THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE-KULTURORE

THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME

APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE-KULTURORE

Subjekti: “14 Mars- Dita e Verës”

Fondi limit –1,000,000 Lekë

Procedura– Zarf i mbyllur

Bashkia e Vlorës nxit dhe inkurajon të gjithë aplikantët për të dorëzuar projekt-propozimet e tyre për aktivitetin: “14 Mars- Dita e Verës”.

Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, mund të jenë:

Persona Juridikë si OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a, Sh.p.k, Persona fizikë si dhe individë.

Bashkia Vlorë shpall thirrjen për aplikime për projekte artistike dhe kulturore në kuadër të organizimit të aktiviteteve festive me rastin e Ditës së Verës, një festë kombëtare tradicionale që simbolizon ardhjen e sezonit të ri veror, duke bashkuar qytetarët dhe vizitorët në një atmosferë festive dhe gjithëpërfshirëse. Në përputhje me vizionin për promovimin dhe zhvillimin e jetës kulturore të qytetit të Vlorës, kjo thirrje synon të inkurajojë krijimin dhe realizimin e projekteve artistike inovative dhe gjithëpërfshirëse, të cilat nxisin promovimin e trashëgimisë kulturore dhe folklorike vendase, fuqizimin e identitetit kulturor dhe promovimi i qytetit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në kuadër të këtij aktiviteti festiv parashikohet organizimi i një programi të pasur artistik dhe kulturor, i cili do të përfshijë:

  • Organizimin e një koncerti festiv në mbrëmje, në sheshin përpara “Stadiumit Flamurtari”, me pjesëmarrjen e këngëtarëve të njohur, duke krijuar një atmosferë gjallëruese dhe festive për publikun;
  • Krijimin e aktiviteteve edukativo-argëtuese për fëmijë gjatë orarit të paradites, të cilat do të përfshijnë lojëra kreative, animacione, aktivitete ndërvepruese për zhvillimin e imagjinatës dhe përfshirjen aktive të të rinjve;

Kjo iniciativë përfaqëson një angazhim të rëndësishëm për promovimin e kulturës, përfshirjen aktive të komunitetit në jetën artistike dhe forcimin e rolit të qytetit si një qendër e rëndësishme e aktiviteteve kulturore. Përmes kësaj thirrjeje, synohet të nxitet krijimtaria artistike, të mbështeten profesionistët dhe organizatat kulturore, si dhe të pasurohet jeta kulturore e qytetit përmes aktiviteteve festive, duke ndikuar në forcimin e imazhit të qytetit si një destinacion tërheqës për të gjithë vizitorët vendas dhe të huaj.

Nëpërmjet realizimit të këtij aktiviteti, synohet jo vetëm kremtimi i një feste me rëndësi të veçantë në traditën kombëtare, po edhe pozicionimi i qytetit si një destinacion i rëndësishëm për organizimin e aktiviteteve kulturore dhe artistike, duke forcuar profilin e tij si një qendër e rëndësishme e veprimtarive kulturore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë propozimet e tyre në zarf të mbyllur brenda afateve të përcaktuara, duke respektuar kriteret dhe udhëzimet e përcaktuara nga Bashkia Vlorë.

Mbeshtetur në bazën ligjore:

  1. Ligji Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”;
  2. Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 1173, date 06.11.2009 “Për përcaktimin e rregullave për organizimin e ngjarjeve kulturore, artistike dhe sociale nga organet e qeverisjes qendrore dhe institucionet e tjera publike, të pavarura”;
  3. Vendimit të Këshillit Bashkiak Vlorë Nr. 60, date 26.06.2025 “Për disa shtesa dhe ndryshime në V.K.B. Nr 111, date 27.12.2024 për buxhetin e bashkisë për vitin 2025. i ndryshuar”;
  4. Shprehjes së ligjshmërisë së Prefektit të Qarkut Vlorë, protokolluar në Bashkinë Vlorë me Nr. Prot. 9931/2, date 15.07.2025.

Më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit dhe kriteret e përzgjedhjes:

Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, mund të jenë: Persona Juridikë si: OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a; Sh.p.k; Persona fizikë dhe individë.

