Njoftim për aplikim ne kopshtet dhe cerdhet per vitin shkollor 2024-2025

 

 

Të nderuar prindër!

Bashkia Vlorë ju njofton mbi procedurat e regjistrimit në çerdhe dhe kopshte si më poshtë vijon:

Për periudhën nga data 9 Korrik deri më 31 Gusht 2024, ora 09:00 – 14:00, do të kryhet procedura e aplikimit përregjistrim pranë kopshteve dhe çerdheve publike nënjuridiksionin e Bashkisë Vlorë.

Aplikimi do të kryhet pranë kopshtit/ҫerdhes ku do tëregjistrohet fëmija.

Bashkëlidhur këtij njoftimi do gjeni dokumentacionin e nevojshëm për aplikim.

Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin,

Ju mirëpresim!

Dokumentacioni që duhet të dorëzohet për aplikim në ҫerdhet pranë Bashkisë Vlorë :

1. Certifikatë personale e fëmijës.
2. Certifikatë familjare.
3. Vërtetim vendbanimi.
4. Kartela të vaksinimit.
5. Analizë e feҫes.
6. Vërtetim pune të prindërve ose kujdestarit ligjor.
7. Vërtetim për Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dheShëndetësore për individin E-Sig025/a të prindërveose kujdestarit ligjor.
8. Diagnozë ekzistuese.

Kliko këtu për “Lajmerim ne faqen e bashkise x fillimin e procesit te regjistrimit ne Kopshte dhe Cerdhe”

You may also like...