PYETJE TË SHPESHTA MBI THIRRJEN E PARË PUBLIKE PËR PROJEKT PROPOZIME NGA ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE TË HAPURA NË SHTATË BASHKI PARTNERE TË PROGRAMIT RELOAD3 NË SHQIPËRI: BERAT, DIVJAKË, KAVAJË, LEZHË, MIRDITË, SHKODËR DHE VLORË
Pyetje të shpeshta mbi Thirrjen e Parë publike për projekt propozime nga organizatat e shoqërisë civile të hapura në shtatë bashki partnere të programit ReLOaD3 në Shqipëri:
Berat, Divjakë, Kavajë, Lezhë, Mirditë, Shkodër dhe Vlorë
A është thirrja e hapur vetëm për organizata që janë regjistruar dhe kanë veprimtari në bashkitë partnere të programit?
Thirrja është e hapur për të gjitha OShC-të që janë zyrtarisht të regjistruara dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi në Shqipëri dhe kërkesat e thirrjes.
A mund të jetë zbatimi i një projekti në kuadër të thirrjes përtej territorit të bashkisë ku është hapur thirrja?
Projektet duhet të parashikojnë aktivitete, grupe të synuara dhe të zbatohen ekskluzivisht në territorin e Bashkisë në thirrjen e së cilës po aplikojnë.
Në cilën gjuhë duhet të plotësohet dokumentacioni i aplikimit?
Gjuha e thirrjes është gjuha Shqipe.
Cili është numri i kopjeve të dokumentacionit që duhet dorëzuar nga organizata partnere?
Organizata partnere, njësoj si organizata lider duhet të dorëzojë dokumentacionin e plotë në tre kopje fizike dhe një kopje elektronike (USB).
A mundet një organizatë të aplikojë me projekt propozime në më shumë se një prej thirrjeve të bashkive partnere të ReLOaD?
Organizata (e vetme ose në partneritet) mund të paraqesi më shumë se një projekt propozim, duke mos u kufizuar në aplikimin vetëm në thirrjen e një prej bashkive partnere apo në më shumë se një bashki partnere. Organizata duhet të kujdeset që projekt propozimi i dorëzuar në secilën bashki të jetë në përputhje me prioritetet dhe kërkesat e thirrjes të asaj bashkie.
Nëse një organizatë e themeluar në muajt e fundit dhe që nuk ka ende projekte në implementim, por ka të angazhuar një staf me eksperiencë disa vjeçare, a përjashtohet nga mundësia për të aplikuar në thirrje?
Thirrja është e hapur për aplikim për të gjitha organizatat me kufizimet e parashikuara në udhëzuesin për aplikantët (shtojca 6 e thirrjes). Organizatat e reja mund të aplikojnë në thirrje por paraprakisht këshillohen të vetëvlerësojnë plotësimin e kërkesave të thirrjes për kapacitetet financiare dhe operative. Nëse vetë organizata nuk i plotëson të gjithë kriteret, aplikimi me një organizatë partnere që i plotëson këto kritere është i këshilluar.
Çfarë konsiderohet konflikt interesi në kuadër të thirrjes/ve?
Organizatat që janë subjekt i konfliktit të interesit sipas parashikimeve në dispozitat e Ligjit Nr. 9367, datë 07.04.2005, i ndryshuar “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” do të përjashtohen nga pjesëmarrja në thirrje. Gjithashtu, përjashtohen nga vlerësimi ato projekte, në të cilat: Drejtori ekzekutiv, anëtarët e bordit apo personat e planifikuar për t’u përfshirë në projekt, si dhe personat e lidhur me ta sipas legjislacionit në fuqi, janë të punësuar në bashkinë apo institucionet e saj të vartësisë në të cilën aplikohet, në pozicionet: Zyrtari i nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues sipas legjislacionit të shërbimit civil si dhe anëtar i Këshillit Bashkiak, anëtar i kabinetit të Kryetarit të Bashkisë. Për qëllim të kësaj thirrje, palë e lidhur janë: bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ja fëmijët në moshë madhore dhe prindërit e drejtorit ekzekutiv/anëtarit të bordit/personave të parashikuar për t’u përfshirë në projekt, e të bashkëshortit/es dhe bashkëjetuesit/es.
A konsiderohet shpenzim i pranueshëm kostoja e pagave të stafit së bashku me kontributet e detyrueshme për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore?
Kosto e stafit e përfshirë në projekt është e pranueshme me të gjithë zërat (pagë neto, kontribute për sigurime shoqërore dhe shëndetësore, dhe tatimi mbi të ardhurat). Organizata duhet të kujdeset të buxhetojë zërin e pagë/ave në proporcion me kohën që do të dedikohet stafi për t’u angazhuar në projekt (psh 50% të kohës) si dhe të specifikoni këtë informacion në buxhet dhe justification (pjesë e Shtojcës 8 – Buxheti, në paketën e thirrjes).