Afati Kohor

Afati i dorëzimit: 27.02.2026-06.03.2026

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim duhet të jetë i dorëzuar në zarf të mbyllur:

1.Kërkesa për mbështetje 
Drejtuar Bashkisë Vlorë.

2. Formulari i aplikimit 

3. Projekt propozimi
Përshkrim i detajuar i projektit i hartuar sipas pikave të përcaktuara në formularin e aplikimit.

4. Preventivi total i projektit
I detajuar sipas zërave dhe donatorëve të tjerë.

5. Preventivi për Bashkinë Vlorë 
Zërat e këtij preventivi i paraqiten Komisionit dhe Këshillit të Kulturës të Bashkisë Vlorë për aprovim).

  1. Dokumentacioni që kërkohet nga aplikantët për projekte kulturore-artistike.

Aplikantët duhet të jenë shqiptarë ose me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë kohës së aplikimit dhe zbatimit të projektit.
Projektet duhet të kenë zhvillim gjatë 1 viti kalendarik.

 

*Shënim: Dokumentet duhet të jenë të firmosura (dhe të vulosura kur janë me nipt) nga aplikanti në zarf të mbyllur.

TERMAT E REFERENCËS (ToR)

Thirrje për Projekt-Propozime:14 Mars- Dita e Verës”

Përshkrimi i Projektit

Projekti synon organizimin dhe realizimin e një programi artistik dhe kulturor me rastin e festës tradicionale të Ditës së Verës, më 14 mars, në qytetin e Vlorës. Ky aktivitet synon të promovojë vlerat e trashëgimisë kulturore, dhe të krijojë një atmosferë festive që bashkon qytetarët dhe gjallëron jetën sociale dhe kulturore të qytetit përmes aktiviteteve festive. Në kuadër të këtij projekti do të organizohet një koncert festiv në mbrëmje, në sheshin përpara Stadiumit Flamurtari, me pjesëmarrjen e këngëtarëve të njohur, të cilët do të sjellin një program muzikor të larmishëm.

Paralelisht me aktivitetet e mbrëmjes, gjatë paradites do të organizohen aktivitete të dedikuara për fëmijët, të cilat do të përfshijnë lojëra argëtuese, animacione dhe programe ndërvepruese. Këto aktivitete synojnë të nxisin zhvillimin kreativ të fëmijëve, të promovojnë edukimin përmes artit dhe të krijojnë një mjedis gjithëpërfshirës dhe argëtues për gjithë komunitetin. Nëpërmjet realizimit të këtij aktiviteti, Bashkia Vlorë synon të forcojë rolin e qytetit si një destinacion tërheqës për aktivitete kulturore dhe turistike, duke kontribuar në pasurimin e jetës kulturore, dhe promovimin e imazhit të qytetit. Ky aktivitet do të ketë ndikim pozitiv në promovimin e qytetit si një qendër e rëndësishme e aktiviteteve kulturore në nivel kombëtar.

Qëllimi i Projektit

Qëllimi kryesor i këtij projekti është organizimi i një programi gjithëpërfshirës artistik dhe kulturor me rastin e Ditës së Verës, më 14 mars, në qytetin e Vlorës. Projekti synon të fuqizojë profilin kulturor dhe turistik të qytetit, duke e afirmuar atë si një destinacion të rëndësishëm për ngjarje kulturore, artistike dhe festive.

Ky projekt ka për qëllim të:

  • Realizojë një program artistik gjithëpërfshirës, i cili ndërthur performancat muzikore të mbrëmjes me aktivitete argëtuese dhe edukative për fëmijë gjatë orarit të paradites për të krijuar një atmosferë festive dhe gjallëruese në qytet.
  • Promovojë trashëgiminë kulturore dhe folklorike të qytetit
  • Promovojë ofertën turistike dhe kulturore të qytetit të Vlorës, duke nxitur zhvillimin ekonomik lokal dhe duke forcuar imazhin e qytetit si një destinacion tërheqës për vizitorët vendas dhe të huaj.
  • Nxisë një bashkëpunim efektiv mes institucioneve lokale, organizatorëve, për të zhvilluar programe artistike që pasurojnë jetën kulturore të qytetit.
  • Nxisë pjesëmarrjen e komunitetit vendas, duke krijuar mundësi për përfshirjen e të gjithë grupmoshave në aktivitetet artistike dhe kulturore.

