishte mas shumë e përdorur në atë kohë)
Kjo librezë mjaft praktike u botua tre herë, kjo që paraqesim është e treta e vitit 1921.
Kartmomedhat e Bashkisë Vlorë
Në vitin 1925 Kryetar i Bashkisë u zgjodh Nuredin Bej Vlora. Nip i Ismail beut, që u përpoq të hapte Bankën Shtetërore. Edhe ky e vazhdoi prerjen e kartëmonedhave të Vlorës. Kjo ndodhte kur akoma nuk kish dal kartëmonedha e Shtetit Shqiptarë. Dihet që Banka e Shtetit u themelua në 1925 dhe kartëmonedhat e para dolën në qarkullim në shkurt të vitit 1926. Nuredin Vlora diplomuar në Paris, ishte një nga intelektualët më të përgatitur dhe të njohur të Vlorës. Në kartëmonedhën e këtij viti përveç shkabës dy krenare është edhe portreti i Ismail Qemalit.

 

26.Ish prefektura Vlore

Ish Prefektura (Vlorë) është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Vlorës, në qarkun e VlorësShqipëri . Ky monument është i llojit “Arkitekture”, i miratuar me numër “Nr. Vendimi 654 , Dt. 09.11.2006“.

Godina e ish-prefekturës së Vlorës ka një moshë 93-vjeçare. Sipas specialistëve kjo godinë dallohet për vlerat të spikatura arkitektonike e ndërtimore. Përkarshi xhamisë “Muradie”, në të djathtë kur shkon drejt sheshit historik të Flamurit të bie shpejt në sy kjo godinë karakteristike me arkitekturë të veçantë nga ndërtimet e viteve të fundit. E parestauruar nën peshën e mbi 90 viteve jetë, godina thuajse kishte shkuar në limitin fundit të ekzistencës së saj. Thuhet se Ugolini neVlorenuk dalloi ndonjë monument ne sipërfaqe përveç xhamisë se Muradies. Godina e ish-prefekturës së Vlorës është shpallur Monument Kulture i Kategorisë se Parë me vendim Nr. 654, datë, 09. 11. 2006. Në këtë listë u shpallën monumente kulture një sërë objektesh historike që ruante qyteti i Vlorës si : Ish-prefektura, ndërtesë e vitit 1919, banesë qytetare në lagjen “Hajro Cakërri” e shekullit XIX, ndërtuar me materiale të traditës gurë dhe dru. Shkolla “28 Nëntori” në vitet 1851-1908 ka shërbyer si mejtep. Në vitin 1908 u çel për herë të parë shkolla shqipe, sot vijon të shërbejë si shkollë 9-vjeçare. Ish-selia e Qeverisë Provizore të Vlorës në 1912, ndërtesë në lagjen “Hajro Cakërri”. Banka BKT, Muzeu historik, ish-galeria e Arteve në qyte, bashkia, sahati, kisha katolike, banesa të tjera të hershme karakteristike. Godina është një ndërtesë, që i përket viteve 1919 me dy katedre me një arkitekturë të admirueshme

Prefektura e Vlorës kishte në krye të saj Osman Haxhiu. Ai lindi në vitin 1885 nga Armeni i Vlorës. Mësimet e para i mori në mejtepin e qytetit të Vlorës. Shkollohet në Stamboll në Robert Kollege. Viti 1908 anëtar i klubit ”Labëria”. 1909 – punësohet në prefekturën e Janinës. 1914 – sekretar i prefekturës Vlorë. Emërohet prefekt i Vlorës. 28 nëntor 1919 organizon demonstratën antiitaliane. Janar 1920, delegat në Kongresin e Lushnjës. 29 maj 1920 është ndër organizatorët e Kuvendit të Barcallasë. Komiteti “Mbrojtja kombëtare” kishte 12 anëtarë, kryetar ishte Osman Haxhiu. Viti 1921-23 deputeti Kuvendit. 1937 mbyll sytë përgjithmonë. Një këngë e njohur e polifonisë labe e thotë shkoqur kontributin e tij në ceremoninë e pritjes së trupit të plakut të Vlorës, Ismail beut, pas vdekje – në Perugia të Italisë.

Në Vlorë, foli prefekti/Vloro, Kanino (pas çdo vargu)/ Osman Haxhi Muhameti/ Të më mblidhenë mileti/ Se vjen Qemali nga deti… Labe (Dukat, Vlorë).

Monument Kulture i Kategorisë se Parë

Godina e ish-Prefekturës, për vlerat të spikatura arkitektonike e ndërtimore është shpallur Monument Kulture i Kategorisë se Parë me vendim Nr. 654, datë, 09. 11. 2006. Objekti ndodhet afër qendrës së qytetit të Vlorës, përballë xhamisë së Muradies, një ndër monument e rëndësishëm i arkitekturës në këtë qytet. Fasadat perëndimore dhe jugore janë të lexueshme në bulevardin Vlorë – Skelë.

Përshkrimi i arkitektonik dhe konstruktiv

Godina e Ish Prefekturës është ndërtuar rreth vitit 1919, thonë specialistët e IMK-së ”Gani Strazimiri”. Gjatë kësaj periudhe, qyteti i Vlorës pati një zhvillim, i cili pas caktimit të kufijve, në vitin 1913, dhe ndërprerjes së rrugëve tradicionale të tregtisë u kthye në pikë e rëndësishme transite. Zhvillimi urbanistik dhe arkitektonik i kësaj periudhe u kushtëzuan nga arritjet e periudhës pararendëse, nga kërkesat për të zgjeruar gamën e gjinive ndërtimore, si dhe nga zhvillimi i ri ekonomiko shoqëror. Ndërtimet e kohës, kërkonin eksperiencën e projektuesve të specializuar, si vendas ashtu dhe të huaj. Një nga rrymat veprimi i të cilës u ndje gjatë kësaj periudhe në vendin tonë ishte eklektizmi, i cili mbizotëronte ende mbi qytetet e tjera të Ballkanit dhe Evropës. Manifestimet e para të kësaj arkitekture i ndeshim fillimisht në Angli, në shek. XVIII – XIX dhe në fillimet e shek. XX. Prirjet ndaj eklektizmit u shfaqën jo vetëm në disa ndërtime të projektuara nga inxhinierë të huaj, por edhe në ndërtimet e projektuara nga inxhinierë dhe arkitektë vendas. Manifestime të kësaj periudhe ishin kalimtare dhe nuk patën një shtrirje shumë të gjerë. Kjo arkitekturë u pasua me depërtimin e arkitekturës neoklasike, sidomos me ndërtimet e viteve ’30-‘40. Arkitektura e ndërtesës së ish Prefekturës është përfaqësuese e arkitekturës me prirje eklektike dhe neoklasike. Ndërtesa të kësaj periudhe me elemente të ngjashëm arkitektonik në qytetin e Vlorës janë ndërtesat e bashkisë, dhe Muzeut të Luftës.

