SUBVENCIONI I QIRASË NË TREG TË LIRË (BONUSI I QIRASË)

SUBVENCIONI I QIRASË NË TREG TË LIRË (BONUSI I QIRASË)

Në mbështetje të ligjit nr.22/2018, datë 03.05.2018 “Për strehimin social”, të ndryshuar.

 

  1. Qëllimi i këtij shërbimi është përfitimi i subvencionit të qirasë për familjet/indivët që nuk kanë mundësi ekonomike të përballojnë të gjithë vlerën e qirasë në treg të lirë.
  2. Aplikimi kryhet në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun  pranë Bashkisë Vlorë.
  3. Aplikimet mund të kryhen në çdo kohë, pa afat.
  4. Përfitimi i subvencionit të qirasë bëhet mbas miratimit të listës së përfituesëve në Këshillin e Bashkisë Vlorë
  5. Afati i përfitimit është njëvjeçar. Mbas mbarimit të këtij afati duhet të rinovohet kërkesa dhe dokumentacioni nga aplikantët.
  6. Përparësi në subvencionimin e qirasë sipas sistemit të pikëzimit kanë, por pa u kufizuar në to, kanë kategoritë e mëposhtme :
  7. Individët me statusin e jetimit
  8. Personat me aftësi të kufizuar
  9. Të moshuarit
  10. Familjet me më shumë se 4 fëmijë
  11. Invalidët e punës
  12. Familjet e policëve të rënë në detyrë
  13. Azilkërkuesit
  14. Familjet e komunitetit rom
  15. Familjet e komunitetit egjiptian
  16. Viktimat e dhunës në familje
  17. Viktimat e trafikimit
  18. Prindërit e vetëm që kanë në ngarkim fëmijë
  19. Individët që i përkasin komunitetit LGBTI,
  20. Të miturit 14-18 vjeç dhe të rinjtë 18-21 vjeç, në konflikt me ligjin
  21. Vajzat nëna, pas daljes nga programi i banesave të specializuara
  22. Familjet me statusin e qiramarrësit në banesa ish-pronë private, sipas Aktit normative nr.3 datë 1.3.2012

 

Dokumentacioni që duhet të paraqesin aplikantët  dhe forma e sigurimit të tij  është si vijon:

 

  1. Për të dhënat personale të aplikantit:

 

  1. Çertifikatë e lindjes së aplikantit,                                                             e-albania
  2. Vërtetim për vendbanimin në njësinë e vetëqeverisjes vendore,             aplikanti

 

  1. Për vërtetimin e kushteve familjare :

 

  1. Çertifikatë familjare,             e-albania
  2. Vendim i gjykatës që i lë në ngarkim fëmijët për çiftet e divorcuara, aplikanti

 

 

  • Për vërtetimin e kushteve sociale:

 

  1. Vërtetim i komisionit mjekësor të përcaktimit të aftësisë së kufizuar për individë me aftësi të kufizuara,                                                                                                 aplikanti
  2. Vërtetim përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezë e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar, aplikanti
  3. Dokument që vërteton se ka mbetur i pastrehë, si rezultat i lirimit të banesave, ish-pronë e subjekteve të shpronësuara,             aplikanti
  4. Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin emigrant i rikthyer, punëtor migrant, azilkërkues, refugjatët, apo personat me mbrojtje plotësuese,                                                                                                     aplikanti
  5. Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e policëve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve,                                     aplikanti
  6. Urdhër mbrojtje, apo urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje, lëshuar nga gjykata për viktimat e dhunës në familje, aplikanti
  7. Vetëdeklarim nëse individi/familja i përket pakicës kombëtare rome ose egjiptiane,                                                                                                                         aplikanti
  8. Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse për të miturit në konflikt me ligjin,                                                                                                                         aplikanti
  9. Vetëdeklarim se i përket grupimit LGBTI,                                                 aplikanti
  10. Vërtetim me çertifikatë familjare se individi i përket kategorisë vajzë-nënë, aplikanti

 

 

  1. Për vërtetimin e kushteve ekonomike

 

  1. Vërtetim i të ardhurave neto të familjes, me vërtetim nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e aplikantit dhe të personave të tjerë të familjes, që janë në marrëdhënie pune,                                                                                                                         aplikanti
  2. Dokumentin nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve, për të gjithë anëtarët e vetëpunësuar të familje,             aplikanti
  3. Vërtetim nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të vetëqeverisjes vendore për anëtarët e familjes të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar,                                                             aplikanti
  4. Vërtetim nga zyra e punësimit të njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë, aplikanti
  5. Vërtetim nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension, e-albania

 

 

  1. Për vërtetimin e kushteve të strehimit

 

  1. Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për pronat që disponohen në emër të secilit anëtar të familjes dhe nuk kanë kryer asnjë transaksion për tjetërsimin e pronësisë, të paktën 5 vitet e fundit, përveç rastit kur pronësia mbi të ka humbur për shkak të një fatkeqësie, ose force madhore,                                                                       e-albania
  2. Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për sipërfaqen e pronës, që zotëron familja, apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është nën normat e strehimit në fuqi,                                                                                                                         e-albania
  3. Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për çdo anëtar të familjes, që ka ndryshuar vendbanim për efekt punësimi,                                                             e-albania
  4. Akt-verifikimi nga njësia vendore për;

-banesat rrezik shembje,                                                                                 aplikanti

-rastet kur familja ka mbetur e pastrehë, si rezultat i fatkeqësive natyrore,   aplikanti

-banesat që prishen ose përjashtohen nga procesi legalizimit,                       aplikanti

-vendim i gjykatës për familjet që humbasin banesën për shkak të zbatimit të vendimit të gjykatës,                                                                                                            aplikanti

Akti i verifikimit nga njësia vendore për familjet rome/egjiptiane, që banojnë në banesa individuale, ose struktura, të cilat klasifikohen si banesë,                                aplikanti

 

 

-KONTRATA E QIRASË E NËNËSHKRUAR PARA NOTERIT ME PERSONIN QIRADHËNËS

– NUMRI I LLOGARISË NË BANKË NË EMËR TË  PERSONIT QIRADHËNËS

 

 

 

 

You may also like...