Projekti “Fuqizimi i pakicës Rome dhe Egjiptjane përmes rritjes së aksesit në tregun e punës, programet e trajnimit dhe formimit profesional”

Projekti “Fuqizimi i pakicës Rome dhe Egjiptjane përmes rritjes së aksesit në tregun e punës, programet e trajnimit dhe formimit profesional”, u lançua në datë 6 Shkurt në Pallatin e Kulturës Labëria.
Ky projekt do të mbështetet nga skema e granteve të vogla ROMACTED, financuar nga Këshilli i Evropës.
Drejtoria Rajonale e Punësimit, Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik dhe TPA Center janë partnerë të projektit që do të japin ndihmesën e tyre në çështjet e punësimit, aftësimit profesional dhe ekspertizës gjate aktiviteteve të informimit / trajnimit pranë Komunitetit Rom dhe Egjiptjan në Njësitë Administrative në Bashkinë e Vlorës .Gjatë këtij aktiviteti u diskutua mbi sfidat e aksesit në shërbimet publike për punësimin dhe sigurimin e mundësive të mira të punës për komunitetin në nivelin lokal, rezultatet e pritura dhe të ardhshme dhe afati kohor i aktiviteteve në vijim.

You may also like...