Suvatimi i jashtëm shërben si një mjet shumë i përshtatshëm për zbukurimin e godinës, i cili është, lehtësisht i zbatueshëm dhe krijon një shumëllojshmëri formash e motive dekorative. Një përpunim i tillë rit së tepërmi plastikën dekorative të fasadave dhe për të mënjanuar mbingarkesës janë krijuar plane të pastra në katin përdhe, të cilat ndihmojnë për daljen në pah të elementëve në reliev dhe bëjnë të efektshëm lojën dritëhije. Teknika e ndërtimit të kësaj godinë në raport me ndërtimet e mëparshme, pati jo vetëm një rritje cilësore, për sa i përket teknologjisë, por dhe një pasurim të strukturave konstruktive. Karakteristike e kësaj periudhe është suvatimi i jashtëm i ndërtesës përdorimi i brezave antisizmik, përdorimi i tjegullave marselieze, përdorimi i muraturës tërësisht me tulla, si i mureve mbajtëse ashtu dhe i mureve ndarëse. Përdorimi i tullave krijoj një fushë të gjerë të zbatimit të elementëve dekorativ në suva. Themelet e godinës janë të ndërtuar me gurë të lidhura me llaç. E gjithë muratura si muret mbajtës, ashtu edhe ato ndarëse, janë ndërtuar me tulla, me material lidhës llaç gëlqere me çimento. Çatia është me konstruksion druri, mbuluar me tjegulla marsejeze. Deri në vitin 1944 godina ka shërbyer si administrate lokale, ndërsa pas viteve 50’ si banese banimi kolektive. Edhe pse është në gjendje risku ndërtesës nuk i është kryer asnjëherë rikonstruksion, por mirëmbajtje rutinë. Ndërtesa e ish-Prefekturës paraqitet përgjithësisht në gjendje të mirë statike, me problematika të shumta të mirëmbajtjes dhe kujdesit që duhet të tregohet për një monument me vlera të spikatura.

UNDP në një raport ë sajën vlerësoi projektin titull “restaurimi e Ish Prefektura Vlorë” ka për qëllim për të rivendosur një nga ndërtesat e bukura historike në Vlorë. Aktiviteti i planifikuar për të përmbushur restaurimin përbëhet nga ndërhyrjes në rivendosjen e fasadave dhe çatinë dhe disa përmirësime të tjera. Grupi i synuar që është direkt përfituese e zbatimit të këtij projekti nuk është vetëm qendra e gjithë Vlora në aspektin urbanistik të parë, por edhe familjet që jetojnë brenda saj. Institucioni UNDP ka zbatuar disa projekte restaurimit në vitet e fundit: Restaurimi i “Kullat e Dervish “Aliut”, Dukat, Vlore. Restaurimi i “Rruga hebre”, Vlore. Restaurimi i qendrës së vjetër Tragjas. Restaurimi i kishës “Shën Spiridhonit”. Ndër projekte tjera janë: Restaurimi i shtëpisë Gjergji Korabit-së, pranë “Labëria” Klubi Patriotik. Restaurimi i muzeut etnografik, restaurimi i “Ish-prefekturës”, Restaurimi i Muzeut Pavarësisë.

Sipas një raporti të UNDP lidhur me investimin vlerësohet se: Ky monument ka nevojë për një investim urgjente, sepse dëmtimi nga shkaqe natyrore dhe njerëzore rrezikojnë objektin. Kulmi është dëmtuar dhe gjendje situatat e dhomave brenda. Investimi ka për qëllim për të ruajtur këtë objekt të bukur të trashëgimisë kulturore. Me këtë objekt duke kryer restaurimin Së pari, përfituesit e këtij projekti janë komuniteti i Vlorës, në zgjidhjen urbanistik të qendrës së vjetër të Vlorës. Komuniteti i Vlorës do të ketë mundësinë e të rritur financiare vjetore. Së dyti, një grup tjetër që përfiton nga ky projekt është Shqipëria. Një ndërtesë e rëndësishme e hershme mund të sjellë në dritën e historisë, sepse kjo ndërtesë është e lidhur me pushtimin italian në vitin 1920. Pra, nga kjo pikë e shqiptarëve, përfitojnë një përmirësim të kushteve të dhënat e tyre historike, kulturore dhe arkitektonike, banorët që jetojnë në këtë ndërtesë mund të përmirësojë kushtet e tyre të jetesës. Si vlerësim, ky institucion ka zgjedhur se ndikimi i projektit do të jetë vlerësuar, kryesisht nga numri në rritje i turistëve që vizitojnë Vlorën gjatë gjithë vitit. Kjo ndërtesë përfaqëson një xhevahir të arkitekturës, kështu që mund të sjellë përsëri vlerat në sheshin kryesor të e Vlorës. Urbanistët dhe arkitektë thonë se ndikimi i projektit nga pikëpamja arkitektonike do të jetë rigjenerimi i Vlorës së vjetër.

 

27.Bashkia Vlore

Kronologjia historike e kryetarëve të Bashkisë së Vlorës-

Ky sistem në Shqipëri ka patur herë pas here ndërprerje në kohë. Qysh para 1912 kanë funksionuar “Kryekatundarët” ose Kryetarët e Bashkive. Ky sistem vazhdoi deri në fund të 1944 kur u vendosën Komitetet Ekzekutive dhe rifilloi në vitin 1992. ë fillim të shekullit XX Vlora kishte një popullsi prej 8.000 banorësh dhe administrohej nga Kryekatundari, që sot quhet “Kryetar i Bashkisë”.

Ndërkohë edhe emërtimi i drejtuesve të qeverisjes vendore, ka qenë i ndryshëm, në varësi të periudhës dhe të sistemit.

Kështu, qysh para 1912-ës kanë funksionuar “Kryekatundarët” dhe më pas kryetarët e Bashkive. Ky sistem, që u konsolidua pas vitit 1912, vazhdoi deri në fund të 1944. Pas çlirimit u vendos sistemi i Komiteteve Ekzekutive që vazhdoi deri në vitin 1992. Në 26 korrik të vitit 1992, u zhvilluan zgjedhjet e para lokale pas rreth 5 dekadash. Kjo ngjarje shënoi edhe fillimin e një modeli të ri të qeverisjes vendore, ose më saktë, një rikthim në sistemin e para vitit 1944.

Në fillim të shekullit XX Vlora kishte një popullsi prej rreth 8.000 banorësh dhe administrohej nga Kryekatundari, që më pas u emërtua “Kryetar i Bashkisë”.

Në vitin 1900, zgjidhet kryetari i parë i Bashkisë së Vlorës, ose Kryekatundari, që ishte Shahin Kolonja, i cili qëndroi në këtë detyrë deri në vitin 1903.

Pas tij, në këtë post u zgjodh Ali Spahiu (Skrapari) që kishte kryer studimet e larta në Stamboll, anëtar i shoqërisë “Bashkimi” (Stamboll), që qëndroi në këtë detyrë deri në vitin 1909.

Abas Mazini, përfaqësues i një prej familjeve të vjetra të Vlorës dhe me një aktivitet të shquar patriotik, e ushtroi detyrën e Kryekatundarit për një vit. Abas Mezini, kishte qenë në Komisionin përgatitor për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe një nga mbështetësit e spikatur të Ismail Qemalit.

Në vitin 1909, për një periudhë 3 vjeçare deri në 1912-ën, në krye të administrimit të qytetit të Vlorës si kryekatundar, u zgjodh Xhemil Vlora. Mandati i tij përkoi me një periudhë domethënëse, kur lëvizja për pavarësi ishte në kulmin e vet.

Ibrahim Avdullai, që drejtoi Bashkinë e Vlorës në periudhën 1912-1914, njihet edhe si kryebashkiaku i parë në periudhën e Pavarësisë së Vlorës dhe të të gjithë Shqipërisë.

