FTESË PËR PJESËMARRJE NË TAKIMIN KONSULTUES PËR PËRCAKTIMIN E FUSHAVE TË PËRPARËSIVE NË KUADËR TË THIRRJES SË PARЁ PUBLIKE NË KUADËR TË PROGRAMIT RELOAD3 PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE NË BASHKINË VLORË
FTESË PËR PJESËMARRJE NË TAKIMIN KONSULTUES PËR PËRCAKTIMIN E FUSHAVE TË PËRPARËSIVE NË KUADËR TË THIRRJES SË PARЁ PUBLIKE NË KUADËR TË PROGRAMIT RELOAD3 PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE NË BASHKINË VLORË
Bashkia Vlorё në kuadër të bashkëpunimit me Programin Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 (ReLOaD3), një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe e zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (PNUD), ka filluar proçesin e përgatitjes së Thirrjes së Parё Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile (OShC-të).
Hapi i parë i këtij proçesi është konsultimi me OShC-të i tematikave që do të shërbejnë për të vendosur përparësitë e thirrjes. Për këtë qëllim, bazuar në dokumentët strategjikë ekzistues, Bashkia Vlorё ka përzgjedhur prioritetet më emergjente të cilat kanë nevojë të konsultohen dhe validohen në bashkëpunim me Organizatat e Shoqërisë Civile.
Të gjitha OshC-të e interesuara për t’u bërë pjesë ë këtij proçesi, janë të ftuara të marrin pjesë në konsultimin publik në përzgjedhjen e përparësive ,që do të organizohet në datë 25 Mars 2026, ora 10:00 në ambientet e Pallatit të kulturës Labëria kati i 2-të.
Më poshtë do të gjeni rendin e ditës dhe çështjet kryesore për diskutim:
– Prezantim i projektit ReLOaD3;
– Diskutimi / konsultimi i përparësive të propozuara për Thirrjen e Parë publike për OshC-të në Bashkinë Vlorё, si vijon:
1. Zhvillimi i qëndrueshëm dhe diversifikimi i ofertës turistike dhe trashëgimisë kulturore
2. Fuqizimi i Rinisë, Kreativiteti Digjital dhe Inovacioni Social
3. Mbrojtja e kafshëve dhe përmirësimi i cilësisë së mjedist





