SHPALLJE E VENDIT VAKANT PËR POZICIONIN E DREJTUESIT TË KOPSHTIT NR. 13

______________________________ ____________________________
REPUBLIKA E SHQIPERISË
BASHKIA VLORË
DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

SHPALLJE E VENDIT VAKANT PËR POZICIONIN E DREJTUESIT TË
KOPSHTIT NR. 13
Bazuar në Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” dhe Ligjin nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” neni 55/1, Drejtoria e Burimeve Njerëzore, shpall vendin vakant për pozicionin e Drejtorit të Kopshtit Nr. 13, Bashkia Vlorë.

Kandidati për drejtor i IPAP-së duhet të plotësojë kushtet si vijon:
a) të zotërojë arsimim si mësues sipas përcaktimeve në nenin 57, të ligjit nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
b) të ketë të paktën 5 vjet pune përvojë pune si mësues në arsimin parashkollor;
b) të ketë të paktën kategorinë “Mësues i kualifikuar”, me vlerësim jo më pak se “Mirë” në kualifikimin e fundit;
c) të mos ketë masë disiplinore në fuqi ndaj tij;
d) të jetë i certifikuar nga Shkolla e Drejtorëve pas përfundimit me sukses të trajnimit të detyrueshëm përgatitor, për drejtimin e institucionit arsimor parauniversitar.

Dokumentacioni i aplikimit, afati dhe mënyra e dorëzimit të tij
1. Dokumentacioni i aplikimit për pozicionin e drejtorit në IPAP përmban:
a) jetëshkrimin;
b) diplioma sipas përcaktimeve të nenit 57, të Ligjit nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
kopjen e librezës së punës;
c) kopjen e dokumentit të identitetit (ID);
d) tabelën me të dhënat për aplikantin (sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr. 5);
e) certifikatën e drejtuesit të IPAP-së;
f) vetëdeklarimin e gjendjes gjyqësore;
g) vërtetim nga institucioni ku punon, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
h) deklaratën për verifikimin e vërtetësisë së dokumenteve të paraqitura nga kandidati;

i) deklaratën e konfliktit të interesit me punonjësit arsimorë të IPAP-së (bashkëshort/ bashkëshorte, prind, vëlla/motër, fëmijë në moshë madhore, prindër të bashkëshortit/ bashkëshortes);

1. Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucionin e Bashkisë Vlorë.

Afati për dorëzimin e dokumentacionit 05 Shkurt 2026

Shpallja e verifikimit paraprak 10 Shkurt 2026

Shpallja e aplikantëve me dokumentacionin e plotë dhe të saktë 15 Shkurt 2026

You may also like...