Ai kishte përfunduar studimet për Drejtësi në Stamboll dhe njihet si një nga themeluesit dhe drejtuesit e Klubit Patriotik “Labëria” në vitin 1908. Për këtë arsye, ai së bashku me patriotë të tjerë, mes të cilëve Elmas Xhaferi, Muço Sharra, Durro Shaska dhe Ali Beqiri u kapën nga turqit, në vitin 1908, u dërguan në Stamboll ku rrezikuan të dënoheshin me vdekje.

Ai njihet si një mbështetës i Ismail Qemalit, çka e dëshmon edhe me udhëtimin e tij si kryekatundar i qytetit, në mars të vitit 1914, për në Francë, për t’u këshilluar me Ismail Qemalin, në lidhje me periudhën e vështirë që po kalonte Vlora. Në këtë vit, pra në 1914, ai kryeson negociatat me rebelët për të shpëtuar Vlorën nga shkatërrimi. Rebelët kërkuan largimin e tij nga posti i kryekatundarit. Në vitin 1923, vuri kandidaturën për deputet në Parlamentin e asaj kohe.

Pas largimit të Ibrahim Avdullait si Kryekatundar, u vendos që administrimin e Vlorës ta merrte Osman Haxhiu në emrin e prefektit.

Edhe Osman Haxhiu, mjaft aktiv me aktivitetin e tij patriotik qysh në fillim të shekullit, njihet si një nga mbështetësit kryesorë të Ismail Qemalit. Më vonë ai do të vihej në krye të Komitetit të Mbrojtjes Kombetare që organizoi dhe drejtoi Luftën e Vlorës. Osman Haxhiu, u zgjodh edhe delegat në kongresin e Lushnjës, si edhe deputet në Parlamentin Shqiptar.

Ali Asllani, që erdhi në krye të Bashkisë së Vlorës në vitin 1918, vlerësohet si një personalitet shtetëror, diplomat, poet i shquar i Vlorës.

Ai përfundoi studimet në Shkollën e Lartë Politiko-Juridike-Administrative në Turqi në vitin 1906. Shërbeu në administratën turke në Janinë e Bulu, deri në shpalljen e Pavarësisë. Punoi si sekretar i Ismail Qemalit, nënprefekt i Fierit, sekretar i administratës së Vlorës, sekretar shteti.

Ka ushtruar detyrën e kryetarit të Bashkisë së Vlorës për dy mandate në mënyrë të ndërprerë. Ai ka përfaqësuar shtetin shqiptar si diplomat në Trieste, në Sofje dhe Athinë.

Njihet për krijimtarinë e tij të pasur si poet, autor i poemave dhe poezive të shumta e me nivel artistik të spikatur. U zgjodh anëtar i Institutit të Shkencave në vitin 1913 dhe zotëronte 5 gjuhët e huaja; turqisht, persisht, greqisht, italisht dhe frëngjisht.

Në vitin 1920, në krye të Bashkisë së Vlorës, u zgjodh Qazim Kokoshi. Ai ka spikatur si një personalitet me aktivitet të shquar patriotik e politik. Ishte një nga firmëtarët e aktit të Shpalljes së Pavarësisë, një nga emrat më të njohur në shtabin e Luftës së Vlorës, senator, deputet.

Nuredin Bej Vlora, që erdhi në krye të Bashkisë në vitin 1925, ishte i biri Ferit Pash Vlorës, ish kryeministër i Turqisë.

Spikat si një nga personalitetet e shquara të familjes Vlora dhe të vetë qytetit të Vlorës. Vlerësohet se ka qenë i pajisur me një kulturë të gjerë, njohës i shumë gjuhëve të huaja. Në vitin 1944 u largua jashtë vendit dhe vdiq në vitin 1964, në Gjermani. Përmendet për thënien e tij, “Unë Kosovën e kam në zemër dhe do të përpiqem për çlirimin e saj, si për Vlorën time.”.

Arshi Halili (Xhindi), u zgjodh në krye të Bashkisë së Vlorës në vitin 1928. Ai erdhi në këtë detyrë, pas një periudhe mjaft aktive në politikën shqiptare të asaj kohe, duke qenë deputet në Parlamentin Shqiptar në periudhën 1925-1928.

Pas mandateve të Abedin Nepravishtës dhe atij të përsëritur për herë të dytë të Ali Asllanit, në krye të Bashkisë së Vlorës, në vitin 1938, erdhi Myhedin Haxhiu.

Ai kishte përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Diplomatike në Vjenë. Paria e asaj kohe, e mbledhur disa herë, nëpërmjet një shkrese të firmosur nga 300 vetë, i propozoi Myhedin Oman Haxhiut të pranonte këtë detyrë të vështirë. Zgjodhën Myhedinin për cilësitë e tij, si dhe për traditat e njohura patriotike të familjes, ku spikaste Osman Haxhiu që kishte drejtuar me sukses Komisionin e Mbrojtjes Kombëtare në 1920.

Gjatë administrimit të qytetit në periudhën deri në vitin 1939, janë rregjistruar edhe një sërë ngjarjesh, të cilat kanë lënë gjurmë në historinë e tij dhe të vetë komunitetit, por edhe më gjerë. Ja disa prej tyre.

28.Banka Tregetare Vlore

“Arkitekture”, i miratuar me numër “Nr. Vendimi 654 , Dt. 09.11.2006

Dega e parë e Bankës Kombëtare Tregtare u themelua në Durrës më datë 29 nëntor 1925, në godinën historike ku sot ndodhet Dega e BKT në Durrës. Godina në të cilën ndodhet kjo degë e BKT-së përfaqëson aktualisht institucionin financiar shqiptar më të vjetër në vend. Më 1 nëntor 1926 dhe 15 nëntor 1926 u hapën respektivisht degët e Shkodr

dhe të Vlorës.

Banka Kombëtare Tregtare me emërtimin e që ka sot u themelua në janar 1993, nga bashkimi i Bankës Tregtare Shqiptare (BTSH) dhe Bankës Kombëtare të Shqipërisë (BKSH). Ndërkohë sot BKT është banka më e madhe e dhe më e vjetër tregtare në Shqipëri.

BTSH u themelua me 1991 si rezultat i nënndarjes së aktiviteteve të Bankës së Shtetit Shqiptar, aktiviteti kryesor i së cilës ishte menaxhimi i operacioneve të tregtisë së jashtme të subjekteve shtetërore me ish-vendet socialiste.

BKSH u ngrit me 1992 nga një nënndarje e dytë e Bankës së Shtetit Shqiptar me qëllim menaxhimin e aktivitetit tregtar brenda vendit të subjekteve shtetërore. Aktivet dhe pasivet nga aktivitetet e këtyre subjekteve iu transferuan llogarive të BKT-së që prej formimit të saj.

Banka Kombëtare Tregtare u krijua si Shoqëri Aksionere në korrik 1997 me një kapital prej 2.7 miliardë Lekësh.

