THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE

BASHKIA VLORË
Bashkia e Vlorës – Së bashku për një qytet më të gjallëruar dhe inovativ!
THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME
APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE
Subjekti: Çelja e Sezonit Turistik 2025
Fondi limit – 8.247.600 Lekë
Bashkia e Vlorës nxit dhe inkurajon të gjithë aplikantët për të dorëzuar projekt-propozimet e tyre për aktivitetin Çelja e Sezonit Turistik 2025
Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, dhe turistike mund të jenë:
Persona Juridikë si OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a, Sh.p.k, Persona fizikë si dhe individë.
Hapja e sezonit turistik në qytetin e Vlorës është një ndër ngjarjet më të rëndësishme të vitit, e cila shënon nisjen e një periudhe të re energjie, vizitorësh dhe gjallërie në jetën urbane, kulturore dhe ekonomike të qytetit. Përmes kësaj thirrjeje, Bashkia e Vlorës synon të mbështesë projekte që promovojnë trashëgiminë kulturore, pasuritë natyrore, historinë dhe identitetin e Vlorës përmes formave të ndryshme të shprehjes artistike dhe veprimtarive kulturore.
Qëllimi i kësaj thirrjeje është të inkurajojë zhvillimin e aktiviteteve që i japin vlerë hapësirave publike, fuqizojnë bashkëpunimin me komunitetin dhe gjenerojnë përfshirje të gjerë të qytetarëve dhe turistëve në atmosferën festive të hapjes së sezonit.
Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë propozimet e tyre brenda afateve të përcaktuara, duke respektuar kriteret dhe udhëzimet e përcaktuara nga Bashkia e Vlorës.
Mbeshtetur në bazën ligjore:
- Ligji Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”; Neni 25: Funksionet e bashkive në fushën e kulturës, sportit dhe shërbimeve argëtuese.
- Ligji Nr. 93/2015 “Për Turizmin”; Neni 19, pikat c, ç: Detyrimet dhe kompetencat për zhvillimin e turizmit.; Kreu V, Neni 31: Aspektet e menaxhimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.
- Ligji Nr. 10 352, datë 18.11.2010 “Për Artin dhe Kulturën”dhe Ligji Nr 25/2014”Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligji Nr. 10 352, datë 18.11.2010 “Për Artin dhe Kulturën””
- Vendim i Këshillit të Bashkisë Vlorë, Nr 111, Date 27.12.2024 “Për miratimin e buxhetit të Bashkisë për vitin 2025″,
Më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit dhe kriteret e përzgjedhjes:
Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, sportive, rinore dhe turistike mund të jenë: Persona Juridikë si: OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a; Sh.p.k; Persona fizikë dhe individë.
Afati Kohor
Afati i dorëzimit 17 Prill – 24 Prill 2025.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim, i dorëzuar në Drejtorinë e Bashkëqeverisjes :
- Kërkesa për mbështetje
Drejtuar Bashkisë Vlorë (DREJTORIA E ZHVILLIMIT EKONOMIK DHE TURIZMIT).2. Formulari i aplikimit (Shkarko )
3. Projekt propozimi
Përshkrim i detajuar i projektit i hartuar sipas pikave të përcaktuara në formularin e aplikimit.4. Preventivi total i projektit (Shkarko )
I detajuar sipas zërave dhe donatorëve të tjerë.5. Preventivi për Bashkinë Vlorë (Shkarko )
Zërat e këtij preventivi i paraqiten DZHET dhe Këshillit të Kulturës të Bashkisë Vlorë për aprovim) - Dokumentacioni që kërkohet nga aplikantët për projekte kulturore-artistike.
Aplikantët duhet të jenë shqiptarë ose me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë kohës së aplikimit dhe zbatimit të projektit.
Projektet duhet të kenë zhvillim gjatë 1 viti kalendarik.
Dokumentacioni që duhet të dorëzohet për aplikim projekti (artistic dhe kulturor, )
Shënim: Dokumentat duhet të jenë të firmosura (dhe të vulosura kur janë me nipt) nga aplikant
TERMAT E REFERENCËS (ToR)
Thirrje për Projekt-Propozime: Çelja e Sezonit Turistik 2025, Bashkia Vlorë
Përshkrimi i Projektit
Bashkia e Vlorës shpall thirrjen për projekt-propozime me qëllim organizimin dhe realizimin e aktivitetit “Çelja e Sezonit Turistik 2025”, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kalendarit kulturor dhe turistik të qytetit. Kjo ngjarje synon të shërbejë si një pikënisje e fuqishme për sezonin e ardhshëm, duke promovuar qytetin e Vlorës si një destinacion të gjallë, mikpritës dhe gjithëpërfshirës.
Ngjarja pritet të tërheqë vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj, të nxisë pjesëmarrjen e komunitetit lokal, dhe të vendosë thekse të forta mbi trashëgiminë kulturore, vlerat natyrore dhe potencialin turistik të qytetit nëpërmjet një programi të larmishëm aktivitetesh artistike, argëtuese, edukative dhe promovuese.
Qëllimi i Projektit
Qëllimi kryesor i kësaj thirrjeje është:
- Organizimi i një aktiviteti festiv dhe përfshirës për hapjen zyrtare të sezonit turistik.
- Nxitja e pjesëmarrjes së aktorëve lokalë dhe promovimi i ofertës turistike të Vlorës.
