NJOFTIM PËR SHPREHJE INTERESI

R E P U B L I K A E SH Q I P Ë R I S Ë
BASHKIA VLORË
VLORA INVEST SHPK
NJOFTIM PËR SHPREHJE INTERESI
Shoqëria “VLORA INVEST”sh.p.k me Nipt M666 28210A ne pronësi të Bashkisë Vlorë, me objekt menaxhimin e plazheve publike dhe hapësirave bregdetare, fton Operatorët Ekonomikë të interesuar për përdorimin e hapësirës së plazhit publik me tarifë.
Bazuar në VKM nr.649, datë 16.10.2024 “PËRMIRATIMIN E RREGULLORES “PËR KUSHTET DHE KRITERET E USHTRIMIT TË VEPRIMTARISË SË STACIONIT TË PLAZHIT” e ndryshuar, në VKB nr.51, datë 30.04.2026 “Për miratimin e tarifës së ofrimit të shërbimit për zonën e plazheve, të administruara dhe të tarifuara nga njësitë e qeverisjes vendore”, në Ligjin nr.135/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i ndryshuar, Në ligjin nr.9901, datë 14.04.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, i ndryshuar si dhe në kuadër të strategjisë për menaxhimin e integruar të bregdetit, shpall kërkesën për bashkëpunim me operatorët ekonomikë të cilët disponojnë çadra dhe shezlonga.
Në këtë marrëdhënie, Shoqëria “VLORA INVEST”sh.p.k do të mbajë pozicionin e Administruesit të stacionit të plazhit për të siguruar standarde të larta shërbimi dhe akses publik.
- Objekti i Marrëveshjes: Rregullimi i marrëdhënies së bashkëpunimit për menaxhimin operacional dhe mirëmbajtjen e hapësirës së stazionit të plazhit publik me tarifë për sezonin turistik 2026 për zonën e Lungomares.
- Kriteret e Kualifikimit për Operatorët e interesuar.
- Të disponojnë njësi shërbimi/hotel të pozicionuar në vijë të parë te zona e Lungomares (15 pikë)
- Cilësia e pajisjeve (10 pikë) (çifti çader + 2 shezlong/ çifti çadër+2 pufka)
(Pajisje të reja viti 2025-2026) marrin pikë maksimale.
- Uniformiteti dhe Estetika (10 pikë): Përputhshmëria me kodin e ngjyrave të zonës dhe përdorimi i materialeve ekologjike (dru, pambuk, kashtë) në vend të plastikës (sipas VKM 649/2024).
- Përmbushja e Standardeve të Sigurisë (10 pikë): Pajisja me aksesorë sigurie (fikëse zjarri në pikat e shërbimit, tabela informuese, kullë vrojtuese), përtej detyrimeve bazë.
- Eksperienca e Mëparshme, Pervoja dhe Besueshmeria (25 pikë): Subjektet që kanë menaxhuar plazhe pa pasur penalitete apo vërejtje nga policia bashkiake/IKMT në vitet e kaluara.
- Kapaciteti Logjistik (10 pikë): Mundësia për të zëvendësuar pajisjet e dëmtuara brenda një afati shumë të shkurtër (p.sh. 12 orë)
- Plani i Mirëmbajtjes (10 pikë): Subjekti që propozon një plan më të detajuar për pastrimin e zonës rreth parcelës (përtej detyrimeve bazë).
- Inovacionet (10 pikë): Përdorimi i teknologjisë (p.sh. QR code për informimin e turistëve) ose ofrimi i pajisjeve për personat me aftësi të kufizuar (shezlongë specifikë).
3.Përshtatshmëria e Zonës: Hapësira duhet të jetë në përputhje me planin e detajuar vendor dhe të ketë akses të lehtë për mjetet e emergjencës.
- Dokumentacioni i Kërkuar
-Kërkesë me shkrim për shprehje interesi.
-Ekstrakt i QKB-së
-Vërtetim i shlyerjes së Taksave dhe Tarifave vendore dhe qëndrore.
– Katalogu Teknik: Foto dhe specifika të materialeve (përmasat, materiali i rrobës së çadrës, materiali i shezllonit)
5–Afatet e dorëzimit.
Afati: 15 ditë
Adresa: Pranë zyrave të “Vlora Invest” sh.p.k. / Bashkia Vlorë.






