RELACION  “PËR NJË SHTESË NË VKB NR.8, DATË 30.01.2020, PËR MIRATIMIN E KËRKESËS SË SUBJEKTIT FIZIK ADHURIM BEQIRAJ PËR MARRJEN NË PËRDORIM TË NJË SIPËRFAQE KULLOSORE PËR KULLOTJE, PËR NJË PERIUDHË 10 VJECARE”

R E P U B L I K A  E  SH Q I P Ë R I S Ë

BASHKIA VLORË

DREJTORIA JURIDIKE

Nr._____prot.                                                                                               Vlorë, më___.___ 2020

RELACION

 “PËR NJË SHTESË NË VKB NR.8, DATË 30.01.2020, PËR MIRATIMIN E KËRKESËS SË SUBJEKTIT FIZIK ADHURIM BEQIRAJ PËR MARRJEN NË PËRDORIM TË NJË SIPËRFAQE KULLOSORE PËR KULLOTJE, PËR NJË PERIUDHË 10 VJECARE”

 

PARA KËSHILLIT TË BASHKISË

 

Të nderuar Këshilltarë:

Sikurse jeni në dijeni me Vendimin Nr.8, datë 30.01.2020, ky Këshill ka miratuar kërkesën e subjektit Adhurim Beqiraj duke i dhënë në përdorim një sipërfaqe Kullote prej 77 ha për një afat 10 vjecar.

Me shkresën datë 27.07.2020 subjekti Adhurim Beqiraj kërkon që nga sipërfaqja e sipërcituar prej 77 ha ,e cila në Vendimin e Këshillit është përcaktuar me destinacion kullote, një sipërfaqe prej 3000 m2 ti jepet me destinacion për zhvillimin e projektit të agroturizmit.

Referuar dispozitave ligjore në fuqi , nëse sipërfaqja e kwrkuar prej 3000 m2 do të  kërkohej si shtesë  mbi sipërfaqen që aktualisht është dhënë me Vendim të Këshillit të Bashkisë , duhej që paraprakisht të plotësohen  kriteret e përcaktuara ligjore për  zhvillimin e  një procedure konkuruese, nëpërmjet ankandit.

Në rastin objekt i kërkesës duke qënë se sipërfaqja e kërkuar prej 3000 m2 sipas Plan Rilevimit që e shoqëron është brenda sipërfaqes që aktualisht  e ka  në përdorim kërkuesi.

Administrata e Bashkisë vlerëson që Këshilli ta miratojë si destinacion përdorimi ndërkohë që kërkuesi në vijim të realizimit të projektit detyrohet të plotësojë kriteret teknike dhe ligjore si dhe ato ekonomike përsa u takon detyrimeve financiare, nëse realizohet projekti.

Ky vlerësim është rrjedhojë e faktit që kërkuesit nuk i jepet sipërfaqe e re si shtesë por brenda siperfaqes së dhënë më parë i mundësohet ndryshimi i destinacionit të saj, ndërkohë që nuk ka kërkesa të tjera për zhvillimin e procedurës së ankandit.

Kjo nënkupton që pavarësisht miratimit të këtij projekt vendimi në vijim kërkuesi do të procedojë sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi për  leje, licenca ,financime etj, në funksion të projektit të pretenduar të agroturizmit.

 

Ju faleminderit!

Konceptoi :D.Zeraj

 

 

KRYETARI

Dritan Leli 

You may also like...