Urbanistika

stema_100


Drejtoria e Planifikimit, Kontrrolit dhe Zhvillimit të Territorit

  1. Drejtori i Drejtorisë se Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit është punonjës civil dhe është në varësi direkte të Kryetarit të Bashkisë (eprori direkt)
  2. Përfaqëson Drejtorinë e Planifikimit te Territorit në të gjitha marrëdhëniet e saj me Drejtoritë dhe Sektorët e tjerë të Bashkisë, Insitucionet e ndryshme si dhe me të gjitha organet shtetërore ne nivel qendror dhe vendor për problemet që ka kjo Drejtori në kompetencë.
  3. Drejton dhe zbaton strategjitë e politikës në fushën e planifikimit te territorit.
  4. I propozon eprorit ndermarrjen e nismes per hartimin e instrumentit vendor te planifikimit
  5. Ndjek procesin e keshillimit dhe degjimit publik
  6. Harton studimin qe percakton dhe analizon problemet per instrumentin vendor te planifikimit
  7. Mban korrespodencen çdo muaj me AKPT per ecurine e procesit te planifikimit
  8. Siguron nje proces dialogu,bashkepunimi dhe bashkerendimi horizontal e vertikal me çdo autoritet planifikimi e pale te interesuar perpara fillimit dhe gjate hartimit te instrumentit vendor te planifikimit
  9. Pergjegjes per procesin e hartimit, shqyrtimit, bashkerendimit,keshillimit dhe miratimit te rregulloreve te kontrollit te zhvillimit ne perputhje me rregulloret uniforme te kontrollit te zhvillimit
  10. Inspiron dhe ndjek procedurat per miratimin e Planeve te Detajuara Vendore .
  11. Pjesëmarrës në mbledhjet e Këshillit Bashkiak per ndjekjen e procedurave per Planet e Detajuara Vendore .
  12. Ndjek procedurat per instrumentat e vecanta te kontrollit qe jane : pezullimi i zhvillimit, servituti publik, rezervimi publik, e drejta e transferimit, e drejta e preferimit dhe  e drejta e lenies
  13. Ndjek dhe mban pergjegjesi per procesin e shqyrtimit dhe miratimit te kerkesave per zhvillimi, leje ndertimi, leje infrastrukture, deklarim paraprak, leje perdorimi, leje perdorimi per punimet e infrastruktures
  14. Përgatit brenda fundit te muajit mars te çdo viti raportin vjetor per zhvillimet ne territor, botimin ne rregjister dhe sipas mjeteve tradicionale te informimit
  15. Bashkepunon me Inspektoriati  Ndertimor Urbanistik  Vendor  dhe organizon vezhgime per zhvillimet ne territor me qellim vleresimin e tyre, parashikimin e rreziqeve apo te tendencave, parandalimin e zhvillimeve te demshme per sigurine e nje zhvillimi te qendrueshem te territorrit.
  16. Ndjek procedurat ne rastet e konstatimit dhe shqyrtimit te kundravajtjeve administrative per punime te paligjshme ose shkelje te kushteve fillestare te lejes te mbajtura nga Inspektoriati  Ndertimor Urbanistik
  17. Ndjek procedurat e  ankimit ndaj vendimeve te autoriteteve kombëtare te planifikimit per percaktimin e rendesise kombetare te nje çeshtje ne planifikimin e territorit
  18. Organizon punën dhe propozon për masat konkrete në drejtim të mbarëvajtjes së problematikave te krijuara.
  19. Organizon dhe ndjek punën për koordinimin e kërkesave të subjekteve juridike apo fizike ne lidhje me zhvillimin e territorit