Dorëzimet dhe Aktivitetet e Pritshme: Aplikantët e përzgjedhur pritet të ofrojnë dhe të realizojnë aktivitetet e mëposhtme:

  • Program kreativ dhe edukativ për fëmijët gjatë orarit të paradites, përfshirë lojëra interaktive dhe animacione, që nxisin krijimtarinë, argëtimin dhe njohjen e trashëgimisë folklorike dhe kulturore të qytetit të Vlorës.
  • Projektim skenik dhe ndriçim artistik për koncertin e mbrëmjes, për të krijuar një atmosferë festive, dhe gjallëruese, dhe një eksperiencë të paharrueshme për të gjithë vizitorët vendas dhe të huaj.
  • Organizim dhe koordinim teknik i aktiviteteve, përfshirë foninë, ndriçimin për të garantuar cilësi, siguri për pjesëmarrësit në të gjitha moshat.
  • Bashkëpunim me institucionet lokale, për të garantuar një organizim të suksesshëm, dhe të sigurt gjatë zhvillimit të aktivitetit.
  • Angazhim i pjesëmarrësve të të gjitha moshave, duke ofruar një përvojë gjithëpërfshirëse që përfshin elemente edukative, artistike, kulturore dhe argëtuese në të njëjtën ditë.

Aktivitetet do të zhvillohen në hapësira publike, të hapura dhe të sigurta, që ofrojnë kushte optimale për pjesëmarrje të gjerë komunitare.

 Aplikuesit e Lejuar   Të drejtë për të aplikuar kanë:

  • Organizata jo fitimprurëse (OJF)
  • Subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)
  • Individë me përvojë në organizimin e eventeve kulturore, artistike dhe turistike

Afati i aplikimeve

  • Afati për dorëzimin e projekt-propozimeve është 02.2026-06.03.2026.

Subjekti: Festivali 14 Mars- Dita e Verës.

 Për aplikantët që janë subjekte (Shoqata, Qendra, Fondacione)

  • Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
  • Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
  • Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
  • Dokumentat e subjektit aplikues (vendim gjykate, statut, akt-themelimi dhe Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
  • Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
  • Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
  • IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
  • Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
  • Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
  • Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
  • Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
  • Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
  • Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)

Për aplikantët që janë subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)

  • Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
  • Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
  • Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
  • Dokumentat e subjektit aplikues (Ekstrakt nga QKB, Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
  • Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
  • Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
  • IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
  • Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
  • Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
  • Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
  • Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
  • Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
  • Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
  • Për aplikantët që janë individë:
  • Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
  • Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
  • Formulari i aplikimit (i plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
  • CV e detajuar e aplikantit;
  • IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
  • Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
  • Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
  • Tre rekomandime nga personalitete të fushës së projektit.
  • Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
  • Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)

Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)                                                                7.Numri i Llogarisë Bankare

Llogaria Bankare ku do të derdhen fondet e kërkuara duhet të jetë në Lek, e lëshuar nga Banka me firmë dhe vulë origjinale.

8.Fotokopje e Pasaportës/ Letërnjoftimit të aplikuesit
9. Dy rekomandime 
Të lëshuara nga personalitete të shquara sipas fushës që mbulon projekti. (Nëse aplikuesi është individ duhet të paraqiten tre rekomandime)

10. Deklaratë mbi të ardhurat 
Një deklaratë ku aplikuesi shpreh që të gjitha fondet e Bashkisë Vlorë do të shkojnë në realizimin me cilësi të projektit dhe nuk do të ketë përfitim personal.

11. Vërtetim për të ardhurat e tjera të projektit
Për zërat e preventivit të përgjithshëm që aplikanti ka marrë nga financuesit e tjerë të projektit (jo e detyrueshme)

Deklarata e te Drejtes se Autorit

Formulari I Aplikimit

Formulari I Projekt Buxhetit 2026 thirrje

Deklarata e Konfliktit te Interesit

*Të gjithë dokumentet duhet të jenë të firmosura dhe të vulosura nga drejtuesi i projektit. Në rast se aplikuesi është individ, duhet të jenë vetëm të firmosura.

*Zarfi duhet të dorëzohet i mbyllur pranë Bashkisë Vlorë.

 

 

 

You may also like...