BKT-ja përfundoi procesin e privatizimit në vitin 2000. Parlamenti shqiptar aprovoi me 6 korrik 2000 kontratën e shitjes ndërmjet Ministrisë së Financave nga njëra anë dhe Konsorciumit të Investitorëve Ndërkombëtare (60% e aksioneve), Korporata Ndërkombëtare Financiare (20%) dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (20%) nga ana tjetër. Kalimi i pronësisë u bë efektiv me 17 Tetor 2000. Aksionerët e rinj derdhën 10 milionë dollarë, duke rezultuar në një kapitalizim të fuqishëm të bankës.

 

29.Muzeu Historik Vlore

Muzeu Historik (Vlorë) është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Vlorës, në qarkun e VlorësShqipëri . Ky monument është i llojit “Arkitekture”, i miratuar me numër “Nr. 654, Dt. 09.11.2006

Muzeu Historik i Vlorës ndodhet në qendër të qytetit, në një godinë mjaft të veçantë, e cila më parë ka shërbyer për organet e qeverisjes vendore dhe organizatat e masave. Ky muze u krijua në vitin 1962. Këtu janë ekspozuar dhe ruhen qindra objekte origjinale, të cilat përfaqësojnë dhe pasqyrojnë periudha të ndryshme historike, që fillojnë me antikitetin dhe vazhdojnë me ditët tona. Në këtë muze, vizitorët mund të shohin objekte arkeologjike që u përkasin qyteteve të ndryshme antike në rrethin e Vlorës si, Orikut, Amantias, Plocës, Olimpias(Mavrovë) e më tej, Kioninës (Kaninë). Në mjediset e këtij muzeu ndodhen gjithashtu, objekte origjinale që i përkasin periudhës së mesjetës. Mes tyre, përfshihen dokumente origjinale për qytetin e Vlorës, armë, sende luftëtarësh të njohur në histori. Në Muzeun Historik, ka një kënd të vecantë ku pasqyrohet kontributi i popullit të rrethit të Vlorës për shpalljen e pavarësisë. Në të ndodhen njëkohësisht edhe 2 pavione të vecanta, që evokojnë Luftën e Vlorës në 1920, si dhe Lëvizjen Demokratike të qershorit 1924. Në këtë muze, është vendosur edhe arkivoli origjinal ku prehej trupi i patriotit Avni Rustemi, në momentin që u varros e deri në çastin kur u zbulua për t’u rivarrosur në të njëjtin vend. Arkivoli me trupin e tij u gjet rastësisht në mesin e viteve ’80-të të shekullit të kaluar, gjatë punimeve për rikonstruksionin e bulevardit Vlorë-Skelë. Gjatë gërmimeve në vendin ku ndodhet sot statuja e Avni Rustemit, punëtorët zbuluan papritur një mjedis të nëndheshëm me të paktën dy kthina, në njërën prej të cilave ndodhej arkivoli me trupin e Avni Rustemit, i ruajtur në një gjendje mjaft të mirë. Më pas ai u rivarros pothuajse në të njëjtin vend, ndërkohë që arkivoli origjinal u vendos në mjediset e Muzeut Historik. Arkivoli, mjaft hermetik dhe i mbuluar nga flamuri kombëtar, është një objekt mjaft i rrallë. Ai është ndërtuar prej plumbi dhe nje pjesë xhami.

 

30.Ish Hetuesia Vlore

Ish Hetuesia (Vlorë) është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Vlorës, në qarkun e VlorësShqipëri . Ky monument është i llojit “Arkitekture”, i miratuar me numër “Nr. Vendimi 654 , Dt. 09.11.2006

 

31.Godina ku ka qene Qeveria provizore e Ismail Qemalit

GODINA KU KA PASUR SELINEQEVERIA PROVIZORE EISMAIL QEMALIT NDODHET KU ESHTE AKTUALISHT MUZEU I PAVARESISE NE SKELEN E. VLORËS.

 

Zona Arkeologjike “A“ e “B“  e Qytetit te Vlores

 

 

Zona e Mbrojtur e Kalase se Treportit  është një monument i trashëgimisë kulturore në Zvërnec, Rrethi i Vlorës, në qarkun e VlorësShqipëri ]. Ky monument është i llojit “Arkeologji”, i miratuar me numër “Nr. 1886 Dt. 10.06.1973“.

   

Zonat e Mbrojtura te kalase se Gjon Bocarit

 Një nga monumentet e tjerë që ndodhen në zonën e Vlorës është edhe Kalaja e Gjon Boçarit në fshatin Tragjas i Ri, i cili ndodhet fare pranë Dukatit. Kjo kala shtrihet mbi një kodër të ulët dhe para saj shtrihet mrekullisht e bukur pamja e cila shkon që nga fusha e Dukatit deri në gjirin e Orikumit të Lashtë. Për kohën e ndërtimit të kalasë janë shprehur mendime të ndryshme, por që dakordësia bie në faktin që kjo kala mund të datojë që nga shek. XIV deri në shek. XVIII-XIX. Kalaja e Gjon Boçarit formohet nga një katërkëndësh kënddrejtë me dy kulla poligonale në qoshen veriore dhe lindore, ndërsa hyrja e vetme, 2 m e gjerë ndodhet në mesin e njërës nga brinjët e ngushta të katërkëndëshit. Kurtinat kanë një trashësi prej 1.80 m dhe po aq është edhe gjerësia e mureve të kullave. Gjithashtu e barabartë është edhe lartësia e tyre. Lartësia e mureve, deri në shtegun e rojes arrin 4 m, ndërsa parapeti, i ruajtur vetëm si gjurmë kishte një gjerësi prej 0,54 m. Në shtegun e rojes të çonin nga dy palë shkallë të ndërtuara brenda trashësisë së mureve veriperëndimore dhe juglindore, të cilat janë vendosur në trajtën e shkronjës V. Kullat janë krejtësisht të hapura nga ana e brendshme e fortifikimit, duke qenë kështu më tepër një vazhdim i mureve rrethuese. Muret e tyre, në pjesën e poshtme përshkohen nga frëngji për armë zjarri, të mbuluara me rrasa horizontale guri. Me frëngji të tilla duhet të ketë qenë pajisur edhe parapeti i mureve dhe i kullave. Ndërsa trashësia e plotë e kurtinave përshkohet vetëm prej dy frëngjish të vendosura në të dyja anët e portës.


TIRANË, 28 Dhjetor /ATSH / – Quhet dhe  Kështjella e Tragjasit, një nga monumentet historike në rrethin e Vlorës, ngrihet në majën e një kodre, mes një mjedisi fushor, në afërsi të bregdetit të Orikumit, e veçantë për nga shtrirja e saj, krahasuar me objekte të tjerë të këtij lloji.

Kështjella, mban emrin e Gjon Boçarit, një personazh historik i njohur në rrethin e Vlorës për kontributin në qëndresën kundër pushtuesve osmanë,vendosja e emrit, pavarësisht origjinës së tij, mbetet disi i errët për historianët dhe muzeologët vlonjat, për shkak të mospërputhjes në kohë të periudhës kur është ndërtuar dhe asaj që ka jetuar personazhi historik.

Gjithsesi, mendohet  se kështjella e Tragjasit është ndërtuar në fillim të shekullit XIV.

Përmasat e saj të vogla, krahasuar me simotrat e tjera dëshmojnë se ajo ka shërbyer fillimisht si objekt mbrojtës për ndonjë prej fiseve që kanë jetuar në këtë zonë.

Kështjella lidhet me një periudhë mjaft të rëndësishme të historisë së Vlorës, me qëndresën ndaj pushtuesve osmanë.