A është TVSH-ja një shpenzim i njohur në kuadër të buxhetit të projektit?
Organizata duhet të kujdeset të përfshijë në buxhet të gjitha kostot e lidhura me shpenzimet e buxhetuara për aktivitetet, përfshirë dhe TVSH. Nëse projekti do të jetë i suksesshëm dhe do të miratohet për t’u financuar, rishikime të buxhetit mund të aplikohen në varësi të kërkesave dhe udhëzimeve te donatorit.
Me çfarë baze/kosto duhet të llogaritet shpenzimi për karburantin (p.sh. x çmim per liter apo km, etj.)?
Procedura dhe rregullat e ReLOaD parashikojne dy mënyra se si mund të llogariten shpenzimet e karburantit.
Nëse organizata disponon një mjet të vetin, në buxhet do të përfshihet kosto për sasinë e karburantit në përputhje me lëvizjet e parashikuara dhe shpeshtinë e lëvizjeve të nevojshme për zbatimin e projektit.
Nëse organizata nuk disponon një mjet në pronësi të saj, por stafi i angazhuar nga projekti do të përdori një mjet personal, organizata mund të buxhetojë koston e transportit në përputhje me km që parashikohen të përshkohen, sipas formulës 0.22Eur/km * sasia e km * kursi i këmbimit.
Organizata duhet të kujdeset të përfshijë detajet shpjeguese në pjesën narrative të buxhetit dhe të shoqërojë buxhetin me dokumentin Justification (pjesë e Shtojces 8 të paketës së thirrjes). Organizatat që do të rezultojnë me projekte të suksesshme në thirrje, do të prezantohen me udhëzimet dhe rregullat e donatorit para fillimit të zbatimit të projekteve.
A mund të parashikohen shpenzimet e zyrës si lump sum dhe, nëse po, a kërkohet dokumentacion justifikues (fatura/kontrata)?
Nga Organizata aplikuese kërkohet të detajojnë të gjitha llojet e shpenzimeve të parashikuara sipas llojit të shpenzimit dhe /ose frekuencës së tij (psh muaj, ditë, etj). Për çdo linjë buxheti dhe shpenzim, më shumë detaje duhet të përfshihen në formularion Justification në Shtojcën 8 të paketës së thirrjes, si dhe në Projekt Propozim (shtojca 7). Organizatat nxiten që të përfshijnë në buxhet kostot e lidhura ngushtësisht me qellimin dhe zbatimin e projektit. Organizata dueht të mbajë në konsideratë dhe të respektojë raportin e kostove administrative, jo më shumë se 30% e totalit të buxhetit.
Si mund të dorëzohet aplikimi për thirrjen?
Organizata duhet të dorëzojë dokumentacionin e plotë të aplikimit në një zarf ku përfshihen tre kopje fizike dhe një kopje elektronike (USB) e paketës së aplikimit dhe dokumentacionit mbështetës sipas kërkesave të sepcifikuara në Shtojcën 6 të paketës së thirrjes. Zarfi i mbyllur duhet të përfshijë informacionin mbi dërguesin, titullin e projektin, emrin e thirrjes, bashkinë ku bëhet dorëzimi si dhe togfjalëshin “Të mos hapet para hapjes zyrtare” dhe “ReLOaD”.
Aplikimi mund të dorëzohet me postë (branda afatit të aplikimit) ose fizikisht pranë Bashkisë përkatëse brenda orarit dhe datës së specifikuar në thirrje dhe në Shtojcën 6 të paketës së thirrjes.
A është skualifikuese mungesa e eksperiencës në menaxhim projekti të financuar nga BE me vlera mbi 10,000 Euro?
Menaxhimi i projekteve më parë nuk është skualifikues por në varësi të eksperiencës mund të jetë penalizues për pikët që mund të merren. Bazuar në paketën e thirrjes publikuar nga Bashkia gjendet në brendësi fleta e vlerësimit, në shtojcën 6, si edhe informacioni i detajuar si bëhet vlerësimi dhe ju mund të bëni një vet-vlerësim paraprak. Në lidhje me eksperiencën në fonde të BE-së nuk është domosdoshmërisht eksperiencë vetëm me fondet e BE-së por mund të jenë donatorë të ndryshëm dhe sa më shumë të jenë aq më shumë tregohen kapacitetet menaxhuese të organizatës. Në lidhje me buxhetin e menaxhuar, ka një proporcion që merret në konsideratë ndërmjet shumës së kërkuar me ReLOaD dhe shumës së menaxhuar më parë.






