Shërbimet më të reja Mbështetëse për Fëmijën dhe Familjen

Në datë 22.12.2021, nën mbështetjen dhe kujdesin e kryetarit të Bashkisë Vlorë, Dritan Leli, u zhvillua një aktivitet ku u prezantuan Shërbimet më të reja Mbështetëse për Fëmijën dhe Familjen (SHMFF), pjesë e strukturës së Drejtorisë së Ndihmës dhe Shërbimit Social (DNSHS). Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor, Qendra Aulona, Shoqata Me Komunitetin për Ndryshim, Institucioni i Përkujdesit Shoqëror, Drejtoria Rajonale Shërbimit Social Shtetëror, Drejtoria Vendore e Policisë, Qendra Psikosociale Vatra, stafi i SHMFF, dhe stafi i DNSHS, dhe pjesëtar të familjeve dhe fëmijëve në nevojë të cilët kanë marr shërbime nga struktura e re. Për fëmijët u zhvillua një festë me animatorë, ku u shpërndan dhurata në kuadër të festave të fundvitit.