Kështjella, me një gjatësi afro 50 metra dhe muret e saj me një lartësi 5 metra dhe gjerësi 1.25 metra, ndodhet në hapësirën mes fshatrave Tragjas i Vjetër dhe i Tragjas i Ri.

Nga lartësia e kullave mbrojtëse shihen  gjiri i Vlorës, fusha e Dukatit deri  në Orikum, si edhe një pjesë e rrugës që të çon në Qafën e Llogarasë. Ndoshta edhe për këtë fakt, kështjella e Tragjasit evidentohet për vlerat e saj të shumëfishta, mes të cilave historike, arkitekturore dhe sot turistike. Ajo shfaqet disi papritur, teksa ndodhesh në afërsi të vendit që emërtohet Blloku i Pjeshkëve dhe hedh vështrimin në verilindje, në drejtim të fshatit Tragjas. Ky fshat, që ngrihet në këmbët e malit të Lungarës, pranë burimit të lumit Izvor, është një nga vendbanimet e spikatura në historinë e rrethit të Vlorës. Gjurmë të vendbanimeve antike, janë zbuluar pranë kodrës së emërtuar qyteza e Sofës, ku gjenden edhe varre ilire. Në këtë mjedis ka mbetje të disa ndërtesave të shekullit IV, para Krishtit. Fshati që njihet në histori me disa emra si Tregas, Dragjat, etj dhe që bënte pjesë në qendrat e fortifikuara të gjirit të Vlorës gjendej dikur në një kodër. Ai u shkatërrua nga turqit por u rindërtua në shekullin XVI, atje ku ndodhet edhe sot, rreth 5 km larg nga rruga kombëtare Vlorë-Sarandë. Kështjella e Gjon Boçarit, si elementi më i spikatur i këtij sfondi të pasur historik, është shpallur monument kulture dhe u restaurua pjesërisht në vitet 1980-të. Sot, kjo kështjellë shërben si një objekt historik dhe turistik për kuriozët e historisë dhe të natyrës. /a.g/Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

 

Zona e mbrotur Xhamise Muradije

 Ndodhet ne qytetin e Vlorës, në aksin rrugor Vlorë-Skele, ne zonën arkeologjike (zona A sipas zonifikimit arkeologjik), në një nga qendrat e qytetit, pranë Sheshit te Flamurit [1]. Objekti është i kufizuar nga te gjitha anët me rrugë. Objekti është i veçuar dhe është i dukshëm qartë nga të gjitha anët (pa mare parasysh gjelbërimin e lartë përreth objektit).

Objekti është ndërtim i shekullit te XVI, viti 1542, është vepër e arritur e arkitekturës sonë te këtij shekulli. Xhamia e Muradies është e ndërtuar me rreshta gurësh dhe tullash qe te kujtojnë ndërtimet e kësaj kohe te arkitekt Sinanit ne Stamboll. Kjo shquhet për ndërtim te mire te mureve, për punën e rregullt te kornizave, dritareve dhe portalit te hyrjes. Dikur ka pasur një portik, nga i cili sot ruhen vetëm gjurmët në murin verior dhe bazamenti me dyshemenë. Shenjë tjetër dalluese e kësaj xhamie është tamburi dymbëdhjetëfaqësh.

Xhamia është e mbuluar me kupole. Ajo përbehet nga salla kubike qe është salla e lutjeve si dhe nga minarja. Salla ndriçohet nga dritare të vëna në tre radhe për çdo faqe. Ne pjesën jugore te sallës gjendet mihrabi. Kalimi ne tamburin dymbëdhjetëfaqësh bëhet direkt pa ndonjë ngushtim, duke formuar çatitë e vogla trekëndëshe ne qoshet. Një ngushtim i lehtë me një kornizë guri në tëre perimetrin e ndërtesës bëhet në anën e jashtme mbi rreshtin e dytë të dritareve ne nivelin e fillimit te trompave te qosheve.

Hyrja për në xhami bëhet nga ana veriore, minarja ndodhet në këndin veriperëndimor. Bazamenti i minares është një shumëfaqësh i ndërtuar me gurë te skuadruar. Muratura e minares lidhet nëpërmjet futjes se gurëve në muret e xhamisë.

Muret e xhamisë janë te ndërtuara me gurë e tulla te vendosura ne mënyre të rregullt, dy rreshta gurësh të gdhendur qe këmbehen me dy rreshta tullash. Mbi pjesën e tamburit të ndërtuar me gurë e tulla kalon një kornizë me gurë të gdhendur me mjeshtëri që tregon se duhej të ishte fundi i ndërtesës. Mirëpo, mbi të tamburi vijon me muraturë të çrregullt si shenjë e ndonjë rindërtimi në pjesën e çatisë duke mos ju përmbajtur formave të vjetra të saj. Xhamia sot kryhen po funksionin për të cilin është ndërtuar, objekt i kultit mysliman, vend lutjeve

Shekulli i 16të

RAdministrimi: Komuniteti Musliman i Shqipërisë Instituti i Monumenteve të Kulturës Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë Xhamia Muradije ndodhet në zemër të qytetit të Vlorës. Kompozimi i monumentit tregon përhapjen harmonike të dritareve në fasadë dhe trajtimin e lartë artistik të elemetëve prej guri. Zbukurimi i veçantë i fasadës është arritur në sajë të kombinimit të linjave horizontale me tulla të kuqe dhe gurëve gëlqeror në ngjyrë të gjelbër në gri. Xhamia e Muradijes daton në shek. 16-të. Ajo përbëhet nga salla e lutjeve kubike me kupolë. Tamburi dymbedhjetë faqësh ngrihet mbi vellimin kubik të sallës. Kupola dhe supet trekendëshe janë të zbukuruara me pllaka, tipike e fazës së hershme të arkitekturës Osmane. Çdo fasadë përveç asaj ku është pozicionuar hyrja ka pesë dritare të vendosura sipas një modeli fiks. Hajati i dikurshëm duhet të ketë qenë me shumë mundësi prej druri nga të cilat sot verehen vetëm gjurmë të trarëve në muraturë. Minareja me bazament poligonal është e ndërtuar me gurë të gdhendur dhe dekorime në formë stalaktitesh në konsolin e kazanit. Xhamia e Muradijes është shpallur monument kulture i kategorisë së parë në vitin 1948 dhe 1971. Ajo përbën një ndërtim origjinal shumë të arrirë nga pikpamja arkitektonike dhe përfaqëson një nga shembujt më të rëndësishëm të arkitekturës osmane në qytetin e Vlorës. Xhamia është vepër e mjeshtrit të madh me origjinë shqiptare Arkitekt Sinanit (1498-1589), i cili ishte arkitekti më i njohur në Perandorinë Osmane gjatë shek. 16-të.