- Theksimi i identitetit të qytetit si një destinacion i larmishëm kulturor, natyror dhe historik.
- Përmirësimi i imazhit turistik të qytetit dhe rritja e ndërgjegjësimit publik.
Dorëzimet dhe Aktivitetet e Pritshme
Aplikantët e përzgjedhur pritet të ofrojnë dhe të realizojnë aktivitetet e mëposhtme:
- Konceptimi dhe Organizimi i Eventit Kryesor:
- Një ceremoni hapjeje me elementë kreativë dhe performanca artistike.
- Aktivizime publike në hapësira të ndryshme të qytetit.
- Përfshirja e grupeve të ndryshme artistike dhe komunitare.
- Programi Artistik dhe Kulturor:
- Koncerte, shfaqje, aktivitete për fëmijë.
- Prezantime të artizanatit dhe traditave lokale.
- Elementë Promovues dhe Vizualë:
- Krijimi i materialeve vizive (posterë, banderola, stenda informuese).
- Ndriçim dhe dekorim tematik i qytetit për rastin.
- Dokumentimi në foto dhe video për promovim të mëvonshëm.
- Komunikimi dhe Mediat:
- Njoftime në mediat lokale dhe rrjetet sociale.
- Bashkëpunim me influencerë dhe figura publike për promovim.
- Krijimi i përmbajtjes digjitale të dedikuar për ngjarjen.
- Përfshirja e Komunitetit dhe Bizneseve Lokale:
- Aktivitet bashkëpunimi me operatorët turistikë, baret, restorantet.
- Mini-panaire me produkte vendase dhe ushqime tradicionale.
- Aktivizimi i të rinjve dhe organizatave komunitare.
Aplikuesit e Lejuar
Të drejtë për të aplikuar kanë:
- Organizata jo fitimprurëse (OJF)
- Subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)
- Individë me përvojë në organizimin e eventeve kulturore, artistike dhe turistike
Afati i aplikimeve
- Afati për dorëzimin e projekt-propozimeve është 17 Prill – 24 Prill 2025.
- Subjekti: “Çelja e Sezonit Turistik të Bashkisë Vlorë”.Afati Kohor
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim, i dorëzuar në Drejtorinë e Bashkëqeverisjes:
- Kërkesa për mbështetje
Drejtuar Bashkisë Vlorë -Drejtorisë Së Zhvillimit Ekonomik Dhe Turizmit.2. Formulari i aplikimit (Shkarko)
3. Projekt propozimi
Përshkrim i detajuar i projektit, i hartuar sipas pikave të përcaktuara në formularin e aplikimit.4. Preventivi total i projektit (Shkarko)
I detajuar sipas zërave dhe donatorëve të tjerë.5. Preventivi për Bashkinë Vlorë (Shkarko)
Zërat e këtij preventivi i paraqiten DZHET dhe Këshillit të Kulturës të Bashkisë Vlorë për aprovim. - Dokumentacioni që kërkohet nga aplikantët për projekte kulturore-artistike.
- Aplikantët duhet të jenë shqiptarë ose me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë kohës së aplikimit dhe zbatimit të projektit.
- Projektet duhet të kenë zhvillim gjatë 1 viti kalendarik.
- Dokumentacioni që duhet të dorëzohet për aplikim projekti (artistik dhe kulturor).
- Shënim: Dokumentat duhet të jenë të firmosura dhe të vulosura kur janë me NIPT nga aplikanti.
Për Aplikantët Që Janë Subjekte (Shoqata, Qendra, Fondacione)
- Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
- Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
- Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
- Dokumentat e subjektit aplikues (vendim gjykate, statut, akt-themelimi dhe Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
- Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
- Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
- IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
- Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
- Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
- Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
- Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
- Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
- Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
Për Aplikantët Që Janë Subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)
- Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
- Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
- Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
- Dokumentat e subjektit aplikues (Ekstrakt nga QKB, Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
- Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
- Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
- IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
- Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
- Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
- Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
- Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
- Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
- Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
- Për aplikantët që janë individë:
- Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
- Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
- Formulari i aplikimit (i plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
- CV e detajuar e aplikantit;
- IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
- Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
- Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
- Tre rekomandime nga personalitete të fushës së projektit.
- Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
- Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
- Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
- Numri i Llogarisë Bankare
Llogaria Bankare ku do të derdhen fondet e kërkuara duhet të jetë në Lek, e lëshuar nga Banka me firmë dhe vulë origjinale.
-
Fotokopje e Pasaportës/ Letërnjoftimit të aplikuesit
9. Dy rekomandime
Të lëshuara nga personalitete të shquara sipas fushës që mbulon projekti. (Nëse aplikuesi është individ duhet të paraqiten tre rekomandime)10. Deklaratë mbi të ardhurat
Një deklaratë ku aplikuesi shpreh që të gjitha fondet e Bashkisë Vlorë do të shkojnë në realizimin me cilësi të projektit dhe nuk do të ketë përfitim personal.11. Vërtetim për të ardhurat e tjera të projektit
Për zërat e preventivit të përgjithshëm që aplikanti ka marrë nga financuesit e tjerë të projektit (jo e detyrueshme)*Të gjithë dokumentat duhet të jenë të firmosura dhe vulosura nga drejtuesi i projektit. Në rast se aplikuesi është individ, duhet të jenë vetëm të firmosura