Aplikim për të përfituar nga shërbimet e Qendrës së Kujdesit Ditor për Fëmijë dhe të Rinj me Aftësi të Kufizuara

![]()
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
BASHKIA VLORËQENDRA E ZHVILLIMIT PËR PERSONA ME AFTËSI TË KUFIZUARA
Bazuar në vendimin nr. 8026 prot., datë 30.05.2025 të Këshillit të Bashkisë Vlorë për ndryshimin e statusit të Qendrës së Zhvillimit për Persona me Aftësi të Kufizuara, Vlorë nga “qendër rezidenciale” në “qendër rezidenciale dhe ditore”, Bashkia Vlorë hap aplikimet për të përfituar nga shërbimet e Qendrës së Kujdesit Ditor.
Formulari i Aplikimit, së bashku me dokumentacionin mbështetës listuar në dokumentin “Procedura e Aplikimit dhe Vlerësimit” duhet të dorëzohen pranë Bashkisë Vlorë deri më datë 04/07/2025.