 

Rrapi i Shkolles Nr 1   

Ndodhet pak më në lindje të “Sheshit të Flamurit” në qytetin e Vlorës, brenda murit rrethues të shkollës nr.1 të këtij qyteti. Përfaqëson një dru rrapi të veçuar. Njihet edhe me emrat Rrapi i Shkronjave dhe Rrapi i Mësuesve. Ka kurorë të çrregullt dhe dëmtime të degëve, pasi vendi është ngushtuar shumë nga ndërtimet shumë pranë trungut të tij. Ka lartësi 13 – 15 m, trashësi të trungut rreth 3,3 m dhe perimetër të tij rreth 10 m. Mosha e tij është mbi 200 vjeçare. Ka vlera biologjike, estetiko – kulturore e turistike. Vizitohet me shumë lehtësi, pasi ështe pak minuta larg qëndrës së Vlorës

 

Rrapi Xhamise  Vlore

 

Gjëndet brënda oborrit të Xhamisë së Mutadijes të qytetit, e cila është shpallur herët monument kulture, pranë qëndrës së qytetit të Vlorës, aty ku nis rruga drejt portit të Vlorës ose Skelës. Përfaqëson një dru rrapi të veçuar me kurorë rreth 15 m, diametër të trungut rreth 1 m e perimetëri të tij rreth 2,5 m dhe moshë mbi 100 vjeçare. Me tri degë kryesore dhe ruhet në gjëndje shumë të mirë. Ka vlera shkencore (biologjike), didaktike, estetike, kulturore, fetare e turistike. Vizitohet me lehtësi, mjafton të shkoni në “Sheshin e Flamurit” në qytetin e Vlorës.

 

Rrapi i Cesmes ( Mirol)

 

Tarraca detare e Kuzbabait

është një tarracë natyrore e gdhendur nga deti, e vendosur në një kodër mbi qytetin e Vlorës. Ajo merr emrin nga Sejjid Ali Sulltan, i njohur si Ati Kuzum (Quzum Baba), një udhëheqës shpirtëror bektashian, i cili sipas traditës lokale është varrosur këtu. Duke qenë pika më e lartë e qytetit, diku në 30 m nga niveli i detit, Kuzum Baba u ofron vizitorëve mundësinë për të shijuar ajrin e pastër dhe për të admiruar peizazhe të bukura të qytetit. Tarraca me gjatësi 300 metra përfaqëson, pavarësisht nga rëndësia gjeologjike, një qendër fetare për sekretin Bekatashi. Ekziston një tempull bektashi në majë të kodrës (Tempulli i Bektashinjve), i ndërtuar rreth vitit 1600. Sektori ishte me ndikim në shekullin e 17-të, por e ndalonte përkohësisht veprimtarinë e tij rreth vitit 1826, për shkak të përndjekjeve lokale. Sot megjithatë, Teqeja e Kuzum Babës (Teqeja e Kuzum Babait) është një nga qendrat më te Bekatashi në të gjithë Shqipërinë.

 

Laguna e Nartes

 

Laguna e Nartës përfaqëson një nga lagunat më të mëdha e më të rëndësishme të Shqipërisë.Ajo ndodhet në skajin jugor të Ultësirës bregdetare,në afërsi të qytetit te Vlorës.Ka një sipërfaqe te përgjithshme 41.8km2,rreth 1/3 e së cilës dhe kryesisht zona e saj veriore,përdoret per kriporen e Skoefotinës.Kjo lagunë shtrihet në zonën JL të Gjirit detar të Vlorës dhe ndahet nga deti Adriatik nga një rrip i ngushtë litoral,që përbëhet nga duna aluvionale me gjatësi të përgjithshme rreth 8km dhe gjërësi 100 deri 1400m.Ai është formuar nga akumulimi i pandërprërë i prurjeve të ngurta të lumit Vjosa.[1]

Laguna e Nartës dhe Zvërneci gjenden pak kilometra larg qytetit të Vlorës, në pjesën veriperëndimore të tij. Pamja e parë mbi to mund tëmerret madje që në kodrat nga Kriporja deri sa mbërrihet në qytetin e Vlorës përgjatë rrugës që vjen nga Fieri. Zvërneci, me ishullin e vogël të tij, ndodhen 14 km larg nga Vlora, aty ku mbaron pylli i Sodës dhe fillon laguna e Nartës. I tërë peisazhi krijon një ansambël shumë të bukur natyror, me plot kontraste dhe ku gjenden në harmoni bukuria me qetësinë e këtij vendi. Përveç bukurisë natyrore, interes të veçantë paraqet për vizitorët Manastiri i Shën Mërisë, i cili ndodhet në ishullin e Zvërnecit dhe ku mund të shkohet me një urë të ngushtë këmbësorësh prej druri. Manastiri është një ndërtim tipik bizantin i ndërtuar në shek. X-të pas Krishtit. Ai kishte një bibliotekë kishtare shumë të pasur. Murgu i fundit nga manastiri është larguar në vitin 1967, kur në Shqipëri u mbyllën objektet fetare. Për shumë kohë manastiri qëndroi i mbyllur, u plackit dhe u dogj. Gjatë kohës së komunizmit, ishulli i Zvërnecit shërbeu si vend internimi për kundërshtarët e sistemit të dhe manastiri si strehëz e tyre. Pas vitit 1990, manastiri iu rikthye përsëri funksionit të tij fetar. Sot ai gjendet i rikonstruktuar dhe shumë interesant për tu vizituar. Veçanërisht ditën e 15 gushtit, e cila përkon me ditëlindjen e Shën Mërisë, manastiri dhe gjithë ishulli është i mbushur me besimtarë dhe vizitorë të shumtë, të cilët kalojnë gjithë natën në ishull, duke ndezuar zjarre dhe pjekur në hell mishin e bagëtive të asaj zone që shijon shumë. Por jo vetëm këtë ditë. Gjatë gjithë stinës së verës manastiri nuk mbetet bosh. Kisha ortodokse ngre aty kampingje për fëmijët që vijnë nga i gjithë vendi. Jo vetëm Zvërneci me ishullin dhe manastirin e tij, por e gjithë zona me lagunën dhe detin, përbëjnë një ekosistem shumë interesant dhe tërheqës për turistët. Me një sipërfaqe prej 41,8 km², laguna e Nartës zë gjithë pjesën veri-perëndimore të gjirit të Vlorës dhe ndahet nga deti Adriatik me një rrip të ngushtë toke, i cili përbëhët nga duna aluvionale me gjatësi të përgjithëshme 8 km dhe gjërësi 100 – 1400 m. Nga që laguna komunikon nëpërmjet dy kanaleve me detin, uji i saj është i kripur. Kjo ka krijuar mundësinë që rreth 1/3 e lagunës të shfrytëzohet për nxjerrjen e kripës.

Me interes të vecantë për tu vizituar janë edhe dunat e Nartës. Ato gjenden në perëndim të lagunës së Nartës, në brezin rënor që ndan lagunën me detin. Përfaqëson një grup dunash rënore, të formuara nga veprimi i erës. Gjatësia e brezit me duna arrin disa km, deri në Poro. Kanë lartësi deri në 5 – 6 m e gjerësi deri 20 – 30 m. Mbi to ka bimësi barishtore, por edhe shkurre kripëdashëse të vogla. Në një pjesë të tyre rreth 30 vjet më parë janë mbjellë bimë drurore si pishë dhe akacje. Rritja e tyre dhe gjëndja është e mirë. Dunat kanë vlera shkencore (gjeomorfologjike), estetike, turistike dhe ekonomike, pasi mbrojnë tokat arë në lindje të mbulohen me rërën që sjell era nga plazhi etj. Vizitohen duke ndjekur intinerarin qyteti i Vlorës – Kriporja – bregdeti i Nartës – Hidrovori

 

Laguna Limopuo

 Gjëndet në afërsi të fshatit Zvërnec, në pjesën jugperëndimore të Lagunës së Nartës. Përfaqëson një lagunë bregdetare, me sipërfaqe disa ha, që dallohet për biodiversitet të lartë. Vlerat e saj janë shkencore (gjeomorfologjike, hidrologjike), didaktike, turistike dhe ekonomike. Në stinën e verës sipërfaqja e saj zvogëlohet ndjeshëm. Vizitohet sipas intinerarit: qyteti i Vlorës – Pylli i Sodës – fshati Zvërnec.

