
REPUBLIKA E SHQIPERISË
BASHKIA VLORË
DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE
NJOFTIM PËR SHPALLJEN E VENDEVE VAKANTE
PËR LËVIZJE PARALELE
POZICIONI “EDUKATOR” NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT PARASHKOLLOR, BASHKIA VLORЁ
Në zbatim të:
- Ligjit nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
- Udhëzimit nr. 8, datë 03.05.2024 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “Për procedurat e pranimit, të pezullimit dhe të largimit të mësuesit nga një vend pune, si dhe administrimit të portalit “Mësues për Shqipërinë””, të ndryshuar;
- Dispozitave të këtij udhëzimi që rregullojnë procedurat e lëvizjeve paralele dhe sistemimit të personelit mësimor në vendet e lira të punës;
- Akteve të tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi,
Bashkia Vlorë shpall vendet vakante për pozicionin “Edukator” në institucionet publike të arsimit parashkollor, të cilat do të plotësohen nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele.
- Kandidatët që kanë të drejtë të aplikojnë
Të drejtën për të aplikuar për lëvizje paralele e kanë edukatorët që plotësojnë kriteret ligjore dhe profesionale të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për ushtrimin e profesionit të mësuesit/edukatorit dhe që përmbushin kushtet e parashikuara në Udhëzimin nr. 8, datë 03.05.2024, të ndryshuar.
- Dokumentacioni i aplikimit
Kandidatët duhet të paraqesin:
- Kërkesa
- Kartën e identitetit
- Kopje e diplomës/ave, vërtetimit/listës së notave të studimeve të larta (cikli i parë dhe cikli i dytë) ose të barasvlershme me këto sipas përcaktimeve të kuadrit ligjor në fuqi.
- Formular të vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore.
- Deklaratë nga kandidati për autorizimin e institucionit arsimor që të shqyrtojë vërtetësinë e dokumenteve të paraqitura sipas modelit të shtojcës 4, të këtij udhëzimi.
- Kopje e librezës së punës.
- Kopje e dëshmive të kualifikimit për kategoritë: “Mësues i kualifikuar”, “Mësues specialist”, “Mësues mjeshtër”.
- Kopje e certifikatave të trajnimeve.
- Kopje e dëshmisë së njohjes së gjuhës/ve të huaja.
- Vlerësimi nga punonjësi/it e shërbimit psiko-social.
- Vlerësimi i drejtorit të institucionit arsimor.
- Afati dhe vendi i dorëzimit të dokumentacionit
Dokumentacioni dorëzohet pranë Bashkisё Vlorë ose nëpërmjet shërbimit postar, brenda datës 27.07.2026.
Pas përfundimit të afatit të aplikimit, dokumentacioni do të shqyrtohet nga struktura përgjegjëse dhe procedura e përzgjedhjes do të zhvillohet në përputhje me kriteret dhe renditjen e përcaktuar nga kuadri ligjor në fuqi.
Për çdo informacion shtesë, kandidatët mund të drejtohen pranë sportelit, Bashkia Vlorë.






