Projekte te Tjera
Projekti “Të luftojmë diskriminimin dhe të mbrojmë të drejtat e komunitetit LGBTI në Shqipëri”
Organizata COC Netherelands dhe Komiteti i Helsinkit në Hollandë me mbështetje të Ministrisë së Punëve të Jashtme Hollandeze jenë implementuese të nismës me titull “Të luftojmë diskriminimin dhe të mbrojmë të drejtat e komunitetit LGBTI në Shqipëri”. Kjo nismë po implementohet në bashkëpunim të ngushtë me policinë e shtetit holandez dhe Shoqatën e Bashkive Holandeze. Bashkia Vlorë është e përzgjedhur për tu zbatuar ky projekt.
Projekti përbëhet nga dy komponentë:
- Promovimi i raportimit, investigimit, regjistrimit dhe ndjekjes penale të rasteve dhe incidenteve të gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit, veçanërisht për personat e komunitetit LGBTI në Shqipëri
- Promovimi i planeve të veprimit në nivel lokal për të përmirësuar situaten në të cilën jetojnë personat LGBTI
Informacione mbi Planin Lokal
Garantimi i të drejtave themelore është një pjesë shume e rëndësishme e Kapitullit 24 te negociatave për integrim asociimin në Bashkimin Europian. Pjesë e të drejtave themelore është edhe promovimi i të drejtave të personave LGBTI në kuader të të drejtave të njeriut. Personat e komunitetit LGBTI ne Shqipëri janë në mënyrë konstante viktima të diskriminimit, krimit ose gjuhës së urrejtjes. Gjithashtu personat e ketij komuniteti përjetojne izolim, diskriminim dhe ghuhe urrejtjeje ne fusha te ndryshme gjatë jetës së tyre, si për shembull në shkolla, ambjente pune, ambjente publike, restorante, bare dhe në media.
Nga niveli rajonal në atë lokal
Duke qënë se Qeveria Shqiptare ka miratuar Planin Kombëtar të Veprimit 2016-2020 për personat LGBTI, i cili parashikon një game shumë të gjërë aktivitetesh, Qeveria Holandeze synon që nëpërmjet këtij projekti të asistoje dhe financoje aktivitete të këtij plani veprimi. Në mënyrë që implementimi i këtij plani të jetë sa më i suksesshëm duhet operuar edhe në nivel lokal duke bashkepunuar ngushte me autoritete qeveritare me competencë në hartim politikash.
Synimet e planit lokal
Qëllimi kryesor i komponentit lokal të këtij projekti është asistenca qe do tu ofrohet Bashkive në rang lokal në hartimin e një Plani Veprimi për mbrojtjen e të drejtave të personave LGBTI, gjithmone duke marrë në konsideratë kontekstin në të cilin këto bashki operojne. Bashkitë e përzgjedhura do të kenë mundësi të trajnohen dhe gjithashtu të punojne mbi idetë e tyre për të zhvilluar një Plan Veprimi lokal për personat LGBTI. Të gjitha këto etapa do të kryhen duke marrë parasysh kontekstin në të cilin operojne këto institucione.
Aktivitetet do të adaptohen sipas kontekstit lokal
Më e rëndësishmja në implementimin e kësaj nisme është arritja e qëllimit kryesor; përmirësimi i jetës së personave LGBTI në Shqipëri në nivel lokal. Kjo mund të nënkuptojë që për komunat e ndryshme, do të përdoren qasje dhe aktivitete të ndryshme sipas kontekstit. Aty ku është e mundur dhe e përshtatshme, projekti mund të përdorë instrumente dhe institucione lokale që tashmë janë funksionale dhe çdo aktivitet brenda projektit mund të përshtatet me situatën lokale në dialog me autoritetet vendore dhe palët të tjera me interes për të arritur rezultate maksimale.
Partnerë bashkëpunues në Shqipëri
Partnerët e këtij projekti po punojnë ngushtë me institucionet përgjegjëse kombëtare në Shqipëri, si Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Komisioneri kundër Diskriminimit, zyra e Avokatit të Popullit dhe Policia. Organizatat shqiptare Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT dhe ProLGBT janë partnerët kryesorë në zbatimin e këtij projektit.
Kohëzgjatja
Projekti filloi zyrtarisht në fund të vitit 2017 dhe do të vazhdojë deri në dhjetor 2020