 

Rrapi i Dukatit

Ndodhet në pjesën veriore të fshatit Dukat Fshat, komuna Orikum e rrethit të Vlorës. Përfaqëson një dru rrapi të veçuar, por në afërsi të tij ka edhe drurë të tjerë më të vegjël. Arin lartësinë mbi 20 m, diametër të trungut deri 230 cm dhe moshë mbi 300 vjeçare. Ka kurorë të rregullt e perimetër mbi 30 m. Ka vlera shkencore (biologjike), didaktike, estetike, kulturore dhe turistike. Ka shërbyer si vend takimi për kuvendet e fshatit dhe vendndodhja e tij ka pamje të lirë në luginën e përroit të Dukatit. Vizitohet sipas rrugës Orikum – Dukat Fushë – Dukat Fshat

 

Rrapet e Izvorit  

Gjenden në afërsi të fshatit të Tragjas Fushë, atje ku dalin burime të shumta karstike, që quhen ixuar. Përfaqëson një grumbull të vogël pylli të përbërë nga rrepe të vjetër, mbi 100, me lartësi mbi 20 – 25 m, diametër të trungut 70 – 80 cm, perimetër të tij rreth 1,5 – 2 m dhe të kurorës mbi 20 m. Formojnë një mjedis shumë të këndshëm. Kanë vlera të veçanta shkencore, sidomos biologjike, ekologjike, didaktike dhe turistike. Vizitohen sipas rrugës automobilistike Vlorë – Tragjas Fushë

 

 

Rrapi i Tragjasit Te Vjeter

 

Ndodhet në pjesën qendër të fshatit të vjetër të braktisur të Tragjasit. Përfaqëson një dru rrapi të veçuar, tepër të dëmtuar nga rufetë, me mundësi të pakta ripërtëritje. Ka vlera shkencore (biologjike), didaktike, estetike, kulturore dhe turistike. Vizitohet sipas rrugës Vlorë – Tragjas i Vjetër.

 

 

Pylli i Zvernecit

Ndodhet në ishullin me të njëjtin emër, pranë fshatit me të njëjtin emër, në lagunën e Nartës, komuna Qëndër e rrethit të Vlorës. Përfaqëson një pyll kryesisht me qiparisa dhe sipërfaqe rreth 7 ha. Lartësia e drurëve arin 10 – 15 m, diametri i trungjeve deri 30 – 40 cm. Këtu ndodhet edhe manastiri i Zvërnecit i shekullit të XVIII dhe kisha e shekujve XIII – XIV, të shpallur monumente kulture. Peizazhi natyror i ishullit është shumë tërheqës. Pylli i Zvërnecit ka vlera shkencore (biologjike, historike), didaktike, turistike e fetare. Vizitohet me lehtësi duke ndjekur intinerarin: qyteti i Vlorës – pylli i Sodës – fshati Zvërnec.

 

 

Parku Kombetar Detar  Karaburun ­-Sazan

Parku Kombëtar Detar “Karaburun-Sazan i shpallur në vitin 2010 është parku detar kombëtar i vetëm i Shqipërisë.[1]Parku mbulon një sipërfaqe detare që shtrihet 1-nautical-mile (1.9 km) përgjatë bregdetit të gadishullit të Karaburunit dhe Sazanit afër Gjirit të Vlorës. Parku detare është 16 kilometra (9.9 mi) i gjatë, dhe mbulon një sipërfaqe prej gjithsej 12,428 ha. Gadishulli i Karaburunit në vetvete është një Rezervë Natyrore ndërsa ishulli i Sazanit është një zonë ushtarake në Shqipëri. Në korrik 2015, ishulli i Sazanit u hap për publikun nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit.

 

 

Gadishulli i Karaburunit

Gadishulli i Karaburunit është ajo pjesë e bregdetit vlonjat, ku turizmi mund të gjejë terrenin më të përshtatshëm për t’u zhvilluar. 25 km larg qytetit të Vlorës, në rrugë tokësore, Gadishulli i Karaburunit ofron surpriza në çdo stinë për këdo që e viziton atë. Agjenci turistike aplikojnë jo vetëm udhëtime përgjatë këtij masivi, por edhe pushime njëditore, në plazhet që ndodhen aty. Udhëtime të tilla organizohen kryesisht gjatë stinës së verës, ndërsa synohet që ato të shtrihen gjatë gjithë vitit.

Peizazhi natyror, i gërshetuar me atë historik, e bënë atë një reliev ku vizitori mund të befasohet pafundësisht. Bregdeti tepër i thyer, lëndinat e vogla që zbresin deri poshtë, afër vijës së ujit, gjiret e shumta dhe të fshehura, plazhet e virgjëra, janë disa prej elementëve, që pothuajse nuk i gjen askund tjetër në bregdetin shqiptar. Gadishulli formon një hark të madh e të butë, që i përgjason gishtit të madh të dorës, të shtrirë. Ai ndan gjirin detar të Vlorës nga Kanali i Otrantos dhe ka një gjatësi prej rreth 15 km, me një gjerësi që shkon deri në 4.5 km. Në skajin veriperëndimor të Karaburunit (në turqisht gjuha e zezë), ndodhet Kepi i Gjuhëzës, pika më perëndimore e Shqipërisë. Në pjesën më të lartë të këtij masivi, ndodhen tre maja, ajo e Kores 826 metra mbi nivelin e detit, si dhe e Dafinës dhe Ilqes, respektivisht 732 dhe 687 metra. Pjesa perëndimore është shkëmbore dhe e copëzuar vertikalisht, me shpella, të çara, gjire e plazhe të vegjël. Këtu gjenden plazhi i vogël i Dafinës, bregu i Bitrit, shpella e Panaisë. Përkundër kësaj, në pjesën lindore të gadishullit që shikon nga gjiri i Vlorës, bregdeti është më i formuar dhe më pak i thyer. Masivi i Karaburunit, në tërësi është i varfër në bimësi, por i pasur në kullota. Në pjesën më të ulët dhe më të ngushtë të tij, ndodhet pllaja e Ravenës, një qendër blegtorale e njohur në jug të vendit, që shfrytëzohet nga banorët e fshatit Dukat për mbarështimin e të imtave. Nga pikëpamja gjeologjike, masivi i Karaburunit është i përbërë nga gëlqerorë të periudhës së paleogjenit, të cilët janë shfrytëzuar që në lashtësi për prodhimin e mermerit. Cilësia e këtij produkti dallon nga ai i zonave të tjera të Shqipërisë. Mungesa e bimësisë dhe e ujërave sipërfaqësore e kanë bërë gadishullin të pabanueshëm.

