PROJEKT – VENDIM “PËR NJË NDRYSHIM NË V.K.B-NË NR.114, DT.26.12.2019 “PËR MIRATIMIN E BUXHETIT TË BASHKISË VLORË PËR VITIN 2020”

R E P U B L I K A  E SH Q I P Ë R I S Ë

BASHKIA VLORË

Nr._______ prot.                                                                                  Vlorë, më_____._____ 2020

 

 

PROJEKT – VENDIM

 

Nr. ________, Datë ___________.2020

 

 

“PËR NJË NDRYSHIM NË V.K.B-NË NR.114, DT.26.12.2019 “PËR MIRATIMIN E BUXHETIT TË BASHKISË VLORË PËR VITIN 2020”

 

Këshilli i Bashkisë Vlorë, pasi mori në shqyrtim materialin e paraqitur nga Administrata e Bashkisë Vlorë, mbështetur në Ligjin nr.139/2015 datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”, neni 8 pika 2, 9 pika 1.1.b, 34,35,36,37,40,41,54 pika dh, dhe neni 64 pika c, Ligji nr.68/2017 “Për Financat e vetëqeverisjes Vendore”, neni 45, Ligji nr.9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, neni 44, në Udhëzimin e Ministrisë së Financave nr.9 datë 20.03.2018 “Për Procedurat standard të zbatimit të buxhetit” si dhe Udhëzimit plotësues nr.2 datë 20.01.2020 “Për zbatimin e buxhetit të vitit 2020”, në V.K.B-së Nr.114, dt.26.12.2019 “Për miratimin e buxhetit të Bashkisë Vlorë për vitin 2020”, i ndryshuar,

 

 

VENDOSI:

 

 

  1. Të miratojë fondin prej 7,724,949 lekë për realizimin e projekteve si më poshtë:

 

  1. Pagesë vendim gjyqi të Gjykatës Administrative të Apelit nr.2021 datë 27.06.2019 për shpronësim në shumën 4,006,816 lekë, ku ka mbetur për likujdim edhe shuma 3,000,000 lekë ndaj z.Kristaq Manaj, z.Piro Manaj
  2. Pagesë shpronësimi VKM nr.462 datë 10.06.2020 në shumën 490,635 lekë ndaj z.Petraq Konomi dhe z.Nikollaq Konomi
  3. Pagesë shpronësimi VKM nr.462 datë 10.06.2020 në shumën 1,797,490 lekë ndaj znj.Evgjeni Papa
  4. Kryerje punime dhe riparime në Godinën e Gjendjes Civile dhe Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave në shumën 2,180,000
  5. Pagesë në kuadër të projektit “Fuqizimi i pakicës Rome dhe Egjiptjane përmes rritjes së aksesit në tregun e punës, programet e trajnimit dhe formimit profesional,të programit të Këshillit të Evropës ROMACTED në shumën 824 lekë

 

  1. Këto fonde të pakësohen nga fondet e parashikuara në K.B-në nr.114, dt.26.12.2019, si më poshtë:

 

  • Për pikat 1.b.c.d që kanë shumën 4,468,125 lekë të pakësohen

 

  1. 3,250,000 lekë nga fondet e parashikuara për ”Rikonstruksion i palestrës së shkollës “24 Maji”, Vlorë”
  2. 1,220,000 lekë nga diferencat e prokurimeve të procedurës ”Rehabilitimi dhe riasfaltimi i rrugës Babicë – Xhyherinë”

 

  • Për pikat 1.a.e që kanë shumën 3,257,000 lekë do të mbulohen nga fondet e miratuara për administratën e Bashkisë në artikullin 602 (fonde të kursyera nga prokurimet e 9 mujorit 2020).

 

  1. Për zbatimin e këtij Vendimi ngarkohet Administrata e Bashkisë Vlorë.

 

  1. Ky vendim hyn në fuqi sipas ligjit 139, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”.

 

 

KRYETAR

 

Dritan LELI

 

 

Konc. D.Zeraj                        Dr.Juridike

           F.Devollaj                    Dr.Planifikimit Kontrollit dhe Zhvillimit të territorit

           T.Zanaj                       Dr.Financës dhe Buxhetit

            F.Deliaj                       Këshilltar                  

You may also like...