Së Bashku Në Luftën Kundër Trafikimit Të Qënieve Njerëzore

R E P U B L I K A  E  S H Q I P Ë R I S Ë

BASHKIA VLORË

DREJTORIA E NDIHMËS DHE SHËRBIMIT SOCIAL

 

Në kuadër të fushatës së muajit antitrafik në qëniet njerëzore me sloganin:‘‘Së Bashku Në Luftën Kundër Trafikimit Të Qënieve Njerëzore‘‘, Drejtoria e Ndihmës dhe Shërbimit Social, bashkia Vlorë bashkë me Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe Njësinë e Dhunës në Familje në bashkëpunim me kryetaren e Aleancës së Grave Këshilltare të bashkisë Vlorë, Zj.Jonela Halili, kanë organizuar disa seanca sensibilizuese, ndëgjegjësuese dhe informuese në shkollat e arsimit 9-vjecar , të mesëm dhe profesional të qytetit të Vlorës , konkretisht shkolla Industriale ‘‘Pavarësia‘‘, shkolla e arsimit jopublik‚‘Reald‘‘, Shkolla e Mesme Profesionale Tregëtare si dhe Njësia Adminstrative Orikum.

 

Gjatë këtyre takimeve janë informuar nxënësit për shërbimet që ofron Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe Njësia e Dhunës në Familje , për raportim dhe referim rastesh, bashkëpunim institucional dhe ndërgjegjësimin për denoncimin e dhunës dhe trafikimin e qënieve njerëzore, mbi të drejtat dhe liritë e fëmijëve, konventat dhe ligjet në fuqi, si dhe denoncimi tek linja kombëtare telefonike Alo116111. Janë shpërndarë materiale informuese si broshura , fletëpalosje dhe manuale mbi tematikat e fenomenit të dhunës në familje dhe trafikimit të qënieve njerëzore.

 

 

You may also like...