Në skajin veriperëndimor të gadishullit, në kepin e Gjuhëzës, ndodhet shpella e Haxhi Alisë, një emër i njohur në historinë e piraterisë detare. Ky objekt natyror, sipas gjeografëve vlonjatë, është shpella më e madhe detare e vendit, me xhepa të shumtë brenda saj. Kjo, sepse, në pjesën perëndimore të gadishullit, gjendet dhe shpella e Gramës, brenda të cilës janë zbuluar mbishkrime të shumta, që përkojnë me periudha të ndryshme të historisë. Gjiri i vogël i Gramës, që ndodhet në pjesën perëndimore të Karaburunit, është një nga surprizat më të veçanta të gadishullit, në pikëpamjen historike. Sipas historianëve, ky vend ka shërbyer që në lashtësi si vendpushimi për anijet. Në muret e shumta të gjirit, konstatohen fare lehtë shumë shkrime të gdhendura nga marinarët, ku shprehet mirënjohja ndaj Poseidonit. Shkrimet e para i përkasin shekullit IV para Krishtit. Në shkrimet latine, që përkojnë me shekullin I pas Krishtit, gjenden emrat e Mark Antonit e të Pompeut, si dhe vizatime të ndryshme, mes të cilave anije, kryqe, spiranca, mburoja etj. Në këtë gji, ndodhet dhe shpella që mban të njëjtin emër, në muret shkëmbore të së cilës dallohen vizatime e shkrime, ku shprehen falenderime për bujarinë e mikpritjen. Me këta elementë dhe mjaft të tjerë, gadishulli i Karaburunit përbën një nga zonat më atraktive, në funksion të zhvillimit të turizmit. Në këtë drejtim, kanë nisur përpjekjet e para. Në stinën e verës, shoqëri të ndryshme turistike, ofrojnë udhëtime ditore, deri në Kepin e Gjuhëzës, ku është një plazh i virgjër. Pushuesit, kalojnë nw rërën e pastër orë mjaft të kendshme.

 

 

Vjose­-Narte

Emri i Zonës së Mbrojtur: Peisazh i Mbrojtur Vjosë-Nartë

Kategoria: E pestë

Vendimi me të cilin është shpallur: Nr.680, datë 22.10.2004Sipërfaqja, vendndodhja-kordinatat: Zonë me një sipërfaqe19738 ha.Ndodhet në Qarkun e Vlorës dhe në rrethin e Vlorës.Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion: Duke ndjekur rrugën nacionale Vlorë-Fier (Vlorë-Kriporja-bregdeti I Nartës-Hidrovori), ose Vlorë-Pylli I sodës-fshati Zvërnec)

Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës: Takohet bimësi tipike mesdhetare, të tokave të kripura sikurse dhe në pjesën veriore të grykëderdhjes së lumit Vjosë. Narta është laguna e dytë në vënd për nga rëndësia për shpendët e ujit, duke qënë një IBA mjaft e rëndësishme (20000 shpendë dimerues dhe mbi 40 llojeve). Vënd ushqimi për pelikanin (Pelicanus crispus) dhe ku takohen rregullisht  flamingot (Phenicopterus ruber). Përreth lagunës gjëndet një florë dhe faunë e pasur tipike e ligatinave mesdhetare. Zona e Zvernecit cilësohet për bukuritë bregdetare të ndërthurura me pasuritë e saj kulturore e tradicionale, që përbëjnë potenciale për zhvillimin e turizmit. Në breg të tij gjëndet pylli i selvisë dhe xina (Pistacia lentiscus).

Monumente natyre:

Dunat e Nartës:

Rruga në përmjet të cilës mund të arrihet: duke ndjekur intinerarin qyteti i Vlorës-Kriporja-bregdeti i Nartës-Hidrovori.

Laguna Limopuo:

Rruga nëpërmjet të cilës mund të arrihet është nëpërmjet intinerarit qyteti i Vlorës-Pylli i Sodës-fshati Zvërnec.Pylli i Zvernecit: Rruga nëpërmjet të cilës mund të arrihet është Vlorë-Zvërnec.

 

Plazhi i Ujit te Ftohte

zona e Ujit të Ftohtë Ndodhet rreth 5 km nga Qendra e Qytetit në bashkimin e Detit Adriatik me atë Jon.

 

 

 

Sugjerime:

1.Shpella e Haxhi Alise

Shpella e Haxhi Aliut ndodhet ne gadishullin e Karaburunit.

Banesa më e sigurt e Haxhi Ali Ulqinakut është shpella, e cila mban edhe emrin e tij. Është më e madhja shpellë e bregdetit shqiptar, me një lartësi në hyrje 60 m mbi nivelin e detit. Kjo shpellë ndodhet në skajin veriperëndimor të Kepit të Gjuhëzës.

Sipas historianëve, kjo shpellë emrin e vjetër e ka shpella iliriane. Shpella iliriane e përdorur nga detari me famë, ulqinakasiHaxhi Aliu, është një dëshmitare interesante e historisë. Duke u futur në brendësi të shfaqet një liqen në forme eliptike me aksin e madh të drejtuar nga hyrja. Salla ka një shtrirje në gjatësi prej 60 m e orientuar sipas VPJL dhe një gjerësi nga baza (mbi nivelin e detit) rreth 40 m në pikën më të gjerë. Në tërësi shpella është e gjatë rreth 100 m.

Thellësia e liqenit të brendshëm arrin 10,4 m drejt anës VL të fundit të shpellës. Në paretet shkëmbore të sallës përballë hyrjes paraqiten stalaktite të pjerrta me origjinë të mundshme organogjene ose të perzier. Në hyrjen e saj janë gjetur fragmente amforash antike të shekujve të parë të epokës sonë. Kjo shpellë vazhdimisht ka tërhequr vëmendjen e detarëve të huaj e shqiptare. Detari i guximshëm shqiptar Haxhi Aliu e ka përdorur atë si strehë mbrojtëse duke u përleshur me anijet e huaja grabitqare, të cilat tentonin të hynin në Gjirin e Vlorës apo të grabisnin piratisht bagëtitë e vendsave në Karaburun.

Rreth viteve 15401545, është përdorur nga piratët frëngj për t’u mbrojtur siç thonë edhe toponimet afër shpellës.

 

2. Shtegu i Jul Cezarit, llogara

Trupat e  Qezarit përshkruan një rrugë të vështirë, përmes Qafës së Llogorasë, duke kaluar në shtigje dhe duke lënë pas edhe gjurmë në histori. Në këtë këtë qafë të lartë 1050 metra mbi nivelin e detit, eksizton sot një shteg që emërtohet “Shtegu i Qezarit”, si dëshmi e asaj historie, që mban në vetvete emra të shquar të dimensioneve botërore.

3. Pisha Flamur, Llogara

“Pisha Flamur”, gjendet në parkun Kombëtar të Llogarasë, pak më në veri të qafës me të njejtin emër, 910 m mbi nivelin e detit. Ka formën e flamurit si rezultat i veprimit të erërave të forta të juglindjes. Pisha i përket llojit Pinus nigra. Druri ka lartësi rreth 20 m, diametër të trungut 75 cm dhe moshë rreth 100 vjet. Ky monument ka vlera shkencore, biologjike, estetike dhe turistike. Disa degë po thahen nga faktorët natyrorë. Për të vajtur tek ky monument merret rruga automobilistike Vlorë – Dukat -Llogora deri pra se të dalësh në qafën e Llogorasë, në të djathtë të rrugës, pasi keni kaluar fshatin turistik.